people, man, sitting-2596890.jpg

Udhëzime për të urryer mëkatin

Nga Richard Baxter Udhëzimi 1. Mundohu që të njohësh Perëndinë, që të ndikohesh me atributet e Tij dhe të jetosh gjithmonë sikur të jesh në shikimin e tij. – Asnjë njeri nuk mund ta njohë mëkatin përsosmërisht, sepse asnjë njeri nuk mund ta njohë Perëndinë përsosmërisht. Ti nuk mund ta dish se çfarë është mëkati deri sa të dish se çfarë është Perëndia, ndaj të cilit ke mëkatuar; sepse ligësia e mëkatit është kundër vullnetit dhe atributeve të Perëndisë. Të perëndishmit kanë një farë njohurie të ligësisë së mëkatit, sepse ata kanë një farë njohurie të Perëndisë ndaj të Cilit mëkatohet. Të ligjtë nuk kanë njohuri praktike të ligësisë së mëkatit, sepse ata nuk kanë njohuri të tillë të Perëndisë. Ata që kanë frikë Perëndinë kanë frikë mëkatin; ata që në zemrat e tyre nuk kanë respekt dhe nuk i trembën Perëndisë, në zemër dhe në jetë, nuk do ti tremben as mëkatit: ateisti, që mendon se nuk ka Perëndi mendon që nuk ka mëkat kundër tij. Asgjë në botë nuk do na e tregojë kaq qartë dhe kaq fuqishëm ligësinë e mëkatit sesa njohuria e madhështisë, urtësisë, mirësisë, shenjtërisë, autoritetit, drejtësisë, të vërtetës së Perëndisë. Prandaj, ndjenja e pranisë së Tij do të ngjallë ndjenjën tonë të ligësisë së mëkatit. Udhëzimi 2. Konsidero mirë veprën, derdhjen e gjakut, dhe jetën e shenjtë të Krishtit. — Vepra e Tij është të shlyejë mëkatin, dhe ta shkatërrojë atë. Gjaku i Tij u derdh për të: jeta e tij e dënoi atë. Duaje Krishtin, dhe ti do të urresh atë që i shkaktoi vdekjen e Tij. Duaje Krishtin, dhe ti do të duash të bëhesh si Ai, dhe të urresh atë që është kaq kundër Krishtit. Këto dy drita të mëdha do të tregojnë urryeshmërinë e errësirës. Udhëzimi 3. Mendo mirë se sa e shenjtë është vepra e Frymës së Shenjtë, dhe se sa një mëshirë e madhe është për ne. —  A do zbresë vetë Perëndia, drita qiellore, në një zemër mëkatare, për ta ndriçuar dhe pastruar atë? Dhe unë prapësëprapë të mbaj errësirën dhe fëlliqësinë, në kundërshtim ndaj një mëshire të tillë të mrekullueshme? Udhëzimi 4. Kupto dhe konsidero dashurinë e mrekullueshme të Perëndisë, dhe mendo se çfarë ka bërë Ai për ty dhe ti do ta urresh mëkatin, dhe do të vijë turp prej tij. Është një rëndim që e bën mëkatin të urryer madje edhe për arsyetimin e thjeshtë, që ne të ofendojmë një Perëndi me mirësi të pafundme dhe që ka mbushur jetët tona me mëshirë. Do të të hidhërojë dhe pikëllojë nëse i ke bërë keq një shoku të jashtëzakonshëm: dashuria dhe mirësia e tij do të vijnë në mendimet e tua, dhe do të të bëjë që të zemëroshesh me vetë të keqen tënde. Ja, shiko katalogun e mëshirave të Perëndisë për ty, për shpirtin dhe trupin tënd. Dhe këtu shiko Satanin, që fsheh dashurinë e Perëndisë për ty… që përpiqet të shkatërrojë pendesën dhe përuljen tënde, duke fshehur rëndimin më të madh të mëkatit tënd. Udhëzimi 5. Mendo se për çfarë është bërë shpirti i njeriut, që duhet të përdoret, madje të dojë, t’i bindet dhe të përlëvdojë Krijuesin tonë; dhe pastaj do të shohësh se çfarë është mëkati, që e paralizon dhe e çorodit atë. —  Se për çfarë pune të shkëlqyer, të lartë e të shenjtë jemi krijuar dhe thirrur! Dhe a duhet të ndotim tempullin e Perëndisë? Dhe ti shërbejmë Djallit në fëlliqësi dhe marrëzi, kur ne duhet të marrim, t’i shërbejmë, dhe të lartësojmë Krijuesin tonë? Udhëzimi 6. Mendo mirë se çfarë kenaqësie të pastër dhe të ëmbël një shpirt i shenjtë mund të shijojë nga Perëndia, në shërbesën e tij të shenjtë dhe pastaj do të shohësh se çfarë është mëkati, që e grabit atë nga këto kënaqesi, dhe që preferon epshet mishore përpara tyre. — O sa gëzueshëm mund të kryejmë çdo detyrë, dhe sa frytshëm mund t’i shërbejmë Zotit tonë, dhe çfarë kënaqësie mund të gjejmë në dashurinë dhe pranimin e Tij, dhe largpamësisë së bekimit të përjetshëm, nëse nuk do të ishte për mëkatin tonë; i cili e sjell shpirtin nga dyert e qiellit në zhgërryerje me derrat në një grumbull plehu! Udhëzimi 7. Mendoni se çfarë jete është në qiell, dhe që do të jetosh përjetë; dhe çfarë jete jetojnë tani atje të shenjtët; dhe pastaj mendo nëse mëkati, që është kaq kundër kësaj, nuk është një gjë e ndyrë dhe e urryeshme. — Ti ose do të jetosh në qiell, ose jo. Nëse jo, nuk je ai të cilit po i flas. Nëse do të jetosh atje, ti e di që atje nuk ka mëkat; jo mendje të botës, jo krenari, jo pasion, jo epshe dhe kënaqësi mishore. Oh, sikur të shihje dhe të dëgjoje sikur edhe vetëm për një orë, sa merren ata shpirtra të bekuar duke dashur dhe duke lartësuar Perëndinë e lavdishëm në pastërti dhe shenjtëri, dhe sa larg janë nga mëkati, do të të bënte të ndieje neveri për mëkatin, dhe të shihje mbi mëkatarët si njerëz që zhgërryhen në pleh kafshësh. Veçanërisht, të mendosh që ti shpreson të jetosh përjetë si ata shpirtra të shentjë; për këtë arsye mëkati të duket i keq. Udhëzimi 8. Shiko gjendjen dhe vuajtjen e të dënuarve, dhe mendo mirë për ndryshimin midis enjëjve dhe djajve, që të dish se çfarë është mëkati. — Engjejt janë të pastër; djajtë janë të ndotur: shenjtëria dhe mëkati janë dy gjëra të ndryshme. Mëkati banon në ferr, dhe shenjtëria në qiell. Mbaj mend që çdo tundim është prej djallit, për të të bërë si vetja; ashtu sic çdo lëvizje e shenjtë është prej Krishtit, për të të bërë si vetja. Mbaj mend kur mëkaton, që ti po mëson dhe po imiton nga djalli, dhe je si ai, Gjoni 8:44. Dhe fundi i gjithë kësaj është, që ti të ndjesh dhimbjen e tij. Nëse zjarri i ferrit nuk është i mirë, atëhere mëkati nuk është i mirë. Udhëzimi 9. Shiko gjithmonë mbi mëkatin si dikush që është

Udhëzime për të urryer mëkatin Read More »