Ushqim për Bebe nga Podiumi

Për fat të keq, shumë nga ai që quhet predikim biblik sot është shumë larg nga standartet e apostujve. Shumë pastorë duken të kënaqur vetëm duke u dhënë ushqim shpirtëror me pikatore foshnjave shpirtërore, në vend që t’u mësojnë të gjithë këshillën e plotë të Perëndisë. Shumë predikues ungjillorë kanë rënë poshtë dhe prezantojnë diskutime të zjarrta, që ngjajnë si të botës, diskutime motivuese që kanë për qëllim të lehtësojnë nevojat e çastit të blerësve të kishës nervoze, ose më keq të qetësojnë ndërgjegjet fajtore të anëtarëve të kishës që nuk janë të rilindur.

Në vend që të shtjellojnë thellësitë e Fjalës së Perëndisë, shumë predikues që e besojnë Biblën kanë zgjedhur shtegun e betejës më të lehtë, të kënaqur vetëm që kanë gërvishtur sipërfaqen e shpirtërave të cekët dhe kanë gudulisur veshët e dëgjuesve të përgjumur. Rezultati është që kishat po vdein urie, megjithëse shumë nga të uriturit as që e marrin vesh, duke u kënaqur me ushqim shpirtëror të ëmbël e të mëndafshtë, por krejt të pamjaftueshëm për ta.

Nëse duam që njerëzit të vijnë në besim shpëtues në Krishtin dhe të piqen shpirtërisht, pastorët duhet t’u mësojnë atyre një mesazh biblik të plotë që është i rrënjosur si në Dhiatën e Re, ashtu edhe në atë të Vjetër, të fokusuar në Krishtin dhe plot me mësim doktrinar. Ku janë podiume të tilla sot?

 

Steve Lawson

“Uri në Vend” f. 36

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *