pray, hands, praying hands-2558490.jpg

O Zot! Unë dëshiroj që të përulem

Puritani James Meikle, Korrik, 1752.
(nga një letër e gjetur midis gjërave të tij)

Nën një të kuptuar të mëkateve të mia dhe mëshirave të pamerituara,
unë dëshiroj nëpërmjet hirit, në sinqeritet dhe përulësi të shpirtit,
t’i afrohem Autorit të të gjithave mëshirave të mia,
dhe të paraqes përpara teje, O At i mëshirshëm!
Të gjitha planet e mia — duke dëshiruar drejtimin tënd hyjnor.

Dhe, në vend të parë, unë rrëfej mëkatet e mia.

Unë dëshiroj të përulem nën prirjet e mia natyrore për

të ligën dhe mosdashjen për të mirën;

për mendimet e mia të liga e të shumta, të cilat Ti, O Zot, i di;

për mendimet e mia të gabuara për Jehovan e madh, dhe vogëlsinë e frikës sime të shenjtë kur në Praninë tënde, të thërras Ty përpara të Cilit e gjithë toka tronditet.

Unë gjithashtu dëshiroj të përulem për kufizimin tim të Perëndisë, sikur Ai të mos ishte i Plotëfuqishëm; për mosvendosjen e të gjithë besimit dhe shpresës vetëm në Të, por në paraqitjet dhe mundësitë; për mosmirënjohjen time ndaj Perëndisë për mëshirat e Tija të shumta e të pakrahasueshme ndaj meje në ushqimin dhe veshjen time, dhe në dhënien e favorit në sytë e njerëzve me të cilët kam pasur të bëj. Providenca nuk më ka lënë asnjëherë në baltë, por gjithmonë ka siguruar; e prapësëprapë në kohën e prosperitetit unë kam mëkatuar, jam bashkuar me mëkatarët në marrëzitë e tyre, për të cilat tani vajtoj, dhe për të cilat dëshiroj të përulem.

Oh që të mësoj gjuhën e thuprës tënde!

O Zot! Unë dëshiroj që të përulem për . . .
të gjitha epshet dhe pasionet e mia mbizotëruese;
krenarinë time shpirtërore,
paditurinë time për gjërat e Perëndisë,
për shterpësinë time nën ungjill,
për vakësinë time rreth gjërave të Krishtit;
për pakujdesinë time rreth detyrave të besimit.

Ah! Kurrë mos dyshofsha vullnetin e mirë të Atij që dëgjoi thirrjen time dhe më çliroi nga dora e mundimeve të mia të ashpra, duke manifestuar fuqinë e Tij.
Unë dëshiroj të përulem, për të menduarin tim tepër tokësor dhe për dëshirën time pas gjërave të përkoheshme–pasuri, nder, dhe lavdi—të cilat humbasin dhe kalojnë.

Unë dëshiroj të përulem për atë mal të madh të mëkateve të grumbulluara mbi mua që nga hera e fundit që jam lutur.

Dhe tani dëshiroj të paraqes përpara Teje kërkesat e mia.

Dhe para së gjithash, që përditë të afrohem më afër e më afër te Ty;

të rritem më shumë dhe të njoh më shumë Jezusin e bukur,

duke u rritur më shumë e më shumë në hir,

duke u bërë më shumë e më shumë si Ty,

dhe çdo ditë më pak i konformuar me botën;

të gjej më shumë e më shumë kënaqësi në gjërat shpirtërore,

të jepem më shumë e më shumë ndaj meditimit mbi lavdinë që do të zbulohet,

duke e dashur Atë më shumë e më shumë, që më deshi mua!

O që të gjej kënaqësi në Perëndinë gjatë gjithë ditës,

duke jetuar në frikën e Tij si gjithmonë përpara Tij,

duke mësuar më shumë e më shumë nënshtrimin ndaj rregullimeve të Tij në providencë,

dhe më shumë e më shumë i bindur për korrektësinë e vullnetit të Tij, paanësinë e ligjit të Tij, gjatësinë e durimit të tij, dhe kujdesit të Tij për të vetët.

O të kem disa fitore mbi mëkatin mbizotërues, që kaq lehtësisht më mësyn!
O, mos lejo asnjëherë që lakmia për para të kapë
zemrën time; më ruaj nga lakmia.

Tani, O Zot, në shpresën që Ti do të dëgjosh, unë paraqes të gjitha kërkesat e mia përpara Teje.

Zgjidh atë që do, hidh tutje atë që ti do — unë do të jem i kënaqur.

Unë ta besoj veten time Ty. Unë të marr Ty si Perëndia dhe Ati im, si Shpëtimtari im, si Shenjtëruesi im përgjithmonë. O dëgjo!

Unë dëshiroj në të vërtetën, O Jehova madhështor! Të thërras këto qiej mbi kokën time, kodrat dhe malet përreth meje,
barin që rritet—të jenë dëshmitarë, që në këtë ditë nënshkruaj me dorën time të jem i Yti, i tëri i Yti.

Amen, amen! Kështu qoftë!

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *