Të Ecësh me Perëndinë – Thomas Watson

Ecja në Zotin Thomas Watson

PYETJE: Cfarë mund të bëjmë që të ecim me Perëndinë?

PERGJIGJE 1: Largohu nga rruga e vjetër e mëkatit… Rruga e mëkatit ëshë plot udhëtarë. Ka kaq shumë udhëtarë në këtë rrugë që çon në ferr, që ndonëse është shumë e gjërë, me kënaqësi do ta zmadhonte veten për të bërë vend për ta (Isaia 5:14). Kjo rrugë e mëkatit duket e kënaqëshme por fundi është vdekje. ‘E kam parfumuar shtratin tim me mirrë, me aloe dhe me kanellë’ thotë prostituta. (Fjalët e urta 7:17). Shikoni sesi bashkë me një ëmbëlsi (kanella) kishte dy gjëra të hidhta (mirra dhe aloe). Sepse ajo ëmbëlsi e vogël në mëkat në të tashmen do të ketë një proporcion shumë më të madh hidhërimi më pas. Prandaj largohu prej saj. Ti nuk mund të ecësh me Perëndinë dhe mëkatin: ‘cfarë lidhje ka drejtësia me padrejtësinë?’ (2 Korintasit 6:14).

PERGJIGJE 2: Nëse do që të ecësh me Perëndinë, njihu me Të: ‘Pajtohu, pra, me Perëndinë’ (Jobi 22:21). Njihe Perëndinë në atributet dhe premtimet e tij. Të huajt nuk ecin bashkë.

PERGJIGJE 3: Hiq të gjitha mosmarrëveshjet. ‘A mund të ecin bashkë dy veta, në rast se nuk janë marrë vesh më parë?’ (Amosi 3:3). Kjo marrëveshje dhe pajtim bëhet prej besimit: ‘Të cilin e paraqiti Perëndia si pajtimore nëpërmjet besimit në gjakun e tij’ (Romakët 3:25)…

PERGJIGJE 4: Nëse do që të ecësh me Perëndinë, duaji udhët e Perëndisë. Ato janë të zbukuruara me shkëlqim (Fjalët e urta 4:18); ato janë të ëmbëlsuara me kënaqësi (Fjalët e urta 3:17); ato janë thurura me të vërtetën (Zbulesa 15:3); ato janë të shoqëruara me jetë (Veprat 2:28); ato janë të zgjatura me përjetësinë (Habakuku 3:6)…

PERGJIGJE 5: Nëse do që të ecësh me Perëndinë, kap krahun e Tij. Ata që ecin në fuqinë e tyre shpejt do të lodhen. ‘Do të shkoj në forcën e Zotit Perëndi’ (Psalmi 71:16). Ne nuk mund të ecim me Perëndinë pa Perëndinë. Le ti kujtojmë Atij premtimin e Tij: ‘Do të bëj që ju të ecni sipas statuteve të mia’ (Ezekieli 36:27). Nëse Perëndia na merr prej dore, atëhere ne do të ‘ecim pa u lodhur’ (Isaia 40:31).

 

~Tomas Uatson  (Thomas Watson)

 

Pamja e Njeriut të Perëndishëm (Edinburgh, Scotland; The Banner of Truth Trust; 1992) f. 183.

 

Share and Enjoy !

0Shares
0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *