Veprat 13:48 – Doktrina Biblike e Paracaktimit

Ndonjëherë, të vërtetat më të thella gjenden në një varg të vetëm të Shkrimit; ndonjëherë, në gjysëm vargu. Doktrina e madhe dhe thelbësore e shpëtimit e drejtësimit vetëm prej besimit u bazua në gjysëm vargu në librin e Habakukut, kapitulli 2 dhe vargu 4, që thotë “i drejti do të jetojë me anë të besimit”; një deklaratë e përsëritur në Dhiatën e Re te Romakët 1:17; Galatasit 3:11 dhe Hebrenjtë 10:38.

Në të njëjtën mënyrë, një frazë te Veprat 13:48 është e mbushur me të vërtetë të thellë. Në kontekst, apostujt kishin predikuar fjalën e Perëndisë, dhe thjesht si një komentar mbi ngjarjen, Lluka (shkruesi) na tregon rezultatin që vëzhgoi:

“…dhe të gjithë sa ishin caktuar për jetën e përjetshme, besuan.”

Lluka nuk qëndron për të shpjeguar këtë deklaratë. Duket të jetë thjesht një vëzhgim i rastësishëm nga ana e Llukës. Tani Lluka është gati të shkojë në gjënë tjetër. Me penën në dorë, ai është gati të shkruajë për ne ngjarjen tjetër në historinë e kishës antike.

Por prit! Përpara se ne të shkojmë dhe shikojmë gjënë tjetër, le të ndalojmë për një moment për të menduar për implikimet e deklaratës së Llukës. Lluka e shkroi, por ishte Fryma e Shenjtë që e frymëzoi, dhe asnjë fjalë këtu nuk është e tepërt ose e kotë. Perëndia do që ne ta shikojmë këtë ngjarje nëpërmjet xhamit të perspektivs së tij. Ai do që ne të shikojmë diçka tepër të fuqishme këtu.

Çfarë dua të them?

Epo ndërsa ne pushojmë për të konsideruar frazën, le ti bëjmë vetes tre pyetje:

“…dhe të gjithë sa ishin caktuar për jetën e përjetshme, besuan..”

  1. CILA vjen së pari – të besosh apo të jesh caktuar për jetën e përjetshme?

Së pari, është caktimi për jetën e përjetshme, dhe pastaj është besimi. Ka një marrëdhënie shkak-pasojë. Shkaku është dekreti i përjetshëm qiellor i Perëndisë – vendosja e një caktimi; efekti është ai që vëzhgohet në tokë – njerëzit përgjigjen në besim ndaj ungjillit. Shkaku është caktimi nga Perëndia; efekti është ushtrimi i besimit nga njeriu.

  1. A besojnë MË SHUMË?

“… dhe të gjithë sa ishin caktuar për jetën e përjetshme, besuan..”

Përgjigjja duhet të jetë “Jo.” Numri i njerëzve që besojnë është JO MË SHUMË se ata që ishin të caktuar për të besuar.

  1. A besojnë MË PAK?

“… dhe të gjithë sa ishin caktuar për jetën e përjetshme, besuan..”

Edhe një herë, përgjigjja duhet të jetë “Jo.”

TË GJITHË që ishin të caktuar, u caktuan.

Sela. Mendo, pusho dhe medito.

 

– John S

Përkthyer nga: http://www.reformationtheology.com/biblical_expositions/

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *