Pse duhet të praktikojmë shkollimin në shtëpi të fëmijëve tanë.

Edukimi dhe trajnimi i fëmijëve tanë është një përgjegjësi shumë e madhe, një përgjegjësi që na është dhënë nga vetë Perëndia. Prindërit e krishterë duhet ta marrin shumë serozisht këtë përgjegjësi për të mësuar, edukuar, dhe trajnuar fëmijët e tyre.

Perëndia na thotë në Fjalën e tij, “Unë, në fakt, e kam zgjedhur, me qëllim që të urdhërojë bijtë e tij, dhe shtëpinë e tij që të ndjekin pas tij rrugën e Zotit, duke zbatuar drejtësinë dhe barazinë…” (Zanafilla 18:19) Zoti zgjodhi Abrahamin që ai të urdhërontë bijtë dhe shtëpinë e tij që të ndjekin rrugën e Zotit. Perëndia ka zgjedhur prindërit dhe kryesisht babin për të mësuar, edukuar dhe trajnuar fëmijët, jo qeverinë apo edhe drejtusin e takimit të fëmijëve.

Sistemi shkollor publik është një sistem pagan, i karakterizuar nga paperëndishmëria dhe imoraliteti. Një sistem Darvinist, humanist, me parime të psikologjisë moderne, parime dhe filozofi të botës që janë kundra Krishtit dhe Biblës.

Nëse do i dërgojmë fëmijët tanë te Çezari”, te ky sistem edukimi të botës “atëhere nuk duhet të habitemi kur ata të kthehen në shtëpi si romakë” – ka thënë pastori i mirënjohur amerikan Voddie Baucham.

Influencat krysore në jetën dhe formimin e karakterit të fëmijës suaj do të bëhen shokët e tyre, mësuesit e tyre dhe të gjitha mësimet dhe parimet jo biblike të sistemit.

Fjala e Perëndisë na paralajmëron: “Mos u gënjeni; shoqëritë e këqija prishin zakonet e mira” (1 Korintasit 15:33).

Shikoni cfarë po ndodh me familjen sot, madje edhe në familje të krishtera. Psikologjia është bërë një nga influencat më kryesore për ta. Shumë të krishterë dhe prindër të krishterë kanë rënë pre e psikologjisë që thotë se fëmijët e tyre duhet të rrinë dhe të socializohen me fëmijët e tjerë. Por cfarë thotë Bibla? Bibla thotë: “Ai që shoqërohet dhe rri me budallenjtë do të shkatërrohet, por ai që shoqërohet me të urtët do të bëhet i urtë.” (Fjalët e Urta 13:20)

Duhet të jemi ne ata që i mësojnë dhe trajonjnë fëmijët tanë. Ata duhet të mësojnë prej nesh dhe prej parimeve të Biblës, që ata të rriten në të gjithë këshillën e Perëndisë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *