fax, white male, 3d model-1889056.jpg

Predikues: Mos Lajkatoni, Flisni të Vërtetën!

Mirë do të ishte për kishën e Jezu Krishtit, nëse do të kishte më shumë predikues që do të flisnin hapur, si Gjon Pagëzori, në këto ditë të fundit. Një mospëlqim i sëmurë ndaj gjuhës së fortë – një frikë e tepruar për të mos ofenduar, një tërheqje e vazhdueshme nga e folura e hapur dhe e drejtpërdrejtë – janë, trishtueshëm, shumë nga karakteristikat e podiumit modern të krishterë. Gjuha e fortë pa dyshim që gjithmonë do të përcmohet. Por nuk ka asnjë të mirë në lajkatimin e njerëzve të pakonvertuar (jobesimtarë), duke mos përmëndur cdo mëkat të tyrin, ose duke iu vënë epitete të buta mëkateve të dënueshme. Ka dy pasazhe të cilat janë harruar shpesh nga predikuesit e krishterë. Në një është shkruar, “Mjerë ju, kur të gjithë njerëzit do të flasin mirë për ju,.” (Lluka 6:26) dhe në tjetrin është shkruar, “Sepse unë tani vallë kërkoj të fitoj miratimin e njerëzve apo të Perëndisë? Apo kërkoj t’u pëlqej njerëzve? Sepse, po të kërkoja t’u pëlqej njerëzve, nuk do të isha shërbëtori i Krishtit.” (Galatasit 1:10)

 

~ Rajli (J.C. Ryle)

Mendime Ekspozuese mbi Ungjijtë (Expository Thoughts on the Gospels): Lluka volumi 1, [Carlisle, PA: Banner of Truth, 1986], 89. {Lluka 3: 7-14

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *