Një Mospërputhje në Kundërshtimin e Zgjedhjes Hyjnore

Disa brenda kishës mësojnë se është e padrejtë që Perëndia zgjedh disa dhe jo disa të tjerë për shpëtim. Por ky pohim zbulon një mospërputhje në pikëpamjen e tyre. Dhe ja pse. Nëse i pyesni të njëjtët persona nëse do të ishte e drejtë që Perëndia të mos shpëtonte ASNJË, të gjithë ata do të përgjigjeshin pozitivisht meqënëse të gjithë të krishterët, pa përjashtim, afirmojnë që të gjithë njerëzit e rënë me të drejtë meritojnë zemërimin e Perëndisë. Por, nëse është e vërtetë që Perëndia do të ishte i drejtë nëse nuk do të shpëtonte asnjë, pse atëhere, PAPRITMAS, do të ishte e padrejtë nëse Perëndia shpëton disa dhe jo disa të tjerë?.

Fakti është që ne ose marrim drejtësi ose mëshirë në këtë jetë, por asnjë nuk merr padrejtësi. Nëse Perëndia i lë disa në mëkatet e tyre, ata po marin atë që meritojnë apo jo? Nëse në Krishtin Ai në mënyrë sovrane derdh mëshirë mbi disa prej këtyre mëkatarëve, atëhere nga përcaktimi, ata nuk po marrin atë që ata meritojnë me të drejtë. Kështu që është shumë e papërputhshme të thuash që këtu po bëhet padrejtësi. Të thuash një gjë të tillë zbulon që në një farë mënyre thellë brenda tyre këta njerëz akoma besojnë që ne qëniet njerëzore MERITOJMË të shpëtohemi. Kjo mospërputhje tregon që ky argument është i gabuar kundër sovranitetit të Perëndisë në zgjedhje.

 

Përkthyer nga: http://www.reformationtheology.com/theology/

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *