Të Verbër derisa Zoti hap Sytë tanë

Së fundmi lexova një libër shumë inkurajues të quajtur “Rruga e Fluturimit”, një biografi e Frank Barker Jr. Në kapitullin 17 ka disa paragrafe të cilat i mendova të përshtatshme për ti postuar këtu meqënëse ato lidhen me konceptet e rëndësishme për të cilat ne flasim shpesh. Kapitulli quhet “Dhurata” dhe shpjegon vitet e shumta të Barker-it (madje edhe në seminar) duke mos kuptuar që shpëtimi ishte një dhuratë e hirshme e Perëndisë derisa një mik i dha një trakt që e shpjegonte këtë gjë. Ajo që bie në sy rreth përvojës së tij ishte paaftësia e tij e mëparshme të dëgjonte të njëjtat të vërteta edhe kur ato i shpjegoheshin shumë qartë.

Ai shkruan, “Pyesja veten se pse askush nuk më kishte treguar që shpëtimi ishte një dhuratë. Dhe mendova, A nuk është e çuditshme që edhe Martin Luteri nuk e dinte këtë. Arsyeja pse mendoja kështu për Martin Luterin ishte sepse sapo kisha lexuar komentarin e tij rreth Galatasve për një kurs që kisha pasur. Nëse Luteri e dinte që shpetimi ishte një dhuratë, ai do ta kishte përmëndur këtë në libër! Unë doja të shikoja se si i kishte shpëtuar kjo atij, dhe kështu mora komentarin nga rafti dhe e rilexova. Për habinë time, kjo ishte në çdo faqe!.

Mendova, duhet të kem qënë i verbër kur e lexova këtë libër! U bë e qartë për mua se Perëndia duhet të hapë sytë shpirtërorë të një personi për të kuptuar Shkrimet. Unë isha përpjekur për ta bërë këtë nga vetja ime. Pse Perëndia përdori atë trakt në vend të komentarit të Luterit është një mister…

Gjithashtu, u shqetësova për njerëzit e tjerë nëse e dinin apo jo që shpëtimi ishte një dhuratë nga Perëndia. Mendova, a e dinë prindërit e mi këtë? Herën tjetër që shkova në shtëpi, i pyeta ata gjatë mbrëmjes “Mami dhe babi, a e kuptoni që të dy që shpëtimi është një dhuratë, që nuk mund ta fitoni ose ta meritoni?”

“Po,” thanë ata me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.”

 “Po pse nuk më thatë?” – i pyeta.

 “Të thamë, bir. Por nuk depërtoi në ty. Perëndia duhej të hapte sytë e tu, dhe ne jemi kaq mirënjohës që ai e ka bërë këtë.”

 “Oh,” – thashë unë. “Në rregull. Faleminderit.”…

Këto dy paragrafe të shkurtra me të vërtetë që sjellin në dritë, besoj, shumë nga ajo që secili prej nesh ka kaluar në një kohë apo në një tjetër. Madje edhe shumë të krishterë me të cilët kam punuar dhe kam shkëmbyer email-e në Monergism.com kanë vënë në pikëpyetje rëndësinë e këtyre gjërave si pesë solat, ripërtëritjen monergjiste, hiri i parezistueshëm ose hiri efektiv. Në fillim shumë persona nuk arrijnë të kuptojnë magnitudën e këtyre të vërtetave dhe shumë i hedhin poshtë ato si të paqarta dhe të parëndësishme. Por më vonë shumë janë rikthyer përsëri, duke shpjeguar se si ata tani kuptojnë domethënien e tyre të plotë dhe fillojnë ti shikojnë ato në çdo faqe të Shkrimit. Për më tepër, se si këto të vërteta tani sjellin një qartësi të përulur te ungjilli. Shumë besimtarë afirmojnë shpëtimin vetëm me anë të hirit, por nuk e mendojnë gjatë se çfarë do të thotë me të vërtetë prej hirit ose shtrirjen e tij. Që do të thotë se shpëtimi është vetëm prej Krishit, asgjë plus ose minus… Që madje edhe dëshira për të besuar dhe për të ndjekur Krishtin është për shkak të veprës së hirit ku Fryma ka punuar në ata që besojnë, jo dashuria natyrore ,,, kjo më përpara nuk përshkronte mendjen e tyre megjithëse Shkrimi e dëshmon qartë kudo. Ashtu si historia e Frank Barker më sipër, duket që, ne mund të lexojmë dhe ri-lexojmë një tekst nga Shkrimi shumë herë, por derisa Perëndia Frymë e Shenjtë ndriçon mendjet tona ndaj tekstit, derisa është plotësimi i kohës për dikë të kuptojë, ne mund të lexojmë tekstin por të dështojmë ta dëgjojmë ose ta shikojmë atë.

Për shembull, pasazhet te Gjoni 6:63-65; 37, 44 e thonë qartë që “Është Fryma që jep jetë; mishi nuk vlen asgjë … Dhe askush nuk mund të vijë te Unë (të besojë ungjillin) nëse nuk i është dhënë nga Ati im” dhe (v. 37) gjithçka që Ati i jep Birit do të vijë tek Ai (do të besojë ungjillin) dhe 44 thotë që askush nuk mund të vijë po qe se Ati nuk e tërheq dhe të njëjtët njerëz do të ringjallen në ditën e fundit. Ti lexosh këto pasazhe në kontekst, duhet të jesh i verbër në një farë mënyre, që të mos shikosh qartë mësimin e sigurisë së besimit në ata që Perëndia i ka dhënë Birit nga përjetësia. Perëndia tërheq ata që Ai do.

PRAPËSËPRAPË … Nëse ia tregon këto pasazhe atyre që janë të mbyllur ndaj tyre, edhe të krishterëve, ata thjesht nuk mund të shikojnë leximin e qartë të tekstit. Zemrat e tyre janë të mbyllura ndaj tij dhe kështu që ata nuk do ta dëgjojnë atë. Kështu që lutja ime për të gjithë ne sot është që ne duhet të vazhdojmë t’ua tregojmë këto vargje njerëzve dhe të lutemi që Zoti do të hapë sytë e tyre ndaj tyre dhe shumë vargjeve të tjera, kjo, në kontekst të të gjithë këshillës së plotë të Shkrimit. Kjo zbulon që bindja nuk është thjesht një çështje e prezantimit të fakteve të vërteta, por zemrat duhet të ndryshohen nw mënyrë që ti përthithin ato. Kështu që le të lutemi për durim për veten dhe komunitetin tonë, për ata që Perëndia ka vendosur në jetët tona… Dhe të lutemi që Zoti do ti përdorë këto enë të thyera për të hapur të vërtetën e Shkrimeve. Ne kemi shumë për të mësuar vetë dhe zelli ynë i tepruar mund të jetë një pengesë nëse nuk konsiderojmë që vetëm Perëndia në mënyrë sovrane vendos kohën e njerëzve. Qëndrimi ynë bën një ndryshim të madh. Unë personalisht jam më i paduruar sesa duhet të jem. Lutuni që ne do të zhvillojmë ngrohtësi zemre si një komunitet besimtarësh që mbajnë fort të vërtetat e lavdishme të ungjillit. Ne sulmohemi nga çdo anë por ne duhet të vazhdojmë me njohuri dhe dhembshuri.

“Në të vërtetë Fjala e Perëndisë eshtë si dielli, duke ndriçuar mbi të gjithë ata të cilëve ju shpallet, por me asnjë efekt midis të verbërve. Tani, të gjithë ne jemi të verbër nga natyra… Prandaj, nuk mund të depërtojë në mendjet tona derisa Fryma, si mësuesi i brendshëm, nëpërmjet ndriçimit të tij bën vend për të.” (Institutet, Kalvini 3.2.34.)

 

Paqe

Përkthyer nga:  http://www.reformationtheology.com/apologetics/

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *