A është Perëndia i mjaftueshëm për të na shpëtuar i vetëm?

Ndryshimi thelbësor midis teologjisë së Reformuar dhe asaj jo të Reformuar është që e para afirmon që Jezus Krishti është I MJAFTUESHËM për të shpëtuar deri në fund ndërsa e dyta beson që Jezusi është I NEVOJSHËM, por JO I MJAFTUESHËM. Reformatorët nuk e akuzuan kurrë Romën se besonte që dikush mund të shpëtohej veçmas nga hiri. Nuk ishte ky debati. Debati i Reformacionit nuk ishte kurrë rreth nevojshmërisë së hirit, por rreth mjaftueshmërisë së hirit. Teologjia e Reformuar thekson më shumë se gjithçka tjetër, mjaftueshmërinë e Krishtit në shpëtim. Nuk ka asgjë tjetër më thelbësore në pozicionin e saj dhe kjo është ajo që e bën të ndryshme nga të gjitha teologjitë e tjera.

Fjala “mjaftueshëm”, në këtë rast, do të thotë që Jezus Krishti plotëson të gjitha kushtet për ne që janë të nevojshme për shpëtimin tonë, jo vetëm disa prej kushteve. Më tej, do të thotë që çfarë Jezusi bën për ne në kryq plotëson të githa kërkesat e Perëndisë për ne, duke përfshirë dhënien e një zemre të re e cila është e nevojshme për të besuar dhe bindur (Ezekieli 36:26).

Ungjillorizmi gjerësisht beson në një Jezus të pamjaftueshëm dashuria e të cilit është me kushte, kjo do të thotë që, së pari ne duhet të plotësojmë një kusht që Ai të na ndihmojë/dojë. A mund ta imagjinoni një prind që shikon fëmijën e tij të vrapojë drejt autostradës dhe kërkon prej fëmijës që të plotësojë një kusht përpara se ai të vrapojë dhe ta shpëtojë nga trafiku i makinave që po vjen? Jo, jo, jo… Dashuria prindërore është pa kushte dhe do të rrezikonte jetën për të shpëtuar fëmijën pavarësisht nga vullneti i fëmijës, sepse prindi e do fëmijën e tij dhe e di më mirë se fëmija se çfarë është e mirë për të. Nëse kjo është e vërtetë për dashurinë në jetën e përditshme, sa më shumë e vërtetë është për Perëndinë. Asnjë person nuk do të thoshte që prindi që kërkonte që fëmija të plotësonte një kusht më përpara ishte më i dashur. Kjo është arsyeja pse argumenti për nevojshmërinë e vullnetit të lirë për të patur dashuri të vërtetë është i gabuar. Në Bibël, Perëndia jep kushte, por në Jezusin Ai plotëson të gjitha kushtet për ne.

“Perëndia e di që ne nuk kemi asgjë nga vetja, prandaj në besëlidhjen e hirit Ai kërkon jo më shumë sesa jep, por jep atë që Ai kërkon, dhe pranon atë që Ai jep.”

― Richard Sibbes, The Bruised Reed

 

JWH

 

Përkthyer nga: http://www.reformationtheology.com/theology/

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *