people, man, sitting-2596890.jpg

Udhëzime për të urryer mëkatin

Nga Richard Baxter

Udhëzimi 1. Mundohu që të njohësh Perëndinë, që të ndikohesh me atributet e Tij dhe të jetosh gjithmonë sikur të jesh në shikimin e tij. – Asnjë njeri nuk mund ta njohë mëkatin përsosmërisht, sepse asnjë njeri nuk mund ta njohë Perëndinë përsosmërisht. Ti nuk mund ta dish se çfarë është mëkati deri sa të dish se çfarë është Perëndia, ndaj të cilit ke mëkatuar; sepse ligësia e mëkatit është kundër vullnetit dhe atributeve të Perëndisë. Të perëndishmit kanë një farë njohurie të ligësisë së mëkatit, sepse ata kanë një farë njohurie të Perëndisë ndaj të Cilit mëkatohet. Të ligjtë nuk kanë njohuri praktike të ligësisë së mëkatit, sepse ata nuk kanë njohuri të tillë të Perëndisë. Ata që kanë frikë Perëndinë kanë frikë mëkatin; ata që në zemrat e tyre nuk kanë respekt dhe nuk i trembën Perëndisë, në zemër dhe në jetë, nuk do ti tremben as mëkatit: ateisti, që mendon se nuk ka Perëndi mendon që nuk ka mëkat kundër tij. Asgjë në botë nuk do na e tregojë kaq qartë dhe kaq fuqishëm ligësinë e mëkatit sesa njohuria e madhështisë, urtësisë, mirësisë, shenjtërisë, autoritetit, drejtësisë, të vërtetës së Perëndisë. Prandaj, ndjenja e pranisë së Tij do të ngjallë ndjenjën tonë të ligësisë së mëkatit.

Udhëzimi 2. Konsidero mirë veprën, derdhjen e gjakut, dhe jetën e shenjtë të Krishtit. — Vepra e Tij është të shlyejë mëkatin, dhe ta shkatërrojë atë. Gjaku i Tij u derdh për të: jeta e tij e dënoi atë. Duaje Krishtin, dhe ti do të urresh atë që i shkaktoi vdekjen e Tij. Duaje Krishtin, dhe ti do të duash të bëhesh si Ai, dhe të urresh atë që është kaq kundër Krishtit. Këto dy drita të mëdha do të tregojnë urryeshmërinë e errësirës.

Udhëzimi 3. Mendo mirë se sa e shenjtë është vepra e Frymës së Shenjtë, dhe se sa një mëshirë e madhe është për ne. —  A do zbresë vetë Perëndia, drita qiellore, në një zemër mëkatare, për ta ndriçuar dhe pastruar atë? Dhe unë prapësëprapë të mbaj errësirën dhe fëlliqësinë, në kundërshtim ndaj një mëshire të tillë të mrekullueshme?

Udhëzimi 4. Kupto dhe konsidero dashurinë e mrekullueshme të Perëndisë, dhe mendo se çfarë ka bërë Ai për ty dhe ti do ta urresh mëkatin, dhe do të vijë turp prej tij. Është një rëndim që e bën mëkatin të urryer madje edhe për arsyetimin e thjeshtë, që ne të ofendojmë një Perëndi me mirësi të pafundme dhe që ka mbushur jetët tona me mëshirë. Do të të hidhërojë dhe pikëllojë nëse i ke bërë keq një shoku të jashtëzakonshëm: dashuria dhe mirësia e tij do të vijnë në mendimet e tua, dhe do të të bëjë që të zemëroshesh me vetë të keqen tënde. Ja, shiko katalogun e mëshirave të Perëndisë për ty, për shpirtin dhe trupin tënd. Dhe këtu shiko Satanin, që fsheh dashurinë e Perëndisë për ty… që përpiqet të shkatërrojë pendesën dhe përuljen tënde, duke fshehur rëndimin më të madh të mëkatit tënd.

Udhëzimi 5. Mendo se për çfarë është bërë shpirti i njeriut, që duhet të përdoret, madje të dojë, t’i bindet dhe të përlëvdojë Krijuesin tonë; dhe pastaj do të shohësh se çfarë është mëkati, që e paralizon dhe e çorodit atë. —  Se për çfarë pune të shkëlqyer, të lartë e të shenjtë jemi krijuar dhe thirrur! Dhe a duhet të ndotim tempullin e Perëndisë? Dhe ti shërbejmë Djallit në fëlliqësi dhe marrëzi, kur ne duhet të marrim, t’i shërbejmë, dhe të lartësojmë Krijuesin tonë?

Udhëzimi 6. Mendo mirë se çfarë kenaqësie të pastër dhe të ëmbël një shpirt i shenjtë mund të shijojë nga Perëndia, në shërbesën e tij të shenjtë dhe pastaj do të shohësh se çfarë është mëkati, që e grabit atë nga këto kënaqesi, dhe që preferon epshet mishore përpara tyre. — O sa gëzueshëm mund të kryejmë çdo detyrë, dhe sa frytshëm mund t’i shërbejmë Zotit tonë, dhe çfarë kënaqësie mund të gjejmë në dashurinë dhe pranimin e Tij, dhe largpamësisë së bekimit të përjetshëm, nëse nuk do të ishte për mëkatin tonë; i cili e sjell shpirtin nga dyert e qiellit në zhgërryerje me derrat në një grumbull plehu!

Udhëzimi 7. Mendoni se çfarë jete është në qiell, dhe që do të jetosh përjetë; dhe çfarë jete jetojnë tani atje të shenjtët; dhe pastaj mendo nëse mëkati, që është kaq kundër kësaj, nuk është një gjë e ndyrë dhe e urryeshme. — Ti ose do të jetosh në qiell, ose jo. Nëse jo, nuk je ai të cilit po i flas. Nëse do të jetosh atje, ti e di që atje nuk ka mëkat; jo mendje të botës, jo krenari, jo pasion, jo epshe dhe kënaqësi mishore. Oh, sikur të shihje dhe të dëgjoje sikur edhe vetëm për një orë, sa merren ata shpirtra të bekuar duke dashur dhe duke lartësuar Perëndinë e lavdishëm në pastërti dhe shenjtëri, dhe sa larg janë nga mëkati, do të të bënte të ndieje neveri për mëkatin, dhe të shihje mbi mëkatarët si njerëz që zhgërryhen në pleh kafshësh. Veçanërisht, të mendosh që ti shpreson të jetosh përjetë si ata shpirtra të shentjë; për këtë arsye mëkati të duket i keq.

Udhëzimi 8. Shiko gjendjen dhe vuajtjen e të dënuarve, dhe mendo mirë për ndryshimin midis enjëjve dhe djajve, që të dish se çfarë është mëkati. — Engjejt janë të pastër; djajtë janë të ndotur: shenjtëria dhe mëkati janë dy gjëra të ndryshme. Mëkati banon në ferr, dhe shenjtëria në qiell. Mbaj mend që çdo tundim është prej djallit, për të të bërë si vetja; ashtu sic çdo lëvizje e shenjtë është prej Krishtit, për të të bërë si vetja. Mbaj mend kur mëkaton, që ti po mëson dhe po imiton nga djalli, dhe je si ai, Gjoni 8:44. Dhe fundi i gjithë kësaj është, që ti të ndjesh dhimbjen e tij. Nëse zjarri i ferrit nuk është i mirë, atëhere mëkati nuk është i mirë.

Udhëzimi 9. Shiko gjithmonë mbi mëkatin si dikush që është gati për të vdekur, dhe konsidero se si të gjithë njerëzit gjykojnë për të në fund.— Çfarë thonë njerëzit në qiell për të? Dhe çfarë thonë njerëzit në ferr për të? Dhe çfarë thonë njerëzit në vdekje për të? Dhe çfarë thonë shpirtrat e rilindur dhe të kthyer në besim për të? A ndiqet ai me kënaqësi dhe pa frikë siç ndiqet tani? A duartrokitet? A do të flasë ndonjë prej tyre mirë për të? Jo, e gjithë bota flet keq për mëkatin në një mënyrë të përgjithshme tani, madje edhe kur ata duan dhe kryejnë veprat e këqija. A do të mëkatosh kur të jesh për të vdekur?

Udhëzimi 10. Shikoje gjithmonë mëkatin bashkë me gjykimin.—Mbaj mend që ti do të japësh llogari për të përpara Perëndisë dhe engjëjve, dhe gjithë botës; dhe është mirë që ta dish këtë.

Udhëzimi 11. Shiko tani mbi sëmundjen, varfërinë, turpin, dëshpërimin, vdekjen, dhe kalbjen në varr, dhe mund të të ndihmojë të njohësh se çfarë është mëkati. Këto janë gjëra që ti i sheh dhe i ndien; ti nuk ke nevojë që besimi të të tregojë për to. Dhe nga pasoja të tilla të kesh ndopak njohuri për shkakun.

Udhëzimi 12. Shiko te ndonjë person të shquar dhe të shenjtë në tokë, dhe te bota e çmendur, profane dhe e ligë; dhe ndryshimi të të tregojë pjesërisht se çfarë është mëkati. — A nuk ka një dashamirësi në një person të shenjtë e të panjollë që jeton në dashuri për Perëndinë dhe njeriun dhe në shpresat e gëzueshme të jetës së përjetshme? A nuk është një pijanec ose kurvar, një sharës, dhe një përndjekës keqdashës, një krijesë e deformuar dhe e neveritshme? A nuk është gjendja e çmendur, e hutuar, e paditur, e paperëndishme e botës një pamje për të ardhur keq? Atëhere çfarë është mëkati ku e gjitha kjo konsiston në të?

 

Megjithëse pjesa parimore e kurës është urrejtja e mëkatit, dhe kjo bëhet nga ky zbulim i ligësisë së tij; unë do të shtoj disa udhëzime të tjera shtesë për pjesën e aplikimit, duke pasur në mendje që ajo që është thënë e ka dhënë efektin e saj.

 

Udhëzimi 1. Kur të kesh gjetur sëmundjen dhe rrezikun tënd, dorëzoje veten te Krishti si Shpëtimtari dhe Doktori i shpirtrave, dhe ndaj Frymës së Shenjtë si Shenjtëruesi yt, duke mbajtur mend që Ai është i mjaftueshëm dhe i gatshëm për të bërë punën që ka ndërmarrë.

Udhëzimi 2. Duhet të jesh i gatshëm dhe i bindur në aplikimin e kurave të dhëna nga Krishti, dhe të zbatosh udhëzimet e Tij për kurimin tënd. Ti nuk duhet të thuash që kura e Tij është shumë e hidhët, dhe shumë e mprehtë; besoji dashurisë së Tij, aftësive të Tij, përkudjesit të Tij, dhe merre ashtu siç ta jep Ai, pa zhurmë. Mos thuaj, është e hidhur, dhe s’mund ta marr: sepse Ai nuk të jep asnjë gjë përveçëse asaj që është e sigurt, e dobishme, dhe e nevojshme, dhe nëse nuk e merr dot, duhet të përpiqesh nëse mund të durosh sëmundjen, vdekjen tënde, dhe zjarrin e ferrit! A është përulja, rrëfimi, kthimi, vrasja e mëkatit, dhe zelli i shenjtë më të këqija se ferri?

Udhëzimi 3. Ki kujdes që të mos marrësh pjesë në mëkat, të mos grindesh ose të përpiqesh kundër Doktorit tënd, ose çdo gjëje që do të të bënte mirë.—Të justifikosh mëkatin, të shkosh drejt mëkatit dhe ta zbusësh atë, të përpiqesh kundër Frymës dhe ndërgjegjes, të përpiqesh kundër predikuesve dhe miqve të perëndishëm, të refuzosh qortimin, nuk janë mjetet për t’u shëruar dhe shenjtëruar.

Udhëzimi 4. Shiko ligësine e çdo mëkati tënd që mund ta shikosh dhe që mund të thuash që është mëkat. — Është mashtrim i madh i vetes, nëse do flasësh shumë për ligësinë e mëkatit, dhe nuk sheh asgjë të kësaj ligësie në krenarinë tënde, në gjërat e tua të botës, në pasionet e tua, në shpirtligësinë dhe keqdashjen tënde, në gënjeshterën tënde, përgojimin, shpifjet, ose të mëkatosh kundër ndërgjegjes për rehati dhe siguri të botës. Çfarë vetë-kontradikte është për një njeri në lutje të rëndojë mëkatin kur ai qortohet për të dhe e justifikon! Kjo është njësoj si ai që flet kundër tradhëtisë, dhe armiqve të mbretit, por për shkak se tradhëtarët janë miqtë dhe të afërmit e tij, i mbron dhe i fsheh ata.

Udhëzimi 5. Qëndro larg së më shumë të mundesh nga ato tundime që ushqejnë dhe forcojnë, mëkatet që do t’i mposhtje. — Rrethoji mëkatet e tua, dhe bëji të vdesin urie, duke mbajtur larg ushqimin dhe karburantin që është jeta e tyre.

Udhëzimi 6. Jeto në ushtrimin e atyre hireve dhe detyrave që janë kundra mëkateve nga të cilat je më shumë në rrezik. — Sepse hiri dhe detyra janë kundra mëkatit, dhe vrite, dhe na shëro prej tij, ashtu si zjarri na shëron nga i ftohti, ose shëndeti nga sëmundja.

Udhëzimi 7. Mos i kushto vëmëndje mosbesimit të dobësuar, dhe mos flak tutje ngushëllimet e Perëndisë, të cilat janë ngrohja dhe forca jote. — Nuk është një kornizë e frikshme, e brengosur dhe e dëshpëruar e mendjes, që është më e mira për t’i rezistuar mëkatit; por është ndjesia inkurajuese e dashurisë së Perëndisë, dhe ndjesia mirënjohëse e hirit të marrë (me një frikë të kujdesshme).

Udhëzimi 8. Ji gjithmonë në dyshim për vetë-dashurinë mishore, dhe ruhu kundër saj. — Sepse ajo është strofulla dhe fortesa e mëkatit, dhe mbrojtësi i zakonshëm i saj; gati për të të tërhequr drejt vetes, dhe gati për ta justifikuar atë. Ne jemi shumë të prirur për të qënë të anshëm në vetë kauzën tonë; siç e tregojnë rasti i Judës me Tamarën, dhe Davidit kur profeti Nathan e qortoi me një histori. Vetë pasionet tona, vetë krenaria jonë, vetë censurimi jonë, ose përgojimet tona, vetë neglizhimi i detyrave tona, duken të vogla, në mos gjëra të justifikueshme për ne; ndërsa ne shumë lehtë mund ti shohim të gjitha këto gjëra te të tjerët, veçanërisht te një armik: kur akoma ne duhet të njohim sa më mirë veten tonë. Ne e duam veten shumë, dhe prandaj le të urrejmë mëkatet tona edhe më shumë.

Udhëzimi 9. Të jetë puna jote e parë dhe më kryesore për të vrarë mëkatin në rrënjë; për të pastruar zemrën, që është burimi sepse prej zemrës dalin ligësitë e jetës. — Kupto cilat janë rrënjët kryesore dhe kushtoji kujdesin tënd më të madh për ti vrarë. Ato janë veçanërisht këto: 1. Padituria. 2. Mosbesimi. 3. Pavëmëndshmëria. 4. Egoizmi dhe krenaria. 5. Kënaqja e orekseve, epshit, ose fantazisë. 6. Zemërgurtësia e pandjeshme dhe dremitja në mëkat.

Udhëzimi 10. Llogarite botën dhe të gjitha kënaqësitë, pasurinë, dhe nderimet e saj, jo më të mira se sa në të vërtetë ato janë, dhe kështu Satani nuk do të gjejë asnjë karrem për të të kapur. Vlerësoje gjithçka si pleh me Palin, Fil. 3:8; asnjë njeri nuk do të mëkatojë dhe të shesë shpirtin e tij, për atë që ai e konsideron si pleh.

Udhëzimi 11. Qëndro në bisedat qiellore, dhe kështu shpirti yt do të jetë gjithmonë në dritë, dhe si në shikimin e Perëndisë, dhe të marra me ato punë dhe kënaqësi që heqin shijen e karremave të mëkatit.

Udhëzimi 12. Vigjilenca e krishterë të jetë puna jote e përditshme; dhe mbaj një frikë ruajtëse, por jo shpërqndruese dhe shkurajuese.

Udhëzimi 13. Ki parasysh qasjet dhe fillimet e para të mëkatit. Oh sa shumë ndez një zjarr i vogël! Dhe nëse ti bie, ngrihu shpejt me anë të pendesës së shëndoshë, sado që të të kushtojë.

Udhëzimi 14. Bëje Fjalën e Perëndisë rregullën tënde të vetme dhe puno fort që ta kuptosh.

Udhëzimi 15. Dhe në raste të dyshimi, mos u largo shpejt nga gjykimi i njëzëshëm i parimit të përgjithshëm të të urtëve dhe të perëndishmëve të të gjitha epokave.

Udhëzimi 16. Në raste dyshimi mos u nxito, por vazhdo me kujdes, dhe vërtetoji gjërat mirë, para se të qëndrosh në to.

Udhëzimi 17. Njih dhe kupto për veten tënde, te cili mëkat të shtyn më shumë, dhe ndaj të cilit mëkat të bën më të hapur thirrja ose situata, në mënyrë që vigjilenca jote të jetë më e rreptë.

Udhëzimi 18. Mbaj në jetë një rend të shenjtë që Perëndia ka caktuar për ty që të ecësh. Sepse nuk mund të ketë ruajtje për ushtarin që nuk mban rangun, dhe braktis rendin të cilin Perëndia ka udhëruar. — Ky rend parimisht qëndron në këto pika: 1. Që ti të jesh në bashkësi me kishën universale. Të mos ndahesh nga trupi i Krishtit për asnjë lloj arsye. 2. Nëse nuk je mësues, jeto nën pastorët besnikë, si dishepull besnik i Krishtit. 3. Nëse është e mundur, më të perëndishmit të jenë më të njohurit e tu. 4. Ji i zellshëm në thirrjen e jashtme.

Udhëzimi 19. Ktheji të gjitha providencat e Perëndisë, qoftë të prosperitetit ose të fatkeqësisë, kundër mëkateve të tua. — Nëse ai të jep shëndet dhe pasuri, kujto që në këtë mënyrë Ai po të shtrëngon për bindje, dhe të thërret për shërbesë të veçantë nga ty. Nëse Ai të mundon, kujto që është mëkati me të cilin Ai është ofenduar dhe për këtë arsye merre si kurën e Tij, dhe shiko që të mos pengosh por të ndihmosh në këtë vepër, që të të spastrojë nga mëkati yt.

Udhëzimi 20. Prit me durim në Krishtin derisa të ketë përfunduar kurën, që nuk do të përfundojë deri sa kjo jetë sprovuese të përfundojë. — Ji këmbëngulës në Frymën dhe mjetet e Tij sepse Ai do të vijë në kohën e Tij, dhe nuk do të vonojë. “E njohim Zotin, të përpiqemi ta njohim më mirë; ardhja e Tij është e sigurt si agimi. Ai do të na vijë si shiu, si shiu i fundit dhe i parë mbi tokë.” Osea 6:3. Shpesh ti ke thënë, “Nuk ka shërim,” Jer. 14:19; “Unë do të shëroj shthurjen e tyre, do t’i dua shumë,” Osea 14:4. “Por për ju që keni frikë nga emri im, do të lindë dielli i drejtësisë me shërimin në krahët e tij” Mal. 4:2: ” Lum të gjithë ata që kanë shpresë tek ai.” Isa. 30:18.

 

Kështu i kam dhënë këto udhëzime qw mund të ndihmojnë për përulje nën mëkatin, ose urrejtje të tij, dhe çlirim prej tij.

 


Richard Baxter ishte një puritan anglez që jetoi në vitet 1615-1691

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *