RRETH FAQES

VetemprejHirit.com është një faqe që ka si qëllim të paraqesë, të mësojë dhe të mbrojë Krishtërimin e Vërtetë Biblik Historik, duke i pajisur të krishterët në të vërtetën e Fjalës së Perëndisë duke shkruar dhe përkthyer artikujt më të mirë nga predikuesit dhe autorët e së shkuarës dhe të kohëve të sotme. 

Ajo synon të deklarojë të gjithë këshillën e plotë të Perëndisë dhe jo vetëm aspektet me të cilat jemi rehat, që ungjilli do të transformojë të gjitha fushat e jetës sonë. Të theksojë doktrinat dhe mësimet biblike që kanë humbur, që janë mënjanuar ose janë kundërshtuar, me besimin që do të na ndihmojë në një nga detyrat më urgjente që kanë ungjllorët sot – Rikuperimin e Ungjillit, që është fuqia e Perëndisë për shpëtim.

Kjo bëhet me shpresën që kisha do të përqafojë dhe të rikuperojë Ungjillin Biblik dhe të vërtetat e mëdha të Fjalës së Perëndisë. Që kisha të rikthehet te Bibla, te shtigjet e vjetra dhe mënyrat e vjetra, sepse vetëm në këtë mënyrë, Perëndia do të përlëvdohet më shumë, mbretëria e Tij do zgjerohet më shumë, dhe fuqia e Perëndisë do derdhet mbi kishën.

Përmbajtja e faqes është komplet falas, mund të përdoret lirisht nga besimtarët, pastorët dhe misionarët, me kushtin e vetëm që të citohet burimi, pra, adresa e faqes: www.VetemprejHirit.com

Faqja afirmon Pesë Solat e Reformacionit:

Sola Scriptura  –  Vetëm Shkrimi
Solus Christus  –  Vetëm Krishti
Sola Gratia  –  Vetëm Hiri
Sola Fide  – Vetëm Besimi
Soli Deo Gloria  –  Vetëm për lavdinë e Perëndisë

Dhe mësimet biblike të Hirit Sovran të Perëndisë:

Mëkatshmëria e Plotë e Njeriut,

Zgjedhja Sovrane dhe e Pakushtëzuar e Perëndisë për shpëtim,

Shlyerja Specifike e Krishtit për Popullin e Tij,

Hiri i Parezistueshëm dhe Efektiv i Perëndisë në Shpëtimin e Mëkatarëve

Këmbëngulja e Shenjtorëve në Besim.

Faqja është përpjekur që nga hiri i Zotit të jetë sa më besnike ndaj Shkrimeve, të shpallë të vërtetat biblike dhe të paralajmërojë për mësimet jo biblike sot në kishë. Ajo është përpjekur ta bazojë çdo deklaratë (dhe pikëpamje) me autoritetin e të gjithë këshillës së plotë të Shkrimit.

Le të kërkojmë thellësisht Shkrimet dhe të lutemi duke u varur më shumë në to dhe duke u rritur më shumë në zell. Le të mos mjaftohemi me vetëm duke gërvishtur sipërfaqen e Shkrimit të Shenjtë dhe si rrjedhim të dimë shumë pak nga mos gërmimi në thesaret e tij të fshehura. 

Lutem që kjo faqe do të jetë vepruese, një burim për të inkurajuar lexuesit që të kërkojnë fytyrën e Perëndisë dhe të gërmojnë më thellë në Fjalën e Tij dhe që Fryma do të na hapë sytë ndaj të vërtetave të Fjalës së Tij.

Mosnjohja e përmbajtjeve të Shkrimit është rrënja dhe themeli i çdo gabimi. Por Zoti e përdortë këtë faqe për të hequr disa kokrriza mosdije, dhe për të hedhur pak dritë në Fjalën e çmuar të Tij.

Këtu përfundoj këtë hyrje të shkurtër për këtë faqe duke qënë i vetëdijshëm edhe për mangësitë e saj. Zoti e përdortë atë për vetë lavdinë e Tij dhe për shpëtimin dhe bekimin e shumë shpirtërave. Amen.

Libër PDF FALAS

"Çfarë duhet të dijë çdo i krishterë" nga puritani John Owen 🎁

Vendosni adresën e Emailit dhe do drejtoheni në faqen për të shkarkuar librin. Gjithashtu mos harroni të konfirmoni kërkesën qëdo t'ju vijë në Email.

Lexoni privacy policy për më shumë informacion.