Një Vështrim drejt Gëzimit Qiellor

“Vetmia e Ëmbëlsuar” nga puritani James Meikle, 1730-1799


Oh Përjetësi! Përnjëherësh unë ndodhem në një vërshim të pakufishëm të lumturisë, një det të gjërë lavdie—i humbur në habi mes kënaqësive të parrëfyeshme, dhe i mbartur me ngazëllimet e harmonisë serafike! Ndërkohë që të gjithë shenjtorët e Tij ngazëllohen në lavdinë e Tij të shkëlqyeshme—çfarë ngrohtësie ndrit në çdo shpirt, dhe çfarë ngazëllimi bymehet në çdo këngë! Oh shfaqjet e mahnitshme të përsosmërive të Tij, manifestimet e mirësisë së Tij, derdhjet e dashurisë së Tij!

Këtu ne morëm nga plotësia e Tij—hir mbi hir dhe lavdi mbi lavdi.
Zotërimi ynë qiellor është i denjë për Dhënësin tonë bujar, Ne kemi . . .
një mbretëri që nuk mund të hiqet kurrë,
një trashëgimi të pandotur, që nuk do të venitet,
një qytet me themele, ndërtuesi i të cilit është Perëndia,
veshje lavdie,
një kurorë drejtësie dhe jetë të përjetshme,
pemën e jetës ku mund të hamë,
burimin e jetës ku mund të pijmë,
kopshtin e Perëndisë ku mund të ecim,
jetën, larg nga arritja e vdekjes,
shëndet, pa asnjë sëmundje,
gëzim të përjetshëm, pa dhimbje!

Trupat tanë janë të pavdekshëm,
shpirtrat tanë të panjollë,
shqisat tona të shenjtëruara,
mendimet dhe të kuptuarit shpirtërore
aftësitë tona të rritura, dhe
i gjithë shpirti ynë i lavdishëm!

Lumturia jonë e kaluar është me ne në një kujtim të ëmbël,
Lumturia jonë e atyshme na magjeps dhe na kënaq në gëzimin, dhe
Lumturia jonë e ardhshme është e pranishme me ne në sigurinë e plotë të lumturisë tonë të përjetshme.

Kështu ne jemi të bekuar përjetë në shkallën më të lartë. Ne jemi . . .
sipër të gjithë frikës,
përtej ankthit dhe dyshimit,
dhe të vendosur sipër përtej çdo ndyshimi!

Shërbimi ynë është i sinqertë,
adhurimet tona janë të zjarrta,
dituria jonë ëshë e thellë dhe e kënaqëshme.

Ngazëllimi mbush çdo pjesë!

Sytë tanë janë të magjepsur me të parë Mbretin në bukurinë e Tij;
veshët tanë janë të magjepsur me dëgjimin e këngëve e tempullit të brendshëm;
flegërat e hundës sonë janë të magjepsura me aromën e Trendafilit të Sharonit;
këmbët tona janë të magjepsura me qëndrimin në vendin e Tij të shenjtë;
duart tona janë të magjepsura me prekjen e Fjalës së Jetës; dhe
gojët tona janë të magjepsura me verën e të Dashurit, e cila zbret ëmbëlsisht—duke i bërë shpirtrat tanë të thërrasin me zë të lartë, dhe buzët tona të këndojnë dhe kurrë të mos pushojnë.

Përvoja jonë e plotësisë së Tij, të parit tonë i përsosmërive dhe lavdisë së Tij—përbëjnë lumturinë tonë më të lartë, dhe janë qielli i qiellit!

Oh çfarë përrenjsh të dashurisë së përjetshme gëlojnë nga froni i lavdishëm në shpirtrat tanë!

Oh çfarë kënaqësie që është në praninë e Tij!

Oh lumenjtë e bollshëm të gëzimit që rrjedhin në dorën e Tij të djathtë!

Oh dashuri! Kurrë më të harrohem—që më ka sjellë të sigurt përmes kaq shumë labirintesh gjarpëruese dhe shtigjesh të shtrembura, në sy të kaq shumë armiqve — pavarësisht nga. . .
një djall tundues,
akuzave të mëkateve të mia,
rebelimin e epsheve të mia,
mishëroren e dëshirave të mia, dhe
dobësinë e të gjitha hireve të mia—
për të banuar më në fund përjetësisht në lumturinë qiellore!

Oh përjetësi! Dikur ngushëllimi i pritjeve tona të përmalluara—tani mbartja e shpirtrave tanë të zgjeruar. Sepse ne jemi . . .
përgjithmonë me Zotin,
duke vështruar fytyrën e Tij të pafshehur,
duke veshur emrin e Tij hyjnor,
duke pirë të gjithë lumenjtë e kenaqësive të Tij,
duke ngrënë manën e Tij të fshehur,
duke u ulur nën Pemën e Jetës,
duke u prehur nën rrezet e Diellit të Drejtësisë,
duke kënduar Haleluja ndaj Atij që na deshi, që na lau nga mëkatet tona në gjakun e Tij, dhe na solli këtu që të jemi me Të përgjithmonë!

Oh gjendje e gëzimit të plotë dhe lumturisë së përkryer!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *