Dy Llojet e Zemërimeve në Bibël

Ka dy lloje zemërimi që janë përmendur në Bibël: zemërimi i drejtë dhe zemërimi i padrejtë.

Zemërimi i drejtë është indinjatë për arsye të shenjta. Ky lloj zemërimi ndizet nga dëshira për drejtësi apo vullnetin e Perëndisë, reputacionin dhe nderin e Tij. Kur Perëndia është i zemëruar, Ai ka këtë lloj zemërimi. Është e mundur që edhe të krishterët të kenë këtë lloj zemërimi. Pali dukej se ishte i zemëruar me të drejtë kur ai dëgjoi për ata të cilët u “drejtuan në mëkat (2 Korintasve 11:29. (ESV) Pali shkruan tek Efesianëve 4:26, “Zemërohuni dhe mos mëkatoni”. Kjo mund të jetë një referencë për zemërimin e drejtë, ose mund të jetë një referencë për prirjen fillestare apo për provokimin për t’u zemëruar.

Sigurisht, zemërimi i drejtë është shumë i rrallë midis njerëzve. Kushdo që zemërohet në mënyrë të drejtë nuk po mëkaton, nuk po mendon për vete, dhe është në kontroll të plotë. Kur Jezusi pastroi tempullin ai tregoi shembullin e një zemërimi të drejtë dhe të kontrolluar (Marku 11:15-18).

Perëndia është një gjykatës i drejtë dhe një Perëndi që zemërohet çdo ditë me keqbërësit. Psalmi 7:1

Zemërimi i padrejtë merr dy forma bazë.

Njëra është shpërthyese dhe reaguese dhe përfshin shfryrjen e ndjenjave të dikujt (Fjalët e Urta 15:28; Efesianëve 4:31). Disa herë ky lloj zemërimi shihet dhe dëgjohet lehtë dhe zakonisht quhet “tërbim” në Bibël.
Lloji tjetër i zemërimit është më tepër një djegje e brendshme e ngadalshme. Ky lloj zemërim është quajtur thjesht “Inat/zemërim” në Bibël. Të dy këta lloje zemërimi burojnë nga njeriu dhe janë shumë të paperëndishëm. Ja disa prova tipike të këtyre llojeve të zemërimit.

1. Zemërim Shpërthyes
Bërtitje/Ulëritje
Përplasje e gjërave përreth
Mallkim
Sharje
Sulm me fjalë/etiketime

Goditje

2. Djegie e Ngadaltë
Heshtja/varja e buzëve
Acarimi
Irritimi
Neveritja
Shikimi me inat

Shfryrja /turfullimi

Por tani hiqni edhe ju të gjitha këto gjëra:zemërim, zemëratë, ligësi, e mos të dalë sharje e asnjë e folur e pandershme nga goja juaj.

Kolosianëve 3:8

 

– Stuart Scott
Marre nga libri ne shqip “Zemërimi, Ankthi dhe Frika – Një Këndvështrim Biblik”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *