Familja

Si Feminizmi po i shkatërron vetë vajzat, familjet e tyre dhe shoqërinë !

SI FEMINIZMI PO SHKATËRRON JETËN E VAJZAVE, FAMILJET E TYRE DHE SHOQËRINË

Çfarë ka shkatërruar Feminizmi? Në këtë artikull do t’i përgjigjemi kësaj pyetje dhe më pas do të japim edhe një alternativë biblike. Më pëlqen kjo thënie nga P. Andrew Sandlin. Ajo e përmbledh mirë se çfarë besoj për feminitetin biblik: “Përgjigjja e duhur për Feminizmin radikal dhe Egalitarianizmin (shën. i përkthyesit: lëvizje antibiblike për barazi gjinore në shtëpi, në kishë dhe në shoqëri) nuk është “tua tregosh vendin grave” por t’i lartësosh ato në vendin e tyre biblik – duke qëndruar shpatull më shpatull me burra besnikë, partnerë në mandatin kulturor, “bashkë-trashëgimtarë të jetës së hirit”. “Perëndia i ka thirrur burrat që ta mbrojnë të vërtetën e Tij në botë dhe të jetojnë sipas urdhërimeve të Tij. Por kur hedh një sy sot te familja e krishterë ungjillore do të zbulosh që është feminizuar në një shkallë të madhe. Feministet radikale Krisht-urrejtëse i kanë transformuar shtëpitë tona, dhe burrat e krishterë, zor se janë ngritur kundër kësaj ose që të kenë luftuar për tokën e shenjtë të familjes biblike! Për më tepër, bashkëshortët dhe baballarët e krishterë janë treguar frikacakë në dështimin e tyre për të udhëhequr dhe për të marrë përsipër përgjegjësitë që Perëndia u ka dhënë. Ata kanë qënë shumë të gatshëm të heqin barrën e plotë të udhëhequrit dhe të siguruarit për familjet e tyre dhe kanë qënë mëse të gëzuar t’i ndajnë (ose të shkarkojnë) këto barra me (ose mbi) gratë e tyre. Familja është feminizuar për shkak se burrat e krishterë u tërhoqën nga detyra e tyre.” – William Einwechter Josep Spurgeon deklaroi: “Burrat janë krijuar për të ndërtuar, për të luftuar, për të siguruar dhe për të udhëhequr. Një kishë që nuk i thërret burrat për të ndërtuar, për të luftuar, për të siguruar, dhe për të udhëhequr për lavdinë e Perëndisë asnjëherë nuk do të ketë një impakt në kulturë. Por përkundrazi, ajo do të kontribuojë në shkatërrimin e kulturës, duke ndihmuar në krijimin dhe mbajtjen e meshkujve të zhburrëruar, që i shmangen përgjegjësisë, që ndjekin rrugën më të lehtë të rezistencës, që shkatërrojnë në vend që të ndërtojnë, dhe që e ndjekin botën në ferr. Gratë janë krijuar për të dhënë dhe mbajtur jetën, të jetojnë me dinjitet, jetë me virtyte dhe modeste, dhe në mënyrë të nënshtruar, të ndihmojnë burrat në jetët e tyre, për të përmbushur thirrjet e tyre. Një kishë që nuk i thërret gratë që të japin dhe mbajnë jetën, të jetojnë me dinjitet, me virtyte dhe në mënyrë modeste, dhe që të jenë të nënshtruara, do të kontribuojë në shkatërrimin e kulturës duke krijuar dhe mbajtur gra që do të vrasin të palindurit e tyre, që do i kapërdisen çoroditjes, dhe në kundërshtimin e tyre ndaj autoritetit, do ta çojë kulturën në herezi, në përrallat e grave, dhe në ferr.”   Pse ka rëndësi Feminizmi? Feminizmi ishte, është dhe gjithmonë do të jetë në kundërshtim me Shkrimin dhe një sulm ndaj rendit të krijimit të Perëndisë. Është refuzimi i projektimit të caktuar të Perëndisë për shtëpinë, kishën, dhe shoqërinë. Feminizmi që nga vala e parë e deri në valen aktuale, vala e katërt, është një refuzim i të vërtetës së Fjalës së Perëndisë. Feminizmi mund të mposhtet vetëm nga predikimi i pastër e i papërlyer i Fjalës së Perëndisë.   Katër Valët e Feminizmit Ka pasur Katër Valë të Feminizmit. Ato janë: Feministet e valës së parë luftuan që të jenë të barabartë me burrat. Kjo filloi në vitet 1840 me deklararatën e Sentimenteve. Feministet e valës së dytë shpallën që nuk kishin nevojë për burrat. Kjo filloi në fillim të viteve 1960 dhe u quajt Lëvizja e Grave për të Drejtat e Grave. Kjo zgjati rreth dy dekada. Feministet e valës së tretë donin të ishin burra. Kjo valë filloi në fillim të viteve 1990 dhe u përpoq të ripërkufizonte se çfarë është një feministe. Zgjati deri në vitet 2010. Vala e katërt përqafon dhe promovon ANDROGJININË (shën. i përkthyesit: është cilësia që nuk je as femër as mashkull. Heq identitetet dhe dallimet gjinore ose në disa raste kombinon bashkë elementet mashkullore dhe femërore. Qëllimi është të ketë konfuzion dhe me pak fjalë, mund të zgjedhësh të jesh çfarë gjinie të duash dhe të vishesh në gjininë që ti do), ZHBURRËRINË dhe të qënit WOKE (shën. i përkthyesit: ideologji antibiblike komuniste/marksiste sikur po lufton kundër racizmit dhe pabarazisë. Kjo ideologji shkatërrimtare për njerëzit, kishën dhe shoqërinë po promovohet nga shumë predikues dhe organizata “të krishtera” sot, ndër të cilat edhe TGC (i ashtuquajturi “Koalicioni i Ungjillit”)). Vala e katërt e Feminizmit filloi në vitet 2010 dhe ende po vazhdon.   Cilat kanë qënë rezultatet e Feminizmit? Feminizmi ka rezultuar në: – Shaktërrimin e shtëpisë dhe familjes biblike.– Zhburrërinë e burrave.– Një sulm dhe një urrejtje ndaj burrërisë biblike.– Ngritjen dhe përqafimin e burrave pasivë dhe jorezistentë.– Një sulm dhe urrejtje ndaj feminitetit biblik.– Ngritjen e gruas Alfa, të fortë dhe të egër.– Pikëpamjen që gratë nuk bëjnë gabim.– Hyrjen dhe dominimin e grave në fuqinë puntore.– Shkatërrimin e një page të jetueshme për burrat.– Pranimin dhe normalizimin që fëmijët të jenë dhe të qëndrojnë larg nënave të tyre.– Krijimin e kopshteve dhe shkollve publike.– Ndryshimin e roleve dhe detyrave të burrave dhe grave.– Gratë që veprojnë si burrat dhe bëjnë rolet dhe detyrat e burrave.– Gratë që vishen si burra dhe burrat si gratë.– Martesa sa më të mëvonshme në moshë.– Të parit e martesës si skllavëri.– Një shtytje që kisha ta shohë beqarinë si diçka normale.– Një mungesë e kanditatëve të mirë për martesë.– Revolucionin seksual.– Rritjen e divorceve.– Ligje divorci për ndarje pa shkak.– Një shtyrje sa më shumë në moshë e të bërit nënë.– Sulm ndaj të qënit nënë.– Rënie e numrit të lindjeve.– Vdekjen e mbi 60,000,000 foshnjave në mitër me anë të Abortit (vetëm në Amerikë).– Pranimit të shthurjes seksuale, sodomisë (orale/anale), biseksuale dhe transseksuale (dhe shumë të tjera) si martesa normale “homoseksuale”. – Dhe shumë të tjera. Të gjitha këto janë në kundërshtim me Fjalën e Perëndisë. Levitiku 20:13: “Në qoftë se

SI FEMINIZMI PO SHKATËRRON JETËN E VAJZAVE, FAMILJET E TYRE DHE SHOQËRINË Read More »

Bekimi i një bashkëshorteje të virtytshme

Nga Steve Lawson Janë të pakta influencat që e ndikojnë zemrën e një burri për Perëndinë më shumë sesa gruaja e tij, qoftë kjo për mirë apo për keq. Ajo ose do të inkurajojë devotshmërinë e tij shpirtërore ndaj Perëndisë ose do ta pengojë atë. Ajo ose do të rrisë pasionet e tij për Perëndinë ose do të hedhë ujë të ftohtë mbi to. Çfarë lloj gruaje e inkurajon rritjen shpirtërore të burrit të saj? Fjalët e Urta 31:10-31 jep një profil të gruas që është e denjë për besimin e burrit të saj. Një grua e tillë është mishërimi i urtësisë së vërtetë prej Perëndisë, duke e bërë burrin që t’i besojë asaj me një besim të plotë. “Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme?” (v. 10). Një grua e tillë është e vështirë që të gjendet. Fjala e virtytshme (hayil) mund të nënkuptojë “forcë, aftësi, vlerë, ose dinjitet.” Kjo grua shëmbëllen secilën prej këtyre cilësive, duke qënë shume aftë, me karakter fisnik dhe përkushtim të fortë ndaj Perëndisë dhe familjes së saj. Vetëm Perëndia mund ta sigurojë një grua të tillë të virtytshme: “Shtëpia dhe pasuritë janë trashëgimi nga etërit, por një bashkëshorte e mençur vjen nga Zoti” (Fjalët e urta 19:14). “Kush ka gjetur grua ka gjetur një gjë të mirë dhe ka siguruar një favor nga Zoti” (18:22). Gruaja e virtytshme është një dhuratë nga Perëndia. A është çudi që “zemra e burrit të saj ka besim tek ajo” (v. 11)? Burri ka besim sepse “ajo i bën të mira tërë ditët e jetës së tij” (v. 12). Ajo sjell shumë pika të forta në martesën e tyre, ku secila është e përshtatur në mënyrë unike për të plotësuar dobësitë e tij. Dhuntitë e saj menjëherë bëhen fitimet e tij, dhe ajo jep shumë që e bën atë ti besojë?   Shërbimi i saj Së pari, kjo grua e jashtëzakonshme i shërben atij pa u lodhur. Ajo nuk rri duarkryq, por “gjen lesh dhe li,” dhe “me duart e veta” (v. 13) tjerr fill dhe për të bërë veshje. Ajo është “si anija e tregtarëve” (v. 14), që niset për të gjetur pëlhurën më të mirë, me çmimin më të mirë, në mënyrë që të bëjë rrobat më të mira. Kjo grua vetë-mohuese “çohet që me natë” (v. 15) për të përgatitur ushqimin për familjen. Si një menaxhere e shkëlqyer, ajo mbikqyr “shërbëtorët e saj” ndërsa ata shërbejnë krah saj në shtëpi.   Suksesi i saj Së dyti, kjo grua inicuese ka një gjykim të shëndoshë kur merret me gjërat e saj të shumta. Ajo me mendjemprehtësi “shikon një arë,” dhe e blen atë. Aty, ajo mbjell një “vresht” (v. 16). Prej vendosmërisë së saj “të fortë” (v. 17), ajo fiton të ardhura për familjen e saj. Tregëtia “shkon mbarë” (v. 18), duke siguruar kështu burime shtesë për të ndarë me të tjerët. Ajo punon mirë deri “natën” me “furkën” dhe “boshtin” e saj (v. 19) për të bërë veshje për familjen e saj.   Sakrifica e saj Së treti, kjo grua e kujdesshme jep me zemërgjerësi ndaj “të varfërit” dhe “nevojtarit” (v. 20). Ndërsa “bora” afron, i jep familjes së saj. Ajo ka planifikuar që më parë, duke bërë “veshje të dyfishtë” (v. 21) për shtëpinë e saj. Ajo nuk kursen asnjë përpjekje dhe kosto për të siguruar sa më mirë që të mundet. Pasi ka siguruar për të tjerët, kjo grua punëtore bën “mbulesa si sixhade” dhe rroba “për veten” prej “liri shumë të hollë dhe të purpurta” (v. 22). Aftësia e saj për të dhënë rroba të shtrenjta është një provë e qartë e favorit të Perëndisë mbi punët e saj.   Zgjuarsia e saj Së katërti, virtytet e saj të shumta rrisin vendin e burrit te “porta” (v. 23), ku takohen krerët e qytetit. Me mendje të mprehtë, kjo grua e virtytshme “përgatit,” “shet,” dhe “furnizon” (v. 24) rrobat e bëra. Pavarësisht se është shumë e aftë, ajo nuk konkuron me udhëheqjen e burrit të saj, por i nënshtrohet atij përulësisht—dhe të gjithë e dinë këtë.   Forca e saj Së pesti, kjo grua e çmuar shikon në të ardhmen me “forcë” dhe “nder” (v. 25). Megjithëse ajo parashikon shumë sfida, ajo prapësëprapë “qesh” (v. 25), me konfidencë pozitive në përkujdesjen providenciale të Perëndisë. Ajo është pritëse që furnizimi i qiellit do të plotësojë çdo nevojë të familjes së saj. Ndërsa njerëzit kërkojnë këshillën e saj, ajo flet fjalë “diturie” dhe “mirësie” (v. 26) ndaj tyre. Megjithësë mund të jetë e zenë jashtë shtëpisë, ajo nuk e neglizhon “shtëpinë e vet” (v. 27).   Epërsia e saj Së gjashti, ajo është një nënë kaq e tillë saqë fëmijët e saj vërejnë virtytshmërinë e saj dhe “e quajnë të bekuar/fatlume” (v. 28). Burri i saj sheh veçoritë e karakterit të saj në prindërim dhe “e lëvdon.” Ai mburret që ndër gratë, “[ajo] ia kalon të gjithave” (v. 29). Në sytë e tij, nuk ka asnjë që mund të pretendojë të jetë e barabartë me të.   Përshpirtshmëria e saj Së shtati, madhështia e vërtetë e kësaj gruaje është devotshmëria e saj shpirtërore. Ajo “ka frikë nga Zoti” (v. 30). Vetëm “hiri” dhe “bukuria” janë “i rremë” dhe “i kotë.” Tërheqja e saj e vërtetë për burrin është nderimi dhe frika që ajo ka për Perëndinë. Madje edhe krerët e qytetit “e lëvdojnë” te “porta” (v. 31), duke njohur integritetin e jetës së saj. Burri i saj vlerëson besnikërinë dhe zellin e saj. Ai është burri më i bekuar. A është vërtet çudi që burri i saj i beson? Realiteti i Perëndisë në jetën e saj e bën atë të denjë për konfidencën e tij të plotë. Sipas çdo vlerësimi, ajo është “kurora e burrit të saj” (12:4). Vetëm Perëndia mund ta sigurojë një ndihmëse të tillë të virtytshme. A të ka dhënë Perëndia një grua të tillë? A e sheh se si ajo të përshtatet ty specifikisht? A e sheh se si ajo e ka rritur efektivitetin tënd

Bekimi i një bashkëshorteje të virtytshme Read More »