Si mund të jemi ne përgjegjës nëse shpëtimi varet totalisht prej Perëndisë?

Pyetje: Nëse shpëtimi varet totalisht prej Perëndisë dhe hirit të tij, atëhere si mund të jemi ne përgjegjës?

Përgjigje. Konsideroni një njeri që merr një kredi prej 1 milion lekësh në bankë për të financuar një kompani të re. Por ai në vend që ti invesotjë në këtë kompani ai i harxhon të gjitha paratë në argëtime dhe lojra fati. Tani, a është ai përgjegjës ndaj bankës për të paguar kredinë? Sigurisht. Por a është ai i aftë të paguajë? – Jo, ai është i falimentuar. Kështu që paaftësia e tij për të paguar bankën nuk e lehtëson nga përgjegjësia e tij.

Po njësoj, Perëndia urdhëron njerëzit kudo ti binden urdhërimeve të tij në mënyrë të përsosur. Por a i binden ata kështu? – Jo. Por a janë ata përgjegjës për t’u bindur? Po. Kështu që përsëri, paaftësia nuk lehtëson përgjegjësinë.

Perëndia po njësoj na urdhëron të pendohemi dhe të besojmë ungjillin? A mund ta bëjmë ne këtë pa Frymën e Shenjtë dhe hirin e tij? – Jo? A jemi ne përgjegjës për të besuar? – Po. Paaftësia jonë për të besuar është sepse, në Adamin, ne jemi mëkatarë prej natyre dhe ne vazhdojmë të zgjedhim të mëkatojmë. Derisa Perëndia të ripërtërijë zemrën tonë për të kuptuar gjërat shpirtërore ne kurrë nuk do të besonim te ungjilli. (1 Korintasit 2:14).

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *