book, bible, bible study-1209805.jpg

Kush na nxjerr nga erresira? Vullneti i Lire apo Perendia?

Kolosianet 1:13 – “AI (Ati) NA NXORI nga pushteti i erresires dhe NA ZHVENDOSI ne mbreterine e Birit te Tij te dashur”

Lavdi Perendise! Nen pushtetin e kujt ishim? Por cfare beri Ati per ne? Kush na nxori nga pushteti dhe skllaveria e erresires dhe na zhvendosi ne mbreterine e Birit? Ati apo vullneti yne “i lire”?

Nese ne besojme se ishim ne ata qe i sollem shpetimin vetvetes si mundet qe te pohojme ate qe vargu thote me siper? Me konkretisht, nese ne besojme se Perendia ka bere gjithcka qe mundej dhe ia ka lene ne dore njeriut per tu kthyer tek Ai, nese ne besojme se eshte njeriu ai qe e kthen veten te Perendia me vullnetin e tij “te lire” duke zgjedhur Perendine, atehere ne nuk mund te themi qe ishte Perendia Ai qe na shpetoi, dhe qe na nxori nga erresira dhe na zhvendosi ne Mbreterine e Tij. Por ishim ne. Ishim ne, qe ne ndryshim nga njerezit e tjere qe nuk besuan, beme zgjedhjen e duhur. Ishim ne qe zgjodhem Perendine, ishim ne, vullneti dhe aftesia jone, qe beri ndryshimin, jo hiri. Ishim ne qe e nxorem veten nga pushteti i erresires dhe e cuam veten ne Mbreterine e Birit. Perendia kishte dhene mundesine dhe ne i dhame nje dore. Pra, ishim ne, jo Perendia shkaktari i shpetimit tone. “Lavdi vetes sone” “Lavdi vullnetit tone “te lire” qe na shpetoi.”

Ky quhet Pelegianizem dhe Arminianizem dhe fillimisht mesohej nga Pelagi i cili mohonte fare hirin e Zotit dhe me pas u fut ne kishen protestante nga nje hollandez qe quhej Armin disa qindra vite me pare. Megjithese asnje ndjekes i Arminit sot nuk do te thoshte “Lavdi vetes sone” ne fakt ajo qe ai beson ia jep meriten dhe rrjedhimisht edhe lavdine njeriut per shpetimin. Ky mesim jo vetem qe ia vjedh lavdine Perendise per shpetimin por e ben Ate genjeshtar dhe nje perendi te pafuqishem dhe te dobet perballe njerezve.

Por Bibla thote krejt te kunderten, ajo thote qe eshe Zoti ai qe shpeton plotesisht. “Shpetimi i perket Zotit” (Jona 2:9). Shpetimi yne eshte teresisht prej Zotit dhe vetem prej Hirit. Ja se si:

Ndersa ne ishim ne pushtetin e erresires, te vdekur ne mekat qe plotesonim deshirat e mishit (Efes. 2:3) Perendia na kishte zgjedhur perpara themelimit te botes per tu shpetuar (Efes.1:4), dhe ne kohen e Tij, nderhyri duke na riperterire (Ezek. 36, Gjo. 1:13), duke na dhene jete per te pare dhe per te kuptuar mbreterine e Perendise dhe gjerat shpirterore (Efes. 2:5, Gjo. 3:3) duke hapur zemren tone (Veprat 16:14) duke na terhequr te Biri (Gjoni 6:44) duke na dhene pendesen (2 Timoteu 2:25) dhe besimin qe Ai vete kerkon (Efes. 2:8). Dhe Ai, do te na mbaje deri ne fund (Fil. 1:6).

A nuk e mbush kjo zemren tend plot mirenjohje dhe falenderim. A nuk te ben kjo te lavderosh Perendine per shpetimin prej tij dhe per gjithcka qe Ai ka bere. Lavdi Zotit. I bekuar qofte emri i Tij perjete. Amen.

Keto nuk jane mesime te njeriut apo Kalvinit, keto jane mesimet e Bibles dhe Perendise se Bibles. Te mendojme, te reflektojme, ta perulim veten dhe te pranojme cdo mesim te Bibles sado i veshtire mund te jete per tu pranuar.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *