Ngushëllimi i Perëndisë – Nga John Owen

“Ti më ke shtënë në zemër më tepër gëzim nga sa ndiejnë ata kur kanë grurë dhe musht me shumicë” (Psalmi 4:7). “Bota më urren,” mund të thotë një shpirt që ka Frymën, “Por Ati im më do”. Njerëzit më përçmojnë si hipokrit, por Ati im më do si fëmijë. Unë jam i varfër në këtë botë, por kam një trashëgimi të pasur në dashurinë e Atit tim. Unë jam i shtrënguar në të gjitha gjërat, por ka bukë mjaftueshëm në shtëpinë e Atit tim. Unë vajtoj në fshehtësi nën fuqinë e dëshirave dhe mëkatit tim, ku asnjë sy nuk më sheh, por Ati më shikon, dhe Ai është plot dhembshuri. Me një ndjesi të mirësisë së tij, e cila është më e mirë se jeta, unë gëzohem në vuajtje, mburrem në mundime, triumfoj si pushtues. Megjithëse vritem gjithë ditën, të gjitha hidhërimet e mia kanë një fund që mund të maten — sprovat e mia, kufij që mund të përcaktohen, por gjerësinë, dhe thellësinë, dhe lartësinë e dashurisë së Atit, kush mund ta shprehë?”…

 

~ Puritani John Owen

Communion With The Triune God [Bashkësi me Perëndinë Triun]

 (Wheaton, IL; Crossway Books; 2007) f. 409

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *