Shpëtuar Vetëm prej Hirit apo Hirit Plus Vullneti i Lirë?

Ju nuk mund të mbroni në mënyrë konsekuente që ne jemi të shpëtuar vetëm “prej hirit” kur në të njëjtën frymë deklaroni që njeriu natyror ka një vullnet të lirë për të ardhur te Krishti (Gjoni 6:65). Njeriu ka nevojë për shpëtimin pikërisht sepse vullneti i tij është skllav i mëkatit. Dhe ajo që ëshë në skllavëri nuk është e lirë. Nuk është Krishti plus vullneti ynë i mirë që na shpëton por vetëm Krishti që na jep gjthçka që kemi nevojë për shpëtimin, duke përfshirë një zemër të re për të besuar.

Vizitori: Çfarë është shpëtimi?

Përgjigje: Përgjigjja e shkurtër është që shpëtimi është çlirim nga zemërimi i Perëndisë dhe shpëtim prej mëkatit…. Shpëtimi prej pasojave të drejta të rebelimit tonë kundër Perëndisë, u krye kur Perëndia mori ato pasoja mbi Veten e tij kur Krishti u kryqëzua në kryq. Zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të gjithë njerëzit ndarë nga hiri i Jezus Krishtit, i cili jetoi jetën që ne duhej të jetonim dhe vdiq me vdekjen që ne me të drejtë meritonim.

Vizitori: Ok, çfarë është vullneti i lirë?

Përgjigje: Vullneti i lirë është diçka që ekziston vetëm në mendjet e njerëzve. Njerëzit e rënë nuk kanë vullnet të lirë. Ai NUK është i aftë të MOS mëkatojë. Të gjithë njerëzit përveç Jezu Krishtit kanë shkelur ligjin e Perëndisë dhe kanë mëkatuar. Prandaj askush nuk mund ta shpëtojë vetveten ose të lëvizë edhe një gisht për shpëtimin e tij. Perëndia duhet të ndërhyjë që njeriu mund të ketë një shpresë. Dhe Ai e ka bërë këtë në Personin e Jezus Krishtit.

Vizitori: Por atëhere, si mund ta kuptojë një person që është i shpëtuar?

Përgjigje: Prej hirit ti shikon te drejtësia e Krishtit dhe jo në drejtësinë tënde. Shkrimet tregojnë që ne jemi të shpëtuar nëse Fjala e Perëndisë ka ardhur me fuqi hyjnore në shpirtin tonë në mënyrë të tillë që vetë-kënaqësia jonë është thërrmuar dhe vetë-drejtësia jonë është shkatërruar. Së dyti, Fryma e Shenjtë na bind për gjendjen tonë të mjerë, fajtore dhe të humbur. Së treti, Perëndia na zbulon mjaftueshmërinë vetëm të Jezu Krishtit duke na dhënë në mënyrë hyjnore besimin që na bën të kapemi pas Tij si shpresa jonë e vetme. Së katërti, kur Fryma ndryshon zemrën tonë Ai na jep një dashuri për Perëndinë, një dashuri për Fjalën e tij dhe një oreks për gjërat shpirtërore; një dëshirë për shenjtëri; dhe një kërkim për tu bërë si Krishti. Kjo nuk do të thotë që ti je pa mëkat, por ti dëshiron ti bindesh Krishtit dhe ndjen ankth kur nuk i bindesh Atij. (A.W. Pink)

Vizitori: Por nëse unë e kam ndjerë këtë gjatë gjithë jetës sime?

Përgjigje: Atëhere ka shumë gjasa që Fryma e Shenjtë ka hapur zemrën tënde ndaj ungjillit në një moshë të hershme.

Citime:

“…ai që në shpirtin e vet beson që njeriu kthehet te Perëndia nga vullneti i tij i lirë, nuk mund të jetë mësuar nga Perëndia, sepse kjo është një nga parimet e para që na mësohet kur Perëndia fillon me ne, që ne nuk kemi as dëshirë dhe as fuqi, por Ai i jep të dyja këto; Ai është “Alfa dhe Omega” në shpëtimin e njeriut. – C. H. Spurgeon (Spërxhën), Free Will, a Slave (Vullneti i Lirë, një Skllav).

“…Çdo përzierje e fuqisë së vullnetit të lirë me hirin e Perëndisë nuk është asgjë tjetër veçëse një deformim dhe shtrembërim i hirit. Eshtë njësoj sikur dikush të hollojë verën me ujë të hidhur dhe të turbullt. Por edhe nëse ka ndonjë gjë të mirë në vullnet, vjen nga shtysat e pastra të Frymës.” – John Calvin (Xhon Kalvin), Institutet.

 

Përkthyer nga: http://www.reformationtheology.com/biblical_reflections/

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *