city, man, sitting-3775520.jpg

Idhulli i Vullnetit të Lirë

Nese ka nje idhull sot qe kisha po e adhuron dhe shume te krishtere po e mbajne fort ai eshte idhulli i Vullnetit te Lire. Pra, fuqise njerezore per te ndihmuar Perendine dhe per ti sjelle shpetimin vetvetes. Nese perpiqesh ta rrezosh kete idhull, nje stuhi dhe revolte do te ngrihet kunder teje.

Realiteti eshte qe shume Kisha ungjillore sot, njesoj si edhe Kisha katolike, ndryshe nga Bibla dhe Reformacioni Protestant, besojne ne nje vullnet “te lire” ku njeriu ndihmon dhe bashkepunon me Perendine dhe i sjell shpetimin vetvetes. Fillimisht, vullneti “i lire” mesohej nga Pelagji ne shek. e katert pas Krishtit. Pelagji mesonte qe njeriu nuk lind me mekat, njeriu nuk eshte i vdekur ne mekat, njeriu ka vullnet te lire dhe njeriu nuk ka fare nevoje per hirin e Zotit per tu shpetuar. Keto mesime u quajten Pelegjianizem dhe Pelagji u shpall heretik nga e gjithe kisha e asaj kohe. Ne kete kohe Agustini i kundershtoi fort mesimet e Pelagjit. Ne shekullin e 16-te, Armini, eci ne rrugen e Pelegjianizmit. Ai solli nje forme me te bute te tij i cili u quajt Arminianizem. Ai mesonte se renia e ka prekur njeriun por njeriu ka vullnet “te lire” dhe se bashkepunon me Perendine per te sjelle shpetimin. Pra, shpetimi nuk eshte vetem prej hirit, por eshte nje pjese prej Perendise dhe nje pjese prej njeriut.
Keto sisteme te futura dhe te krijuara prej njeriut e hoqen shpetimin nga duart e Perendise dhe e vune ate ne duart e njeriut, duke bere keshtu njeriun sovran, jo Perendine dhe qe merita dhe lavdia ndahet midis Perendise dhe njeriut. Duam apo uk duam ta pranojme pjesa derrmuese e kishave ungjillore sot jane rikthyer tek keto mesime dhe ne katolicizem dhe jane pushtuar nga Arminianizmi i cili eshte vdekjeprures dhe nje nga arsyet kryesore te gjendes se krishterimit sot.
Por, le ti marrim gjerat me radhe. Cfare eshte Vullneti? A eshte ai i lire? Le te sqarojme fillimisht qe njeriu ka Vullnet, por ky vullnet i tij nuk eshte i lire sic besohet gjeresisht sot. Adami dhe Eva ishin te lire sepse nuk ishin te shthurur dhe te korruptuar nga mekati sic eshte sot njeriu. Ata kishin vullnet te lire por pasi rane ne mekat ata vdiqen shpirterisht dhe per pasoje vullneti i tyre u be skllav i mekatit.
Vullneti ve ne zbatim, ve ne veprim, ate qe zemra njerezore deshiron me shume.
Por cfare deshiron zemra njerezore? Ajo nuk e deshiron Perendine. Njeriu natyror jobesimtar ne fakt, eshte i verber, me zemer te ngurtesuar, e urren Perendine, nuk e kerkon Ate, dhe gjerat shpirterore per te jane thjesht marrezi. Ai pelqen mekatin dhe kurre nuk do e deshiroje Perendine. Nese disa duket sikur po e kerkojne nepermjet fese, kjo ndodh sepse ata jane egoiste dhe duan nje vend te persosur ku te shkojne pas vdekjes, por nuk duan te gjejne Perendine kur te shkojne atje.
Pra, vullneti ve ne zbatim ate qe zemra e njeriut deshiron me shume, dhe per shkak se ai deshiron mekatin dhe jo Perendine, si rrjedhoje vullneti i tij, i skllaveruar ndaj mekatit, gjithmone do te zgjedhe sipas zemres se tij dhe do deshiroje mekatin.
Prandaj duhet nje ringjallje dhe rilindje shpirterore. Perendia duhet te veproje ne zemrat e ngurtesuara, te hape syte e verber, te tejkaloje rezistencen dhe ti ringjalle shpirterisht njerezit e vdekur. Kjo eshte Rilindja. Ajo nuk eshte lindje ne mbreterine e Perendise pas besimit. Kjo eshte biresimi, Perendia na bireson dhe na ben bij te Tij. Rilindja eshte vepra e mbinatyrshme e Perendise ne Ringjalljen shpirterore te mekatareve te vdekur perpara sjelles se tyre ne besim.
Ata qe tashme besojne ne Krishtin nuk ishin me te zgjuar, me te afte dhe me te lire se ata qe nuk besuan. JO, ndryshimin e beri Hiri i Perendise. Shpresa e vetme per njeriun eshte Hiri i Zotit. Nese njeriu do te bashkepunonte dhe do te ndihmonte Perendine per ti sjelle shpetimin vetes, atehere ky nuk eshte shpetim “VETEM PREJ HIRIT” por bashkepunim hir + vepra ku njeriu merr meriten dhe ia vjedh lavdine Perendise dhe ia jep vetes se tij per shpetimin e tij. Ky quhet Arminianizem dhe eshte vdekjeprures per kishen! Nese ka dicka qe po e shkaterron kishen sot dhe qe e ka bere te pafuqishme ate sot ai eshte Arminianizmi. Pse?
– Sepse Arminianizmi ngre njeriun dhe ul Perendine, ben njeriun sovran, jo Perendine. Ne kete sistem eshte njeriu qe zgjedh Perendine, njeriu nuk eshte i vdekur, ai bashkepunon me Perendine, ai ndihmon Perendine dhe perdor te ashtuquajturin vullnet “te lire” per ti sjelle shpetimin vetes se tij, dhe lavdia ketu nuk i perket dhe nuk i shkon Perendise, por njeriut. E gjitha kjo ka sjell largim nga Bibla dhe pafuqi ne kishe. Sa me shume qe njeriu shihet si shpetimtari i vetes se tij, aq me pak do te jete fuqia e Perendise. Shpetimi shihet si nje veper njerezore, nje dicka e lehte, si nje vendim te lehte qe zgjat 2 minuta dhe qe merret me ane te nje lutjeje. Por Krishti tha, “kjo per njeriun eshte e pamundur, por per Perendine gjithcka eshte e mundur”. Eshte nje pamundesi absolute qe njeriu te shpetoje veten e Tij, pavaresisht vendimeve, lutjeve te shpetimit dhe metodave te shumta qe ai fut. Shpetimi eshte veper e Perendise dhe vjen vetem prej Tij. Keto lloj metodash njerezore te terheqjes se njerezve, te nje vendimi njerezor dhe te berjes se nje lutjeje kane bere shume kthime te rreme ne besim dhe si rezultat shume njerez jane genjyer dhe e pandehin veten per te krishtere, por jeta e tyre, frytet e tyre tregojne qe nuk jane fare te tille.
Predikimi eshte thelbesor dhe jetik per kishen por per shkak te Arminianizmit predikimet dhe ungjillizimet sot jane fokusuar te njeriu, te argetimi i tij dhe vetepermiresimi i tij. Pse? Cfare lidhje ka Arminianizmi me kete? Nese ti ke nje sistem qe ngre lart njeriun, atehere edhe predikimet apo ungjillizimet do te jene rreth njeriut, do te jene jo ofenduese, argetuese, me terheqje misherore permes dramave, konkurseve, argetimit, barcaletave, koncerteve, ndeshjeve te futbollit, etj, Ne teresi, pervec ndonje rasti te vecante, predikimet ne Arminianizem jane rreth njeriut dhe ta berit ate te ndihet mire. Cdo gje ne Bibel shihet dhe vertitet rreth njeriut, vete-vleresimit te njeriut dhe vete-permiresimit te njeriut.
Sot, Arminianizmi ka pushtuar kishen dhe e ka injektuar veten ne cdo aspekt te jetes se saj, pra, ne predikimet e kishes, ne takimet ungjillizuese, ne adhurimin ne kishe, ne familje, ne te jetuarit, etj. Kjo eshte nje nga arsyet kryesore qe kisha eshte ne gjendjen qe eshte sot.
Thirrja ime eshte: Largohu dhe braktise kete idhull vdekjeprures!
Cfare do te besh ti? Do vazhdosh po njesoj ne gabim apo pergjigjja jote eshte: “Vella, une e kuptova qe cfare kam besuar rreth kesaj gjeje nuk ka qene biblike por e gabuar. Cfare duhet te bej?”
 
Pendohu. Shko perpara Zotit dhe rrefeja kete. Kerkoi te te ndihmoje qe te kuptosh me shume dhe te jesh sa me biblik. Me pas studio Biblen dhe lexo libra te Reformuar si “5 Pikat” nga John Piper, apo “Atributet e Perendise” nga A. W. Pink, “Uri ne Vend” nga Steve Lawson, etj.

Zoti te bekofte dhe te ndihmofte ne rritjen tende shpirterore.

 

Soli Deo Gloria
Bestar Flamuraj

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *