book, bible, bible study-1209805.jpg

Sipas Biblës Rilindja paraprin Besimin

“Nese nje nuk lind perseri, ai nuk mund ta shohe mbreterine e Perendise” (Gjoni 3:3).

Bibla thote qe njeriu eshte urrejtes i Perendise (Romaket 1:30 – Perkthimi anglisht KJV eshte me i qarte). Kur njeriu eshte urrejtes i Perendise ai nuk e do Perendine, kurre nuk do e kerkoje Perendine dhe kurre nuk do te besoje ne Te ne gjendjen e tij natyrore pa u riperterire me pare prej Perendise.

Shume te krishtere mund te mendojne dhe ndiejne se ishin ata qe e kerkuan Perendine, por Shkrimi thote qe “asnje nuk e kerkon Perendine” (Romaket 3:11). Tani, ke duhet te besojme ne? Ndjenjat tona apo Shkrimin? Kush nga keto eshte e drejte dhe e vertete dhe kush mund (dhe shpesh ndodh) te na genjeje? Nje person ne gjendjen e tij natyrore qe nuk e kerkon Perendine, nuk do tja dije per Perendine dhe as nuk do te besoje ne Te. Kjo deri ne momentin qe Perendia ia hap zemren, sic ia hapi Lidias per te kuptuar dhe besuar (Veprat 16)

Bibla thote te 1 Korintasit 1:18 qe “fjala e kryqit eshte marrezi per ata qe humbin”, per njerezit ungjilli eshte marrezi dhe budallallek i madh, si do mund te besojne ata kur e mendojne Krishtin dhe ungjillin si marrezi?

Te Gjoni 6:44 Jezusi thote, “Askush nuk mund te vije tek une, po qe se Ati qe me ka derguar nuk e terheq.” Pra, se pari ndodh terheqja dhe pastaj ardhja te Krishti, Dhe shiko pak ne Fjalorin e Greqishtes Strong kuptimin ne greqisht te fjales “terheq”, do te thote te perdoresh dhune, te terheqesh me force, eshte e njejta fjale qe eshte perdorur te Gjoni 21 kur terhoqen peshqit me rrjetat.

Dhe, ringjallja e LLazarit, se pari ndodhi ringjalllja dhe pastaj dalja nga varri. Jo dalja nga varri dhe me pas ringjallja. Krishti e urdheroi te dilte, por ne te njejten kohe fuqia e Perendise e ringjalli ate. Krishti dha urdherimin dhe Perendia e solli ne jete. Keshtu ndodh edhe me ne. Zoti na urdheron te pendohemi dhe besojme ate, dhe eshte po Zoti qe na afteson per tu penduar dhe besuar ne Te.

Meqënëse besimi është pafundësisht përtej të gjitha fuqive të natyrës sonë të paripërtërirë njerëzore, është vetëm Perëndia Ai që mund të japë veshët shpirtërorë për të dëgjuar dhe sytë për të parë bukurinë e Krishtit në ungjill. Vetëm Perëndia çarmatos armiqësinë e mëkatarit duke e kthyer zemrën e tij prej guri në një zemër prej mishi. Është vetëm Perëndia, Fryma e Shenjtë, që jep ndriçimin dhe të kuptuarin e fjalës së Tij që ne mund të besojmë; Eshtë Perëndia Ai që na ngre nga vdekja e mëkatit, që rrethpren zemrën; hap veshët tanë; është vetëm Perëndia Ai që mund të na japë një sens të ri, një kapacitet shpirtëror për të parë bukurinë dhe shkëlqimin e Jezus Krishtit. Apostulli Gjon e regjistroi Jezusin duke i thënë Nikodemit se natyralisht ne duam errësirën, urrejmë dritën dhe NUK DO TË vijmë në dritë (Gjoni 3:19, 20). Dhe meqënëse rezistenca jonë e fortë ndaj Perëndisë është e rrënjosur në dëshirat tona, vetëm Perëndia, me anë të hirit të Tij, mund të ndryshojë natyrën tonë rebele. Njeriu natyror, veçmas veprës ringjallëse të Frymës së Shenjtë, nuk do të vijë te Krishti nga vetja e tij, sepse ai është në armiqësi me Perëndinë dhe nuk mund të kuptojë gjërat shpirtërore (1 Korintasit 2:14). Të vësh një dritë para syve të një të verbëri nuk do ta bëjë atë që të shohë, sepse shikimi kërkon së pari sy të shëndetshëm. Po njësoj, të lexosh ose të dëgjosh vetëm fjalën e Perëndisë nuk mund të ngjallë besim shpëtues te lexuesi (1 Thesalonikasit 1:4, 5) derisa Perëndia të plugojë tokën djerrë të zemrës sonë dhe Fryma të “mbjellë” farën e fjalës, duke hapur sytë tanë për të parë bukurinë dhe shkëlqimin e vërtetë të Krishtit dhe të na bashkojë me Të nëpërmjet besimit nga Fryma. Kështu që problemi i konvertimit nuk është me Fjalën ose Ligjin e Perëndisë por me zemrën krenare të njeriut. Përulësia e kërkuar për t’ju nënshtruar ungjillit është, si rrjedhojë, jo nga vullneti i njeriut por nga mëshira e Perëndisë (Romakët 9:16) meqënëse askush nuk mund të besojë ungjillin derisa Perëndia ta japë atë (Gjoni 6:63, 65). Si një shembull se si Fryma përdor mjetet e fjalës së folur për të çarmatosur zemrat e mbyllura, Libri i Veprave regjistron veprën e Frymës së Shenjtë gjatë predikimit të apostujve dhe, në një rast, thotë që “dhe Zoti ia hapi zemrën [Lidias] për të dëgjuar ato që thoshte Pali,” (Veprat16:14). Fryma duhet t’u japë të gjithë njerëzve të tij jetë shpirtërore që zemrat e tyre të hapen dhe kështu të përgjigjen me besim te Krishti.

“Ripërtëritja ëshë ndryshimi shpirtëror i përpunuar në zemrën e njeriut nga Fryma e Shenjtë në të cilin natyra mëkatare e trashëgueshme është ndikuar kaq në mënyrë radikale, prirjet e tij kaq të ndryshuara, mendja e tij kaq e ndriçuar, dhe vullneti i tij kaq i çliruar saqë personi mund dhe do të përgjigjet ndaj Perëndisë në besim shpëtues dhe me dëshirë do të jetë në akordim me vullnetin e Perëndisë.” – J. I. Packer.

Kur thuhet qe Rilindja eshte thjesht pasoja e veprave (pendimi dhe besimi) qe ne bejme, atehere Rilindja nuk eshte plotesisht nga Perendia, kjo eshte nje Rilindje, pasoje e vepres dhe punes sone dhe meritat i marrim ne. Shpetimi nuk i perkiska 100 % Perendise sic na thote Jona 2:9 por edhe njeriut. Rilindja dhe shpetimi u varkan nga njeriu. Ky nuk eshte shpetimi i plote i Perendise. Ky eshte Hiri + dicka tjeter. Ky eshte shpetim me ane te veprave. Dhe ky shpetim ia jep lavdine njeriut, jo Perendise, te pakten pjeserisht.

Ordo Salutis (Renditja e shpetimit) eshte kjo:

1. Zgjedhja
2. Thirrja
3. Rilindja/Riperteritja
4. Konvertimi (Pendesa+Besimi)
5. Drejtesimi
6. Adoptimi
7. Shenjterimi
8. Qendrueshmeria
9. Vdekja
10. Perlevdimi.

Fjalori i Bibles Unger thote keshtu:

“Ndryshimi shpirteror i vendosur te njeriu nga Fryma e Shenjte. Duhet te dallohet nga drejtesimi, sepse drejtesimi eshte nje ndryshim ne marredhenien tone me Perendine, ndersa Riperteritja/Rilindja eshte nje ndryshim ne natyren tone morale dhe shpirterore… nje ndryshim nga gjendja e mekatshmerise ose vdekjes shpirterore ne jeten shpirterore.”

Kur thuhet qe Riperteritja vjen pas pendeses, atehere para pendeses nuk mbetet asgje e dhene nga Perendia sepse ne baze te perkufizimit Riperteritja eshte ndryshimi i natyres sone. Dhe nese hiqet Riperteritja atehere do i binte qe te kishim ardhur me te ashtuquajturin “vullnetin e lire” dhe me forcat tona. Dhe nese do te ishte keshtu atehere lavdine do ta merrte njeriu.

Enciklopedia e Bibles Uiklif (Wycliffe) ve ne dukje qe…

Ripertertija duhet te dallohet nga drejtesimi. Drejtesimi ndryshon marredhenien e besimtarit me Perendine, Riperteritja ndryshon natyren morale dhe shpirterore te tij dhe natyren e tij. Drejtesimi heq fajin e tij; Ndersa Riperteritja heq atrofine e tij shpirterore, ne menyre qe ai te kaloje nga vdekja shpirterore te jeta shpirterore. Drejtesimi sjell faljen e mekateve; Riperteritja sjell ripereritjen e jetes shpirterore ne menyre qe ai te behet me pas bir i Perendise… (The Wycliffe Bible Encyclopedia. Chicago: Moody Press)

Puritani Stephen Charnock ka thene: “Adoptimi na jep privilegjin e bijve, Riperteritja natyren e bijve.”

Artikuj me te detajuar dhe me te mireshkruar per Riperteritjen, rekomandoj:

http://www.monergism.com/…/onsite/receive_spirit.html

http://www.monergism.com/…/articles/onsite/newbirth2.html

http://carm.org/does-regeneration-precede-faith

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *