people, man, sitting-2596890.jpg

Çfarë është një kalvinist?

Një kalvinist nuk është një person që ndjek Kalvinin apo ndonjë person tjetër. Ky është thjesht një term që tregon se personi  është rikthyer te Bibla dhe ka përqafuar të vërtetat e mëdha biblike që u rikuperuan gjatë Reformacionit Protestant.

Të vërtetat e mëdha që shpëtimi ynë është vetëm prej hirit, vetëm nëpermjet besimit, vetëm ne Krishtin, vetëm për lavdinë e Perëndisë. Pra, shpëtimi është vetëm prej Zotit dhe hirit të Tij. Ai beson në 5 Solat e Reformacionit të cilat janë:

Sola Sriptura – Vetëm Shkrimi për jetën dhe praktikën,

Sola Fide – Vetëm Besimi për shpëtimin,

Sola Gratia – Vetëm prej Hirit,

Solus Christus – Vetëm në Krishtin,

Soli Deo Gloria – Vetëm për lavdinë e Perëndisë.

Ai gjithashtu beson në 5 të vërtetat e mëdha biblike që ishin pergjigjja e Reformacionit Protestant ndaj mësimve jobiblike te Arminianizmit. Këto 5 të vërteta biblike janë:

Mëkatshmëria e plotë e njeriut – njeriu është i vdekur në mëkat, i verbër, urrejtës i dritës dhe Perëndisë dhe skllav i mëkatit.

Zgjedhja prej Perëndisë – Perëndia, në hirin e tij të madh, na ka zgjedhur që përpara themelimit të botes.

Shlyerja Specifike e Krishtit – Krishti shleu dhe pagoi për mëkatet e të zgjedhurve të tij. Hiri i Parezistueshem – Perëndia në kohën e Tij na ripërtërin, na ndryshon dhe na tërheq te Biri.

Qëndrueshmëria e Shenjtorëve – Pasi Perendia na ka ripërtërirë dhe na ka dhënë një zemër të re Ai do të na mbajë në dorën e Tij dhe në besim deri në fund.

Ai gjithashtu është një person që ka kuptuar që gjithcka duhet të jetë rreth Perëndisë dhe jo njeriut. Predikimi, ungjillëzimi, adhurimi dhe gjithcka tjetër duhet të ketë në fokus Perëndinë, jo njeriun. Ky është fillimi i Teologjisë së Reformuar. 

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *