Ai predikoi vetë predikimin e funeralit të tij

(Samuel Davies, “Sivjet do të vdesësh!” Ky mesazh i’u predikua studentëve në Kolegjin e Princeton-it në 1 Janar 1761. Autori vdiq pak kohë më pas, në 4 Shkurt — në moshën 37 vjecare! Kështu në një mënyrë, ai predikoi predikimin e funeralit të tij!)

“Prandaj kështu thotë Zoti: “Ja, unë do të të përzë nga faqja e dheut. Sivjet ke për të vdekur, sepse ke folur për rebelim kundër Zotit.” Jeremia 28:16

TI mund të vdesësh këtë vit!

Dhe nëse do të vdesësh këtë vit, do të hiqesh përgjithmonë nga të gjitha kënaqësitë e kësaj jete! Pastaj lamtumirë, një lamtumirë e përjetshme ndaj të gjitha hareve dhe dëfrimeve, ndaj të gjitha zbavitjeve tunduese dhe kënaqësivë të kota të tokës!

Nëse do vdesësh në mëkatet e tua këtë vit — jo vetëm që ti do të hiqesh nga të gjitha perspektivat lajkatuese të kësaj jete, por nga e gjithë shpresa krejtësisht, përgjithmonë! Ti do të vendosesh në një gjendje mjerimi të pandryshueshme; një gjendje që nuk do të ketë asnjë pritshmëri tjetër përveç mjerimit të njëjtë, ose gjithnjë e në rritje; një gjendje që përjashton të gjitha shpresat për të bërë ndonjë gjë, përveçëse të qënit monument i drejtësisë hakmarrëse të Perëndisë, dhe pasojave vdekjeprurëse të mëkatit!

Sa tronditëse është ideja e një rinie premtuese që hiqet nga toka e të gjallëve—i padobishëm dhe i pashpresë në të dyja botët! I rënë nga maja e shpresës—në humnerën e dëshpërimit të përjetshëm! Ky mund të jetë fundi yt, o i riu im i dashur, fundi yt po këtë vit—nëse do vdesësh në mëkatet e tua!

Prandaj, nëse do të vdesësh këtë vit—të gjitha shpresat e tua për parajsën do të zhduken përgjithmonë!

Nuk ka më lumturi për ty! Ti e ke marrë pjesën tënde në këtë jetë—disa vite që ikën rrufeshëm, të ndyra, me një lumturi që nuk të ka kënaqur asnjëherë! Dhe një përjetësi e tërë mjerimi; e përhershme dhe e tërësishme!

Jo më nder për ty—por trup dhe përbuzje të përjetshme!

Jo më dëfrime për ty—por vetëm të zezën e errësirës përgjithmonë! Vetëm derdhje të madhe mbi mjerimin tënd të pashpresë! Vetëm mendime torturuese të marrëzisë tënde të kaluar për të vrapuar vullnetarisht drejt skëterrës së tmerrshme!

Nuk ka më shokë të këndshëm!

Nuk ka më shokë që i’u vjen keq!

Nuk ka më çlodhje apo pushim!

Nuk ka më hobi të këndshme!

Nuk ka më inkurajime!

Nuk ka më shpresë ngushëlluese!

Nuk ka më dhurata dashurie!

Nuk ka më hir nga Ati i mëshirave!

Nuk ka shpresë për të ardhmen!

Nuk ka çlirim nga e kaluara!

Asnjë strehim, asnjë shpëtim—në gjirin e shkatërrimit!

SIPËR teje—një Perëndi i plotëfuqishëm i zemëruar, dhe një Parajsë e humbur!

MBRAPA teje—një jetë e shpenzuar keq, dhe mundësitë e shpëtimit të humbura në mënyrë të pakthyeshme!

BRENDA teje—një ndërgjegje fajtore dhe keqardhje; një vetë-torturuese e paepur!

RRETH teje—djaj të ligj, të tërbuar, torturues!

PËRPARA teje—një përjetësi mjerimi e pashpresë, që shtrihet në pafundësi!

Oh dënim i llahtarshëm!

Kush mund ta mendojë këtë?

Dhe a është e mundur që ky dënim është kaq afër NESH? Ku është krijesa e palumtur, që ne të gjithë të derdhim lotët tanë mbi të! Ku është ajo krijesë e mjerë që qëndron në çdo moment mbi buzën e rrëshqitshme të kësaj humnere të tmerrshme! Këtë vit, madje, këtë orë, për çdo gjë që dimë—ai mund të hidhet, të gëlltitet dhe të humbasë përgjithmonë!

Dhe a është kjo një situatë e sigurt për ty, i vdekshëm i shkujdesur dhe i pamend!
A të shkon në një situatë të tillë—që të kesh hare, të dëfrehesh dhe të gëzohesh?
A të shkon në një situatë të tillë—të jesh i zënë dhe të mundohesh të ndjekësh këtë jetë kalimtare?
A të shkon në një situatë të tillë—të tregosh skemat e tua të madhështisë, pasurisë, ose kënaqësisë—me shpresën për ti përmbushur ato brenda kufijve të ngushtë dhe të pasigurt të kohës që të është caktuar?

Mjerisht! Përpara se një vit tjetër të kalojë radhën e tij, bota dhe gjithçka që ajo përmban, të gjitha ndjekjet dhe kënaqësitë e saj, të gjitha shqetësimet dhe pikëllimet e saj—qofshin po aq të parëndësishme për ty, sa madhështia e Çezarit, ose pasuritë e botës përpara përmbytjes.

Nëse vdes këtë vit, atëhere . . .
pasuritë tokësore apo varfëria,
liria apo skllavëria,
nderi apo turpi,
gëzimi apo hidhërimi,
sëmundja apo shëndeti—
do të jenë një shqetësim për ty—ashtu siç do jetë pluhuri që do mbulojë arkivolin tënd!

A nuk të shkon më mirë ti kthesh mendimet e tua te një pyetje tjetër: “A mund t’i shpëtoj këtij rreziku të pashmangshëm? Ku, si, prej nga të marr shpëtim?”

“Prandaj kështu thotë Zoti: “Ja, unë do të të përzë nga faqja e dheut. Sivjet ke për të vdekur…” Jeremia 28:16

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *