Shpëtimi vetëm prej Perëndisë

Unë besoj se me anë të arsyetimit dhe fuqisë sime nuk mund të besoj në Jezu Krishtin si Zotin tim, ose të vij tek Ai. Por Fryma e Shenjtë më ka thirrur nëpërmjet ungjillit, më ka ndriçuar me anë të dhuratave të tij, dhe më ka shenjtëruar dhe ruajtur në besimin e vërtetë. Në të njëjtën mënyrë, Ai thërret, mbledh, ndriçon, dhe shenjtëron të gjithë Kishën e Krishterë në tokë, dhe e ruan atë në bashkësi me Jezu Krishtin në besimin e vetëm të vërtetë. Në këtë Kishë të Krishterë Ai çdo ditë fal të gjitha mëkatet e mia, dhe mëkatet e të gjithë besimtarëve. Dhe Ai do të më ngrejë mua dhe të gjithë të vdekurit në ditën e fundit, dhe Ai do të më japë jetën e përjetshme mua dhe të gjithë atyre që besojnë në Krishtin. Kjo është mëse e vërtetë.

~Martin Luteri~

Historical Theology [Teologjia Historike] (Grand Rapids, MI;
Zondervan Books; 2011) Kapitulli 20: Fryma e Shenjtë.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *