Roli i Grave

Nga John MacArthur

Megjithëse tradicionalisht gratë kanë përmbushur role mbështetëse në shërbim të kishës dhe patën gëzimin e tyre më të madh dhe ndjesi arritjeje duke qënë bashkëshorte dhe nëna, lëvizja feministe ka pasur sukses për të influencuar shumë gra të braktisin këto role të caktuara në mënyrë hyjnore. Fatkeqësisht, kjo lëvizje ka bërë përparim edhe në kishë, duke krijuar kaos dhe konfuzion në lidhje me rolin e grave si në shërbesë ashtu edhe në shtëpi. Vetëm në Shkrim mund të gjendet qëllimi i synuar i Perëndisë për gratë.

 

Dhiata e Vjetër dhe Gratë

Në ngjarjen e krijimit te Zanafilla 1, fjala e parë e Perëndisë mbi çështjen e burrit dhe të gruas është që ata u kirjuan në mënyrë të barabartë sipas shëmbëllimit të Perëndisë (v. 27). Asnjëri nuk mori më shumë nga shëmbëllimi i Perëndisë se tjetri. Kështu Bibla fillon me barazinë e sekseve. Si persona, si qënie shpirtërore që qëndrojnë përpara Perëndisë, burrat dhe gratë janë absolutisht të barabartë.

Pavarësisht kësaj barazie, te Zanafilla 2 ka një tregim më të detajuar të krijimit të dy qënieve njerëzore që zbulon ndryshime në funksionet dhe përgjegjësitë që janë dhënë nga Perëndia. Perëndia nuk e krijoi burrin dhe gruan në të njëjtën kohë, por Ai krijoi Adamin të parin dhe Evën të dytën për qëllimin specifik që të jetë ndihmë për Adamin. Eva ishte e barabartë me Adamin, por asaj i’u dha roli dhe detyra për t’ju  nënshtruar atij. Megjithëse fjala “ndihmë” mbart konotacion shumë pozitiv—madje edhe të përdoresh nga vetë Perëndia si ndihmës i Izraelit (LiP. 33:7; Psa. 33:20)— prapësëprapë përshkruan dikë në një marrëdhënie shërbimi ndaj një tjetri. Atëhere, përgjegjësia e grave për t’ju nënshtruar burrave të tyre, ishte pjesë e planit që nga krijimi, madje që përpara mallkimit. Librat e parë të Biblës vendosin si barazinë e burrit dhe të gruas dhe gjithashtu rolin mbështetës të gruas (shih Eks. 21:15, 17, 28–31; Num. 5:19–20, 29; 6:2; 30:1–16).

Mosbindja e Adamit dhe Evës ndaj urdhërimit të Perëndisë rezultoi në disa pasoja të caktuara  (Zan. 3:16–19). Për gruan, Perëndia shpalli një mallkim që përfshinte dhimbjet e mëdha në lindjen e fëmijëve dhe tensionin në marrëdhënien autoritet-nënshtrim të burrit dhe të gruas. Zanafilla 3:16 thotë që “dëshira” e gruas do të jetë për burrin e saj por ai do të “sundojë” mbi të. Te Zanafilla 4:7 autori përdor të njëjtën fjalë “dëshirë” të nënkuptojë “kontroll të tepruar.” Kështu, mallkimi te Zanafilla 3:16 i referohet një dëshire të re nga ana e gruas për të ushtruar kontroll mbi burrin e saj—por ai do të sundojë në mënyrë shtypëse dhe ushtrojë autoritet mbi të. Rezultati i Rënies mbi martesën përgjatë historisë ka qënë një luftë e vazhdueshme midis sekseve, me gruan që kërkon kontroll dhe burrat që kërkojnë të dominojnë.

Përgjatë Dhiatës së Vjetër, gratë ishin aktive në jetën fetare të Izraelit, por në përgjithësi ato nuk ishin udhëheqëse. Gra si Debora (Gjyqtarët 4) qartësisht janë përjashtim dhe jo norma. Nuk kishte asnjë grua me një shërbesë të vazhdueshme profetike. Asnjë grua nuk ishte prift. Asnjë mbretëreshë nuk sundoi ndonjëherë mbi Izrael. Asnjë grua nuk shkroi ndonjë libër të Dhiatës së Vjetër (ose të Dhiatës së Re). Isaia 3:12 tregon që Perëndia i lejoi gratë të sundojnë si pjesë e gjykimit të Tij mbi kombin që po mëkatonte.

 

Jezusi dhe Gratë

Në mes të kulturave greke, romake, dhe hebraike, që i shihte gratë pothuasje në nivelin e zotërimeve, Jezusi tregoi dashuri dhe respekt për gratë. Megjithëse rabinjtë hebraikë nuk i mësonin gratë dhe Talmudi hebraik thoshte që ishte më mirë ta digjje Toran se sa tua mësoje grave, Jezusi asnjëherë nuk pati qëndrimin që gratë, nga vetë natyra e tyre, nuk mund të kuptonin të vertetën shpirtërore ose teologjike. Ai jo vetëm që i përfshiu ato te dëgjuesit e Tij por gjithashtu përdori ilustrime dhe shëmbëlltyra që do të ishin të njohura për to (Mat. 13:33; 22:1–2; 24:41; Luka 15:8–10) dhe aplikoi specifikisht mësimin e Tij ndaj tyre (Mat 10:34.). Te gruaja Samaritanase te pusi (Gjoni 4),  Ai zbuloi që Ai ishte Mesia dhe diskutoi më të tema si jeta e përjetshme dhe natyra e adhurimit të vërtetë. Ai gjithashtu mësoi Marinë dhe, kur ajo u qortua nga Marta, ai tregoi parësinë e të mësuarit të vërtetave shpirtërore dhe mbi përgjegjësitë “femërore” siç ishte shërbimi i miqve në shtëpi (Luka 10:38).

Megjithëse burrat në kohën e Jezusit normalisht nuk do i lejonin gratë të numëronin monedhat në duart e tyre për shkak të frikës së kontaktit fizik, Jezusi i preku gratë për t’i shëruar dhe i lejoi gratë ta preknin Atë (Luka 13:10.; Marku 5:25.). Jezusi madje lejoi një grup të vogël grash të udhëtojnë me të dhe dishepujt e Tij (Luka 8:1–3), një ndodhi e paprecedentë në atë kohë. Pas ringjalljes së Tij, Jezusi i’u shfaq së pari Maria Magdalenës dhe e dërgoi atë që të lajmërojë ringjalljen e Tij ndaj dishepujve (Gjoni 20:1–18), pavarësisht faktit që gratë nuk lejoheshin të ishin dëshmitare në gjykatat hebraike për shkak se konsideroheshin gënjeshtare.

Në trajtimin e Jezusit ndaj grave, Ai ngriti vendin e tyre në jetë dhe u tregoi dhembshuri dhe respekt në një mënyrë që ato nuk e kishin parë kurrë. Kjo demonstroi barazinë e tyre. Por megjithatë, në të njëjtën kohë, Jezusi prapësëprapë nuk i lartësoi gratë në një pozicion udhëheqësie mbi burrat.

 

Letrat dhe Gratë

Te Letrat, dy parimet e barazisë dhe nënshtrimit për gratë ekzistojën krahë për krahë. Galatasit 3:28 tregon për barazinë, duke treguar që rruga e shpëtimit është e njëjta si për burrat ashtu edhe për gratë dhe se ato janë pjestare të njëjta në trupin e Krishtit. Por megjithatë, nuk zhduk të gjitha ndryshimet në përgjegjësitë për gratë dhe burrat, sepse ky pasazh nuk mbulon çdo aspekt të projektimit të Perëndisë për mashkullin dhe femrën. Për më tepër, ka shumë pasazhe të tjera që bëjnë dallime midis asaj që Perëndia dëshiron për burrat dhe çfarë Ai dëshiron për gratë, veçanërisht brenda familjes dhe brenda kishës.

 

Familja

Ndërkohë që martesa e krishterë duhet të përfshijë dashuri të përbashkët dhe nënshtrim midis dy besimtarëve (Efe. 5:21), katër pasazhe në Dhiatën e Re qartazi u japin grave përgjegjësinë për t’ju nënshtruar burrave të tyre (Efe. 5:22; Kol. 3:18; Titi 2:5; 1 Pje. 3:1). Ky nënshtrim i vullnetshëm i një të barabarti ndaj një tjetri është një shprehje e dashurisë për Perëndinë dhe një dëshirë për të ndjekur projektimin e Tij siç është zbuluar në Fjalën e Tij. Asnjëherë nuk portretizohet si poshtëruese ose zvogëlon në ndonjë mënyrë barazinë e gruas. Burri është thirrur për të dashur gruan e tij në mënyrë sakrifikuese siç Krishti deshi kishën (Efe. 5:25) dhe të shërbejë si udhëheqësi në një marrëdhënie të të dy barabartëve.

Ndërkohë që burrave dhe baballarëve u është dhënë përgjegjësia kryesore për udhëheqjen e fëmijëve të tyre (Efe. 6:4; Kol. 3:21; 1 Tim. 3:4–5), gratë dhe nënat nxiten të jenë “t’u kushtohen punëve të shtëpisë” (Titi 2:5), që do të thotë kujdestare të shtëpisë. Shtëpia e tyre dhe fëmijët e tyre janë prioriteti i tyre, në kontrast me theksimin e botës sot mbi karrierat dhe punën me kohë të plotë për gratë jashtë shtëpisë.

 

Kisha

Që nga fillimi, gratë përmbushën një rol jetësor në kishën e Krishterë (Veprat 1:12–14; 9:36–42; 16:13–15; 17:1–4, 10–12; 18:1–2, 18, 24–28; Rom. 16; 1 Kor. 16:19; 2 Tim. 1:5; 4:19), por jo një rol udhëheqësie. Apostujt ishin të gjithë burra; aktiviteti misionar u bë nga burrat; shkrimi i Dhiatës së Re ishte punë për burrat; dhe udhëheqësia në kisha i ishte besuar burrave.

Megjithëse Apostulli Pal i respektonte gratë dhe punonte krah për krah me to për përhapjen e ungjillit (Rom. 16; Fil. 4:3), ai nuk caktoi asnjë grua pastore ose plak. Në letrat e tij, ai nxiti që burrat duhej të ishin udhëheqësit në kishë dhe që gratë nuk duhej të mësonin ose të ushtronin autoritet mbi burrat (1 Tim. 2:12). Prandaj, megjithëse gratë janë të barabarta me burrat nga ana shpirtërore dhe shërbesa e grave është thelbësore për trupin e Krishtit, gratë janë përjashtuar nga udhëheqësia mbi burrat në kishë.

Burrat dhe gratë qëndrojnë si të barabratë përpara Perëndisë, të dy duke mbajtur vetë shëmbëlltyrën e Perëndisë. Megjithatë, pa e bërë një më inferior se tjetri, Perëndia i thërret si burrat dhe gratë të përmbushin role dhe përgjegjësi të projektuara specifikisht për ta, një model që mund të shihet edhe në Perëndinë Triun (1 Kor. 11:3). Duke përmbushur rolet e dhëna në mënyrë hyjnore të mësuara në Dhiatën e Re, gratë janë në gjendje të kuptojnë potencialin e tyre të plotë sepse ato po ndjekin planin e vetë Krijuesit dhe Projektuesit të tyre. Vetëm në bindje ndaj Tij dhe projektimit të Tij gratë do të jenë me të vërtetë në gjendje, në kuptimin më të plotë, ti japin lavdi Perëndisë.

Për studim të mëtejshëm, lexo librin e John MacArthur, Të Ndryshëm nga Projektimi: Të Zbulosh Vullnetin e Perëndisë për Burrin dhe Gruan e Sotme (Different By Design: Discovering God’s will for Today’s Man and woman) (Wheaton: Victor Books, 1994).

 

© 2002 Grace Community Church. Të Gjitha të Drejtat të Rezervuara.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *