Vullneti nuk është i Lirë por në Skllavëri.

“Nuk është e vërtetë që vullneti, lënë në veten e tij, mund të bëjë mirë ashtu siç bën edhe keq, sepse nuk është i lirë, por në skllavëri.” – Martin Luteri

Po ashtu, nuk është e vërtetë që vullneti, lënë në veten e tij (ndarë nga hiri), mund të zgjedhë të vijë tek Krishti (Gjoni 6:65), sepse nuk është i lirë, por në skllavëri …sepse “djalli ka verbuar mendjet e jobesimtarëve, që të mos shohin dritën e ungjillit të lavdisë së Krishtit, që është shëmbëllimi i Perëndisë” (2 Korintasit 4:4) … Dhe i ka “zënë robër për vullnetin e tij.”(2 Timoteu 2:26) … Dhe “njeriu natyror nuk i pranon gjërat e frymës së Perëndisë; sepse për të janë marrëzi dhe nuk mund t’i njohë; sepse ato hetohen frymërisht. (1 Korintasit 2:14) sepse mendja e mishit është armiqësi ndaj Perëndisë, sepse nuk i nënshtrohet ligjit të Perëndisë dhe as nuk mundet. (Romakët 8:7) Kështu që nuk ka “asnjë që të kuptojë; nuk ka asnjë që të kërkojë Perëndinë…. As edhe një. ( Romakët 3:11) “Kështu që shpëtimi “nuk varet prej atij që do ose vrapon, por nga Perëndia, që ka mëshirë.” (Romakët 9:16)

 

Perkthyer nga: http://www.reformationtheology.com/theology/

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *