Si Feminizmi po i shkatërron vetë vajzat, familjet e tyre dhe shoqërinë !

SI FEMINIZMI PO SHKATËRRON JETËN E VAJZAVE, FAMILJET E TYRE DHE SHOQËRINË

Çfarë ka shkatërruar Feminizmi?

Në këtë artikull do t’i përgjigjemi kësaj pyetje dhe më pas do të japim edhe një alternativë biblike.

Më pëlqen kjo thënie nga P. Andrew Sandlin. Ajo e përmbledh mirë se çfarë besoj për feminitetin biblik: “Përgjigjja e duhur për Feminizmin radikal dhe Egalitarianizmin (shën. i përkthyesit: lëvizje antibiblike për barazi gjinore në shtëpi, në kishë dhe në shoqëri) nuk është “tua tregosh vendin grave” por t’i lartësosh ato në vendin e tyre biblik – duke qëndruar shpatull më shpatull me burra besnikë, partnerë në mandatin kulturor, “bashkë-trashëgimtarë të jetës së hirit”.

“Perëndia i ka thirrur burrat që ta mbrojnë të vërtetën e Tij në botë dhe të jetojnë sipas urdhërimeve të Tij. Por kur hedh një sy sot te familja e krishterë ungjillore do të zbulosh që është feminizuar në një shkallë të madhe. Feministet radikale Krisht-urrejtëse i kanë transformuar shtëpitë tona, dhe burrat e krishterë, zor se janë ngritur kundër kësaj ose që të kenë luftuar për tokën e shenjtë të familjes biblike! Për më tepër, bashkëshortët dhe baballarët e krishterë janë treguar frikacakë në dështimin e tyre për të udhëhequr dhe për të marrë përsipër përgjegjësitë që Perëndia u ka dhënë. Ata kanë qënë shumë të gatshëm të heqin barrën e plotë të udhëhequrit dhe të siguruarit për familjet e tyre dhe kanë qënë mëse të gëzuar t’i ndajnë (ose të shkarkojnë) këto barra me (ose mbi) gratë e tyre. Familja është feminizuar për shkak se burrat e krishterë u tërhoqën nga detyra e tyre.” – William Einwechter

Josep Spurgeon deklaroi: “Burrat janë krijuar për të ndërtuar, për të luftuar, për të siguruar dhe për të udhëhequr. Një kishë që nuk i thërret burrat për të ndërtuar, për të luftuar, për të siguruar, dhe për të udhëhequr për lavdinë e Perëndisë asnjëherë nuk do të ketë një impakt në kulturë. Por përkundrazi, ajo do të kontribuojë në shkatërrimin e kulturës, duke ndihmuar në krijimin dhe mbajtjen e meshkujve të zhburrëruar, që i shmangen përgjegjësisë, që ndjekin rrugën më të lehtë të rezistencës, që shkatërrojnë në vend që të ndërtojnë, dhe që e ndjekin botën në ferr. Gratë janë krijuar për të dhënë dhe mbajtur jetën, të jetojnë me dinjitet, jetë me virtyte dhe modeste, dhe në mënyrë të nënshtruar, të ndihmojnë burrat në jetët e tyre, për të përmbushur thirrjet e tyre. Një kishë që nuk i thërret gratë që të japin dhe mbajnë jetën, të jetojnë me dinjitet, me virtyte dhe në mënyrë modeste, dhe që të jenë të nënshtruara, do të kontribuojë në shkatërrimin e kulturës duke krijuar dhe mbajtur gra që do të vrasin të palindurit e tyre, që do i kapërdisen çoroditjes, dhe në kundërshtimin e tyre ndaj autoritetit, do ta çojë kulturën në herezi, në përrallat e grave, dhe në ferr.”

 

Pse ka rëndësi Feminizmi?

Feminizmi ishte, është dhe gjithmonë do të jetë në kundërshtim me Shkrimin dhe një sulm ndaj rendit të krijimit të Perëndisë. Është refuzimi i projektimit të caktuar të Perëndisë për shtëpinë, kishën, dhe shoqërinë. Feminizmi që nga vala e parë e deri në valen aktuale, vala e katërt, është një refuzim i të vërtetës së Fjalës së Perëndisë.

Feminizmi mund të mposhtet vetëm nga predikimi i pastër e i papërlyer i Fjalës së Perëndisë.

 

Katër Valët e Feminizmit

Ka pasur Katër Valë të Feminizmit. Ato janë:

Feministet e valës së parë luftuan që të jenë të barabartë me burrat. Kjo filloi në vitet 1840 me deklararatën e Sentimenteve.

Feministet e valës së dytë shpallën që nuk kishin nevojë për burrat. Kjo filloi në fillim të viteve 1960 dhe u quajt Lëvizja e Grave për të Drejtat e Grave. Kjo zgjati rreth dy dekada.

Feministet e valës së tretë donin të ishin burra. Kjo valë filloi në fillim të viteve 1990 dhe u përpoq të ripërkufizonte se çfarë është një feministe. Zgjati deri në vitet 2010.

Vala e katërt përqafon dhe promovon ANDROGJININË (shën. i përkthyesit: është cilësia që nuk je as femër as mashkull. Heq identitetet dhe dallimet gjinore ose në disa raste kombinon bashkë elementet mashkullore dhe femërore. Qëllimi është të ketë konfuzion dhe me pak fjalë, mund të zgjedhësh të jesh çfarë gjinie të duash dhe të vishesh në gjininë që ti do), ZHBURRËRINË dhe të qënit WOKE (shën. i përkthyesit: ideologji antibiblike komuniste/marksiste sikur po lufton kundër racizmit dhe pabarazisë. Kjo ideologji shkatërrimtare për njerëzit, kishën dhe shoqërinë po promovohet nga shumë predikues dhe organizata “të krishtera” sot, ndër të cilat edhe TGC (i ashtuquajturi “Koalicioni i Ungjillit”)). Vala e katërt e Feminizmit filloi në vitet 2010 dhe ende po vazhdon.

 

Cilat kanë qënë rezultatet e Feminizmit?

Feminizmi ka rezultuar në:


– Shaktërrimin e shtëpisë dhe familjes biblike.
– Zhburrërinë e burrave.
– Një sulm dhe një urrejtje ndaj burrërisë biblike.
– Ngritjen dhe përqafimin e burrave pasivë dhe jorezistentë.
– Një sulm dhe urrejtje ndaj feminitetit biblik.
– Ngritjen e gruas Alfa, të fortë dhe të egër.
– Pikëpamjen që gratë nuk bëjnë gabim.
– Hyrjen dhe dominimin e grave në fuqinë puntore.
– Shkatërrimin e një page të jetueshme për burrat.
– Pranimin dhe normalizimin që fëmijët të jenë dhe të qëndrojnë larg nënave të tyre.
– Krijimin e kopshteve dhe shkollve publike.
– Ndryshimin e roleve dhe detyrave të burrave dhe grave.
– Gratë që veprojnë si burrat dhe bëjnë rolet dhe detyrat e burrave.
– Gratë që vishen si burra dhe burrat si gratë.
– Martesa sa më të mëvonshme në moshë.
– Të parit e martesës si skllavëri.
– Një shtytje që kisha ta shohë beqarinë si diçka normale.
– Një mungesë e kanditatëve të mirë për martesë.
– Revolucionin seksual.
– Rritjen e divorceve.
– Ligje divorci për ndarje pa shkak.
– Një shtyrje sa më shumë në moshë e të bërit nënë.
– Sulm ndaj të qënit nënë.
– Rënie e numrit të lindjeve.
– Vdekjen e mbi 60,000,000 foshnjave në mitër me anë të Abortit (vetëm në Amerikë).
– Pranimit të shthurjes seksuale, sodomisë (orale/anale), biseksuale dhe transseksuale (dhe shumë të tjera) si martesa normale “homoseksuale”.

– Dhe shumë të tjera.

Të gjitha këto janë në kundërshtim me Fjalën e Perëndisë.

Levitiku 20:13: “Në qoftë se dikush ka marrëdhënie seksuale me një burrë, ashtu si ato që bëhen me një grua, që të dy kanë kryer një neveri, do të dënohen patjetër me vdekje; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta.”

(Burime–libra, artikuj, video youtube, etj., për të kuptuar dhe luftuar feminizmin–janë renditur në fund të faqes.)

 

Feminizmi është rebelim kundër Perëndisë.

Jakobi 3: 11:“Mos vallë burimi nxjerr nga e njëjta vrimë ujë të ëmbël e të hidhur?

Feminizmi godet mu në rrënjën e rendit të krijimit të Perëndisë dhe është kryekëput një rebelim kundër Perëndisë, rendit të Tij të krijuar, institutit të Tij të martesës, Dekretit të Tij që të martohemi dhe të kemi fëmijë që t’i rrisim për t’i shërbyer Atij.

1 Samuel 15:23: “Sepse rebelimi është si mëkati i shortarisë dhe kryeneçësia është si kulti i idhujve dhe i perëndive shtëpiake.

Fjala “feminizëm” u krijua në vitin 1837 nga Charles Fourier, një socialist utopian.

Emri “feminizëm” nuk u fut në përdorim të gjërë deri rreth vitit 1910. Përpara këtij viti, feminisët referoheshin si “votë-kërkues” dhe lëvizja e tyre quhej lëvizja për të drejtat e grave.

Kërkimi i votës prej grave, Feminizmi, dhe Socializmi janë të ndërlidhura bashkë. E drejta e grave për të votuar – dhe Amendamenti i 19 i kushtetutës Amerikane – u përdor nga feministet për të shtyrë përpara qëllimet e Feminizmit dhe Socializmit.

Qëllimi i Feminizmit gjithmonë ka qënë të shkatërrojë krishtërimin dhe familjen biblike, të detyrojë gratë të jetojnë dhe punojnë si burrat, dhe të nxisë dobësim dhe zhburrëri të burrave.

Shthurja seksuale është rezultati i natyrshëm i Feminizmit.

 

Ja çfarë thonë Feministet nga vetë fjalët e tyre:

Betty Friedan: “gratë të cilat ‘përshtaten’ si amvise, që rriten dhe duan të jenë ‘thjesht një amvisë,’ janë po aq në rrezik sa milionat që shkuan drejt vdekjes së tyre në kampet e përqëndrimit… ato po vuajnë një vdekje të ngadaltë të mendjes dhe shpirtit.”

Annie Laurie Gaylor: “Le ta harrojmë Jezusin mitik dhe të shohim për inkurajim, ngushëllim dhe frymëzim nga gra të vërteta… Dy mijë vite sundim patriarkal nën hijen e kryqit duhet të jetë e mjaftueshme për t’i kthyer gratë drejt “shpëtimit” feminist të kësaj bote.” (“Shpëtimi Feminist,” “Humanisti”, Korrik/Gusht 1988, f.37.)

“Vër re faktin domethënës që ne gjithmonë dëgjojmë për “rënien e njeriut,” por jo për rënien e gruas, duke treguar që konsensusi i mendimit njerëzor ka qënë më i sigurt se interpretimi mashkullor. Duke e lexuar këtë ngjarje me kujdes, është e habitshme që një burrë të thotë që këtu duket dogma e inferioritetit të gruas. Sjellja e Evës nga fillimi deri në fund është kaq shumë më superiore nga ajo e Adamit. Urdhërimi për të mos ngrënë nga fruti i pemës së Njohjes i’u dha vetëm burrit përpara se gruaja të krijohej. Zanafilla 2:17. Prandaj urdhëresa nuk u soll te Eva me solemnitetin e Zërit Hyjnor, por i’u përshpërit asaj nga burri i saj. Ishte një gjarpër i aftësuar në mënyrë të mbinatyrshme, një serafim, si komentues si Scott dhe të tjerë kanë thënë, se foli me Evën, dhe fjalët e të cilit mund të duken më superiore se ato të treguara të dorës së dytë.”~ Elizabeth Cady Stanton, Bibla e Grave.

“Bibla mëson që gruaja solli mëkat dhe vdekje në botë, që ajo precipitoi rënien e njerëzimit, që ajo u gjykua përapara gjyqit të qiellit dhe u dënua. Martesa për të ishte një kusht skllavërie, të qënit nënë ishte një periudhë vuajtje dhe ankthi, dhe në heshtje dhe nënshtrim, ajo duhej të luante rolin e të qënit e varur nga bujaria e burrit për të gjitha dëshirat e saj materiale, dhe gjithë informacionin që donte të dinte për pyetjet e saj, ajo ishte e urdhëruar të pyeste burrin e saj në shtëpi. Ky është pozicioni i Biblës i përmbledhur shkutimisht.” ~ Elizabeth Cady Stanton, Bibla e Grave

Gloria Setinem: “Shpresoj që deri në vitin 2000 ne do t’i rrisim fëmijët tanë të besojnë në potencialin njerëzor, jo te Perëndia.”

Gloria Steinem për martesën (është) “një rregullim për një njeri dhe një gjysëm njeriu.”

Gloria Steinem: “Përmbysja e kapitalizmit është shumë pak për ne. Ne duhet ta përmbysim të gjithë… sistemin patriarkal!”

Molly Yard: “Unë e shoh rregullin e qeverisë Kineze si ndër më inteligjentët në botë.” (Në përgjigje ndaj një pyetje në lidhje me rregullin e Kinës për abortim të detyrueshëm pas fëmijës së parë). Gary Bauer, “Abetting Coercion in China,” The Washington Times”, 10 Tetor, 1989).

Kate Millett: “Për aq kohë sa çdo femër, nga virtyti apo anatomia e saj, është e detyruar të jetë kujdestari i vetëm ose kryesor i fëmijëve, ajo është e penguar nga të qënit një qënie e lirë njerëzore.”

Kate Millett: “Përkujdesja për fëmijët…është pafundësisht më mirë që t’u lihet njerëzve të trajnuar të të dyja sekseve që e kanë zgjedhur atë si një profesion…[Kjo] do të minojë më tej strukturën e familjes ndërsa kontribuon në lirinë e gruas.” Politikat Seksuale” 178-179 

Dr. Mary Jo Bane: “Për të rritur fëmijë me barazi, ne duhet t’i heqim nga familjet e tyre dhe në mënyrë të përbashkët t’i rrisim ata.” (feministe dhe profesore asistente e edukimit në Kolegjin Wellesley dhe bashkëdrejtuese e Qëndrës së Shkollës për Kërkimin mbi Gruan).

Roxanne Dunbar: “Si mund të shkatërrohet familja? … vetëm kërkesa do ta hedhë të gjithë ideologjinë e familjes në dyshim, në mënyrë që gratë të fillojnë të vendosin komunitete pune me njëra-tjetrën dhe ne mund të luftojmë kolektivisht.  Gratë do të ndihen më të lira për të lënë burrat e tyre dhe të bëhen të pavarura ekonimikisht, qoftë përmes punës qoftë përmes pasurisë.”~ Lirimi Femëror

Linda Gordon : “Bërthama e familjes duhet të shkatërrohet, dhe njerëzit duhet të gjejnë mënyra më të mira të të jetuarit bashkë. … Cilidoqoftë kuptimi i saj përfundimtar, ndarja e familjeve tani është një proces revolucionar. … “Familjet e kanë mbështetur shtypjen duke i ndarë njerëzit në njësi të vogla e të izoluara në pamundësi për t’u bashkuar për të luftuar për interesin e përbashkët.” ~ “Funksionet e Familjes” (Functions of the Family), “GRATE: Një Ditar për Lirimin (WOMEN: A Journal of Liberation)”, Vjeshtë, 1969. 

“Kushti i parë për lirimin e gruas është ta sjellësh të gjithë seksin femëror në industrinë publike, dhe kjo do të sjellë zhdukjen e familjes monogame si njësinë bazë ekonomike të shoqërisë.” ~ Frederick Engels, “Origjinat e Familjes, Prona Private dhe Shteti” (The Origins of the Family, Private Property and the State) (New York, International Publishers,1942) f.67

Catherine MacKinnon: “I gjithë seksi, madje edhe seksi konsensual midis një çifti të martuar, është një akt dhune i kryer kundër gruas.”

Andrea Dworkin: “Familjet mundësojnë super-shfrytëzimin e grave duke i trajnuar ato që ta shohin punën jashtë shtëpisë si diçka të vogël për rolin e tyre ‘të vërtetë’.”

Andrea Dworkin: “Martesa është një instuticion i zhvilluar nga përdhunimi si një praktikë. Përdhunimi, fillimisht i përkufizuar si rrëmbim, u bë martesë me anë të kapjes…”

Andrea Dworkin: “Nën patriarkalizëm, asnjë grua nuk është e sigurt që ta jetojë jetën e saj, ose të dojë, ose të jetë nënë për fëmijët. Nën patriarkizëm, cdo grua është viktimë, në të kaluarën, në të tashmen, dhe të ardhmen. Nën patriarkizëm, çdo vajzë gruaje është një viktimë, në të kaluarën, në të tashmen, dhe në të ardhmen. Nën patriarkizëm, çdo djalë gruaje është tradhëtari i saj potencial dhe gjithashtu përdhunuesi ose shfrytëzzuesi i pashamngshëm i një gruaje tjetër,” “Liria (Liberty)” , f.58.

Linda Gordon: “Bërthama e familjes duhet të shkatërohet… Cilidoqoftë kuptimi i saj përfundimtar, ndarja e familjeve tani është një proces revolucionar.”

Sheila Cronan, “Meqënëse martesa përbën skllavëri për gruan, është e qartë që lëvizja e grave duhet të përqëndrohet në sulmimin e këtij institucioni. Liria për gratë nuk mund të fitohet pa zhdukjen e martesës.”

Carol Crist (Teolog Katolik Roman): “Unë e gjeta Perëndinë te vetja ime dhe e desha atë fort….”

Robin Morgan, “Ne nuk mund t’i shkatërrojmë pabarazitë midis burrit dhe gruas derisa të shkatërrojmë martesën.”

Margaret Sanger, “Gjëja më e mëshirshme që mund të bëjë një familje e madhe për një nga anëtarët e vegjël të saj është ta vrasë atë.” (Themelusja e “Planifikimit Familjar (Planned Parenthood)” (organizatë me shumë klinika mjekësore kudo në Amerikë e më tej që ofron kryerjen e aborteve, dhënien e kontraceptivëve, etj,) (“Women and the New Rage,” f.67.)

Shirley McClain: “Mashkulli është materie, materia është mashkul, materia është e keqe, mashkulli është i keq, femërore është shpirt, shpirti është femëror, dhe kjo është e mirë.”

“Asnjë grua nuk duhet të lejohet të qëndrojë në shtëpi dhe të rrisë fëmijët e saj. Shoqëria duhet të jetë komplet ndryshe. Gratë nuk duhet ta kenë këtë zgjedhje, pikërisht sepse nëse ka një zgjedhje të tillë, tepër shumë gra do ta zgjedhin.” ~ Intervistë me Simone de Beauvoir, “Seksi, Shoqëria dhe Dilema Femërore (Sex, Society, and the Female Dilemma)” Saturday Review, 14 Qershor, 1975, f.18

Cheryl Clarke: “Heteroseksualiteti është një zakon vështirë se vdes nëpërmjet të cilit instuticionet supremaciste mashkullore sigurojnë përhershmërinë dhe kontrollin e tyre mbi ne. Gratë mbahen përmes terrorit, dhunës, dhe spërkës së spermës…[Lezbianizmi është] një mjet lirues ideologjik, politik dhe filozofik për të gjitha gratë nga tirania heteroseksuale… ” Lezbianizmi, Një Akt Rezistence.

Vivian Gornick: “Të qënit një zonjë shtëpie është një profesion jo i ligjshëm. Zgjedhja për të shërbyer, për t’ë mbrojtur dhe për të synuar drejt të qënit një kujdestare shtëpie është një zgjedhje që nuk duhet të jetë. Zemra e feminizmit radikal është ta ndryshojë këtë.”

Sheila Cronan: “Fakti i thjeshtë është që, çdo grua duhet të jetë e gatshme të njihet si lezbike për të qënë plotësisht femërore.”

Antonia Senior: “Të qëndrosh aty ku martirët fetarë u mbajtën dhe u torturuan në Reformacionin e Britanisë,” shkruan ajo, “Unë mund të mendoj një shkak për të cilin do të jepja edhe jetën: e drejta e gruas për t’u edukuar, të ketë një jetë jashtë shtëpisë dhe të lejohet me ligj e zakon ta bëjë jetën e saj siç ajo zgjedh. Dhe kjo përfshin kontroll të plotë mbi fertilitetin e saj.”

Antonia Senior: “Si gjithmonë, kur një çështje që e mendonim bardh e zi bëhet më me ngjyra, përgjigja qëndron në zgjedhjen e të ligës më të vogël…200,000 fëmijët e abortuar në Britani çdo vit janë një e keqe e vogël, pavarësisht se si e përkufizon jetën ose vdekjen. Nëse ti je i gatshëm për të vdekur për një kauzë, duhet të jesh i përgatitur për të vrarë për të gjithashtu”

Mary Daly: “Nëse jeta është të mbijetosh në këtë planet, atëhere duhet të ketë një dezinfektim të tokës. Unë mendoj që kjo do të shoqërohet nga një proces evolucionar që do të rezultojë në një reduktim drastik të popullsisë së meshkujve.”

Kate Millett, “Një nga të drejtat thelbësore të fëmijës është ta shprehë veten seksualisht, mundësisht dhe kryesisht me njëri tjetrin por edhe me të rriturit gjithashtu. Kështu që liria seksuale e fëmijëve është një pjesë e rëndësishme e revolucionit seksual.” (Radical feminist and Marist theoretician in Loving Boys)

 

Konsidero këto citime mbi Feminizmin

‘…Lirimi i grave, nëse nuk është lëvizja neo-Marksiste më ekstreme atëhere me siguri që është më influencuesja në Amerikë, i ka bërë familjes amerikane atë që komunizmi i bëri ekonomisë së Rusisë, ku shumica e rrënimit të saj është e pakthyeshme. Duke i parë dhe përkufuzuar burrin dhe gruan si fuqi dhe në konkurencë (në vend të ndërsjelljes dhe bashkëpunimit) lëvizja ka shqyer bazën më të brishtë të shoqërisë njerëzore, bazën nga e cila burojnë të gjitha institucionet e tjera shoqërore.’~ Profesori Harvardit Ruth Wisse 

“Nuk mund të mos dalim në përfundimin që Feminizmi është Komunizëm me emër tjetër” (Makow, Cruel Hoax, 37).

“Feminizmi, Socializmi, dhe Komunizmi janë e njëjta gjë, qeveria Socialiste/Komuniste është qëllimi i Feminizmit.”~ Catharine A. MacKinnon, te “Drejt një Teorie Feministe të Shtetit (Toward a Feminist Theory of the State)”. 1989, First Harvard University Press.  Faqe 10.

“Lirimi i Grave … në kohë afatshkurtër do t’u kushtojë burrave shumë privilegje… Seksizmi NUK është faji i grave — vrisni etërit tuaj, jo nënat tuaja”.  ~ Robin Morgan, Editor of Ms. Magazine

“Edhe gjuha e lëvizjes [feministe] pasqyron fashizmin.  Retorika e mbushur me urrejtje e feministeve radikale shpreh gatishmërinë e tyre për të shkaktuar dëm/lëndim.” ~ Robert H. Bork (1996), “Përkulja Drejt Gomorras: Liberalizmi Modern dhe Tatëpjeta e Amerikës (Slouching Towards Gomorrah: Modern Liberalism and American Decline)”. (f.193-225)

“Deklarata e Feminizmit (1971): “Martesa ka ekzistuar për përfitmin e burrit; dhe ka qënë një metodë kontrolli ndaj grave e sanksionuar ligjërisht… Ne duhet të punojmë që ta shkatërrojmë. Fundi i institucionit të martesës është një kusht i nevojshëm për lirimin e grave. Prandaj është e rëndësishme që ne t’i nxisim gratë që t’i lënë burrat e tyre dhe të mos jetojnë individualisht me burra… E gjithë historia duhet të ri-shkruhet si një shtypje ndaj grave. Ne duhet të kthehemi mbrapa te fetë e lashta të femrave sic ishte Magjia. Lirimi i grave është një ndihmë e grave për të majtën radikale.  Pjesa kryesore përqafon Marksizmin, megjithëse Gloria Steinem do të pranojë që është vetëm socialiste.  Qëllimet kryesore të Feminizmit janë të vendosë një republikë socialiste-lezbike dhe të çmontojë familjen.”

NOW (Organizata Kombëtare e Grave/National Organization of Women): “Fakti i thjeshtë është që çdo grua duhet të jetë e gatshme që të njihet si lezbike për të qënë tërësisht femërore.” (Organizata Kombëtare e Grave, Times, Jan.1988).

Dale O’Leary, “Axhenda e Gjinisë (The Gender Agenda)” (f. 103): “Gratë radikale të viteve gjashtëdhjetë panë te analizat e Marksit dhe Engelsit justifikimin e pakënaqësisë së tyre me reformat liberale. Ato u bindën që revolucionet e mëparshme Marksiste kishin dështuar sepse ato nuk kishin synuar sulmimin e familjes. Nëse analiza Marksiste ishte e saktë, atëhere familja ishte shkaku i shtypjes dhe duhej të eliminohej.”

“Feminizmi është organizata intelektuale e urrejtjes gjinore, po si Marksizmi që ishte organizata intelektuale e urrejtjes së klasave. Puna e Feminizmit është të modelojë armë që të përdorn kundër burrave në shoqëri, arsimim, politikë, ligj dhe në gjykatën e divorcit. Qëllimi i Feminizmit është të përmbysë “tiraninë patriarkale.” Në këtë sipërmarrje, të drejtat civile të mashkullit nuk kanë më shumë vlerë se ato të borgjezizë së Rusisë Sovjetike ose të Judenjve në Gjermaninë Socialiste Kombëtare.”~ What civil rights has wrought. By Paul Craig Roberts, July 26, 2000 Townhall.com – Creators Syndicate.

“Ndërtimi i socializmit do të fillojë vetëm kur ne të kemi arritur barazinë e plotë të grave. ~ V.I. Lenini, “Detyra e Lëvizjes Grave Punëtore në Republikën Sovjetike (The Task of the Working Women’s Movement in the Soviet Republic), 1919

“Feminizmi bashkëkohor me vend është përshkruar si “Marksizëm pa ekonominë,” meqënëse feministet e zëvendësojnë klasën me gjininë si konstrukt kyc social. Sigurisht, atë çfarë shoqëria konstrukton mund të çkonstruktohet. Ky është projekti feminist: të zhdukë diferencat gjinore duke transformuar burimet e saja institucionale — familjen patriarkale. Rryma të caktuara të lëvizjes për të drejtat e homoseksualëve e kanë marrë këtë analizë një hap më tej. Sipas tyre problemi nuk është thjesht seksizmi por heteroseksizmi, dhe zgjidhja është të çmontohet jo vetëm familja patriarkale por edhe familja heteroseksuale.~ F.L. Morton & Rainer Knopff in The Charter Revolution & The Court Party (f. 75)

 

Benjamin V. Hubbard për Socializmin, Feminizmin, dhe Të Drejtën e Votës. Trinjakët e Tmerrshëmtë lidhur prej të njëjtin kordon kërthize, dhe të ushqyer prej të njëjtës shishe.

“… (viti 1915):  Feminizmi është i shfaqur nga një frymë trazire midis një numri të vogël grash të pakënaqura. Ato predikojnë ungjillin e pakënaqësisë së pashenjtë. Ato janë ngatërrestare të lindura, dhe “e duan shumë të zihen.” Ata parapëlqejnë luftën në vend të paqes; trazirën në vend të qetësisë; zënkën në vend të harmonisë; krenarinë në vend të përulësisë; përdorimin e argumentave të rreme me qëllim për të mashtruar në vend të së vërtetës; agnosticizmin në vend të besimit, dhe preferojnë të shpallin vullnetet e tyre, “të jetojnë jetët e tyre” kundër porosive e urdhëresave të gjithë moralit tradicional, duke qënë anarkiste morale. ….Në mbrojtje të kësaj “Lirie të Re” ajo ka shumë revista, midis të tjerave të qënit “Robëreshë” dhe e përjavshmja Harper. Ajo tregon gjithëfarëlloj gënjeshtrash për “çnjerëzoren” e burrit ndaj gruas, burrat me kalorësinë e tyre të lindur janë keqpërfolur pa protestë, duke i ngatërruar këto hiena femra ikonathyese për gra.

(feministja) “[mban që] dashuria pa martesën është e shenjtë, dhe që martesa pa dashuri është jo e ligjshme…  Mbron pasjen e një kontrate të lirë në martesë dhe ndarja mund të ndodhë për gjithcka me vullnetin e secilit “bashkëshort”… [mban që] divorci duhet të jetë i lehtë…  “Të qënit nënë” është thjesht një funksion kafshëror, ku edhe një mace mund të ketë kotele; Për të, të qënit nënë i është dhënë shumë rëndësi në të kaluarën. [Ajo] Përkrah me Socialistët që Shteti ka të drejtë më superiore se prindërit mbi të ushqyerit, sjelljen dhe edukimin e fëmijëve…  mbron “kontrollin e lindjeve” me mjete artificiale.  [Feministja] thotë që çdo grua mund të refuzojë të jetë nënë, dhe që çdo grua me “dashuri nëne” mund të bëhet nënë qoftë e martuar apo beqare…  Feministja është urrejtëse e burrit, vec në qoftë se e përdor atë për qëllimet e saja…  Ajo pohon që burri e ka kthyer atë në “skllave seksi” dhe “shërbëtore ekonomike,” nga e cila ajo kërkon “lirim,” në mënyrë që të bëhet “grua e lirë”…”

 

Rezultatet e Feminizmit te Burrat

Perëndia e krijoi burrin për një mision, dhe gruan për burrin. Perëndia e projektoi gruan të ishte ndihmë për një burrë (bashkëshortin e saj). Burrat u projektuan nga Perëndia të veprojnë me vetë-mohim, të luftojnë, të sigurojnë, dhe madje të marrin vendime për familjet e tyre.

Përpara ardhjes së Feminizmit, kjo mësohej në shtëpitë dhe kishat tona.

Sot roli i burrit shpesh duket se do të thotë pak më shumë se të jesh bashkë-rrogëtar dhe bërës i punëve të shtëpisë. Në kaq shumë familje, gratë kanë marrë rolet dhe detyrat e siguruesit, të mbrojtësit dhe të udhëheqësit ose plotësisht ose bashkë-partnerë në të. Në shumë shtëpi burrat mungojnë dhe detyrat i bien plotësisht gruas. Thirrja për burrat të jenë kreu i familjes, të jenë të përgatitur për të mbrojtur, për të siguruar, për të udhëhequr dhe për të mësuar familjet e tyre shumë rrallë përmëndet dhe trajtohet.

Si kreu i familjes, burrat kishin përgjegjësinë për të përfaqësuar familjet e tyre përmes votimit dhe marrjes së vendimeve. Tani mendimi që burri merr vendime për gruan e tij është e huaj për shumë njerëz.

Shumë djem tani rriten në familje të thyera dhe nuk kanë një baba për t’i mësuar. Disa djem rriten me një baba në shtëpi por prapësëprapë kanë shumë pak ose aspak udhëzim të duhur nga baballarët e tyre se çfarë do të thotë të jesh një burrë.

Shumë pak burra në kishë ngrihen për të mbushur këtë humnerë të zbrazët.

Sulmet ndaj burrërisë janë të zakonshme në shoqërinë tonë.

 

Rezultatet e Feminizmit te Vajzat dhe Gratë

Pyete veten, çfarë mësohet në kishën tënde në lidhje me detyrat, projektimin dhe qëllimin e gruas? A u thuhet vajzave dhe grave që të ndjekin ëndrrat e tyre, të shkojnë në universitet (ndoshta duke i çuar në borxh të madh që ato ose burrat e tyre do të jenë të detyruar ta paguajnë), dhe të përgatiten për një karrierë (që zakonisht çon në një vonesë në moshë për t’u martuar ndërkohë që ajo i shpenzon vitet duke justifikuar shkollën e lartë me anë të ndërtimit të një karriere)?

Apo ato mësohen që projektimi dhe qëllimi i Perëndisë për vajzat dhe gratë është që vitet e rinisë së tyre duhet të shpenzohen në përgatitjen për martesë dhe të bërit nënë dhe jo për një karrierë? Nëse kisha jote është si shumica e kishave të tjera, vajzat do nxiten të ndjekin ëndrrat e tyre pavarësisht se çfarë ka thënë Zoti.

Shumicave të vajzave nuk u mësohen artet e shtëpisë. Në vend që të mësojnë të duan burrat dhe fëmijët e tyre të ardhshëm ose të mësojnë të kujdesen dhe të zbukurojnë shtëpitë e tyre të ardhshme, vajzat sot nxiten t’i kalojnë vitet e rinisë së tyre duke bërë qejf, të flenë, të shkojnë në universitet, t’i bashkohen ushtrisë, dhe një mori mënyrash të tjera të cilat në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë mësimin e qartë të Shkrimit!

Vajzat sot martohen më vonë e më vonë. Shpesh fëmijët ose nuk dëshirohen, ose numri i tyre është i kufizuar. Duke e vonuar lindjen e fëmijëve deri te të 30-at ose më vonë, shumë vajza zbulojnë që nuk mund të ngjizen më.

Ky është rezultati i Feminizmit.

 

Rezultati i Feminizmit te Fëmijët

Miliona fëmijë kanë vdekur përmes abortit, çdonjëri prej tyre një viktimë e Feminizmit!

Abuzimi i fëmijëve dhe braktisja e tyrë është në rritje.

Fëmijët shpërfillen, urrehen, abuzohen, braktisen, dhe vriten në shkallë të madhe.

Lindja e fëmijëve vonohet. Numri i lindjeve është i kufizuar.

Të gjitha rezultat i Feminizmit.

 

Lidhjet e Feminizmit me Socializmin

Meqënëse Feminizmi është i bazuar mbi një falsitet – që nuk ka ndryshime midis burrave dhe grave – feminiset mund ta arrijnë rezultatin e tyre të dëshiruar duke kërkuar gjithnjë e më shumë ndërhyrje dhe kontroll nga qeveria; për të arritur këtë utopi të dëshiruar, një kontroll i tillë, duhet të përfshijë kontroll mbi edukimin, tregun dhe jetët individuale.

Në një artikull të shkruajtur për gazetën “The Guardian” nga Ellie Mae O’Hagan për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Grave (një ditë fillimisht e festuar prej Partisë Socialiste Amerikane për të nderuar grevën e punëtorëve në New York) ajo tha: Nuk është novelë të lidhësh bashkë socializmin dhe feminizmin: ato në mënyrë të pandarë janë të lidhura si lëvizje, dhe kështu kanë qënë gjithmonë. Sigurisht, është vetë-kënaqje për cdo socialist të thotë që t’i jepet fund kapitalizmit do të thotë thjesht të fshish seksizmin nga ekzistenca. Pabarazia gjinore mund të jetë një kusht i nevojshëm i kapitalizmit, por ajo mbahet nga kultura. Seksizmi vazhdon sepse mbështetet nga një grup besimesh të rrënjosura thellë dhe steriotipe që e shohin gruan si inferiore. Këto nuk do të harrohen brenda natës duke ndryshuar sistemin ekonomik; ato duhet të goditen vazhdimisht dhe të mposhten dhe kjo luftë duhet të udhëhiqet nga vetë gratë. Por duke kuptuar këtë e bën socializmin edhe më të nevojshëm: sepse gratë nuk mund të luftojnë kundër seksizmit si të tërë nëse ato janë shumë të zëna duke u përpjekur të mbajnë kokën mbi ujë në një sistem ekonomik që i shfrytëzon ato. Ashtu si pabarazia gjinore është një kusht i nevojshëm i kapitalizmit, socializmi është një kusht i nevojshëm për lirimin e vërtetë e shumicës së grave.”

 

Lëvizja Feministe në Amerikë

Lëvizja Feministe filloi tamam në Amerikë në vitin 1848 midis një grupi shoqesh që mblidheshin për kohë çaji. Elizabeth Cady Stanton ishte një nga ato gra dhe në vitin 1848, ajo organizoi Konventën për të Drejtat e Grave në Seneca Falls, N.Y. ku prezantoi Deklaratën e Sentimenteve.

Këto artikuj janë sekularë por informues: 
The Beginning of Feminism at Seneca Falls in 1848
The 1848 Seneca Falls Convention 

Në vitin 1850, Lucy Stone organizoi Konventën Kombëtare për të Drejtat e Grave. Në vitin 1863, grupet u bashkuan dhe u bënë Liga Kombëtare e Grave e drejtuar prej Susan B. Anthony.

Në vitin 1878, u shkrua një amendament i propozuar në Kushtetutë për të drejtën e votës. Në vitin 1919, amendamenti i 19-të u bë pjesë e Kushtetutës.

 

Vala e Dytë e Feminizmit

Kate Millett (1934-2017) një nga stër-nënat e hershme të valës së dytë të Feminizmit dhe autorja e librit “Politikat Seksuale” e cila u bë shtylla kurrizore për programet e studimeve të grave, u soll bashkë në qytetin e New York-ut në fund të viteve 1960 dhe në fillim të viteve ‘70.

Këto janë gratë që shtruan themelet për valën e dytë të Feminizmit dhe kjo gjë i hapi rrugë botës për të qënë WOKE. Motra e saj, Mallory Millett, tregon këtë ngjarje:

“Ishte viti 1969 dhe ajo më mori në një takim te një shoqja e saj Lila Karp në Greenwich Village,” Mallory më shpjegoi për librin tim, “Anti-Maria e Ekspozuar.” “Në një Ngritje-të-Vetëdijes [një ide e importuar nga Kina e Maos] dymbëdhjetë gra u mblodhën në një tavolinë të madhe. Ato e hapën takimin me një lloj Litanie nga Kisha Katolike…por këtë herë, ishte Marksizmi, kisha e së Majtës.”

“Litania” ishte kështu:

“Pse jemi këtu sot?” pyeti kryetarja.

“Për të bërë një revolucion,” u përgjigjën ato.

“Çfarë lloji revolucioni?” i’u kthye ajo.

“Revolucionin kulturor,” thirrën ato.

“Dhe si e bëjmë revolucionin kulturor?” kërkoi ajo.

“Duke shkatërruar familjen amerikane!” u përgjigjën ato.

“Si e shkatërrojmë familjen?” i’u kthye ajo.

“Duke shkatërruar patriarkun amerikan,” thirrën ato me të madhe.

“Dhe si e shkatërrojmë patriarkun amerikan?” i pyeti ajo.

“Duke i marrë fuqinë!”

“Si e bëjmë këtë?”

“Duke shkatërruar monogaminë!” thirrën ato.

“Si mund ta shkatërrojmë monogaminë?”

“Duke promovuar imoralitetin, erotizmin, prostitucionin, abortin, dhe homoseksualitetin!” kumbonin ato. (Gress, 73-74)

https://thefederalist.com/2022/04/19/second-wave-feminists-pushed-the-sexual-revolution-to-end-america-and-its-working/

 

Burime Historike

Si u bë me Fe Organizata Kombëtare e Grave

E gjitha ndodhi në një lokal pranë stacionit hekurudhor në Bridgeport, Konektikat. Betty Friedan sapo kishte mbajtur një fjalim mbi gratë në Universitetin Bridgeport-it. Dr. Elizabeth Farians ishte profesore e Teologjisë në Universitetin e Zemrës së Shenjtë në Bridgeport (Sacred Heart University). Të dyja Betet kishin planifikuar të takoheshin pas fjalimit. Aty ato bashkëpunuan se si ta bënin Bordin e Organizatës Kombëtare të Grave që të krijonte një task forcë për fenë.

Në Tetor të vitit 1966 konferenca organizuar e Organizatës Kombëtare të Grave nuk e kishte përfshirë një task force të tillë por ndërkohë që Betty Friedan ishte e zënë me themelimin e kësaj Organizate, Betty Farians kishte qënë e zënë duke themeluar Task Forcën Ekuminekale Për Gratë dhe Fenë.

Sapo doli lajmi kombëtar për Organizatën në Nëntor 1966, Betty Farians kontaktoi Betty Friedan.

Takimi në Bridgeport u krye dhe Betty Friedan e ftoi Betty Farians në takimin e dytë të Bordit të Organizatës Kombëtare të Grave në Cikago, Shkurt, 1967. Aty u shtua “Gruaja dhe Feja” te lista e Organizatës. Gjithashtu, Dr. Farians u zgjodh të ishte drejtoresha e Bortit të Organizatës.

Po e tregojmë këtë ngjarje për të treguar drejtimin e ri fetar të lëvizjes së grave. Në fillim detyra ishte të ngrihej çështja e fesë midis vetë feministeve dhe institucioneve fetare. Sekularistët e Organizatës Kombëtare të Grave e kishin përjashtuar fenë dhe nuk e kishin përfshirë në plan. Në përgjithësi për feministet feja ishte diçka e pavend dhe për gratë në fe Feminizmi ishte diçka e papërfillshme. U bë puna e “Task Forcës për Gratë dhe Fenë” të tregonte që një nga shkaktarët kryesorë të shtypjes së grave është feja.

Task Forca mbi Fenë e kësaj Organizatës u promovua shumë në media. Ky ishte fillimi i një lëvizje mbi gratë, dhe nga gratë, në strukturat fetare, dhe vetë feministet po e zbulonin përmes vetë përvojës së tyre se sa e fuqishme ishte kisha.


TASK FORCA EKUMENIKE MBI GRATË DHE FENË, ORGANIZATA KOMBËTARE PËR GRATË

ROZË DHE HI

PËR PUBLIKIM TË MENJËHERSHËM:

NJË GRUP GRASH NGA TASK FORCA EKUMENIKE PËR GRATË DHE FENË E ORGANIZATËS KOMBËTARE TË GRAVE (THE NATIONAL ORGANIZATION FOR WOMEN) (NOW) MBAJTI SOT NJË CEREMONI LITURGJIE. ATO DOGJËN PJESËN ME PARAGRAFIN GJASHTËDHJETË E DY TË SAPO PUBLIKUAR (ROMAN MISSAL) QË KUFIZON TË DREJTAT E GRAVE TË JENE LEKTORE (LEXUESE) NË MESHËN E KISHËS KATOLIKE. SIPAS UDHËZIMIT TË RI GRATË MUND TË LEXOJNË VETËM NËSE NJË BURRE NUK ËSHTË I DISPONUESHËM DHE MADJE EDHE ATËHERE GRATË DUHET TË QËNDROJNË JASHTË PRESBITERIUMIT (ZONËS AFER ALTARIT). KUR BURRAT KRYEJNË TË NJËJTIN VEPRIM ATA QËNDROJNË BRENDA ALTARIT. GRATË E KONSIDEROJNË KËTË DISKRIMINUESE DHE OFENDUESE NDAJ GRAVE AMERIKANE. PASI E DOGJËN ATO E MBLODHËN HIRIN ME KUJDES DHE I’A DËRGUAN ME KËTË MESAZH JOHN CARDINAL DEARDEN, PRESIDENTIT TË PESHKOPËVE AMERIKANË, I CILI ËSHTË DUKE U TAKUAR ME PESHKOPËT NE SAN FRANCISKO. PAKOJA U LIDH ME FJONGO ROZË DHE U FIRMOS: GRUAJA.

ROZË DHE HI

NGJYRA E KËSHTJELLËS SONË ËSHTË ROZË
POR NGJYRA E GJENDJES SONË ËSHTË HI.

NE KEMI DJEGUR LIBRAT TUAJ TË SHENJTË
FJALËT TUAJA TË FUNDIT SHTYPËSE.

NE NA KA ARDHUR NE MAJË TË HUNDËS ME MADHËSHTINË DHE PRIVILEGJIN TUAJ MASHKULLOR
NE JEMI TË LODHUR NGA QËNDRIMI JUAJ I NGURTË NDAJ GRAVE NË KISHË.

JU NA KENI DHUNUAR TË DREJTAT TONA
DHE PREDIKUAT QË ISHTE NË EMËR TË PERËNDISË.

KY ËSHTË HIRI I KANUNEVE TUAJA
E UDHËZIMEVE TUAJA GJASHTËDHJETË E GJASHTË.

NGJYRA E KALASË SONË ËSHTË ROZË
POR NGJYRA E GJENDJES SONË ËSHTË HI.”

 

Kisha e shitur te Feminizmi

Në familjen tradicionale, burri është kreu i shtëpisë dhe ai që është përgjegjës për sigurimin e gjërave të nevojshme për mbajtjen e jetës. Gruajau kushtohet punëve të shtëpisë,” dhe është përgjegjësja kryesore për kujdesjen e fëmijëve. Familja tradicionale e përkufizuar kështu është në pajtim me planin biblik për shtëpinë. Feministet e urrejnë familjen që është e modeluar sipas Fjalës së Perëndisë sepse është në kundërshtim ndaj gjithckaje që ato pranojnë se është e vërtetë. Kështu, qëllimi i tyre është shkatërrimi i plotë i familjes tradicionale.” ~ William Einwechter

Qëllimi i Feminizmit është të shkatërrojë krishtërimin dhe familjen, të feminizojë burrat dhe t’i detyrojë gratë të jetojnë dhe punojnë si burra. Drejt këtij qëllimi, Feminizmi promovon shkatërrimin e shtëpisë dhe të familjes, zhvlerëson burrat dhe fëmijët, kërkon shkatërrimin e feminitetit, përqafon imoralitetin seksual të të gjitha llojeve, dhe promovon Socializmin dhe Komunizmin. Një nga mjetet e përdorura nga feministet për të aritur këto qëllime ishte e drejta e grave për të votuar.

Amendamenti i 19-të i kushtetutës amerikane u krijua dhe u vendos nga gra që ishin të pakënaqura me qëllimin dhe projektimin e dhënë nga Krijuesi ynë. Dhënia e të drejtës për të votuar e grave, ndërkohë duke i nxitur ato të qëndrojnë vetëm, të vonojnë martesën, ose të refuzojnë të martohen, të eksplorojnë lirisht dashurinë, të vonojnë të qënit nënë, ose këtë përgjegjësi të të qënit nënë t’ja delegojnë shtetit, dhe të kundërshtojnë udhëheqjen e burrave të tyre (duke votuar kundër tij në shumë raste) siguruan – të gjitha qëllimet e Socializmit dhe Feminizmit – që kauzat e tyre të shtyheshin përpara po nga të njëjtat gra.

Shumë nga këto gra ishin mbrojtëse të forta të Darvinizmit. Mosbesimi i Shkrimit te një mënyrë çoi në mosbesimin tërësisht të Shkrimit.

Është një fakt i vërtetueshëm që, pa votën e grave, shumë nga rregullat e së majtës që po ndikon dhe shkatërron shoqërinë dhe shtëpitë tona nuk do të ishin miratuar asnjëherë. Gratë, veçanërisht vajzat beqare, kanë tendencë të votojnë në një mënyrë më liberale se burrat (qofshin këta të martuar apo beqarë). Ne i’u dhamë grave një sferë që nuk ishte synuar asnjëherë prej Perëndisë për to dhe ne po korrim telashe tërësisht të parashikueshme.

E gjitha kjo është e lidhur me mëkatin që është kaq shumë i përhapur në kishat tona…të veshurit në mënyrë jo modeste, shkatërrimi dhe paaftësia për të kuptuar detyrat familiare, martesë e vonuar, divorce të shpeshta dhe të lehta, abuzim në familje (dhe gënjeshtrat për abuzimin), burra të feminizuar, gra të mashkullorizuara, vonesa në të bërit nënë, mosbesimi dhe mosaplikimi i Shkrimit, mungesë e nënshtrimit dhe respektit në martesë, si edhe një kundërshtim i patriarkalizmit biblik dhe kryesimit të burrit midis të tjerave. Feminizmi i ka ndikuar të gjitha. Kisha, duke mos përqafuar, madje madje duke mos kuptuar, pikëpamjen e vërtetë biblike, e dorëzoi veten lehtësisht te Darvinizmi, Feminizmi, dhe të drejtën e votës për gratë, duke u bërë kështu bashkëpuntore në shkatërrimin e shtëpisë!

Ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis Feminizmit, Socializmit, të drejtës së grave për të votuar, dhe vendimit nga Organizata Kombëtare e Grave (National Organization of Women), në fund të viteve 1960, për t’u bërë thirrje grave të krishtera t’u dërgonin mbulesën e tyre të kokës që mbanin në shërbesë në mënyrë që t’i digjnin. Feministet donin të shkatërronin çdo bindje të jashtme ndaj ligjeve të Perëndisë në lidhje me martesën, feminitetin biblik, dhe familjen biblike. Bindja e grave që të mos mbuloheshin në shërbesë ishte veçëse një mjet, por shumë efektiv, në arsenalin e tyre pasi ishte një sulm i drejtpërdrejtë ndaj kryesimit dhe martesës biblike.

Kur erdhi thirrja për të drejta të barabarta për gratë, shumë veta në kishë i’u bashkuan lëvizjes. Të paktë ishin burrat, etërit, ose pastorët që do të rrezikonin të shiheshin me sy të keq ose të etiketoheshin autoritar, të dalë mode, ose gjykues po të qëndronin për të vërtetën biblike. Na u tha që “kohët kanë ndryshuar,” sikur kjo të ishte arsye e mjaftueshme për të mos i’u bindur Perëndisë.

Në të vërtetë, sic edhe e parashikoi De Tocqueville, ndryshimet në zgjerimin e së drejtës së votës gjithmonë do të jetë i suksesshëm në Amerikë për shkak të frikës egoiste të burrave të saj.” ~ Robert L. Dabney

Kështu, kishat tona kapitulluan nën maskimin e kërkimit të “barazisë” jo biblike, gjithnjë e më shumë të paqartë, e gjithnjë e më shume të ndryshueshme, qoftë kjo në lejimin e grave për të ushtruar të ashtuquajturën “e drejta për të votuar”, ose përqafimin e projektimeve dhe praktikave mëkatare nën emrin e Feminizmit. Dhe gratë duke injoruar feminitetin biblik i lanë shtëpitë dhe familjet e tyre, dhe u turrën në vendin e punës për të konkuruar me burrat (duke i lënë burrat në pamundësi për të siguruar një pagë të jetueshme për familjet e tyre). Në vazhdën e largimit të tyre nga shtëpitë, burrat dhe fëmijët u lanë të përballen vetë. Thirrja hyjnore e feminitetit biblik, detyrat e gruas së martuar, dhe të qënit nënë u zëvendësuan nga ajo që kemi tani: kultura e “unit”, e shtyrë dhe e fokusuar te gruaja, që rebelon kundër Perëndisë dhe që gjithnjë kërkon më shumë e më shumë.

Gratë e perëndishme dikur tërësisht dhe me gëzim i përqafonin detyrat e dhëna nga Zoti. Ato i çmonin familjet e tyre dhe me gëzim përqafonin qëllimin e tyre në jetë: kujdesi për familjet dhe shtëpitë ku banonin. Në këmbim, gratë çmoheshin si nëna, bashkëshorte, dhe zonja shtëpie. Ato ishin të dashura, të lavdëruara dhe shumë të lartësuara. Më pas erdhën propagandistët feministe. Këto besimtare fanatike komuniste i ndyen gratë që i’a kushtonin jetën familjeve të tyre. Zonjat e shtëpive portretizoheshin si të marra dhe tarallake që ishin të skllavëruara nga patriarkalizmi egoist.

Ferministet dhe votë-kërkueset gënjyen, mashtruan, dhe i ngatërruan vajzat e reja për të shmangur martesën dhe familjen e caktuar nga Perëndia, e ndyen të qënit kujdestare shtëpie si skllavëri, dhe në këtë proces morën atë çfarë deshën: zhvlerësimin e kishës dhe shkatërrimin e shtëpise dhe shoqërisë.

Lëvizja për lirimin e grave nuk u fillua dhe nuk u mbështet nga të krishtera të vërteta por nga gra të liga që ishin të pakënaqura me sferën që i’u ishte dhënë nga Zoti. Nëse kisha nuk do të kishte kapitulluar ndaj Feminizmit, nuk do ta kishte hapur derën sulmeve të pafunda valë pas vale pas vale ndaj familjes biblike që na ka lënë këtu ku jemi sot: duke vdekur në llumin e një shoqërie që urren Perëndinë, feminitetin biblik, familjen dhe çdo gjë dhe gjithçka që është e mirë, e shenjtë, ose tradicionale.

Vajzat dhe gratë që flakin gjoja zinxhirët e martesës ose të patriarkalizmit janë shumë të gatshme tani të skllavërohen njga shefat, korporatat, dhe bota e ditës së punës. Martesa vonohet ose shmanget, foshnjat flaken në kujdesin e qeverisë ose vriten që në mitër, dhe burrat dhe bashkëshortët shpërfillen ose portretizohen si të marrë. Si rrjedhojë e shkatërrimit të shtëpisë biblike, burrat dhe fëmijët lëngojnë pa kujdesin e butë e të dashur të një bashkëshorteje dhe nëne.

Si nga jashtë ashtu edhe nga brenda, Feminizmi ka korruptuar gjithçka të bukur rreth feminitetit. Në vend që të promovojë detyrat Krisht-nderuese dhe lavditë e feminitetit, siç mësohen nga Shkrimi, Feminizmi promovon shthurjen dhe shkatërrimin nën emrin e lirisë.

Gruaja moderne tani është e zhurmshme, vulgare, mburravece, e shthurur, me veshje të pacipë, dhe plot me egoizëm. Midis të këqijave të tjera, Feminizmi qëndron fort për të drejtën e gruas ta vendosi veten mbi të tjerët, të flerë me këdo, të mos martohet dhe të mos ta përkushtojë jetën e saj burrit dhe familjes, dhe për të ashtuquajturën të drejtën e saj për të vrarë fëmijën e saj në mitër. Por ato nuk kuptojnë që ato vetë gjithashtu po shkatërrohen.

Gënjeshtrat e Feminizmit kanë depërtuar në çdo fushë të jetës, shtëpive, kishave, dhe shoqërisë sonë. Helmi i saj është përhapur në të gjithë botën perëndimore. Feminizmi është i lig, e megjithatë, në mënyrë të verbër por të vendosur, është rrënjosur në kishat tona, në shtëpitë tona dhe në shoqërinë tonë. Erdhi pak e nga pak, ndërkohë që ne lëvizëm pa mbarim qëllimin dhe fshimë çdo vijë dhe kërkesë biblike. Shumë që mbajnë Feminizmin e bëjnë këtë pa e ditur. Feminizmi është ajo thjerza përmes së cilës shohim për kaq shumë kohë saqë shumica prej nesh nuk i’a kanë idenë se si ishte jeta më përpara.

Është tepër vonë për t’i parandaluar të krishterët që të mos i shiten Feminizmit por nuk është shumë vonë për të luftuar kundër tij. Kjo mund të bëhet vetëm nga kishat që pendohen që nuk i kanë besuar dhe bindur Shkrimit si autoritetin e tyre, burrave që pendohen që nuk kanë udhëhequr ashtu siç Perëndia i ka urdhëruar, gra që pendohen që nuk i janë nënshtruar dhe bindur burrave të tyre sipas modelit biblik. Ka shumë punë për të bërë dhe aspak kohë për të humbur.

 

Cili është qëllimi përfundimtar i Feminizmit?

Ne jemi të verbër ndaj gjërave që mëson Feminizmi për shkak se shumica prej nesh nuk kanë marrë kohën të gërmojnë thellë; në vend të kësaj ne dëgjojmë për “të drejtat e grave” ose “rrogë e njëjtë për punë të njëjtë” dhe në bëhemi të stukuar në duart e feministeve. Kush mund të qëndrojë kundër kauzave të tilla gjoja fisnike? Ka tipe dhe lloje të ndryshme të Feminizmit, kampe të ndryshme që luftojnë për gjëra të ndryshme, por të gjitha ato qëndrojnë kundër Fjalës së Perëndisë.

Asnjë lëvizje, asnjë kauzë, që qëndron kundër Fjalës së Perëndisë nuk mund të jetë një kauzë fisnike. Vetëm pak gërmim në Shkrim tregon që të ashtuquajturat të drejtat e grave janë në mospajtim me Fjalën e Perëndisë sepse ato sulmojnë te rrënja e rendit të krijimit.

 

Çfarë thotë Shkrimi?

Ti nuk do ta gjesh fjalën Feminizëm në Shkrim por kjo nuk do të thotë që Fjala e Perëndisë hesht për të. Shkrimi ka shumë për të thënë rreth rendit të krijimit dhe qëllimet e detyrat e burrave dhe grave. Më poshtë janë disa pjesë nga Shkrimi që provojnë që Feminizmi është një gënjeshtër.

Fjalët e urta 9:13: “Gruaja budallaqe është zhurmëmadhe, torollake dhe nuk di asgjë.

Fjalët e urta 21:9: Më mirë të banosh mbi qoshen e një çatie, sesa në një shtëpi bashkë me një grua grindavece.

Fjalët e urta21:19: “Është më mirë të banosh në shkretëtirë, sesa me një grua grindavece dhe ngacmuese.

Fjalët e urta 14:1: “Gruaja e urtë ndërton shtëpinë e saj, por budallaqja e shkatërron me duart e veta.

Fjalët e urta 22:14, “Goja e kurorëshkelëses është një gropë e thellë; ai që ka zemëruar Zotin do të bjerë në të.

Zanafilla 2: 18-24, “Pastaj Zoti Perëndi tha: «Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm; unë do t’i bëj një ndihmë që i përshtatet». Dhe Zoti Perëndi formoi nga dheu tërë kafshët e fushës dhe tërë zogjtë e qiellit dhe i çoi te njeriu për të parë si do t’i quante; dhe ashtu si njeriu t’i quante qeniet e gjalla, ai do të ishte emri i tyre. Dhe njeriu u vuri emra tërë bagëtisë, zogjve të qiellit dhe çdo kafshe të fushave; por për njeriun nuk u gjend asnjë ndihmë e përshtatshme për të. Atëherë Zoti Perëndi e futi në një gjumë të thellë njeriun, të cilin e zuri gjumi; dhe mori një nga brinjët e tij dhe e mbylli mishin në atë vend. Pastaj Zoti Perëndi me brinjën që i kishte hequr njeriut formoi një grua dhe e çoi te njeriu. Dhe njeriu tha: «Kjo tashmë është kocka e kockave të mia dhe mishi i mishit tim. Ajo do të quhet grua, sepse është nxjerrë nga burri». Për këtë arsye burri do të lërë babanë dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet, dhe do të jenë një mish i vetëm.”

1 Pjetri 3:1-6:“Gjithashtu dhe ju, gra, nënshtrojuni burrave tuaj, që, edhe nëse disa nuk i binden fjalës, të fitohen pa fjalë, nga sjellja e grave të tyre, kur të shohin sjelljen tuaj të dëlirë dhe me frikë. Stolisja juaj të mos jetë e jashtme, ajo e të gërshetuarit të flokëve, e të varurit të stolive të arta, a të veshurit e rrobave luksoze. Por njeriu i fshehur i zemrës, stolisur me paprishjen e frymës së butë edhe të qetë, i cili është shumë i çmuar përpara Perëndisë. Sepse kështu stoliseshin dikur edhe gratë e shenjta, që shpresonin në Perëndinë, duke iu nënshtruar burrave të tyre, si Sara, që i bindej Abrahamit duke e quajtur “zot”; bija të saj ju jeni, në qoftë se bëni mirë dhe nuk trembeni nga ndonjë tmerr.”

1 Korintasve 14:34: “Gratë tuaja të heshtin në kisha, sepse nuk u lejohet të flasin, por duhet të nënshtrohen, sikurse thotë edhe ligji.”

Kolosianëve 3:18-19:“Ju gratë, jini të nënshtruara burrave tuaj, ashtu si ka hije në Zotin. Ju burrat, duajini gratë tuaja dhe mos u bëni të hidhur ndaj tyre.

1 Timoteu 2:9-15: “Po ashtu edhe gratë, të stolisin veten e tyre me rroba të ndershme, me cipë dhe modesti dhe jo me gërsheta a me ar, a me margaritarë, a me rroba të shtrenjta, por përmes veprave të mira, si u ka hije grave që i kushtohen perëndishmërisë. Gruaja le të marrë mësim në heshtje dhe me çdo nënshtrim. Por nuk e lejoj gruan që të japë mësim, as të përdorë pushtet mbi burrin, por të rrijë në heshtje. Sepse së pari u formua Adami dhe më pas Eva. Dhe nuk u gënjye Adami, por gruaja u gënjye dhe ra në shkelje. Por do të shpëtohet përmes të lindurit fëmijë, në qoftë se do të qëndrojnë në besim, në dashuri dhe në shenjtërim me modesti.”

1 Timoteu 5:14: “Dua, pra, që vejushat e reja të martohen, të lindin fëmijë, të bëhen zonja shtëpie, të mos i japin kundërshtarit asnjë rast për t’u përfolur”

Titi 2:3-5: “Gjithashtu edhe plakat të kenë sjellje ashtu si u ka hije shenjtoreve, jo shpifëse, jo robinja ndaj verës së shumtë, por mësuese të së mirës, që t’i mësojnë të rejat të duan burrat e tyre, të duan bijtë e tyre, të jenë mendjegjera, të dëlira, t’u kushtohen punëve të shtëpisë, të mira, të nënshtruara ndaj burrave të tyre, që fjala e Perëndisë të mos blasfemohet.”

Fjalët e urta 31:10-31: “Kush do të gjejë një grua të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve. Zemra e burrit të saj ka besim tek ajo dhe do të ketë gjithnjë fitime. Ajo i bën të mira atij dhe jo të këqija tërë ditët e jetës së saj. Gjen lesh dhe li e punon me gëzim me duart e veta. Ajo u përngjan anijeve të tregtarëve: e sjell ushqimin e saj nga larg. Çohet që me natë për t’i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t’u dhënë urdhrat e nevojshëm shërbëtoreve të saj. Ajo mendon për një arë dhe e blen; me frytin e duarve të saj mbjell një vresht. Ngjesh me forcë ijët dhe i bën më të fortë krahët e saj. E kupton që tregtia e saj po shkon mbarë dhe llamba e saj e natës nuk i shuhet. Shtrin dorën mbi furkë, pëllëmbët e saj zënë boshtin. I shtrin dorën të varfrit dhe i jep dorën nevojtarit. Nuk i trembet borës për familjen e saj, sepse tërë ata të shtëpisë së vet kanë një veshje të dyfishtë. Bën për vete sixhade dhe rrobat e saj janë prej liri të hollë dhe të purpurta. Burri i saj nderohet te porta kur ulet bashkë me pleqtë e vendit. Përgatit rroba prej liri dhe i shet, i furnizon me breza tregtarët. Forca dhe nderi janë rrobat e saj dhe qesh për ditët që do të vijnë. Hap gojën e saj me urtësi dhe mbi gjuhën e saj është ligji i mirësisë. Ajo mbikëqyr si shkon shtëpia e vet dhe nuk ha bukën e përtacisë. Bijtë e saj ngrihen dhe e shpallin të lume; edhe burri i saj e lëvdon duke thënë: «Shumë bija kanë bërë gjëra të mëdha, por ti i tejkalon të gjitha ato». Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti do të lëvdohet. Jepini nga fryti i duarve të saj dhe vetë veprat e saj le ta lëvdojnë te portat.”

Ephesians 5:22-33: “Ju, gra, nënshtrojuni burrave tuaj porsi Zotit, sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti kreu i kishës dhe ai është Shpëtimtari i trupit. Ashtu si kisha i nënshtrohet Krishtit, kështu edhe gratë t’u nënshtrohen burrave të tyre në gjithçka. Ju, burra, duajini gratë tuaja, sikurse edhe Krishti deshi kishën dhe dha veten e tij për të, që ta shenjtërojë, pasi e pastroi me larjen e ujit me anë të fjalës, që ta paraqesë atë përpara vetes së tij si një kishë të lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjë gjë të tillë, por që të jetë e shenjtë dhe e paqortueshme. Kështu burrat duhet t’i duan gratë e tyre si trupat e tyre. Kush do gruan e vet, do vetveten. Sepse askush nuk e urreu kurrë mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me ngrohtësi për të, sikurse edhe Zoti bën me kishën, sepse ne jemi gjymtyrë të trupit të tij, prej mishit të tij dhe prej kockave të tij. «Prandaj njeriu do të lërë atin e tij dhe nënën dhe do të ngjitet pas gruas së tij, dhe të dy do të bëhen një mish i vetëm». Ky mister është i madh; por unë e them në lidhje me Krishtin dhe me kishën. Por edhe ju secili, veç e veç, kështu ta dojë gruan e vet si veten e vet; por gruaja ta respektojë burrin.”

1 Korintasve11:3: “Por dua që të dini se kreu i çdo burri është Krishti, dhe kreu i gruas është burri; dhe kreu i Krishtit është Perëndia.

1 Korintasve 11: 2-16:“Dhe ju lavdëroj, vëllezër, që më kujtoni në të gjitha gjërat dhe i mbani traditat, ashtu siç jua kam dhënë. Por dua që të dini se kreu i çdo burri është Krishti, dhe kreu i gruas është burri; dhe kreu i Krishtit është Perëndia. Çdo burrë, kur lutet ose profetizon kokëmbuluar, turpëron kryet e tij. Edhe çdo grua, që lutet ose profetizon kokëzbuluar, turpëron kryet e saj, sepse është njësoj sikur të ishte e rruar. Sepse në qoftë se gruaja nuk mbulohet, le të qethet; por në qoftë se për gruan është turp të qethet a të rruhet, le të mbulojë kryet. Sepse burri nuk duhet të mbulojë kryet, sepse është shëmbëllimi dhe lavdia e Perëndisë, kurse gruaja është lavdia e burrit, sepse burri nuk është nga gruaja, por gruaja nga burri, edhe sepse burri nuk u krijua për gruan, por gruaja për burrin. Prandaj gruaja, për shkak të engjëjve, duhet të ketë një shenjë autoriteti mbi kryet. Por në Zotin as burri s’është pa gruan, as gruaja pa burrin, sepse sikurse gruaja vjen nga burri, ashtu edhe burri vjen nëpërmjet gruas, dhe gjithçka vjen nga Perëndia. Gjykoni ndër veten tuaj. A i ka hije gruas t’i lutet Perëndisë pa u mbuluar? Po vetë natyra, a nuk ju mëson se, në qoftë se një burrë i mban flokët të gjatë, kjo është çnderim për të? Por në qoftë se gruaja i ka flokët të gjatë, kjo është lavdi për të, sepse flokët i janë dhënë asaj për mbulesë. Por në qoftë se ndokush mendon të kundërshtojë, ne s’kemi zakon të tillë, as kishat e Perëndisë.”

 

Burra të perëndishëm mbi qëllimin e grave

Zhan Kalvin (John Calvin)

“Tani konsideroni këtë, është e paarsyeshme kur gratë duan të sundojnë mbi burrat.” –‘Burrat, Gratë dhe Rendi në Kishë (Men, Women, and Order in the Church)’.

“…cfarë është e lidhur ngushtë me pozicionin e mësimdhënies — dhe të mos kenë pushtet mbi burrin; për këtë arsye, ato janë të ndaluara që të mësojnë, që do të thotë se nuk është e lejuar nga gjendja e tyre. Ato janë në nënshtrim, dhe të mësosh nënkupton post pushteti ose autoriteti. Prapësëprapë mund të mendohet që ky nuk është argument shumë i fortë; sepse edhe profetët dhe mësuesit janë të nënshtruar ndaj mbretërve dhe magjistratëve të tjerë. Unë përgjigjem që nuk ka absurditet në të njëjtin person që urdhëron dhe dhe po ashtu bindet, kur shikohet në një marrëdhnie tjetër të ndryshme. Por kjo nuk aplikohet në rastin e gruas, e cila nga natyra (që do të thotë ligji i zakoshëm i Perëndisë) është krijuar që të bindet; sepse gunaikokratia (qeverisja nga gratë) gjithmonë është parë nga të gjithë njerëzit e urtë si dicka e kobshme; dhe prandaj do të jetë një përzjerje e qiellit dhe e tokës, nëse gratë uzurpojnë të drejtën për të mësuar.” – Kalvini nga komentari i tij te 1 Tim 2:12

Methju Henri (Matthew Henry)

“Dhe ashtu si Perëndia është kreu i Krishtit, dhe Krishti kreu i të gjithë njerëzimit, po kështu burri është kreu i dy gjinive. Në të vërtetë jo me një sundim si Krishti ka mbi njerëzit ose Perëndia ka mbi Krishtin Jezus njeri, por ai ka një epërsi dhe kryesi, dhe gruaja duhet të jetë e nënshtruar dhe jo të pretendojë apo të uzurpojë vendin e burrit. Kjo është situata në të cilën Perëndia e ka vendosur atë, dhe për këtë arsye ajo duhet të ketë një mendje të përshtatshme për rangun e saj, dhe të mos bëjë asnjë gjë që nga paraqitja e jashtme duket si dëshirë për ndryshim rolesh. …. ndoshta ky ishte gabimi i këtyre profeteshave në kishën e Korintit. Ishte si të bëje një gjë që, në atë periudhë të botës, tregonte epërsi, dhe që kështu qe një pretendim i nënkuptuar i një gjëje që nuk u përkiste atyre por seksit tjetër. Shënim: Gjinitë nuk duhet të mendojnë të ndryshojnë vendet. Rendi në të cilin dituria hyjnore i ka vendosur personat dhe gjërat, është më e mira dhe e përshtatshmja. Të përpiqesh ta ndryshosh atë është si të shkatërrosh çdo rregull dhe të fusësh çrregullim. Gruaja duhet t’i përmbahet rangut që Perëndia ka zgjedhur për të, dhe të mos turpërojë kryet e saj, sepse, si përfundim, kjo do të thoshte të turpërosh Perëndinë. Në qoftë se ajo ishte bërë nga burri, dhe për burrin, dhe bërë për të qenë lavdia e burrit, ajo, sidomos në publik, nuk duhet të bëjë asgjë që duket si një dëshirë për ta ndryshuar këtë rregull.“– Komentari Matthew Henry te 1 Korintasve 11

[Ligji I Ripërtërirë 22:5] ndalon ngatërrimin e roleve dhe të punëve të gjinive: burrat nuk duhet të jenë femërorë, as edhe të bëjnë punën e gruas në shtëpi. Gratë nuk duhet të jenë grindavece, të kërkojnë të mësojnë, ose të uzurpojnë autoritetin” – Komentari Matthew Henry

Xhon Mekarthur (John MacArthur)

“Një shprehje meriton vëmëndje të veçantë te Titi 2. Është shprehja “t’u kushtohen punëve të shtëpisë”. Fjala në greqisht është oikourgous, që do të thotë “punëtore në shtëpi.” Oikos është fjala greke për “shtëpinë,” dhe ergon do të thotë “punë, punësim.” Tregon që detyra e parë e një gruaje të martuar është ndaj vetë familjes së saj, në vetë shtëpinë e saj. Administrimi i shtëpisë së saj duhet të jetë puna e saj kryesore, detyra e saj e parë, puna e saj më e rëndësishme, dhe karriera e saj e vërtetë.”

“Nëna, mos lejoni askënd që t’ju bëjë të mendoni se është e përbuzshme ose dicka e ulët nëse qëndroni në shtëpi që të rrisni familjen tuaj. Mos beso gënjeshtrat që ti je e shtypur nëse je puntore në shtëpi në vend të një vendi pune në botë. Ta përkushtosh veten tënde plotësisht rolit tënd si bashkëshorte dhe nënë nuk është ndrydhje; është lirim i vërtetë. Shumë gra e kanë besuar gënjeshtrën e botës, veshën një kostum, morën çantën, i dorëzuan fëmijët e tyre tek dikush tjetër që t’i rriste, dhe shkuan në vendin e punës, vetëm për të kuptuar pas pesëmbëdhjetë vitesh që ato dhe fëmijët e tyre kanë një zbrazëti boshe në zemrat e tyre. Shumë gra të tilla karrieriste tani thonë që do kishin dashur ta përkushtonin veten të qënit nënë dhe shtëpisë.”

“Kur gratë marrin pushtetin në një kulturë, burrat bëhen të dobët; Kur burrat bëhen të dobët, ata mund të mposhten, dhe kur të gjitha burrat janë mundur, ju [gratë] mund të uleni me të gjithë stolitë dhe rrangullinat tuaja. Ju jeni mposhtur, sepse mbizotëruat mbrojtësin tuaj.”

 

Një këqyrje e qëllimit të grave

Elizabet Eliot (Elisabeth Elliot)

“A duan çlirimtarët e grave të çlirohen nga të qënit grua? Jo, do të thonë ato, ato duan të lirohen nga klishetë shoqërore se çfarë duhet të jenë gratë…. Disa fakte shumë interesante janë zbuluar nga shkenctarët që të gjitha feministet duhet t’i trajtojnë me shumë kujdes. Këto fakte tregojnë që nuk është thjesht shoqëria ajo që vendos se si gjinitë duhet të sillen…. Kam mësuar që ideja e matriarikisë (shën. i përkthyesit: sistem shoqëror ku gratë janë në pozicione pushteti dhe autoriteti) është mitike sepse askush nuk mund të dokumentojë që ka ekzistuar ndonjëherë. A nuk duket e çuditshme që mbizotërimi mashkullor ka qënë universal nëse ky është kushtëzim i pastër social? Të paktën do të shihnim disa shembuj të shoqërive ku gratë dhe jo burrat mbanin pozicionet e statusit më të lartë…. A nuk është shumë më e lehtë të besosh që ndjenjat e burrave dhe grave përgjatë historisë kanë një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me disa kushte paraprake të lindura? … Ishte Perëndia ai që na bëri të ndryshëm, dhe Ai e bëri këtë me qëllim. Kërkimi i fundit shkencor është goxha sqarues, dhe siç ka ndodhur edhe më parë, vërteton të vërtetat e hershme që njerëzimi gjithmonë i ka ditur. Perëndia krijoi mashkullin dhe femrën, mashkullin për të thirrur, për të udhëhequr, për të iniciuar dhe për të qeverisur, dhe femrën për t’u përgjigjur, për të ndjekur, për t’u përshtatur, dhe për t’u nënshtruar.”

“Barazia nuk është një ideal i krishterë. Në vend të parë është shumë e vështirë të kuptohet se çfarë duan të thonë njerëzit kur flasin për barazinë. Me siguri që ata nuk duan të thonë që burrat dhe gratë janë si dy gjysmat e orës prej rëre ose të një portokalli…. Ne mund të themi që burri dhe gruaja janë të njëjtë si krijesa të Perëndisë. Si burri dhe gruaja janë të krijuar sipas shëmbëlltyrës së Tij. Ata mbajnë vulën hyjnore. Ata thirren njësoj në bindje dhe përgjegjësi, por ka ndryshime te përgjegjësitë.… Deklarata, ‘Të gjithë njerëzit janë krijuar në mënyrë të njëjtë’ është deklaratë politike, duke i’u referuar një cilësie të vetme për një qëllim të vetëm. C.S. Lewis e quajti këtë një ‘trillim ligjor,’ të dobishme, të nevojshme, por jo gjithmonë të dëshirueshme. Martesa nuk është një arenë politike. Është një bashkim i dy të kundërtave. Është konfuze të flasësh për ‘të ndarë por të barabartë’ ose ‘të kundërt por të njëjtë’ duke i’u referuar këtij bashkimi unik të dy njerëzve që janë bërë (për shkak se u bënë ndryshe në mënyrë që ata kështu të bëhen) një mish.”

Tejlor Kolduell (Taylor Caldwell)

“Mbaj mend këtë: Shenja më e fortë e kalbëzimit të një kombi është feminizimi i burrave dhe mashkullorizimi i grave. Ështe e dukshme që në vendet komuniste që gratë nxiten dhe detyrohen të bëjnë atë që tradicionalisht ka qënë puna e burrave. Gratë amerikane, disa prej tyre, ndihen triumfuese që ato kanë rrëzuar ‘barrikadat’ midis punës dhe gjinive. Shpresoj që do të ndihen akoma triumfuese kur një komisar t’i detyrojë të marrin lopatën ose sëpatën në duart e tyre të buta dhe t’i detyrojë të gërmojnë, të presin dru ose të hapin kanale. Unë shpresoj që ato do të jenë ‘të lumtura’ kur burri i tyre do t’i braktisë dhe do t’ju duhet të mbajnë vetë veten dhe fëmijët e tyre. (Në fund të fundit, nëse një grua duhet të jetë ‘e lirë’ ajo nuk duhet të kundërshtojë që edhe burrat të jenë të lirë gjithashtu, apo jo?). Unë shpresoj që ato do të ndihen ‘të përmbushura’ kur atyre të mos u jepet më mirësjellje dhe dashamirësi për shkak të gjinisë, por të qëndrojnë në këmbë në autobuzë nga burrat dhe të shtyhen që të hapin rrugën nga burrat në trotuarët dhe ashensorët e populluar…. Shpresoj që kur të shikohen në pasqyrë do të jenë të kënaqura të shohin fytyra të rraskapitura dhe të hidhëruara dhe që do të ngushëllohen nga rroga e tyre.”

Ricard Armor (Richard Armour)

“Lumturia më e madhe do të rezultonte nësë gratë do të vazhdonin ta linin këtë botë të ishte bota e burrit dhe të vazhdonin të siguronin një vend lumturie në shtëpi. Karriera e saj më e madhe është të ndihmojë burrin e saj dhe të mësojë fëmijët e saj në drejtimin e duhur. Gratë duhet të kujtohen që ato mund të kenë po aq përmbushje kur thonë, ‘Shiko, unë ndihmova burrin tim dhe kam rritur fëmijë përsëmbari.’ Unë nuk mendoj që gratë mund të bëjnë më mirë sesa kjo. Kjo është më e rëndësishme sesa fitimi i Çmimeve Pulitzer ose Nobel.”

Karolin Gralia (F. Carolyn Graglia)

“Ata që mbrojnë tradicionalizmin anti-feminist sot shihen si heretikë që luftojnë një Inkuizicion. Të bëhesh një zonjë dhe kudjestare shtëpiesot, një grua mund të ketë nevojë për kurajon e një heretiku…. Feministet thanë që një grua mund të gjejë identitet dhe përmbushje vetëm në një karrierë; ato janë gabim. Ato thanë që një grua mund ‘t’i ketë të gjitha’; ato janë gabim – ajo mund të ketë vetëm disa. Përvoja e të qënit nënë në shtëpi është një përvojë ndryshe nga të qënit një producente me kohë të plotë që gjithashtu është një nënë. Një grua mund të ketë përvojën e parë ose të dytë, por jo të dyja në të njëjtën kohë. Të kombinosh karrierën me të qënit nënë kërkon që një grua të bëjë kompromis dhe të zvogëlojë përkushtimin dhe përpjekjet e saj për rolin e parë ose të dytë, ose zakonisht, për të dyja.”

–A Brief Against Feminism, faqet 369-370

Mbretëresha Viktoria

“Jam shumë e shqetësuar për këtë thirrje dhe lëvizje të rrezikshme e jo të krishterë të ‘të drejtave të grave’… Lëreni gruan të jetë atë që Perëndia e synoi të jetë; një ndihmë për një burrë – por me detyra dhe prirje tërësisht të ndryshme.” Mbretëresha Viktoria

“Unë jam e shqetësuar që të regjistroj këdo që mund të flasë ose të shkruajë për këtë marrëzi të ligë e të çmendur të ‘të drejtave të gruas’ me të gjitha tmerret që e shoqërojnë, ku shtrëmbërohet gjinia e saj, duke harruar cdo ndjesi dhe ndjenjë femërore. Feministet duhet të marrin një fshikullim të mirë. Nëse gratë do ta ‘çgjinizojnë’ vetveten duke pretenduar barazi me burrat, ato do të bëheshin qëniet më të urryeshme, pagane dhe më të pakëndshme dhe me siguri që do të humbisnin pa mbrojtjen mashkullore.” ~ Mars, 1870.

“Çdo ditë e më shumë jam bindur që ne gratë, nëse do të jemi gra të mira, femërore, të përzemërta dhe kudestare shtëpie, nuk jemi të përshtatshme për të mbretëruar; të paktën është “contre gré” (kundër vullnetit, pa dëshirë) që e shtyjnë veten e tyre drejt punës që ajo sjell.” ~ 1852

“Unë e dua paqen dhe qetësinë dhe e urrej politikën dhe trazirën. Ne gratë nuk jemi bërë për të qeverisur, dhe nëse jemi gra të mira, ne nuk duhet t’i pëlqejmë këto profesione mashkullore.”

Filis Sclaflai (Phyllis Schlafly)

“Martesa dhe të qënit nënë kanë sprovat dhe mundimet e tyre, por cili stil jetese nuk i ka? Nëse ti e sheh shtëpinë tënde si kafaz, do të jesh po aq e burgosur në një zyrë apo në një fabrikë. Largimi nga shtëpia është një largim nga vetja, largim nga përgjegjësia, largim nga natyra e gruas, në kërkim të shpresave të rreme dhe fantazive venitëse. Nëse ti ankohesh për shërbimin ndaj burrit tënd, shërbimi ndaj një shefi do të jetë më e patolerueshme. Çdokush në botë ka një shef të një lloji. Është më e lehtë për shumicën e grave të arijë një marrëdhënie pune më harmonike me burrin e saj se sa me një menaxher, drejtor apo shef.” ~ Choosing a Career”

“Feminiset e kuptojnë mië që ato nuk mund ta arrijnë dot kurrë një fushë loje të barabartë për aq kohë sa konkuruesit e tyre meshkuj kanë avantazhin e grave të tyre që janë zonja dhe kudjestare shtëpie… Gratë e së majtës e dinë që për të ecur përpara më lehtë, ato duhet t’i privojnë burrat nga avantazhi që ata kanë me gratë e tyre që janë zonja shtëpie. Dëshira për të eliminuar zonjën dhe kudestaren e shtëpisë me kohë të plotë ka qënë qëllimi i feministeve përgjatë gjithë kohës. Qëllimi nuk ishte kurrë nevojë për një të ardhur të dytë.”

Znj. Ralf Borsodi (Mrs. Ralph Borsodi)

“Ajo që më shqetëson më shumë është pyetja se çfarë është një mënyrë jetese e mirë për gruan. Unë nuk besoj që shpenzimi i pjesës më të mirë të jetës së saj në një fabrikë, pas banakut të një dyqani ose edhe e ulur pas një shtypshkronje është një mënyrë e mirë për të jetuar siç besojnë shumica e mbrojtësve të industrializmit dhe socializmit. Për gruan administrimi i shtëpisë, përkujdesja dhe trajnimi i fëmijëve të saj, dhe të bërit punë kreative — si qepja dhe thurja si edhe gatimi dhe pastrimi — është një mënyrë më e mirë për të jetuar…

Unë nuk dua që milionat e grave që kanë zgjedhur të jenë zonja dhe kujdestare shtëpie si karrierë të mendojnë që ato po japin më pak se sa gratë që fitojnë pak para çdo javë. Dhe mbi të gjitha, nuk dua që të ndihen që duhet të lënë fshatin për të shkuar në qytet, ta shtyjnë martesën derisa të jenë të shtyrë në moshë, dhe të heqin dorë nga formimi i një familje, për shkak se “progresi” kërkon që ata të jetojnë në qytete, të bëjnë punë qyteti, dhe ta kalojnë kohën duke bërë paszar në qytet.

~ “Amerika e Lirë (Free America)”, 1937

Rreth autores:

Anna Grace Wood është një Baptiste e Reformuar, nënë e 9 fëmijëve, zonjë dhe kujdestare shtëpie, patriarkale që beson në mbulimin e kokës gjatë shërbesës. Dëshira e saj është të përlëvdojë Perëndinë duke u mësuar vajzave të reja feminitetin biblik.

Artikulli Origjinal: https://feminasolagratia.com/addressing-feminism-biblically/


Burime:

Predikime për feminizmin:

Feminism in light of the Bible

Practical Feminism: A Curse

 

Artikuj që trajtojnë feminizmin dhe rolet e krijimit

Against Complementarianism by Eric Conn

Androgyny is literally paganism

Biblical Support For women as Homemakers

Broad-Brushing and Yellow wallpaper

But ëhat about Deborah?!

But ëho does the dishes?

Commentary on 1 Timothy 2:9-14. by Martin Luther

Elder Ninjas & Lady Teachers

Feminism In The Reformed Churches: 1. The Leaders by Michael Spangler

Feminism In The Reformed Churches: 2. The Tactics, Online by Michael Spangler

Feminism In The Reformed Churches: 3. The Tactics, in Books by Michael Spangler

Feminism In The Reformed Churches: 4. The Tactics, In Church by Michael Spangler

Feminism in the Reformed Churches: 5. A Call to Arms by Michael Spangler

The Feminist Convergence by Rev. Bennie Castle

Submitting to Feminism by Cameron Buettel (GTY)

The First Blast of the Trumpet Against the Monstruous Regiment of ëomen. by John Knox

5 clear reasons Christians should oppose female heads of state

Five Reasons Deborah Supports Male Leadership by Scott LaPierre 

Five ways God Established Husbands’ Headship at Creation by Scott LaPierre

The Great Servant Leadership Mistake by Douglas Wilson

It’s good to be a man: A primer on patriarchalism versus complementarianism

The Lie of Servant Leadership by Douglas Wilson

Male Leadership Is God’s Pattern by Scott LaPierre

MystiChicks – by Chris Rosebrough

On Female Education. by Samuel Miller by Samuel Miller

Patriarchy is inevitable so long as men are men and women are women
by Laura Perrins

Paul on women Speaking in Church by Benjamin B. Warfield

The Public Preaching of Women. by Robert L. Dabney

Reform in the Political Status of ëomen.

Spiritual Armour To Defend the Head From the Superfluity of Naughtiness.

Submitting to Feminism by Cameron Buettel

The Sufficiency of Scripture in the Disciple-Making Ministry of the Church and the Home

The True Calling of Women by John Calvin

The Virtuous Wife of Proverbs 31 by Scott LaPierre 

What is the Woman’s Desire? by Susan T. Foh

What their anger about “Go Home” reveals by Elizabeth Prata

Why a woman bearing the sword is an abomination to the Lord

Why on Earth Do Complementarian Men want to Die for Their Wives?

Why we (Still) warn Against Beth Moore by Justin Bullington

Women’s Rights Women. by Robert L. Dabney

 

Faqe që trajtojnë feminizmin

Ladies against feminism

Fathers for Life

 

Video në Youtube që trajtojnë rendin e krijimit dhe feminizmin

The Role Of Husbands And Wives ❃Voddie Baucham❃

Voddie Baucham -Speaking On Womanhood Full

The Sufficiency Of Scripture For Manhood And Womanhood ❃Voddie Baucham❃

Biblical Womanhood ❃Voddie Baucham❃

Voddie Baucham – Love and Marriage – Part 1 – In the Beginning

Voddie Baucham – Love and Marriage – Part 2 – True Love

Voddie Baucham – Love and Marriage – Part 3 – The Other Half

Voddie Baucham – Love and Marriage – Part 4 – The Better Half

VODDIE BAUCHAM – Centrality of the Home

Marriage, Family and Parenting – Paul Washer

Biblical Marriage – Part 1 | Paul Washer

Paul ëasher Biblical Marriage part 2

Respecting Husbands – Douglas Wilson | Marriage Seminar

Loving Wives — Douglas Wilson | Marriage Seminar

A Godly Wife? -John MacArthur

Does the Bible Permit a Woman to Preach? Dr. John MacArthur

The Willful Submission of a Christian Wife (Ephesians 5:22-24) John MacArthur

Husbands, Love Your Wives (Ephesians 5:25-33)

 

Trajtim i feminizmit 

Feminism is poison series by Summer White

Fruitful & Fearless by Lexy Sauve and Jordan Sparks

Femina by Nancy Wilson

 

Audio

Counsels to Christian Mothers

What is a Gentle and Quiet Spirit?

Her Husband Praises Her

What is the Ideal Woman? by Eric Conn 

 

Feminism Destroyed | with Bekah Merkle

 

Faqe që trajtojnë feminizmin dhe qëllimin e grave

Blog & Mablog

It’s Good to be a Man

The War on Men

 

The family in its civil and churchly aspects; an essay in two parts
by Palmer, B. M. (Benjamin Morgan), 1818-1902

Domestical Duties part 1 (Treatises 1-3, 1.2 MB)
William Gouge (1575-1653)

Domestical Duties part 2 (Treatises 4-8, 1.2 MB)
William Gouge (1575-1653)

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *