open book, bible, scripture-981405.jpg

A na thotë Gjoni 3:16 që cdo njeri mund të besojë lirisht?

Pyetje: Sic e shoh unë Gjoni 3 :16 thotë  “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, KUSHDO që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.” Këtu unë shikoj që cdo njeri që dëgjon ungjillin dhe beson, do të jetojë përjetë në qiell. A nuk ua jep kjo mundësinë të gjithve, në vend të vetëm disave?

Përgjigje:  Kalvinizmi pajtohet me Gjonin 3: 16. Vargu nuk po thotë që jobesimtarët kanë aftësi nga vullneti i tyre mëkatar për të besuar në Krishtin. Meqënëse është Perëndia ai që na jep besimin (Filipianët 1:29), na jep pendesën (2 Timoteu 2:25), dhe punon në ne (Gjoni 6:28-29), kuptojmë që “kushdo” janë të gjithë ata në të cilët Perëndia ka punuar dhe u ka dhënë pendesën dhe besimin. Disa mund të mos e pëlqejnë këtë shpjegim, por është në përputhje me Shkrimin. Konsideroni Veprat 13:48 që thotë, “Johebrenjtë, kur dëgjuan, u gëzuan dhe lëvdonin fjalën e Zotit; dhe të gjithë sa ishin të paracaktuar për jetën e pasosur besuan.” Vini re që është Perëndia ai që i paracakton njerëzit për jetë të përjetshme, dhe sipas vargut, kjo është edhe arsyeja se pse ata besojnë. Gjithashtu të mos harrojmë 2 Thesalonikasit 2:13 që thotë, “Por ne duhet ta falënderojmë vazhdimisht Perëndinë për ju, o vëllezër të dashur nga Zoti, sepse Perëndia ju zgjodhi që në fillim për t’ju shpëtuar, me anë të shenjtërimit të Frymës dhe të besimit në të vërtetën;.” Eshtë Perëndia ai që na zgjedh për shpëtim dhe për jetë të përjetshme. Kjo është arsyeja se pse ne besojmë. Prandaj, kushdo që beson, ka jetë të përjetshme.

Si të krishterë, ne duhet të besojmë që kushdo që beson në Krishtin, beson për shkak të veprës së mbinatyrshme të Perëndisë dhe ne duhet ti predikojmë Ungjillin të gjithve sepse ky është mjeti me anë të të cilit Perëndia tërheq nga bota të zgjedhurit e tij.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *