Krishti i Lartësuar! – Nga Puritani James Smith, 1855

Nga puritani James Smith, 1855

Nëse shohim krahasimet që janë përdorur nga Fryma e Shenjtë për të përcaktuar Krishtin— ne vëmë re diçka më shumë për bukurinë e Tij.

Ai është krahasuar me një NËNË, dhe është thënë që ka më shumë se butësia, mirësia, dhe përkujdesi i një nëne.
Shqetësimi për popullin e Tij është i vazhdueshëm,
Ai asnjëherë dhe për asnjë moment nuk i humbet ata nga syri, dhe
Ai ka dhënë Fjalën e Tij që nuk do t’i harrojë kurrë!

Ai është QYTETI i STREHIMIT, me . . .
  rrugën e gjërë dhe të hapur,
  me portat të hapura plotësisht, dhe
  me mirëseardhjen e përzemërt duke pritur çdo mëkatar që afrohet për t’i shpëtuar hakmarrjes!

Ai është FORTESA, që trimëron, pajis, dhe siguron të gjithë të burgosurit e shpresës.

Ai është SHKËMBI, që strehon dhe rifreskon udhëtarin e sfilitur.

Ai është YLLI i MËNGJESIT, që tregon pamje më të shndritshme, dhe udhëheq enën e mëshirës përtej thellësisë së trazuar — te limani i shpengimit dhe sigurisë së përsosur.

Ai është DIELLI i DREJTËSISË, ngritja e të cilit . . .
  gëzon shtegëtarin e zhytur në errësirë,
  gëzon qytetarin e këputur të Qiellit, dhe
  krijon bukuri morale dhe frytshmëri në botën tonë.

Ai është MOLLA midis pemëve të pyllit . . .
  lulet e së cilës janë të bukura,
  hija e së cilës është freskuese, dhe
  fryti i së cilës është i ëmbël për shijen.

Ai është BUKA e JETËS, e cila erdhi nga qielli . . .
  duke kënaqur të uriturin,
  dukek forcuar të dobtin, dhe
  duke i dhënë jetë botës.

Ai është GJARPËRI i BRONZTË, që shëron pa vështirësi, menjëherë, dhe përsosmërisht — të gjithë ata që shohin tek Ai me anë të besimit.

Ai është UJI i SHPËTIMIT, i cili . . .
  pastron të ndyrin,
  rifreskon të këputurin, dhe
  gëzon qytetin e Perëndisë.

Ai është e vetmja RRUGË, që të largon nga mëkati, dënimi, dhe zemërimi — te jeta, shenjtëria, dhe qielli!

Ai është KREU, që mendon, planifikon, dhe shkakton për mirëqënien e të gjithë trupit të Tij.

Ai është DERA, që të çon te . . .
  kullotat e të vërtetës Hyjnore,
  privilegjet e Kishës së Tij poshtë,
  dhe praninë e lavdishme të Atit të Tij!

Ai është THEMELI mbi të cilin të gjithë duhet të ndërtojnë për përjetësinë, dhe i cili është i vetmi që është në gjendje të mbështësë shpresat tona dhe të mbajë shpirtrat tanë— në mes të rrënojës materiale dhe shembjes së botëve!

Ai eshte GURI i QOSHES, që unifikon, zbukuron, dhe forcon të gjithë ndërtesën e mëshirës hyjnore.

Ai është TEMPULLI, ku Perëndia . . .
  takohet me ne,
  na pranon, dhe
  na jep bekimet e Tij.

Ai është ALTARI, që shenjtëron si dhuratën ashtu edhe dhënësin.

Ai është HARDHIA, që transmeton jetë, ushqim, dhe frytshmëri te të gjitha dëgët e Tij.

Ai është TRËNDAFILI i SHARONIT dhe ZAMBAKU i LUGINËS — erëmirë, i bukur, tërheqës, i parfumuar, dhe i paarritshëm në bukuri dhe hir!

Ai është PARARENDËSI, që ka shkuar përpara tufës së Tij . . .
  duke hequr pengesat,
  duke treguar rrugën, dhe
  gati për t’i pranuar ata ndërsa mbarojnë rrugën e tyre.

Ai është MIKU . . .
  që do në çdo kohë,
  mendja e të cilit nuk ndryshon asnjëherë,
  dashuria e të cilit nuk ftohet kurrë, dhe
  që nuk e shpërfill asnjëherë një mik në vuajtje.

Ai është më e madhe, më e mirë, dhe më e lavdishme DHURATE e PERENDISE — duke përfshirë, duke siguruar, dhe duke akorduar — çdo gjë të mirë mbi ata që me sinqeritet e marrin Atë.

Ai është I AFËRMI . . .
  që shpengon trashëgiminë e humbur,
  që çliron të gjithë të afërmit e Tij të varfër nga skllavëria,
  dhe emri i të cilit mbahet në famë.

Ai është QENGJI i PERËNDISË, që mori, shleu, dhe largoi përgjithmonë — mëkatet e të gjithë atyre që besojnë tek Ai.

Ai është LAJMËTARI i BESËLIDHJES, i cili. . .
  sjell lajm të mirë nga Perëndia,
  mbart të gjitha kërkesat tona te Perëndia, dhe
  qëndron gjithmonë si Ndërmjetësues midis nesh dhe Perëndisë.

Ai është MARGARITAR me VLERËTËMADHE, ose xhevahiri i paçmueshëm, të cilin . . .
  të gjithë ata që e kërkojnë me sinqeritet — e gjejnë,
  të gjithë ata që e gjejnë — mund ta marrin, dhe
  të gjithë ata që e zotërojnë — janë të pasuruar përgjithmonë!

Ai është DOKTORI, i cili . . .
  shëron të gjitha sëmundjet shpirtërore,
  rikthen çdo pacient në shëndet të përsosur,
  dhe derdh mjekim dhe përkujdesje, falas.

Ai është SHPËRBLESA, e cila . . .
  prokuroi lëshimin tonë,
  siguron lirinë tonë, dhe
  na ruan nga të shkuarit në humnerë!

Ai është DREJTËSIA, e cila . . .
  na drejtëson nga të gjitha akuzat,
  na jep të drejtën për jetë të përjetshme, dhe
  na mundëson të ngrejmë kokat tona me guxim në prezencën e Perëndisë.

Ai është E VËRTETA, e cila . . .
  ndriçon mendjen,
  pastron zemrën, dhe
  qeveris jetën.

Ai është ZJARRI, i cili . . .
  spastron zgjyrën dhe llumin tonë,
  shndrit hiret tona, dhe
  pastron ndërgjegjet tona nga veprat që meritojnë vdekjen.

Ai është BARIU, i cili . . .
  njeh çdo dele,
  ruan dhe mbron të gjithë tufën, dhe
  asnjëherë nuk humbet një qengj, nga aksidentet ose nga kafshët e egra.

Ai është KREU i SHPËTIMIT, i cili . . .
  mbledh ushtarët e Tij,
  stërvit trupat e Tij, dhe
  i çon në fitore mbi mëkatin, botën, dhe djallin.

Ai është SHKALLA, me anë të së cilës ne . . .
  ngrihemi nga kjo tokë,
  humbim pamjen e gjërave mishërore, dhe
  ngjitemi në prezencën e Perëndisë!

Ai është GARANCIA. . .
  që veproi për ne në besëlidhjen e përjetshme,
  që mbahet përgjegjës për shpëtimin tonë,
  që ka premtuar për të na vendosur përpara fronit të Atit të Tij përgjithmonë.

Ai është MURI i ZJARRIT, që rrethon, ndriçon dhe dhe mbron — të gjithë popullin e Tij të shpenguar!

Ai dallon ndër dhjetë mijë veta, dhe është I DASHURI!

I çmuar Zoti Jezus, më lejo . . .
të të njoh më plotësisht,
të të besoj më me gjithë zemër,
të të shërbej më me zell,
të kënaqem me ty më shpesh,
të të imitoj më nga afër,
të të lartësoj më lart, dhe
të tregoj shpëtimin Tënd nga dita në ditë!

 

Dashuria Jote — është Qielli im,
Prania Jote — është kënaqësia ime, dhe
Puna Jote — është gëzimi i zemrës sime!

 

Më lër që çdo ditë . . .
të eci me Ty,
të punoj për Ty, dhe
të të sjell lavdi Ty!

 

Oh, dërgo Frymën tënde te zemra ime e varfër . . .
për të të lartësuar Ty,
për të nderuar ty,
për t’u bërë i dashur për shpirtin tim!

 

Më përdor për të sjellë . . .
mëkatarët e humbur te kryqi Yt,
besimtarët te froni Yt i hirit,
dalësit nga rruga në shtegun e bindjes.

 

Ji. . .
fuqia në jetë,
ngushëllimi në vdekje, dhe
pjesa ime e përjetshme përtej varrit!

Të Gjitha të Drejtat të Rezervuara.

 

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *