Një meditim mbi 2 Timoteun 2:10

Kjo më poshtë është një meditim i shkurtër mbi 2 Timoteun 2:10 nga Dr. Xhejms Uait (James White). 

“Për këtë arsye i duroj të gjitha për hir të të zgjedhurve, që edhe ata të kenë shpëtimin që është në Krishtin Jezus, dhe me të, lavdi të përjetshme. (2 Timoteu 2:10 – përkthimi nga Dr. James White)

Konteksti është i rëndësishëm. 2 Timoteu është letra e lamtumirës së Palit për Timoteun. Ti nuk i harxhon fjalët kot kur shkruan një letër lamtumire një biri të dashur në besim. Ai po e inkurajon Timoteun të bëhet i fortë. Ai i bën thirrje Timoteut të “heqë keq” me të (2:3), për të garuar, për të punuar fort dhe për të kujtuar Jezus Krishtin. Pastaj, në vargun 9, ai përmënd vuajtet e tija si një kriminel për ungjillin. Ky është konteksti që qëndron mbrapa deklaratës së Palit që ai “duron”. Duron çfarë? Çdo gjë. Të gjitha kundërshtimet, sulmet, rrahjet dhe burgosjet dhe ditët e gjata të mundimeve — për cilën arsye ai i duroi të gjitha? Oh, ne me siguri mund të themi “për lavdinë e Perëndisë,” por kjo nuk është përgjigja e Palit këtu. Në vend të kësaj, ai thotë që i duron të gjitha “për shkak të të zgjedhurve.” Shumë dëshirojnë që ky term të mos shfaqet në Shkrime, por është mu aty – “të zgjedhurve,”. Pali përdor të njëjtin term te Romakët 8:33 “Kush do t’i padisë të zgjedhurit e Perëndisë?”, dhe në mënyrë domethënëse te Kolosianët 3:12: “Vishni , pra, si të zgjedhur të Perëndisë, shenjtorë dhe të dashur: Përdëllim dhembshurie, mirësi, përulësi, zemërbutësi, zemërgjerësi.” Vini re që Pali i’u referohet besimtarëve rrëfyes në Kolose si “ata që janë të zgjedhur prej Perëndisë.” Jo si ata që zgjedhin Perëndinë (ata e bënë këtë, por e bënë si rezultat i zgjedhjes së tyre prej Tij: Ungjilli i krishterë është i fokusuar te Perëndia, jo i fokusuar te njeriu!). Eshtë e rëndësishme të shikojmë burimin e “zgjedhjes” në zgjedhjen këtu: “të zgjedhur të Perëndisë.” Perëndia zgjedh. Perëndia është sovran në këtë çështje.

Dhe rikthehemi prapë te 2 Timoteu 2:10, Pali duron vuajtjet e apostullimit të tij “për shkak të të zgjedhurve,” por arsyeja për të cilën ai e bën këtë nuk duhet të injorohet, “që edhe ata të kenë shpëtmin që është në Krishtin Jezus, me lavdi të përjetshme.” Pali i shikon vuajtjet e tij, shërbesën e tij, punën e tij të palodhshme, si mënyra që Perëndia ka përdorur për të sjellë të zgjedhurit e tij në shpëtim… Predikimi, mësimi, shërbesa, mbrojtja e besimit — të gjitha janë mënyra që përdoren nga Perëndia për të sjellë të zgjedhurit e tij në shpëtim. Ja disa shënime të tjera:

1) Pse të predikosh nëse identiteti dhe numri i të zgjedhurve është fiksuar në përjetësi? Arminianët e bëjnë këtë pyetje gjithë kohës. Sepse është privilegji ynë i lavdishëm të përdoremi nga Perëndia në shërbimin e tij si mënyrat me anë të të cilëve Ai sjell të zgjedhurit e tij te Vetja! Ne që kemi dëgjuar thirrjen e Mjeshtrit dhe jemi ringjallur nga vdekja shpirtërore duhet të kërkojmë të përdoremi nga Perëndia për të sjellë të tjerët në mbretërinë e Tij, ashtu siç Ai përdori ata në besim përpara nesh për të na sjellë mesazhin jetëdhënës të ungjillit.

2) Dekreti hyjnor (“të zgjedhurit” këtu qartësisht i referohet një populli specifik, të zgjedhur nga Perëndia, jo thjesht “të paranjohur në korridoret e kohës”) me veprimin e tij në kohë (të parë në aktivitetin dhe vuajtjet e Palit) vihet re. A varet Perëndia nga Pali? Sigurisht që jo në perspektivën hyjnore të dekretit të Tij. Por ne nuk mund “ta shikojmë” këtë dekret. Ne kemi vullnetin e përshkruar të Perëndisë që na është zbuluar qartësisht: predikoji ungjillin çdo personi! Lufto luftën e mirë! Duro persekutimin si një skllav i Jezus Krishtit! Ne e dimë që Perëndia do t’i shpëtojë të zgjedhurit e Tij, dhe ne e dimë se ata që me të vërtetë do t’i përgjigjen mesazhit tonë e bëjnë këtë vetëm prej hirit dhe kjo na jep guxim për të shpallur urdhërimin e Perëndisë për t’u penduar të gjithë njerëzve kudo.

 3) Të zgjedhurit vijnë tek Krishti. Pothuajse çdo pasazh që flet për specifitetin në Dhiatën e Re hedh poshtë gjithashtu konceptin e inklusivizmit ose shumësit. Shpëtimin që i zgjedhuri merr është “në Krishtin Jezus” dhe vetëm në Të. Eshtë qesharake të mendosh që Pali përfshin në këtë idenë e ndonjë lloji “dishepulli sekret që kapet pas fallcitetit por prapë është në Krishtin” Një diçka e tillë është një mendim i dëshiruar nga ana e neo-ungjillorëve modernë të cilët kanë turp për ekskluzivitetin e deklaratave të Jezusit.

 

Përkthyer nga: http://www.reformationtheology.com/biblical_reflections/

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *