“Unë nuk jam as Kalvinist as Arminian”

Koment:

 “Unë nuk jam as Kalvinist as Arminian…”

Përgjigje:

Vëlla në Krishtin, Kalvinizmi dhe Arminianizmi zakonisht përdoren si shkurtesë për Monergjismin dhe Sinergjismin. Ose ti beson që Ripërtëritja paraprin besimin ose jo? Ose ti pohon që Krishti është i mjaftueshëm për të siguruar gjithcka që ke nevojë për shpëtim (duke përfshirë një zemër të re për të besuar) ose ti pohon që Krishti është i nevojshëm por jo i mjaftueshëm, pra, siguron vetëm mundësinë por jo hirin efektiv. Ti ose beson në nevojën e veprës efektive të Frymës së Shenjtë në shpëtim ose jo.

Nëse e pyet veten, “A është besimi pjesë e dhuratës së hirit që Krishti blen për të tijët” (Gjoni 6:63-65) APO “besimi është produkt i natyrës sonë njerëzore të pa-ripërtërirë?” Përgjigjja për këto pyetje e bën të qartë nëse ti beson që shpëtimi është vetëm prej hirit, APO hiri PLUS dicka që ti kontriubon. Kjo është esenca e asaj që njerëzit duan të thonë kur ata krahasojnë këto dy kuptuara të Biblës. Ti ose je një monergjist ose sinergjist: Vetëm Krishti ose Krishti PLUS. Nuk ka një opsion të tretë.

 

Përkthyer nga: http://www.reformationtheology.com/theology/

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *