bible, worship, christian-1948778.jpg

A duhet te Gjykojme?

Nje nga shprehjet qe degjojme shpesh eshte “Mos gjyko” ose “Vetem Perendia mund te me gjykoje mua”. Nje nga vargjet qe eshte nxjerre me shume nga konteksti dhe eshte keqinterpretuar ne menyre masive sot nga te krishteret dhe nga jo te krishteret eshte Mateu 7:1.

“Mos gjykoni, që të mos gjykoheni.”   

 
Ne e degjojme kete varg te permendet ne shume diskutime ne lidhje me ceshtje te ndryshme. Por shpesh here njerezit qe e perdorin kete varg te nxjerre nga konteksti e perdorin per te justifikuar veprimet e tyre mekatare, dhe, duke thene: “Mos gjyko”, ata harrojne se duke thene kete gje po bejne vete nje gjykim. Por cfare thote Bibla ne lidhje me Gjykimin.

“Hape gojën tënde, gjyko me drejtësi dhe mbro çështjen e të mjerit dhe të nevojtarit.”  (Fjalet e Urta 31:9)

“Dhe Simoni, duke u përgjigjur, tha: “Ma do mendja, ai, të cilit i fali më shumë“. Dhe Jezusi i tha: “Gjykove drejt.”  (Lluka 7:43)

“Por njeriu që është frymëror gjykon çdo gjë dhe vetë nuk është i gjykuar nga asnjeri.”  (1 Korintasit 2:15)

“A nuk e dini ju se shenjtorët do të gjykojnë botën? Dhe nëse bota do të gjykohet nga ju, a thua nuk jeni të zotët të gjykoni gjërat më të vogla? A nuk e dini ju se ne do të gjykojmë engjëj? Dhe aq më tepër mund të gjykojmë gjërat e kësaj jete!”  (1 Korintasit 6:2,3)

Nese nuk do te ushtronim gjykim, nuk do te dallonim te keqen nga e mira, nuk do dallonim doktrinat fallco dhe mesimet e rreme!

Nje i krishtere i dashur dhe qe kujdeset do te gjykoje te gjitha situatat sipas Fjales se Zotit  dhe te therrase te gjithe mekataret ne pendese.

Tani persa i perket vargut.

1. Mos gjykoni, që të mos gjykoheni.  
2. Sepse ju do të gjykoheni sipas gjykimit me të cilin ju gjykoni; dhe me masën me të cilën ju masni, do t`ju masin të tjerët.  3. Pse shikon lëmishten që është në syrin e vëllait tënd dhe nuk shikon trarin që është në syrin tënd?   4. Ose, si mund t`i thuash vëllait tënd: “Dale të të heq lëmishten nga syri”, kur ke një tra në syrin tënd?    5. O hipokrit, hiqe më parë trarin nga syri yt dhe pastaj shiko qartë për të nxjerrë lëmishten nga syri i vëllait tënd.  (Mateu 7:1-5)

Keto vargje nuk po na e ndalojne qe te gjykojme por qe se pari ne duhet te shqyrtojme veten tone, te gjykojme veten tone dhe te pastrojme jeten tone. Dhe pas kesaj ne do te mund te shikojme qarte per te ndihmuar dhe hequr lemishten te vellai tjeter.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *