Kokën e kujt kurorëzon? – Nga Spurgeon

Në qiell ata nuk këndojnë:

 “Lavdia, nderi, dhe fuqia

 Qofshin me ne përgjithmonë;

 Ne jemi Shpengimtarët e vetes;– Haleluja!”

Ata kurrë nuk i këndojnë lavde vetes së tyre; ata nuk përlëvdojnë fuqinë e tyre; ata nuk flasin për vullnetin e tyre të lirë dhe aftësinë e tyre; por ia atriubojnë shpëtmin, nga fillimi deri në fund, Perëndisë. Pyetini ata se si u shpëtuan, dhe ata përgjigjen, “Qengji na bëri ata që jemi.” Pyetini ata prej nga erdhi lavdia e tyre, dhe ata të thonë, “Ato u trashëguan te ne nga Qengji.” Pyetini prej nga e morën arin e harpave të tyre, dhe ata të thonë, “U gërmua në minierat e agonisë dhe hidhërimit nga Jezusi,” Hetoni kush i lidhi harpat e tyre, dhe ata do t’ju tregojnë që Jezusi përdori çdo forcë të trupit të Tij për ti bërë ato. Pyetini ata se ku i lanë dhe i bënë të bardha rrobet e tyre, dhe ata do të thonë–

 “Te burimi atje të mbushur me gjak,

 Të marrë nga venat e Emanuelit.’”

Disa persona në tokë nuk e dinë ku ta vendosin kurorën; por ata që janë në qiell e dinë. Ata e vendosin diademën atje ku duhet; dhe ata këndojnë – “Dhe Ai na bëri ata që jemi.”

 

~ Çarls Spërxhën (Charles Spurgeon)

 

Spurgeon’s Sermons [Predikimet e Spërxhenit] (Spokane, Washington; Olive Tree Bible Software; 2010) eBook. Vol. 1, Predikimi Nr. 10; Titulluar: Priftëria Mbretërore e Shenjorëve; Predikuar në mëngjesin e 28 Janarit 1855.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *