Romaket 9 – Kapitulli më i injoruar dhe më i papëlqyer

Romakëve 9:11,13

“(sepse PARA se t’i lindnin fëmijët dhe PARA se të bënin ndonjë të mirë a të keqe, që të mbetej i patundur QELLIMI I PERENDISE PER TE ZGJEDHUR JO SIPAS VEPRAVE, po prej atij që thërret), …siç është shkruar: ”Jakobin e desha por Ezaun e urreva.”

Cfare po na thone keto vargje? – Perpara se Jakobi apo Ezau te lindnin, perpara se ata te benin ndonje gje te mire apo te keqe, Perendia zgjodhi vetem Jakobin dhe vendosi dashurine e Tij vetem mbi Jakobin. Vargu nuk thote qe Perendia pa ne te ardhmen qe Jakobi do ti bindej Zotit dhe prandaj Zoti e zgjodhi perpara se te lindte. Kjo do te ishte nje zgjedhje e bazuar ne veprat, ne veprat e njeriut. Dicka me e cilen njeriu mund te mburrej. Vargu thote qe te mbetej i patundur qellimi i Perendise per te zgjedhur jo sipas veprave, po prej Atij qe therret. Keto vargje na tregojne qe Perendia zgjedh qe perpara lindjes madje qe nga themelimi i botes (Efes. 1:4) persona te caktuar dhe se shpetimi i cdo kujt vjen vetem nga meshira e Perendise.

Tani, ngrihet kundershtimi njerezor. Pali i pararend ketij kundershtimi dhe ben pyetjen qe ngrihet nga njerezit. Vargu 14 thote “Mos ka padrejtesi te Perendia” qe zgjedh dike por jo nje tjeter? Shpesh degjojme qe nese Perendia zgjedh vetem disa per shpetim kjo e ben te padrejte Ate. Por Pali pergjigjet: “Kurre mos qofte”. Dhe jep arsyet se perse zgjedhja e Perendise te personave te caktuar per shpetim nuk eshte e padrejte.

Romakëve 9:15-18

“Ai i thotë në fakt Moisiut: ”Do të kem mëshirë për atë që të kem mëshirë, dhe do të kem dhembshuri për atë që do të kem dhembshuri”.
Kështu, pra, kjo nuk varet as prej atij që do, as prej atij që vrapon, por nga Perëndia që shfaq mëshirë.
Sepse Shkrimi i thotë Faraonit: ”Pikërisht për këtë gjë të ngrita, që të tregoj te ti fuqinë time dhe që të shpallet emri im mbi mbarë dheun”.
Kështu ai ka mëshirë për atë që do dhe e ngurtëson atë që do.”

Perendia eshte i drejte ne zgjedhjen e Tij sepse asnje nuk e meriton te shpetohet dhe se shpetimi i cdokujt eshte per shkak te vetem meshires se madhe te Perendise.

Tani shihet revolta dhe kundershtimi njerezor. Vargu 19 thote:

“Pse ende me qorton? Kush… mund ti rezistoje vullnetit te tij?” Pra, vargu 19 po thote: Nese shpetimi varet nga Perendia dhe Ai ka meshire mbi kedo qe deshiron atehere si mund te jete njeriu fajtor? Si mund te gjeje faj Perendia te njeriu?

Tani, Pali nga pergjigjja e tij tregon se eshte irracionale dhe akoma me shume arrogante qe njerezit ti kerkojne llogari Perendise per zgjedhjen e Tij per te shpetuar. Njesoj si argjila ti kerkoje llogari Pocarit. Vargu 20 dhe 21 thone:

“Po kush je ti, o njeri, që i kundërpërgjigjesh Perëndisë? A mund t’i thotë ena mjeshtrit: ”Përse më bërë kështu?”.
A nuk ka vallë fuqi poçari mbi argjilën për të bërë nga po ai brumë një enë për nderim, edhe një tjetër për çnderim?”

Dhe me pas ai vazhdon ne v. 22-23:

“Dhe çfarë të thuash nëse Perëndia, duke dashur të tregojë zemërimin e tij dhe të bëjë të njohur autoritetin e tij duroi me shumë zemërgjërësi enët e zemërimit që qenë bërë për prishje?
Dhe që të bëjë të njohur pasurinë e lavdisë së tij ndaj enëve të mëshirës, të cilat i përgatiti për lavdi”

Ky eshte vetem nje shpjegim shume i shkurter per kete kapitull te veshtire per tu pranuar. Eshte i veshtire per tu pranuar sepse njerezit mendojne se Perendia ua ka borxh dhe u detyrohet tu jape shpetimin atyre.

Disa, madje duke u perpjekur ne qellimin e tyre per ta zbutur mesimin biblik te zgjedhjes perdorin argumentin qe ne fokus ketu nuk jane vetem dy njerez, Jakobi dhe Ezau, por jane popujt qe rrodhen prej tyre, Izraeli dhe Edomi. Por edhe nese do te ishte keshtu, ata duke bere kete e perforcojne edhe me shume mesimin e zgjedhjes sepse nese ne fokus nuk jane me dy individe perpara lindjes se tyre, tani jane dy popuj qe rrodhen dhe individet qe perbenin keto popuj. Pra, nese ne kuptimin e pare Perendia zgjodhi vetem nje individ (Jakobin) dhe vendosi dashurine e Tij vetem mbi te, tashme eshte nje popull i tere, individet e tij, qe eshte zgjedhur.

Perendia nuk ia ka borxh shpetimin askujt. Asnje prej nesh nuk meriton te shpetohet, perkundrazi, cdo njeri ne bote meriton te ndeshkohet ne ferr, por Perendia ne hirin e Tij zgjodhi per Veten e Tij nje popull prej cdo fisi, cdo gjuhe dhe race (Zbulesa 5:9). Shpetimi yne eshte vetem prej hirit te Tij te madh. Lavdi Perendise per te.

Tani, jane disa njerez qe per shkak qe e urrejne kaq shume kete mesim te veshtire te Bibles bejne shtremberime te medha dhe te renda te tij. Ata thone se ky mesim erdhi nga Kalvini kur ne sapo pame qe eshte Bibla ajo qe e meson. Gjithashtu ata e keqinterpretojne kete mesim dhe thone: “Perendia zgjedh dhe terheq zvarre njerez qe nuk duan te vijne apo te shpetohen, ndersa njerezit e tjere qe duan te shpetohen Ai nuk i pranon sepse nuk jane te zgjedhur.” Mjere ai njeri dhe mjere ai pastor qe ben nje shtremberim kaq te madh te mesimit te Fjales se Gjalle te Perendise.

Bibla thote qe asnje njeri nuk e kerkon Perendine (Romaket 3:11) perkundrazi largohet prej Perendise dhe e urren Perendine. Cdo njeri eshte i vdekur shpirterisht, i ngurtesuar, i verber, skllav i mekatit dhe eshte duke shkuar drejt ferrit. Cdo njeri, cdo jo i krishtere ne bote eshte keshtu. Nuk ka nje grup njerezish qe nuk e duan Perendine dhe nje grup njerezish qe e duan dhe kerkojne Perendine. Te gjithe njerezit ne bote (jobesimtare) jane ne armiqesi me Perendine dhe urrejtes te Perendise. (Romaket 8:7) Por Perendia ne hirin e Tij te madh ka zgjedhur nga perjetesia nje popull per te shpetuar (Mateu 1:21). Ai dergoi Birin e Tij per te vdekur per popullin e Tij dhe ne kohen e caktuar ai tejkalon rezistencen e ketyre njerezve, ndryshon zemren e tyre, hap syte e tyre dhe ata shohin mbreterine e Perendise dhe bukurin e Krishtit, keshtu ata kerkojne Zotin, i therrasin Atij per shpetim nga mekatet dhe pendohen dhe besojne, te cilat jane po dhurata te Perendise. Nuk ka njerez qe po trokasin ne deren Perendise dhe Ai nuk i le te hyjne dhe nuk i shpeton sepse nuk jane te zgjedhur. Ai do te pranoje dhe do te shpetoje cdo njeri qe i therret Atij sepse cdo njeri qe i therret Atij, i eshte dhene jete, i eshte hequr ngurtesimi dhe verberia nga Fryma dhe ka pare mekatin e tij te madh dhe ka pare nevojen per nje Shpetimtar. Perendia i jep atij pendesen dhe besimin qe Ai vete kerkon dhe pas kesaj Ai e shpall ate person te drejte, e bireson dhe i jep nje trashegimi dhe jeten e perjetshme. Lavdi Perendise per shpetimin e Tij. Amen.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *