Adoniram dhe Ani Xhadson – Misionarët në Burma.

Misionarët Adoniram dhe Ani Xhadson (Ann Judson) – ishin misionarët e parë amerikanë.

Kthimi në Besim
Kur Adoniram Xhadson hyri në Universitetin Brown të Rod Ajlënd, ai u magjeps me deizmin dhe mosbesimin dhe rrëshqiti në një jetë të trazuar. Pas diplomimit ai shkruante për skenën teatrale në Nju Jork. Më pas vendosi të drejtohej për në kufi, në Perëndim. Por gjatë rrugës, kur po qëndronte në një han, dëgjoi të gjithë natën një burrë duke vdekur në dhomën ngjitur. Në mëngjes u trondit shumë kur mësoi që njeriu që kishte vdekur kishte qënë një nga shokët e tij më të ngushtë në Universitet, një jobesimtar i fortë që i ishte kundërvënë furishëm ungjillit të Krishtit. Adonirami e dinte që Xhejkob Ejms (Jacob Eames) ishte i humbur, por ai gjithshtu kuptoi faktin që e njëjta gjë ishte e vërtetë edhe për të. Perëndimi e humbi atë joshjen e vet dhe ai u kthye mbrapsht me kal dhe u regjistrua në një Seminar Teologjik. Ai u kthye në besim te Krishti atje, në vitin 1808.

I Thirrur
Bindja e tij që ishte thirrur të ishte Misionar në Burma u rrit, por nuk kishte akoma asnjë shoqëri misionare në Amerikë. Kështu Adonirami udhëtoi në Angli që të konsultohej me shoqërinë e misioneve në Londër.

I Kapur
Udhëtimi i tij në det bëri që të kapej nga një anije lufte franceze dhe u burgos në Francë. Adonirami duke përdorur zgjuarsinë e tij u arratis nga burgu francez dhe u rikthye përsëri në Amerikë, duke arritur atje 8 muaj pasi ishte larguar. Pavarësisht kundërshtimit nga familja dhe nga miqtë, Adonirami nuk humbi kohë për t’u përgatitur.

Njohja
Adonirami u takua me Ani Haseltajn (Ann Hasseltine) që konsiderohej si“vajza më e bukur në Bradford, Masaçusets.” Letra e tij ndaj babait të saj është klasike. Ai i shkroi: “Të kërkoj nëse mund të japësh miratimin të ndahesh nga vajza jote, nëse mund të miratosh që ajo të largohet për në një tokë pagane, dhe që do të përballet ndaj vështirësive dhe vuajtjeve të një jete misionare? Nëse mund të miratosh përballjen e saj ndaj rreziqeve të oqeanit, ndikimeve fatale të klimës jugore të Indisë, ndaj çdo lloj ngushtice dhe rreziku, lëndimit, fyerjeve, persekutimit, dhe ndoshta një vdekjeje të dhunshme?” Xhon Haseltajn e miratoi dhe Adonirami u martua me Anin.

Dërgimi
Ata u nisën për shërbim misionar ditën pas dasmës së tyre, dhe brenda 2 javësh ata ishin duke lundruar për në Indi – të dërguar nga Bordi i sapoformuar Amerikan për Misionarët e Huaj.

Konflikti
Adonirami dhe Ani e kaluan shumicën e muajit të tyre të mjaltit duke debatuar – rreth pagëzimit. Deri në kohën kur arritën në Kalkutë, Ani tashmë kishte rënë dakord me pozicionin Baptist dhe ata dërguan një letër dorëheqjeje tek Bordi i Misionit që sapo i kishte dërguar! Më pas ata i’u drejtuan Baptistëve që ti pranonin me formimin e Shoqëërisë së Misioneve të Huaja Baptiste Amerikane.

Takimi me Uilliam Kerin (William Carey)
Gjatë rrugës për në Burma, Xhadsonët vizituan Uilliam Kerin – Babain e Misioneve Moderne- në Indi. Atje ata u pagëzuan me zhytje, nga bashkëpuntori i Kerit, Uilliam Uord (William Ward).

Tragjedia
Gjatë rrugës me anije për në Rangun, fëmija i tyre i parë sapo kishte lindur. Në korrik të vitit 1813, Xhadsonët arritën në Rangun. Zemrat e tyre u fundosën me atë që panë në vend. Burma ishte një komb budist rezistues, nën sundimin e një mbreti tiranik, që egërsisht iu kundërvu punës së tyre. Në këtë kohë djali i tyre 7 muajsh vdiq.

Mundimi
Adonirami u godit nga ethet, që e çuan shumë pranë vdekjes. Ndërsa një udhëtim misionar u kthye në një makth që zgjati 7 muaj, shumica e të cilit kishte qënë me ethe. Kur u kthyen në Rangun, Ani pati shqetësime të forta dhe i qëndroi një murtaje të kolerës shkretuese që përfshiu qytetin.

Qëndrueshmëria
Xhatsonët përdorën një “Zayat” (strehëz) për të siguruar pushim për udhëtarët, ku bëheshin edhe diskutime. Ishte në këtë “Zayat” që në qershor të vitit 1819 Xhatsonët, pas 7 vitesh punë, u bekuan me të kthyerin e parë në besim Burmanez, Maung Nau.

Rezistenca
Në një moment, Adoniram Xhatson kërkoi një dëgjese me Perandorin, për ti paraqitur atij Ungjillin. Përpjekja e tij u hodh poshtë në mënyrë të menjehershme nga Perandori.
Xhadsonët luftuan me dekurajimin dhe shëndetin e keq.

Përforcimet
Në një kohë, Ani duhej që të dërgohej përsëri në Amerikë që të rikuperohej nga ethet e mundimshme. Ajo u rikthye me më shumë misionarë vullnetarë.

Tortura
Në vitin 1824, plasi lufta midis Britanisë së Madhe dhe Burmas. Megjithëse Xhatson ishte amerikan, ai u akuzua se ishte një spiun anglez dhe u burgos në “Burgun e Vdekjes” për 18 muaj. Adonirami u keqtrajtua dhe u torturua nga Burmanezët, i izoluar me 50 njerëz të tjerë në kushtet më të egra, më të ndyra dhe më të pista. Gjatë natës këmbët ia lidhnin në një shtyllë bambuje, që ngrihej sipër kokës së tij në mënyrë që të detyrohej të flinte me vetëm kokën dhe shpatullat në tokë.

Degradim
Në rastin e parë që Anit iu lejua që të vizitonte burrin e saj, tetë muaj pas arrestimit të tij, ajo mbante në krah vajzën e tyre të sapolindur, Marian. Ana u trondit kur pa që burri i saj që normalisht dukej i rregullt dhe i paraqitshëm ishte në një gjendje kaq të degraduar, duke u zvarritur drejt saj në një gjendje që ajo as që nuk mund ta përshkruante dot.

Shkretim
Në kohën kur britanikët e liruan Adoniramin, ai pësoi një tjetër goditje shkatërruese kur mori vesh se, gruaja e tij e dashur Ani kishte vdekur tashmë dhe se, gjashtë muaj më vonë, vajza e tyre 2 vjeçare, Maria, ishte varrosur bashkë me të ëmën. Adonirami u zhyt në një depresion ekstrem, dhe për një farë kohe, puna e Ungjillit në Burma ndaloi.

Sukses
Të frymëzuar nga vendosmëria e Xhadsonëve, misionarë të rinj nga Amerika filluan të vinin. Më shume e më shumë Burmanezë u kthyen tek Krishti. Në një vit, 200 të kthyer u pagëzuan. Në vitin 1832, përkthimi i Xhatsonit i Dhiatës së Re përfundoi, të ndjekur nga përkthimi i Dhiatës së Vjetër në vitin 1834.

Progres
Adonirami më vonë u martua me Sara Bordman (Sarah Boardman), vejushë e një misionari që kishte vdekur. Ai punoi në rishikimin e përkthimit të tij të Biblës, krahas me udhëzimin e predikuesve vendas dhe ungjilltarëve. Kur puna e tij me Biblën përfundoi më në fund, ai e kthehu vëmëndjen e tij në bërjen e një fjalori Burmanez.

Fatkeqësi
Ndërsa shëndeti i Sarës po përkeqësohej shumë, Adonirami e shoqëroi deri te deti ku ajo u kthye në Amerikë për rikuperim, por ajo vdiq gjatë udhëtimit dhe u varros në ishullin e Shën Helenës në Gusht të vitit 1845. Pastaj atij i erdhi lajmi që edhe djali i tij një vjeç e gjysëm, Çarlsi, kishte vdekur një muaj përpara nënës së tij.

Amerika
Megjithëse në këtë kohë, ai mezi mund të përshpëriste, turma të mëdha u mblodhën për ta dëgjuar kur ishte në Amerikë. Kur ai u kthye në Burma, ai mori me vete gruan e tij të tretë, Emili Çabok (Emily Chubbuck). Emili krijoi disa polemika sepse ajo ishte sa gjysma e moshës së tij dhe një shkrimtare e historive të njohura. Por prapësëprapë, nuk kishte asnjë dyshim që ajo ishte një e krishterë e devotshme dhe e përkushtuar ndaj Misionit.

Fisi Karen për Krishtin
Nga viti 1849, Fjalori Anglisht-Burmanisht kishte përfunduar. Në kohën kur Adonirami vdiq në vitin 1850, ai kishte themeluar 63 Kisha midis fisit Karen. Mbi 100 000 njerëz të këtij fisi ishin pagëzuar. 

Përpara se të vdiste, Adonirami deklaroi: “Kur Krishti të më thërrasë në shtëpi, unë do shkoj me gëzimin e një djaloshi, që largohet nga shkolla e tij.” 

Të gjithë 5 fëmijët e Xhadsonit që mbijetuan u rritën dhe u përkushtuan në shërbesën e krishterë. Njerëzit e fisit Karen në Burma kanë qëndruar të patundur në besimin e tyre të Krishterë pavarësisht persekutimit të egër, një ishull Krishtërimi në detin e Budizmit.

 

“Luftën e mirë e luftova, e përfundova vrapimin, e ruajta besimin.” 2 Timoteu 4:7

 

Dr. Peter Hammond

Ky artikull u përshtat nga një kapitull i librit “Shekulli më i madh i misioneve”

——-
Të Gjitha të Drejtat të Rezervuara

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *