Shiko te Jezusi – Nga Charles Spurgeon

Mëngjes, 28 Qershor

“Duke i drejtuar sytë te Jezusi.” Hebrenjtë 12:2

Është puna e Frymës së Shenjtë ti drejtojë sytë tanë nga vetja te Jezusi; por puna e Satanit është e kundërta e kësaj, sepse ai vazhdimisht përpiqet të na bëjë që të shikojmë te vetja në vend të Krishtit. Ai na thotë, “Mëkatet e tua janë tepër të mëdhaja për tu falur; ti nuk ke besim; ti nuk pendohesh mjaftueshëm; ti nuk do jesh kurrë i aftë të vazhdosh deri në fund; ti nuk ke gëzimin e fëmijëve të tij, ti nuk je kapur fort pas Krishtit.” Të gjtha këto janë mendime rreth vetes dhe ne nuk do të gjejmë kurrë ngushëllim ose siguri duke parë brenda nesh. Por Fryma e Shenjtë i drejton sytë tanë tërësisht larg vetes sonë: Ai na tregon që ne nuk jemi asgjë, por që “Krishti është gjithçka në gjithçka.” Mbani mend, prandaj, nuk është kapja jote pas Krishtit- por Krishti; nuk është gëzimi yt në Krishtin që të shpëton- është Krishti; nuk është madje as besimi në Krishtin, megjithëse ai është instrumenti – është gjaku dhe merita e Krishtit; prandaj, mos shiko kaq shumë te duart e tua me të cilat je duke kapur Krishtin, por Krishtin; mos shiko te shpresa jote, por te Jezusi, burimin e shpresës tënde; mos shiko te besimi yt, por te Jezusi, kreu dhe plotësonjësi i besimit. Ne nuk do të gjejmë kurrë gëzim duke parë te lutjet tona, veprat tona, ose te ndjenjat tona; ështa ajo çfarë Jezusi është, jo ajo çfarë ne jemi, që i jep pushim shpirtit. Nëse ne menjëherë do të mposhtnim Satanin dhe të kishim paqe me Perëndinë, duhet të jetë “duke i drejtuar sytë te Jezusi.” Mbaje syrin tënd mbi Të; Qofshin vdekja e Tij, vuajtjet e Tij, meritat e Tij, lavditë e Tij, ndërmjetësimet e Tij, të freskëta në mendjen tënde; kur ti ngrihesh në mëngjes shiko tek Ai; kur ti shtrihesh në dark shiko tek Ai. Oh! Mos lejo që shpresat ose frikërat e tua të futen midis teje dhe Jezusit; shko fort pas Tij, dhe Ai kurrë nuk do të të zhgënjejë.

“Shpresa ime nuk është në asgjë më pak

 Se në gjakun dhe drejtësinë e Jezusit:

 Në gjë më të ëmbël nuk guxoj të besoj,

 Por në emrin e Jezusit tërësisht të mbështetem.”

 

~ Charles Spurgeon

Morning and Evening [Mëngjes dhe Mbrëmje] (Wheaton, IL; Crossway Books; 2003)

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *