Udhëtimi nga Arminianizmi në Kalvinizëm

Unë lexova komentin e mëposhtëm dhe po pyesja veten se sa prej nesh kanë pasur një udhëtim të ngjashëm që përshkruan ky person:

Unë u rrita si Baptist… Dhe shkova në një universitet të krishterë jo denominacional… Unë e konsideroja veten time Arminian, por kuptoja që kishte disa elemente të Kalvinzimit që ishin të pamohueshme në Shkrim.

Në pesë-gjashtë vitët e ardhshme pas kolegjit unë adoptova secilën prej “pesë pikave” një e nga një sipas këtij rendi:

Mëkatshmëria e Plotë – Dukej shumë e qartë për mua që çdo pjesë e jona është e prekur nga mëkati, jo thjesht sipërfaqësisht. Kjo duhet të jetë ajo që ka nisur gjithë të tjerat, meqënëse të gjitha vijojnë pas saj.

Qëndrueshmëria e Shenjtorëve – Megjithëse vija nga një perspektivë Arminiane, kjo afirmohet përgjatë gjithë Biblës. I vetmi pasazh që dukej sikur e kundërshtonte këtë ishte Heb. 6:4-6, dhe dikush duhet të jetë shumë i kujdesshëm në formimin e një doktrine rreth një vargu të vetëm. (unë besoj që ky varg te Hebrenjtë i referohet të njëjtëve lloje njerëzish si në shëmbëlltyrën e Mbjellësit që tregoi Jezusi ku flet për farën e mbirë në gurishte & ferra. Ata e dëgjojnë Fjalën dhe përgjigjen me gëzim por ata nuk e vendosin besimin e tyre te Krishti.)

Zgjedhja e Pakushtëzuar – Edhe si një Arminian, unë do të thoja që asgjë në ne nuk e meriton shpëtimin, por kisha vështirësi nëse vetë “besimi” ishte një vepër që e fitonte shpëtimin. Gradualisht unë fillova të kuptoja që besimi është një vepër, por jo e jona. Eshtë vepra e Perëndisë në ne, për arsyet e tija sovrane dhe misterioze.

Hiri i Parezistueshëm ose Hiri Efektiv – Në këtë pikë, Unë isha te pozicioni “Kalvinist Katër-Pikësh”, duke e njohur teologjinë Arminiane si pa baza Biblike, dhe si pasojë, në dhunim të parimit të Sola Scriptura (Vetëm Shkrimi). Popullariteti i saj në Perëndim ndoshta shpjegohet më mirë nga obsesioni ynë me parimet e individualizmit dhe humanizmit, etj.

Shlyerja Specifike – Kjo erdhi e fundit sepse nuk e kuptoja për shumë kohë. Pashë një leksion të R.C. Sproul në faqen Ligonier që më në fund më ndihmoi për ta kuptuar. Unë e kisha keqinterpretuar dhe refuzuar atë në një sens negativ: “Krishti nuk vdiq për të gjithë botën”, kur duhej ta kisha interpetuar në një sens pozitiv: “Krishti vdiq specifikisht për delet e Tij.” Sapo e pashë atë nga ky kënd, papritamas pati plotësisht kuptim…

Për mua seritë e Sproul këtu ishin jashtëzakonisht ndihmuese: http://www.ligonier.org/learn/series/What_is_reformed_theology/

Ai gjithashtu mendon se emrat e pesë pikave mund të keqinterpretohen, dhe preferon terma që janë më të saktë, siç është “Shlyerja e Përcaktuar (Specifike)” në vend të “Shlyerja e Kufizuar.”

 

Përkthyer nga: http://www.reformationtheology.com/theology/

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *