Shpëtimi vetëm prej hirit, vetëm prej Perëndisë

1. Njeriu është i paaftë për të kuptuar gjërat frymerore, i vdekur, skllav i mëkatit, i verbër, urrejtës i dritës dhe Perendisë.

Zanafilla 6:5 dhe 8:21 – “Dhe tani Zoti pa që ligësia e njerëzve ishte e madhe mbi tokë dhe që tërë synimet e mendimeve të zemrës së tyre nuk ishin gjë tjetër veçse e keqja në çdo kohë….”

Gjoni 3:19 – “Tani gjyqi është ky: Drita erdhi në botë dhe njerëzit deshën errësirën më tepër se dritën, sepse veprat e tyre ishin të mbrapshta.”

Gjoni 8:44 – ” Ju jeni nga djalli, që është ati juaj, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj;”

Gjoni 3:20 – “Sepse kushdo që bën gjëra të mbrapshta e urren dritën dhe nuk vjen te drita, që të mos zbulohen veprat e tij”

Efesianët 2:1 – “…që ishit të vdekur në faje dhe në mëkate”

Romakët 8:7-8 – “Në fakt mendja e kontrolluar nga mishi është armiqësi kundër Perëndisë.”

Romakët 3:10-12 – “Nuk ka asnjeri që të kërkojë Perëndinë.”

1 Korintasit 2:14 – “Dhe njeriu natyror nuk i pranon gjërat e Frymës së Perëndisë; sepse për të janë marrëzi dhe nuk mund t’i njohë; sepse ato hetohen frymërisht.”

 

2. Perendia ka zgjedhur perpara themelimit te botes njerez per ti shpetuar.

Psalmi 65:4 – Lum ai njeri që ti e zgjedh dhe e afron pranë vetes, që të banojë në oborret e tua; ne do të ngopemi me të mirat e shtëpisë sate, me gjërat e shenjta të tempullit tënd.

Gjoni 15:16 – Nuk më keni zgjedhur ju mua, por unë ju kam zgjedhur juve; dhe ju caktova të shkoni dhe të jepni fryt, dhe fryti juaj të jetë i qëndrueshëm.

Veprat 13:48 – Johebrenjtë, kur dëgjuan, u gëzuan dhe lëvdonin fjalën e Zotit; dhe të gjithë sa ishin të paracaktuar për jetën e perjetshme besuan.

Romakëve 8:28-30 –  Sepse ata që ai i ka njohur që më parë, edhe i ka paracaktuar që të jenë të ngjashëm me shëmbëlltyrën e Birit të tij, kështu që ai të jetë i parëlinduri në mes të shumë vëllezërve. Dhe ata që ai i paracaktoi edhe i thirri; dhe ata që i thirri edhe i shfajësoi; dhe ata që i shfajësoi, ata edhe i përlëvdoi.

Efesianët 1:3-6 – I bekuar qoftë Perëndia, Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, që na bekoi me çdo bekim frymëror në vendet qiellore në Krishtin, sikurse na zgjodhi në të përpara se të themelohej bota, që të jemi të shenjtë dhe të papërlyer përpara tij në dashuri, duke na paracaktuar që të birësohemi në veten e tij me anë të Jezu Krishtit, sipas pëlqimit të vullnetit të vet, për lëvdim të lavdisë së hirit të tij, me të cilin na bëri të pëlqyer në të dashurin Birin e tij, 

Romakëve 11:5-7 – Kështu, pra, edhe në kohën e tanishme ka mbetur një mbetje pas zgjedhjes së hirit. Dhe, po të jetë prej hirit, nuk është më prej veprash, përndryshe hiri nuk do të ishte më hir, përndryshe vepra nuk do të ishte më vepër. E çfarë, atëherë? Izraeli nuk e mori atë që kërkonte, kurse të zgjedhurit e morën, dhe të tjerët u verbuan,

1 Thesalonikasit 1:4 – duke ditur, vëllezër të dashur prej Perëndisë, të zgjedhurit tuaj,

1 Thesalonikasit 5:9 – Sepse Perëndia nuk na ka caktuar për zemërim, por për të marrë shpëtimin me anë të Zotit tonë Jezu Krisht,

2 Thesalonikasit 2:13-14 – Por ne duhet ta falënderojmë vazhdimisht Perëndinë për ju, o vëllezër të dashur nga Zoti, sepse Perëndia ju zgjodhi që në fillim për t’ju shpëtuar, me anë të shenjtërimit të Frymës dhe të besimit në të vërtetën; tek e cila ju thirri me anë të ungjillit tonë, që të arrini të merrni lavdinë e Zotit tonë Jezu Krisht.

Romakëve 9:10-24 – Dhe jo vetëm kaq, por edhe Rebeka mbeti shtatzënë nga një njeri i vetëm, Isakun, atin tonë, (sepse para se t’i lindnin fëmijët dhe para se të bënin ndonjë të mirë a të keqe, që të mbetej i patundur propozimi i Perëndisë për të zgjedhur jo sipas veprave, po prej atij që thërret), iu tha asaj: “Më i madhi do t’i shërbejë më të voglit”, siç është shkruar: “E desha Jakobin dhe e urreva Ezaun”. Çfarë të themi, pra? Mos ka padrejtësi te Perëndia? Aspak! Ai i thotë në fakt Moisiut: “Do të kem mëshirë për atë që të kem mëshirë, dhe do të kem dhembshuri për atë që do të kem dhembshuri”. Kështu, pra, kjo nuk varet as prej atij që do, as prej atij që vrapon, por nga Perëndia që shfaq mëshirë. Sepse Shkrimi i thotë Faraonit: “Pikërisht për këtë gjë të ngrita, që të tregoj te ti fuqinë time dhe që të shpallet emri im mbi mbarë dheun”. Kështu ai ka mëshirë për atë që do dhe e ngurtëson atë që do. Ti do të më thuash, pra: “Pse vazhdon të ankohet? Kush mund, në fakt, t’i rezistojë vullnetit të tij?”. Po kush je ti, o njeri, që i kundërpërgjigjesh Perëndisë? A mund t’i thotë ena mjeshtrit: “Përse më bërë kështu?”. A nuk ka vallë fuqi poçari mbi argjitën për të bërë nga po ai brumë një enë për nderim, edhe një tjetër për çnderim? Dhe çfarë të thuash nëse Perëndia, duke dashur të tregojë zemërimin e tij dhe të bëjë të njohur pushtetin e tij duroi me shumë zemërgjërësi enët e zemërimit që qenë bërë për prishje? Dhe që të bëjë të njohur pasuritë e lavdisë së tij ndaj enëve të mëshirës, të cilat i përgatiti për lavdi, mbi ne, që edhe na thirri, jo vetëm nga Judenjtë, por edhe nga johebrenjtë?

 

3. Krishti vdiq per keta njerez qe Ati ka zgjedhur nga perjetesia.

Isaia 53:10-11 – “Por i pëlqeu Zotit ta rrihte dhe ta bënte të vuante. Duke ofruar jetën e tij si flijim për mëkatin, ai do të shikojë pasardhës, do të zgjasë ditët e tij, dhe vullneti i Zotit do të ketë mbarësi në duart e tij. Ai do të shikojë frytin e mundimit të shpirtit të tij dhe do të jetë i kënaqur; me anë të diturisë së tij, i drejti, shërbëtori im, do të bëjë të drejtë shumë veta, sepse do të marrë përsipër paudhësitë e tyre.

Mateu 1:21 – “Dhe ajo do të lindë një djalë dhe ti do t’i vësh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre”

Gjoni 6:35-40 – Gjithçka që më jep Ati do të vijë tek unë; dhe atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë, sepse unë kam zbritur nga qielli jo për të bërë vullnetin tim, por vullnetin e atij që më ka dërguar. Por ky është vullneti i Atit që më ka dërguar: që unë të mos humbas asgjë prej të gjithave që ai më ka dhënë, por t’i ringjall në ditën e fundit.

Gjoni 10:3-4 – “Atij ia hap portieri; dhe delet e dëgjojnë zërin e tij, dhe ai i thërret delet e tij me emër dhe i prin jashtë. Dhe, pasi i ka nxjerrë delet e tij, shkon para tyre; dhe delet e ndjekin, sepse njohin zërin e tij…” 

Gjoni 10:11 – “Unë jam bariu i mirë; bariu i mirë jep jetën e vet për delet…” Gjoni 10:14-15 – “Unë jam bariu i mirë, dhe i njoh të miat dhe njihem nga të miat, ashtu siç më njeh Ati mua dhe unë e njoh Atin dhe jetën time e jap për delet.”

Veprat 20:28 – “Kini kujdes, pra, për veten tuaj dhe për gjithë tufën, në të cilën  Fryma e Shenjtë ju ka vënë juve mbikqyrës të kullotni kishën e Perëndisë, të cilën ai e ka fituar me gjakun e vet.”

Efesianët 5:25 – “Ju, burra, duajini gratë tuaja, sikurse edhe Krishti deshi kishën dhe dha veten e tij për të” 

Hebrenjtë 9:28 – “Kështu edhe Krishti, pasi u dha një herë për të marrë mbi vete mëkatet e shumëve do të duket për së dyti pa mëkat për ata që e presin me durim për shpëtim.”

Hebrenjtë 2:17 – “Prandaj ai duhej t’u ngjante në çdo gjë vëllezërve, që të bëhej kryeprift i mëshirshëm e besnik në punët e Perëndisë, për të pajtuar mëkatet e popullit.”

Hebrenjtë 9:14 – “Dhe prandaj ai është ndërmjetësi i Besëlidhjes së re që, me anë të vdekjes që u bë për shpengimin e shkeljeve që u kryen gjatë Besëlidhjes së parë, të thirrurit të marrin premtimin e trashëgimisë së përjetshme.”

1 Gjoni 4:10 – “Në këtë është dashuria: jo se ne e deshëm Perëndinë, por që ai na deshi ne dhe dërgoi Birin e tij si shlyerje për mëkatet tona.”

 

4. Perëndia jep një zemër të re, i hap sytë dhe e bën të kuptojë nevojën për shpëtimtar dhe të vërtetat frymërore. Jep Pendesën dhe Besimin.

Ligji i Ripërtërirë 30:6 – Zoti, Perëndia yt, do ta rrethpresë zemrën tënde dhe zemrën e pasardhësve të tu, që ti ta duash Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemër e me gjithë shpirt, dhe kështu ti të jetosh.

Ezekieli 11:19,20 – Dhe unë do t’ju jap atyre një zemër tjetër dhe do t’u shtie përbrenda një frymë të re, do të heq nga mishi i tyre zemrën prej guri dhe do t’u jap një zemër prej mishi, me qëllim që të ecin sipas statuteve të mia dhe të respektojnë ligjet e mia dhe t’i vënë në praktikë; atëherë ata do të jenë populli im dhe unë do të jem Perëndia i tyre.

Ezekieli 36:26-27 – Do t’ju jap një zemër të re dhe do të shtie brenda jush një shpirt të ri; do të heq nga mishi juaj zemrën prej guri dhe do t’ju jap zemër prej mishi. Do të vë brenda jush Shpirtin tim dhe do të bëj që ju të ecni sipas statuteve të mia, dhe ju do të respektoni dhe do të zbatoni në praktikë dekretet e mia 

Veprat 16:14 – “Dhe një grua, me emër Lidia, që ishte tregtare të purpurtash, nga qyteti i Tiatirës dhe që e adhuronte Perëndinë, po dëgjonte. Dhe Zoti ia hapi zemrën për të dëgjuar gjërat që thoshte Pali.”

Mateu 16:17 – “Dhe Jezusi duke përgjigjur u tha: “I lumur je ti, o Simon, bir i Jonas, sepse këtë nuk ta zbuloi as mishi as gjaku, por Ati im që është në qiej.”

Gjoni 3:27 – Gjoni u përgjigj dhe tha: “Një njeri nuk mund të marrë asgjë, nëse nuk i është dhënë nga qielli.

Veprat 5:31 – “Perëndia e lartësoi me të djathtën e vet dhe e bëri princ dhe shpëtimtar për t’i dhënë Izraelit pendimin dhe faljen e mëkateve.”

Veprat 11:18 – “Si i dëgjuan këto fjalë, ata u qetësuan dhe përlëvdonin Perëndinë, duke thënë: “Perëndia, pra, edhe kombeve u dha pendesën për t’u dhënë jetën!”.

2 Timoteu 2:25-26 – Duke i mësuar me zemërbutësi kundërshtarët, me shpresë se Perëndia ua jep atyre të pendohen, që të njohin të vërtetën, dhe të vijnë në vete, jashtë nga laku i djallit, që i ka zënë robër për vullnetin e tij.

Filipianët 1:29 – “Sepse juve ju është dhënë hiri për hir të Krishtit, jo vetëm që të besoni në të, por edhe të vuani për të”

Efesianët 2:8-9 – “Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush.”


Perendia i sjell në shpëtim, jo vullneti i lirë.

Mateu 11:27 – “Çdo gjë më është dhënë në dorë nga Ati im, dhe asnjëri nuk e njeh Birin, përveç Atit; dhe asnjëri nuk e njeh Atin, përveç Birit dhe atij të cilit Biri don t’ia zbulojë.

Gjoni 3:27 – Gjoni u përgjigj dhe tha: “Një njeriu nuk mund të marrë asgjë, nëse nuk i është dhënë nga qielli.”

Gjoni 6:44,65 – “Askush nuk mund të vijë tek unë, po qe se Ati që më ka dërguar nuk e tërheq dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit. Dhe thoshte: “Për këtë arsye ju thashë se askush nuk mund të vijë tek unë, nëse nuk i është dhënë nga Ati im”

Romakët 9:16 – “Kështu, pra, kjo nuk varet as prej atij që do, as prej atij që vrapon, por nga Perëndia që shfaq mëshirë.”

Veprat 22:14 – “Pastaj vazhdoi: “Perëndia i etërve tanë të ka paracaktuar të njohësh vullnetin e tij, ta shohësh të Drejtin dhe të dëgjosh zë nga goja e tij.”

1 Korintasit 1:30 – “Por prej tij ju jeni në Krishtin Jezus.”

Jona 2:10 – “Shpëtimi i përket Zotit.”

 

5. Ata qe Perendia ka zgjedhur dhe i ka shpetuar nepermjet Krishtit, do ti mbaje deri ne fund.

Psalmi 138:8 – Zoti do të kryejë veprën e tij tek unë; o Zot, mirësia jote vazhdon përjetë; mos i braktis veprat e duarve të tua.

Predikuesi 3:14 – E kuptova që tërë ato që bën Perëndia janë përjetë; nuk mund t’u shtosh dhe t’u heqësh asgjë; dhe Perëndia vepron kështu me qëllim që njerëzit të kenë frikë prej tij..

Isaia 46:4 – “Deri në pleqërinë tuaj unë do të mbetem po ai, unë do t’ju mbaj deri sa të thinjeni. Unë ju kam bërë dhe unë do t’ju përkrah; po, do t’ju mbaj dhe do t’ju shpëtoj”.

Jeremia 32:40 – Do të bëj me ta një besëlidhje të përjetshme; nuk do të largohem më prej tyre dhe do t’u bëj të mira dhe do të shtie në zemrën e tyre frikën, me qëllim që të mos më braktisin.

Romakët 11:29 – Sepse dhuntitë dhe thirrja e Perëndisë janë të pakthyeshme.

Filipianët 1:6 – Duke qënë i bindur për këtë, se ai që nisi një vëpër të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit

2 Timoteu 4:18 – Edhe Zoti do të më çlirojë nga çdo vepër e ligë dhe do të më shpëtojë për mbretërinë e tij qiellore. Lavdi atij në jetë të jetëve. Amen.

Gjoni 6:39-40 – Por ky është vullneti i Atit që më ka dërguar: që unë të mos humbas asgjë prej të gjithave që ai më ka dhënë, por t’i ringjall në ditën e fundit. Ky, pra, është vullneti i atij që më ka dërguar: që kushdo që sheh Birin dhe beson në të, të ketë jetë të përjetshme, dhe unë do ta ngjall atë në ditën e fundit”

Gjoni 10:27-29 – Delet e mia e dëgjojnë zërin tim, dhe unë i njoh dhe më ndjekin; dhe unë u jap atyre jetën e përjetshme dhe nuk do të humbasin aspak, përjetë, dhe askush nuk do t’i rrëmbejë nga dora ime. Ati im, që m’i ka dhënë, është më i madh se të gjithë; dhe askush nuk mund t’i rrëmbejë nga dora e Atit tim..

Romakët 8:28-31 – Dhe ne e dimë se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij. Sepse ata që ai i ka njohur që më parë, edhe i ka paracaktuar që të jenë njësoj me shëmbëlimin e Birit të tij, kështu që ai të jetë i parëlinduri në mes të shumë vëllezërve. Por ata që i paracaktoi, ata ai edhe i thirri; dhe ata që i thirri, ata ai edhe i drejtësoi; dhe ata që i drejtësoi, ata ai edhe i përlëvdoi. Çfarë të themi, pra, për këto? Në qoftë se Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?

Romakët 8:35-39 – Kush do të na ndajë nga dashuria e Krishtit? Pikëllimi, a ngushtica, a përndjekja, a uria, a të zhveshurit, a rreziku, a shpata? Siç është shkruar: “Për shkakun tënd po vritemi gjithë ditën; u llogaritëm si dele për therje”. Por në të gjitha këto gjëra ne jemi më shumë se fitimtarë për hir të atij që na deshi. Sepse jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme, as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë.

Hebrenjtë 7:25 – Prandaj edhe mund të shpëtojë plotësisht ata që me anë të tij i afrohen Perëndisë, sepse gjithmonë rron që të ndërmjetësojë për ta. 

Hebrenjtë 10:14 – Sepse, me një ofertë të vetme, ai i bëri të përsosur për gjithnjë ata që shenjtërohen.

1 Korintasit 15:10 – Por me anë të hirit të Perëndisë jam ai që jam; dhe hiri i tij ndaj meje nuk qe i kotë, jam munduar më shumë se gjithë të tjerët, jo unë, por hiri i Perëndisë me mua.

Efesianët 2:10 – Sepse jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira që Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to.

1 Thesalonikasit 5:23-24 – Por ai vetë, Perëndia i paqes, ju shenjtëroftë tërësisht; dhe gjithë fryma juaj, shpirt e trup, të ruhet pa të metë për ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht. Besnik është ai që ju thërret, i cili edhe do ta bëjë.

Juda 1:24-25 – Dhe atij që mund t’ju ruajë nga çdo rrëzim dhe t’ju vërë të paqortueshëm dhe me ngazëllim, para lavdisë së tij, të vetmit Perëndi të urtë, Shpëtimtarit tonë, i qoftë lavdi, dhe madhështi, sundim dhe pushtet, edhe tani edhe në përjetësi. Amen.

 

Ky eshte shpetimi yne i mrekullueshem vetem prej hirit, vetem prej Perendise dhe vetem per lavdine e Perendise. Keto pika quhen Doktrinat e hirit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *