Çfarë të Bësh Kur të Zë Frika

Përpara se frika të të sulmojë përsëri: 1. Ji i sigurtë se shpëtimi yt është i siguruar dhe pendohu për ndonjë mëkat që di (Psalmi 32:5; 1 Gjonit 5:10-13) 2. Rrëfe dhe pendohu për mëkatet e frikës së paperëndishme përpara Perëndisë dhe të tjerëve të cilët mund të jenë ndikuar nga frika jote (Psalmi 51:1-4; Mateu 5:23-24). 3. Kërkoji Perëndisë të punojë në këtë fushë të jetës tënde dhe të të ndihmojë të punosh me të gjitha forcat për ndryshim (2 Korintasve 9:8). 4. Përcakto mendimet dhe veprimet e duhura për të luftuar ato që ke zakonisht (shih përgjigjet më sipër). Bëji mendimet e tua falenderuese, shpresëplota dhe dashuriplota. Përfshi dhe pjesë nga Bibla. Përpiqu t’i shprehësh mendimet e tua të reja në formë lutjeje (Psalmi 119:59-60).   Mendime frike:  Oh jo! E di që ky avion do të rrëzohet. Nuk mund ta bëj dot këtë. Nuk dua të vdes! Mendime falenderuese, shpresëplota, besimplota dhe dashuriplota: Faleminderit Zot që jam në duart e Tua. Jam po aq i sigurtë këtu lart sa dhe në tokë. Ti je në kontroll të të gjitha gjërave. Unë mund të të besoj që të më ndihmosh me çfarëdo gjëje që ndodh.  Mendime frike: Puna ime do përfundojë shpejt dhe ende nuk kam një tjetër. Çfarë të bëj? Do përfundojmë të gjtihë në azil. Mendime falenderuese, shpresëplota, besimplota dhe dashuriplota: Faleminderit Zot që Ti i di nevojat tona. Unë do të bëj sa të mundem për të gjetur një punë tjetër, por e di se Ti do të na ndihmosh sido që të ndodhë. Të lutem më ndihmo që të gjej një punë tjetër. Ti je në kontroll të të gjitha gjërave. Unë do të të besoj dhe do të jem i kënaqur me atë që Ti do të sigurosh.  Mendime frike: Në qoftë se unë e konfrontoj për mëkatin e tij, ai do të zemërohet shumë dhe nuk e di çfarë do të bëjë tjetër, por do të jetë diçka e keqe. Mendime falenderuese, shpresëplota, besimplota dhe dashuriplota: Në qoftë se e konfrontoj, ai mund të zemërohet, por do ta duroj këtë me qëllim që të bëj atë që do Ti Zot. Unë të kërkoj që ta ndihmosh atë të reagojë mirë, por do të të besoj Ty sido që të jetë rezultati. 5. Mëso përmendësh disa vargje ndihmuese nga ky kapitull që të të ndihmojnë që të ripërtërish mendjen (Romakëve 12:2). 6. Bëj një studim të sovranitetit të Perëndisë (Isaia 46:9-11; Zanafilla 20:50; Jeremia 32:27; Romakëve 8:28) 7. Bëj një studim të pranisë dhe të kujdesit të Perëndisë (Jozueu 1:9; Psalmi 27:1-14; Psalmi 23:4)* 8. Bëj një studim të hirit (ndihmës) së mjaftueshme të Perëndisë në kohëra të vështira (Isaia 41:10; 2 Korintasve 12:9; Hebrenjve 4:16)* 9. Shtoje frikën tënde ndaj Perëndisë. Studio, lutu dhe përkushtohu për të dashur Perëndinë me gjithë zemër (Ligji i përtërirë 10:12,20; Psalmi 119:2). 10. Ji vigjilent, gati për të përdorur vetëkontroll dhe për të luftuar me mendimet e tua (1 Pjetrit 1:13). ——— Gjatë kohës së frikës: 1. Kërko me këmbëngulje Zotin dhe ndihmën e Tij (Psalmi 34:4; Psalmi 46:1-3). 2. Zhvish frikën mëkatare (Isaia 12:2; Efesianëve 4:22). Bëji vetes pyetjen “Çfarë kam frikë më shumë se sa Perëndinë?” Bëji vetes pyetjen “A po shkojnë mendimet e mia në drejtimin e gabuar?”, “A janë ata: Mbi të ardhmen? Mbi gjëra të përkohshme? Mbi gjëra të pavërteta? Të fokusuar tek vetja? Pa Perëndinë dhe të vërtetën e Tij? 3. Vish besimin, përgjegjshmërinë dhe dashurinë. Fokusohu më shumë në Perëndinë dhe në premtimet e Tij (Psalmi 18:1-2). Zgjidh ta mbash mendjen tek mendimet e drejta dhe te vargjet që ke mësuar përmendësh (Efesianëve 4:23). Qëndro në të tashmen Mendo për gjërat e përjetshme dhe gjërat e Perëndisë Mendo mendime të vërteta Mendo mendime të dobishme Bëji vetes pyetjen, “Si mund të bëj tani atë që është e drejtë?” Cila është gjëja e përgjegjshme që duhet bërë tani? Çfarë është një gjë e dashur që mund ta bëjë tani? Çfarë gjë ndërtuese do të donte Perëndia që unë të bëja në lidhje me këtë problem? 4. Ji i gatshëm të durosh tundimin ndaj frikës nëse duhet, me qëllim që të duash Perëndinë dhe të tjerët (2 Timoteut 2:3-4). ——— Në qoftë se nuk arrin t’i bësh këto gjëra, ose i lë vend ankthit dhe frikës së paperëndishme: 1. Bëji vetes pyetjen, “Si mëkatova?” Ji specifik në lidhje me mendimet dhe veprimet. 2. Bëji vetes pyetjen, “Në qoftë se do ta përsërisja këtë situatë, çfarë do të mendoja dhe çfarë do të bëja?” 3. Rrëfe dhe kërkoji falje Perëndisë dhe kujtdo tjetër që u ndikua, ose ishte dëshmitar i frikës tënde mëkatare? (Jakobi 5:16; 1 Gjonit 1:9). 4. Thuaji Perëndisë dhe të tjerëve çfarë planifikon të bësh në të ardhmen në vend të kësaj (Psalmi 40:8). 5. Ji vigjilent përsëri (1 Pjetrit 5:8). Frika nuk ka përse të të kontrollojë. Në fakt ti urdhërohesh ta kontrollosh frikën. Nëse je besimtar, Perëndia të ka dhënë të gjitha burimet për ta bërë këtë. Përmes praktimit të parimeve të Tij, ti mund ta mposhtësh ciklin e ankthit apo të frikërave të paperëndishme. Në qoftë se Perëndia mund të kthente një njeri që e mohoi tri herë për shkak të frikës në një apostull guximtar (Pjetrin), Ai mund të të ndryshojë dhe ty. Mëndjes që pushon te ti, ti i ruan një paqe të përsosur, sepse kjo ka besim te ti. Kini besim te Zoti përjetë, sepse Zoti, po, Zoti është shkëmbi i përjetshëm Isaia 26:3-4   – Stuart Scott Marre nga libri ne shqip “Zemërimi, Ankthi dhe Frika – Një Këndvështrim Biblik” –

Çfarë të Bësh Kur të Zë Frika Read More »