sea, sunset, beach-2777839.jpg

Lajmi i Mirë i Shpëtimit – Ungjilli

Ky është mesazhi më i rëndësishëm dhe më urgjent që duhet të dish. Ky është mesazhi i Ungjillit. Fjala “Ungjill” do të thotë Lajmi imirë. Ky mesazh përmban një Lajm të Mirë por ti nuk do ta kuptosh kurrë pse është kaq shumë lajm i mirë për ty përpara se të dëgjosh dhe kuptosh pari kush është Zoti dhe cila është gjëndja jote përpara Tij. Nëse ti nuk lexon dhe kupton mirë këto dy gjëra thelbësore ti nuk do të kuptosh as edhe Lajmin e Mirë të Shpëtimit.

 

Çfarë duhet dish rreth Zotit

Zoti është i shenjtë.

Zoti, krijuesi yt, Madhëria i qiellit, Sovrani i tërë tokës dhe universit, Ai që mban në dorën e Tij jetën tënde dhe rrahjet e zemrës tënde, është pafundësisht i pastër. Ai është një Perëndi i Shenjtë i drejtësisë dhe i ka sytë tepër pastër për parë të keqen. Ai është qenie madhështie, madhërie dhe lavdie të pafundme dhe prandaj është pafundësisht i nderuar.

Bibla thotë: I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Zoti Perëndi, i Githëpushtetshmi, që ishte, që është dhe që vjen!” (Libri i Zbuleses, kapitulli 4, vargu 8b).  

I shenjtë dhe i tmerrshëm është emri i Tij.(Libri iPsalmeve, kapitulli 111, vargu 9b).

Ti i ke sytë tepër të pastër për të parë të keqen dhe nuk e shikon dot paudhësinë.(Libri i Habakukut, kapitulli 1, vargu 13)

 

Zoti është i drejtë.

Sipas Biblës, Fjalës së pagabueshme dhe të pandryshueshme të Tij, Zoti është një Qënie absoulitisht i drejtë. Nuk ka asnjë gjë gabim apo pasaktë rreth natyrës apo veprave të Tij. Natyra, motivet, veprimet dhe gjykimet e Tij janë gjithmonë përsosmërisht të drejta. Si një Perëndi i drejtë Ai e do drejtësinë, por urren padrejtësinë.

Ai është Shkëmbi,vepra eTij është e përsosur, sepse në të gjitha rrugët e Tij ka drejtësi. Eshtë një Perëndi që nuk e njeh padrejtësinë; Ai është i drejtë dhe i mirë.(Libri i Ligjit te Përtërirë, kapitulli 32, vargu 4)

Ai ka vendosur Ligjin e Tij dhe kërkon drejtësi për ata e shkelin atë. Ai e do të gjithë atë që është e drejtë dhe e mirë, por urren dhe ofendohet shumë për cdo mëkat të vetëm. Bibla thotë madje se Perëndia i urren të gjithë keqbërësit dhe është i zemëruar me ta cdo ditë. Perëndia nuk urren nga një zemër e keqe sic bëjmë ne; Në ndryshim nga ne, Ai qëndron i përsosur në shprehjen e urrejtjes së shenjtë përkundrejt atyre e refuzojnë dhe shkelin Ligjin eTij.

Perëndia është një gjykatës i drejtë dhe një Perëndi që zemërohet cdo ditë me keqbërësit. Në qoftë se keqbërësi nuk kthehet, ai do të mpreh shpatën e Tij: e ka shtrirë harkun e Tij dhe e ka përgatitur.(Libri i Psalmeve, kapitulli 7, vargjet 11-12)

 

Çfarë duhet dish rreth vetes


Shumë njerëz kanë një opinion mirë pozitiv për veten e tyre. Gjithësesi, gjëja më e rëndësishme nuk është cfarë ne mendojmë për veten tonë por cfarë Zoti mendon për ne dhe për njerëzimin në përgjithësi. Cfarë ti mendon për veten tënde nuk ka shumë rëndësi kur qëndron përpara një gjykatësi në një sallë gjyqi apo kur aplikon për një punë një intervistë; Ajo që ka rëndësi është cfarë gjykatësi ose punëdhënësi mendon për ty. Në të njëjtën mënyrë, të dish cfarë Zoti ka thënë për ty është jashtë- zakonisht e rëndësishme. Pavarësisht opinionit njerëzor, si janë njerëzit në sytë eTij?

Ndoshta do habitesh të dëgjosh se Zoti është shumë i ofenduar nga njerëzit. Ai nuk shikon asnjë gjë të mirë në ne. Ne të gjithë kemi mëkatuar kundër Tij. Ne të gjithë kemi rebeluar, ofenduar dhe e kemi braktisur Atë. Faktikisht, Bibla specifikisht na tregon se Zemërimi i Perëndisë digjet kundër njerëzimit dhe është vetëm me anë të mëshirës së Tij Ai nuk na ka shfarosur të gjithve nga faqja e dheut. Eshtë shumë e rëndësishme qe ti kuptosh këto të vërteta dhe se si është gjendja jote para Zotit.

 

Njeriu lind me nje natyrë mëkatare.

Të gjithë njerëzit kanë lindur këtë botë me një natyrë mëkatare armiqësore ndaj Zotit dhe totalisht të prirur për mëkat dhe ligësi. Nuk është vetëm cfarë ne bëjmë që është e keqe, por vetë esenca se kush ne jemi ështëe ligë. Për shkak natyrës sonë, nuk ka asgjë mirënë ne! Cdo aspekt e qënies sonë është e korruptuar nga mëkati duke përfshirë intelektin tonë, emocionet, dëshirat, zemrat, motivet, dhe trupat tanë fizikë. Ne na mungon aftësia për bërë ndonjë gjë që mund ta kënaqë Perëndinë, për të kuptuar ndonjë gjë për Të, dhe madje edhe aftësia për të ardhur tek Ai, sepse ne të gjithë nga natyra urrejmë dritën e pastërtisë së Tij dhe duam errësirën e kënaqësive tona mëkatare.

Dhe gjyqi është ky: Drita erdhi në botë dhe njerëzit deshënerrësirën më tepër se dritën, sepse veprat e tyre ishin të mbrapshta. Sepse kushdo që bën gjëra të mbrapshta e urren dritën dhe nuk vjen te drita, që të mos zbulohen veprat e tij.(Ungjilli sipas Gjonit, kapitulli 3, vargjet 19-20).

Ky korrupsion dhe kjo paudhësi ka filluar dhe është mbrujtur në ngjizjen e njeriut. 

 

Ja, unë jam mbrujtur në paudhësi, dhe nëna ime më ka ngjizur në mëkat.  (Libri i Psalmeve, kapitulli 51, vargu 5). 

Pasi kemi lindur ne devijojmë në pasione mëkatare edhe pse mund të jemi të vegjël dhe fëmijë;

Synimet e zemrës së njeriut janë të këqija qysh në fëmijërinë e tij.   (Libri i Zanafilles, kapitulli 8, vargu 21) 

A është e nevojshme ta mësosh një fëmijë të gënjejë, të vjedhë, të jetë egoist, dhe të jetë brutal ndaj fëmijëve të tjerë? Ata e mësojnë vetë!

 

 Faji Universal i Njeriut.

Të gjithë njerezit kanë mëkatuar dhe janë të korruptuar në sytë e Zotit të shenjtë, kjo përfshin edhe ty. Bibla deklaron se nuk ka asnjë që është i drejtë, pa mëkat, ose i mirë, dhe asnjë nuk mund ta pastrojë veten nga mëkati i tij.

Sepse të gjithë kanë mëkatuar dhe nuk e arrijnë lavdinë e Perëndisë.    (Libri i Romakëve, kapitulli 3, vargu 23).  

Sic është shkruar: Nuk ka asnjë të drejtë, as edhe një. Nuk ka asnjë që të kuptojë, nuk ka asnjë që të kërkojë Perëndinë. Të gjithë kanë dalë nga udha, që të gjithë janë bërë të padobishëm, nuk ka asnjë që të bëjë të mirën, as edhe një. (Libri iRomakëve, kapitulli 3, vargjet10-12) 

Kush mund të thotë:Pastrova zemrën time, jam i pastruar nga mëkati im?    (Libri i Fjaleve te Urta, kapitulli 20, vargu 9)  

 

Urrejtja e njeriut përkundrejt Perëndisë.

Megjithëse Perëndia e ka zbuluar veten e Tij shumë qartë që asnjë të mos shfajësohet, njerëzimi ka refuzuar ta nderojë Atë dhe në vend të kësaj ai ka ndërruar të vërtetën e Tij për një gënjeshtër, duke zgjedhur për ti shërbyer figmenteve të vetë imagjinatës së vet sic janë fetë apo teoria e evolucionit dhe jo Atë. Asnjë prej tyre nuk e kërkon Perëndinë dhe Ai nuk është në asnjë mendim të tyrin. Megjithëse njerëzit mund kenë një ide të tyren për Të, të cilit i luten, ata nuk duan ta njohin si Perëndinë e Gjallë të Vërtetë sic Ai e ka zbuluar Veten Bibël. Mendjet e tyre janë armiqësore ndaj Tij, për shkak të urrejtjes që është rrënjosur brenda natyrës së tyre mëkatare dhe dashurisë së tyre për mëkatin. 

Ajo që mund të dihet për Perëndinë është bërë e dukshme për ta, sepse Perëndia ua ka shfaqur atyre. Sepse cilësitë e Tij të padukshme, fuqia eTij e përjetshme dhe hyjnia e Tij, duke qënë të dukshme nëpërmjet veprave të Tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenët ë pashfajesueshëm. Sepse megjithëse e njohën Perëndinë, nuke përlëvduan, as e falenderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua. (Libri i Romakëve, kapitulli 1, vargjet 19-21)

 

Zemra dhe Mendja e Ligë e Njeriut.

Pse shikojmë kaq shumë këqija dhe ligësi rreth e rrotull nesh? Pse njerëzit mund të jenë kaq brutal dhe të pamëshirshëm me njëri-tjetrin? Pse bota është në këtë gjëndje ku ndodhet sot?

Bibla ka një përgjigje dhe deklaron se zemra e njeriut është plot ligësi, nga ajo dalin gjithatë këqijat dhe asnjë nuk mund ta njohë atë.

Zoti pa që ligësia e njerëzve ishte e madhe mbi tokë dhe që tërë synimet e mendimeve të zemrës së tyre nuk ishin gjë tjetër, vecëse e keqja në cdo kohë. (Libri i Zanafilles, kapitulli 6, vargu 5)

Zemra gënjehet më tepër se cdo gjë tjetër dhe sëmuret në mënyrë të pashërueshme; kush mund ta njohë atë?”  (Libri i Jeremias, kapitulli 17, vargu 9) 

Jezusi tha: …Sepse nga brenda, domethënë nga zemra e njeriut, dalin mendimet e mbrapshta, shkeljet e kurorës, kurvërimi, vrasjet, vjedhjet, lakmitë, ligësitë, mashtrimet, pafytyrësia, smira, blasfemia, kryelartësia, marrëzia. Gjithë këto të mbrapshta dalin nga brenda dhe e ndotin njeriun. (Ungjilli sipas Markut, kapitulli 7, vargjet 21-23)

E gjithë qënia e njeriut, zemra e tij është e korruptuar nga mëkati dhe kjo rezulton në vepra te liga.

Nga zemra e njeriut dalin gjitha gjërat e liga që mund të mendohen, duke përfshirë mendime të këqija, imoraliteti seksual, vjedhjet, vrasjet, lakmitë, ligësitë, mashtrimet, sensualiteti, krenaria, dhe marrëzia. Bashkë me zemrat tona të liga, mendjet tona gjithashtu janë armiqësore dhe përfshira në vepra të liga. Por edhe ajo na bind cfarë është e drejtë dhe cfarë është e gabuarndërgjegjjaështë e ligë në vetvete, e papastër dhe e ndotur. Zemrat tona janë gjëja e fundit që duhet ndjekim dhe e vërteta nuk do të gjendet kurrë brenda nesh. Nëse ndjek zemrën tënde, rruga mund duket e drejtë dhe e mirë në sytë e tu por do të zbulosh që përfundon në vdekje.

Eshtë një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në rrugët e vdekjes. (Libri i Fjalëve te Urta, kapitulli 14, vargu 12). 

Në qoftë se nuk do të ishte për fuqinë kufizuese të Zotit, hirit dhe mëshirës së tij, të gjithë njerëzit do të ishin kaq shumë të këqinj me njëri-tjetrin, saqë as nuk mund ta imagjinojmë dot. Diktatorët dhe kriminelët më të mëdhenj në historinë e njerëzimit na tregojnë potencialin që gjithesecili prej nesh ka për të qënë si ata. Megjithatë, në gjithë ligësinë e tyre, ata u kufizuan nga hiri i zakonshëm i Zotit.

 

Njeriu është skllav i mëkatit.

Njerëzimi nuk është vetëm fajtor për mëkat, por gjithashtu është i skllavëruar nga ai. Dashuria e madhe e njeriut për mëkatin dhe të keqen tregon që ai është një skllav i tij dhe i kapur rob nga epshet dhe kënaqësitë e tij. E vetmja gjë që njerëzimi ka bërë dhe vazhdon bëjë në mënyrë aktive është të përfshihet në pasione, dëshira,dhe praktika mëkatare në mendime, në fjalë, dhe në vepra.

 

Jezusi iu përgjigj atyre:Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush bën mëkat, është skllav i mëkatit. Por skllavi nuk rri përgjithmonë në shtëpi; biri rri përgjithmonë. Pra, nëse Biri do t’ju bëjë të lirë, do të jeni me të vërtetë të lirë.(Ungjilli sipas Gjonit, kapitulli 8, vargjet 34-46)

 

Shkelja e Ligjit të Tij.

Të gjithë njerëzit, duke të përfshirë edhe ty, kanë shkelur Ligjin e Tij të shenjtë.

Të gjithë kanë thyer urdhërmin e Tij më të madh.

Dhe Jezusi tha: Duaje Zotin, Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, dhe me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mëndjen tënde. Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi.(Ungjilli sipasMateut, kapitulli 22, vargjet 37,38)

A e ke vendosur Perëndinë të parin në gjithcka? Të parin në mendime, Të parin në kënaqësitë e tua? Asnjë person në këtë botë nuk e ka mbajtur këtë urdhërim të parë dhe më të madh. Nese ky është urdhërimi i parë dhe i madhi atëhere ti ke kryer mëkatin e parë dhe më madh.

Mos bëj dëshmi të rreme.(pra, mos gënjej). (Libri i Eksodit, kapitulli 20, vargu 16).

Mos e përdor emrin e Zotit, të Perëndisë tënd, kot sepse Zoti nuk do të lërë të pandëshkuar atë që përdor kot emrin e tij. (Libri i Eksodit, kapitulli 20, vargu 7). Me fjalë të tjera mos u beto. A je betuar ndonjëherë për Të?

Ndero atin dhe nënën tënde.(Libri i Eksodit, kapitulli 20, vargu 12).

A nuk e dini se të padrejtët nuk do të trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë? Mos u gënjeni: As kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët, as vjedhësit, as lakmuesit, as pijanecët, as shpifësit, as rrëmbyesit nuk do të trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë. (Letra e parë e Korintasve, kapitulli 6, vargjet 9, 10). 

Kurorëshkelja, kurvëria, papastërtia, shthurja, idhujtaria, magjia, armiqësia, grindja, xhelozia, zemërimi, rivaliteti, përcarjet, tarafet, smira, vrasjet, të dehurit, grykësia, dhe të tjera të ngjashme me to…ata që i bëjnë këto gjëra nuk do të trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë. (Letra e Galatasve, kapitulli 5, vargjet 19-21)

 

Përpjekjet e Liga Fetare të Njeriut.

Shumë njerëz besojnë se mund të shkojnë në Parajsë duke ndjekur një fe. Gjithësesi, problemi qëndron akoma, që asnjë fe nuk mund ta heqë, është fakti që njerëzimi është fajtor për mëkat dhe i gjithë mëkati do të ndëshkohet nga Zot i drejtë dhe i shenjtë. Asnjë fe nuk mund heqë mëkatet e dikujt dhe asnjë nuk mund ta bëjë veten e tij të pastër. Veprat e mira nuk mund të pastrojnë të këqijat. Nëse një person bën gjithcka që mundet për të jetuar mënyrë të drejtë apo të ndjekë një fe, faji i tij do të qëndrojë po aty, dhe për shkak kësaj ai do dënohet. 

Edhe sikur të laheshe me sodë dhe të përdorje shumë sapun, paudhësia jote do tëlinte një njollë të pashlyeshme para meje– thotë Zoti.   (Libri i Jeremias, kapitulli 2, vargu 22)

A mundet një etiopias të ndryshojë lëkurën e tij o një tigër të këmbejë lëkurën me vijëza? Në të njëjtën mënyrë ju, që jeni mësuar të bëni të keqen, a do mund të bënit të mirën?(Libri i Jeremias, kapitulli 13, vargu 23)

Kush mund të nxjerrë një gjë të pastër nga një gjë e papastër?  Askush.   (Libri i Jobit, kapitulli 14, vargu 4)

Njerëzit jane plot paudhësi dhe veprat e tyre më të mira janë si rroba të ndotura sytë e Perëndisë.

Për ta kuptuar më mirë këtë koncept, marrim shembullin e nje lebrozi, nëse marrrim një njeri me lebrën më keqe, ai është një masë mishi e kalbur gjaku dhe lëngu dhe mban erë me dhjetra metra larg. Nëse ne do të merrnim rroben më të pastër, më të mirë dhe më bukur dhe ta mbështillnim këtë lebroz me atë, pas pak sekondash ajo rrobe ebardhë do të ndotet, gjakoset dhe do të bëhet si mishi i lebrozit.

Këtë po thotë edhe Zoti këtu. Kështu janë veprat tona të mira përparaTij, ashtu sic është zemra jonë.

Jemitë gjithë si një gjë e papastër, dhe të gjitha veprat tona të drejtësisë (veprat e mira) janë si një rrobe e ndotur; po fishkemi të gjithë si një gjethe dhe paudhësitë tona na cojnë larg si era.    (Libri i Isaias, kapitulli 64, vargu 6)

Por paudhësitë tuaja kanë shkaktuar një ndarje midis jush dhe Perëndisë tuaj, dhe mëkatet tuaja kanë bërë të fshihet fytyra eTij prej jush, që të mos ju dëgjojë më.(Libri i Isaias, kapitulli 59, vargu 2)

C’është njeriu që ta konsiderojë veten të pastër, dhe i linduri nga një grua për të qënë i drejtë?Ja Perëndia nuk u zë besë as shenjtorëve të Tij dhe qiejt nuk janë të pastër në sytë e Tij; Aq më pak një qënie e neveritshme dhe e korruptuar, njeriu, që e pi paudhësinë sikur të ishte ujë!”  (Libri i Jobit, kapitulli 15, vargjet 14-16) 

Si mund të jetë, pra, njeriu i drejtë përpara Perëndisë, ose si mund të jetë i pastër një i lindur nga një grua?  Dhe nëse edhe hëna nuk shkëlqen dhe yjet nuk janë të pastër  sytë e Tij, aq më pak njeriu, që është një vemje, biri i njeriut që është një krimb!.   (Libri i Jobit, kapitulli 25, vargjet 4-6)

 

Çfarë duhet dish për Perëndinë e Drejtësisë


Nëse Perëndia është me vërtetë i drejtë, dhe ti me të vërtetë mëkatar dhe fajtor, Ai nuk mund të të falë ty! Nëse Ai është i drejtë Ai duhet të dënojë ty!  Drejtësia e Perëndisë kërkon që mëkati dhe mekatari të dënohet.

Eshtë caktuar që njerëzit të vdesin vetëm një herë, dhe më pas vjen gjyqi. (Libri i Hebrenjve, kapitulli 9, vargu 27)

Paga e mekatit eshte vdekja. (Libri i Romakeve, kapitulli 6, vargu 23)    

Paga, pasoja e një mëkati të vetëm është vdekja! Nuk flasim vetëm për vdekjen fizike, por flasim për vuajtje të përjetshme në një vend vuajtjesh dhe flakësh që quhet Ferr, ku Perëndia ndëshkon përgjithmonë, në përjetësi, ata që kanë mëkatuar, e kane ofenduar dhe kanë shkelur Ligjin eTij. Eshtë e përjetshme sepse cmimi i mëkatit është kaq i madh saqë neve nuk mund ta paguajmë kurrë; Një mëkat kundër një Zoti të përjetshëm rezulton në pasoja të përjetshme. Per shkak te te gjitha gjerave te permendura me lart, ti je armik i Tij dhe Zemërimi i Tij i përjetshëm qëndron mbi ty.

 

Dilemae madhe

 

Miku im, pyetja ime për ty është: Nëse do të vdisje sot ku do të shkoje? Pranë Perëndisë apo në ndëshkim të përjetshëm që nuk do ketë kurrë fund? Më lejo të të jap një ilustrim:

Nëse një person ka vrarë disa njerëz dhe del përpara një gjykatësi, nëse gjykatësi është i mirë dhe i drejtë a duhet ta falë atë apo duhet ta ndëshkojë dhe të bëjë drejtësi? Faji jot është sa malet gjigante, grumbull njëri mbi tjetrin, aq sa grumbulli rritet deri në qiell. Ti je krejtësisht i korruptuar, në çdo pjesë, në të gjitha aftësitë dhe parimet e natyrës së tënde, në kuptimet dhe në vullnetet e tua, në të gjitha prirjet dhe ndjenjat. Koka dhe zemra jote është krejtësisht e korruptuar; gjithë gjymtyrët e trupit tënd janë vetëm instrumente të mëkatit; të gjitha shqisat e tua, të parit, të dëgjuarit, të shijuarit, etj., janë vetëm priza dhe spina të mëkatit, kanale të korrupsionit. Në ty nuk ka gjë tjetër, veç mëkat.

Në ty ka ligësi të panumërta e pa masë. Ke shkelje të çdo urdhërese, me mendje, fjalë dhe vepër: një jetë plot mëkat. Ditë e net mbushur plot me mëkat, mëshira të keqpërdorura dhe shikime qortuese të përçmuara, mëshira dhe drejtësia, dhe gjithë hiret hyjnore të shkelura me këmbë. Dhe nderi i secilit person në Perëndinë Triun i nëpërkëmbur në baltë.

Atëherë, nëse një fjalë apo mendim mëkatar ka kaq shumë ligësi brenda, sa për të merituar shkatërrim të përjetshëm, sa fajtor je ti për kaq shumë mëkate? A nuk e meriton që të dëbohesh përjetësisht?

Kërko në gojën e ndërgjegjes dhe dëgjo se çfarë dëshmon ajo për të. Mendo kush je, çfarë drite ke patur, me çfarë ke jetuar: dhe prapëseprapë si je sjellë! Me çfarë janë mbushur ato ditë e net të shumta që ke jetuar? Si janë shpenzuar ato vite të tëra që kanë fluturuar mbi kokën tënde? Përse ka shkëlqyer dielli mbi ty, ditë për ditë, ndërsa ti e ke përdorur dritën e tij për t’i shërbyer Satanit? Për çfarë e ka mbajtur Perëndia frymën brenda flegrave të tua dhe të ka dhënë mish e pije, ndërsa ti ke shpenzuar jetën dhe forcën, i mbështetur prej tyre, në kundërshtim ndaj Perëndisë, si rebelim kundër tij?

Atëhere, nëse të gjithë njerezit jane nën Zemërimin e drejtë të Perëndisë, dhe unë kaq mëkatar dhe kaq i lig, si mund tëshpëtohem unë, si mund të pastrohem nga mëkatet e mia mund të pyesësh ti. Si mund Perëndia që të jetë i drejtë dhe qëndrojë i drejtë, dhe në njëjtën kohë të drejtësojë, të shpallë të drejtë, të pafajshëm dhe të falë, mua, mëkatarin?

Kjo është dilema e madhe, dhe kjo është arsyeja pse erdhi Jezu Krishti.  Pse Zoti, Biri i Perëndisë, la qiellin, mori një trup njerëzor dhe erdhi në tokë.

 

Ka Shpëtim për ty Vetëm në Jezu Krishtin


Këtu është Lajmi i Mirë i Ungjillit- Për shkak se Perëndia është i drejtë, dhe për shkak se Ai na do;  Ai vendosi na arrijë dhe të na ofrojë shpresën e shpëtimit duke derguar Birin eTij, Jezu Krisht, që na pajtonte me veten e Tij. Ai dergoi Birin eTij të merrte mëkatet e popullit të Tij që do të besojnë tek Ai.

 

Kush ishte Krishti?

Jezu Krishti është Zoti, Biri i Perëndisë, i cili ka krijuar gjithcka,

Ju më quani Mësues dhe Zot, dhe mirë thoni sepse jam.  (Ungjilli sipas Gjonit, kapitulli 13, vargu 13)

Të gjitha u bënë me anë të Tij, dhe pa Atë nuk u bë as edhe një nga ato që janë bërë. (Ungjilli sipas Gjonit, kapitulli 1, vargu 3)

Ai nuk la mënjanë Hyjninë e Tij, Ai la lavdinë dhe privilegjet e Hyjnisë Tij. Ai nuk u bë dicka më pak se Zot, por u bë dicka Zoti nuk kishte qënë kurrë. Ai i shtoi natyrës së Tij Hyjnore, natyrën njerëzore. Ai mori mish dhe u bë njeri.

I cili, edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e cmoi si një gjë ku të mbahej fortë, për të qënë barabar me Perëndinë, por e zbrazi veten eTij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit. (Letra eFilipianëve, kapitulli 2, vargjet 6,7)

Ai zbriti tokë duke lindur nga një e virgjër si personi i Jezu Krishtit.

Dhe ajo do të lindë një djalë dhe do ti vësh emrin Jezus, sepse Ai do të shpëtojë popullin e Tij nga mëkatet e tyre.(Ungjilli sipas Mateut, kapitulli 1, vargu21)

 

Çfarë tha Ai për veten e vet?

Jezusi u përgjigj dhe i tha: Kushdo që pi nga ky ujë do të ketë përsëri etje, por kush pi nga uji që i jap unë, nuk do të ketë më etje përjetë; por uji që unë do t’i jap, do të bëhet në të një burim uji, që buron në jetë të përjetshme. (Ungjilli sipas Gjonit, kapitulli 4, vargjet 13,14)

Dhe Jezusi u tha atyre: Unë jam buka e jetës; ai që vjen tek Unë nuk do të ketë uri dhe ai që beson në mua, nuk do të ketë më kurrë etje. (Ungjilli sipas Gjonit, kapitulli 6, vargu 35)

Në të vërtetë në të vërtetë po ju them: Ai që beson në mua, ka jetë të përjetshme. Unë jam buka e jetës. (Ungjilli sipas Gjonit, kapitulli 6, vargjet 47,48)

Dhe Jezusi u foli atyre duke thënë: Unë jam drita e botës; kush më ndjek, nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës.  (Ungjilli sipas Gjonit, kapitulli 8, vargu 12)

Unë jam dera; nëse dikush hyn nëpërmjet meje, do të shpëtohet dhe do të hyjë dhe do të dalë dhe do të gjejë kullotë… Unë jam Bariui mirë, bariu i mirë jep jetën e vet për delet. (Ungjilli sipas Gjonit, kapitulli 10, vargu 9,11)

Jezusi i tha: Unë jam Ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe në vdektë, do të jetojë…dhe kushdo që jeton dhe beson në mua, nuk do të vdesë aspak përjetë…(Ungjilli sipas Gjonit, kapitulli 11, vargjet 25,26)

Jezusi i tha: Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përvecëse nëpërmjet meje.(Ungjilli sipas Gjonit, kapitulli 14, vargu 6)

Jezusi thotë:Ejani tek unë, ju të gjithë të munduar dhe të rënduar dhe unë do t’ju jap clodhje…unë do t’ju jap prehje për shpirtërat tuaj(Ungjilli sipas Mateut, kapitulli 11, vargu 28)

 

Çfarë bëri Ai?

Në kohën e caktuar, me deshiren e Tij, Ai shkoi në kryq…Ndërsa ishte kryqëzuar në atë kryq, të gjitha mëkatet e njerëzve të Tij u vendosën mbi Të, dhe kur kjo ndodhi Ati braktisi Birin e Tij te dashur dhe Zemërimi i Tij, Zemerimi i Perëndisë – Zemërimi dhe Drejtësia e Tij e Shenjtë për gjithcka që është e ligë – ra mbi Të, për të ndëshkuar mëkatet e njerëzve të Tij në Të.

Dikush duhej të merrte mëkatet, dikush duhej të vdiste, dikush duhej të skarifikohej, dikush duhej të paguante pagën e mëkatit që të pajtoheshim me Perëndinë. Jezusi ishte dhe eshte Qengji i Perëndisë që u sakrifikua në vendin e njerëzve të Tij. Të gjithë gjykimin, dënimin dhe Zemërimin e Perëndisë që ata meritojnë për shkak të gjithë ligësisë së tyre, Ai e mori në kryq. Ai mori vendin e tyre, Ai mori mëktatet e tyre dhe mori dhe dënimin e tyre. I drejti për të padrejtët.

Sepse Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e Tij të vetëmlindur, që, kushdo që beson në Të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme. (Ungjilli sipas Gjonit, kap. 3, vargu 16)

Por Perëndia e tregon dashurinëe Tij ndaj nesh në atë që, kure nde ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.  (Libri i Romakeve, kapitulli 5, vargu 8)

JezuKrishti u ringjall nga të vdekurit tre ditë më vonë, duke mundur vdekjen, mëkatin, dhe Ferrin. Ringjallja e Tij provoi që Ai ishte përsosmërisht pa mëkat dhe që Perëndia At e pranoi Sakrificën e Tij për mëkatet.  Ai u ngjit në Qiell dhe u ul të djathtën e Atit të Tij dhe i është dhënë autoriteti mbi gjithë qiellin dhe tokën. Perëndia e ka caktuar Atë si Mbretin e Lavdisë dhe ka caktuar një ditë në të cilën Ai do gjykojë botën për mëkatet e saj dhe ti japë fund padrejtësisë.

“Krishti vdiq për mëkatet tona, sipas Shkrimeve, dhe se u varros dhe se u ringjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve”.   (Letra e pare e Korintasve, kapitulli 15, vargjet 3-4)

Ti, sot, ke një mundësi të jashtëzakonshme, një ditë në të cilën Krishti e ka hapur kanat më kanat derën e mëshirës, dhe qëndron duke thirrur dhe duke të të bërtitur me një zë të lartë. Një ditë në të cilën shumë po gëlojnë për tek Ai, dhe po shtyhen për të hyrë në mbretërinë e Perëndisë. Shumë po vijnë përditë nga lindja, perëndimi, veriu dhe jugu; shumë, që pak kohë më parë ishin në po atë gjëndje të mjerë ku ndodhesh edhe ti, janë tashti në një gjëndje të lumtur, me zemra të mbushura me dashuri për Atë që i deshi dhe i lau prej mëkateve të tyre me gjakun e Tij, dhe po gëzojnë shpresën e lavdisë së Perëndisë.

Si mund të qëndrosh qoftë edhe për një moment në gjëndjen ku je?! Gjëndja jote është tepër e rrezikshme! Fajësia dhe zemërngurtësia jote janë tepër të mëdha. Ke nevojë të konsiderosh veten tënde, dhe të zgjohesh krejt nga gjumi.  Ju të rinj e të reja, kur do të hiqni dorë nga kotësitë rinore dhe do të vraponi për te Krishti? Po ta lini mënjanë një shpëtim kaq të madh, ju do ta shkatërroni jetën tuaj dhe do të bëheni së shpejti si ata njerëz që kalonin në mëkat të gjitha ato ditë të cmuara të rinisë, dhe tashmë kanë ardhur në një gjëndje aq të tmerrshme verbërie dhe fortësie.

 

Çfarëduhet bësh

Zoti i urdhëron të gjithë njerëzit kudo pendohen nga mëkatet e tyre, kthehen tek Perëndia, dhe besojnë Ungjillin e Zotit Jezu Krisht.  

Perëndia…tani iurdhëron të gjithë njerëzit kudo, që të pendohen. (Veprat e Apostujve, kapitulli 17, vargu 30)

Mos rri me ne gjendjen ne te cilen ndodhesh. Eja tek Ai dhe largohu nga zemërimi po vjen! Të pendohesh është të kthehesh ngagjithcka në jetën tënde që është kundër vullnetit tëZotit, duke përfshirë veprat e tua, fjalët, dhe mendimet. Ndalo së luftuari kundër Perëndisë! Bjer përpara Tij dhe ndalo së përpjekuri për të drejtësuar veten tënde dhe nga mendimi që je mjaft i mirë. Prano ligësinë tënde përpara një Zoti shenjtë, pafuqinë tënde për bërë ndonjë gjë për ta kënaqur Atë, dhe mos beso në asgjë tjetër përvecëse në atë cfarë Krishti ka bërë. Nëse vjen tek Krishti, të pendohesh nga mëkatet e tua dhe besosh në Të, ti do tëshpëtohesh.

Beso në Zotin Jezus dhe do të shpëtohesh. (Veprat e Aposujve, kapitulli 16, vargu 31)

Eja tek Ai dhe Ai do të të shpetojë. Të gjitha mëkatet e tua do të falen dhe ti do te pastrohesh. Dhe jo vetëm që Ai do të heqë gjitha mëkatet e tua, por Ai gjithashtu do të japë ty vetë drejtësinë e Tij nëpërmjet veprës dhe meritës JezuKrishtit, Birit të Tij!

Jezusi tha:Ejani tek unë, ju të gjithë të munduar dhe të rënduar dhe unë do t’ju jap clodhje…unë do t’ju jap prehje për shpirtërat tuaj(Ungjilli sipasMateut, kapitulli 11, vargu 28)

Ai që beson në Birin ka jetë të përjetshme, por ai që nuk beson te Biri, nukdo të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të. (Ungjilli sipas Gjonit, kapitulli 3, vargu 36)

Pastaj (Jezusi) e thirri pranë vetes turmën me dishepujt e vet dhe u tha: Kushdo që do të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë.  (Ungjilli sipasMarkut, kapitulli 8, vargu 34)

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *