Zgjedhja përkundrejt Vetë-Mjaftueshmërisë

“Nga ana ime, unë nuk mund të shoh se si përulësia e vërtetë e mëndjes mund të fitohet pa një njohuri të [doktrinës së zgjedhjes]; dhe megjithëse unë nuk do të them, që cdo njeri që mohon zgjedhjen është një njeri i keq, prapësëprapë unë do të them…që është një shenjë shumë e keqe: një i tillë, kushdo qoftë ai, Mendoj se nuk mund ta njohë me të vërtetë veten e tij; sepse nëse ne mohojmë zgjedhjen, ne duhet, pjesërisht të paktën, të mburremi në veten tonë..” –  Xhorxh Uitfilld  (George Whitfield)

AMEN! Zgjedhja jonë në Krishtin fokusohet te Perëndia dhe vepra e Trinisë në shpëtim, sesa te unë, te autonomia ime, dhe përshpirtshmëria ime. E parë siç duhet, doktrina e zgjedhjes sjell një sens të fortë përulësie përpara Perëndisë dhe njeriut sepse nuk shikon te vetja por te Krishti për çdo dhe të gjitha bekimet shpenguese. Madje edhe vetë besimi duhet të shihet përtej çdo fuqie të natyrës sonë dhe plotësisht një vepër e Perëndisë… Të mohosh doktrinën biblike të zgjedhjes është një mënyrë finoke për të mbajtur një pjesë të vogël vetë-mjaftueshmërie, sepse mohon që Krishti është plotësisht i mjaftueshëm për të shpëtuar deri në fund… Kur shikohet në këtë dritë, arroganca jonë natyrore ekspozohet dhe kështu e gjithë lavdia duhet t’i jepet Jezus Krishtit.

 

Përkthyer nga: http://www.reformationtheology.com/theology/

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *