R. C. Sproul mbi Kalvinizmin Katër-Pikësh

C. Sproul në “E Vërteta e Kryqit (The Truth of the Cross)” (f.140-142) rreth Kalvinistave Katër-Pikësh:

Ka shumë njerëz që e quajnë veten “Kalvinista Katër-Pikësh” sepse ata nuk arrijnë dot të gëlltisin doktrinën e Shlyerjes Specifike. Disa herë ata thonë, “Unë nuk jam as Kalvinist dhe as Arminian, Unë jam një Kalminian.” Unë mendoj se një Kalvinist Katër-Pikësh është një Arminian. E them këtë për këtë arsye, Kur kam folur me njerëz që e quajnë veten Kalvinistë Katër-Pikësh dhe kam pasur mundësinë të  diskutoj me ta në lidhje me këtë. Kam zbuluar se ata ishin “Kalvinista Asnjë-Pikësh”. Ata mendonin se besonin në Mëkatshmërinë dhe Paaftësinë e Plotë të Njeriut, në Zgjedhjen e Pakushtëzuar, në Hirin e Parezistueshëm (Hirin Efektiv), dhe në Quëndueshmërinë ose  Këmbënguljen e Shenjtorëve, por ata nuk i kuptonin këto pika.

Vetëm një herë më ndodhi një përjashtim te ky rregull përgjithësues, një Kalvinist Katër-Pikësh që nuk ishte Kalvinist Asnjë-Pikësh. Ky person ishte një mësues teologjie. Unë isha i interesuar të dija pozicionin e tij, kështu që i thashë: “Dua të dëgjoj se si ti e kupton këtë. E di që ke goxha njohuri në teologji, dhe dua të di se si e mendon ti.” Unë prisja që ai nuk do të kishtë një të kuptuar të saktë të T-së, U-së, I-së, dhe P-së. Por për çudinë time, kur ai i shpjegoi ato, kuptova që ai i dinte mirë dhe i artikuloi shumë më qartë se edhe një Kalvinist strikt.. Unë u habita. Unë i thashë, “Tani më trego si e kupton ti Shlyerjen Specifike.” Kur ai më shpjegoi të kuptuarin e tij rreth Shlyerjes Specifike, unë zbulova se ky njeri nuk ishte një Kalvinist Katër-Pikësh, ai ishte një Kalvinist Pesë-Pikësh. Ai besonte në Shlyerjen Specifike dhe nuk e dinte.

Ajo që dua të them është se ka konfuzion në atë që çfarë mëson doktrina e Shlyerjes Specifike. Gjithësesi, nëse një person me të vërtetë kupton katër pikat e tjera dhe po mendon në mënyrë të qartë, ai duhet të besojë në Shlyerjen Specifike për shkak të asaj që Martin Luteri quajti “Një llogjikë e parezistueshme”. Por prapësëprapë, ka njerëz që jetojnë të gëzuar në mos-konsistencë. Unë besoj se është e mundur që një person të besojë katër pikat pa besuar në të pestën, megjithatë, nuk mendoj se është e mundur ta bësh këtë në mënyrë konsistente ose logjike. Gjithësesi, kjo është një mundësi për shkak të prirjes sonë për mos-konsistencë.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *