Perëndia modern dhe Perëndia i Vetëm i Vërtetë i Biblës

Një perëndi që është vetëm dashuri, një perëndi që do i pranojë të gjithë dhe do i falë të gjithë, një perëndi që i do të gjithë njerëzit, një perëndi që nuk do të gjykojë apo të ndëshkojë ndokënd, një perëndi që nuk mund të sjellë sëmundje, një perëndi që ka nevojë për ne, një perëndi që nuk mund të bëjë asgjë pa lejen tonë dhe që nuk mund të veprojë apo të ndërhyjë në tokë pa i dhënë ne akses, një perëndi lypsar që po pret nëse njerëzit do kthehen tek ai apo jo, një perëndi që është i pafuqishëm përballë njerëzve të plotëfuqishëm, një perëndi që nuk është i vetmi Shpëtimtari i yni por bashkë-shpëtimtar me ne, një perëndi që nuk është i plotëfuqishëm mbi gjithcka, një perëndi që nuk është i drejtë, një perëndi që nuk është i shenjtë, dhe një perëndi që nuk është sovran mbi të gjitha gjërat, mbi të gjithë tokën, mbi të gjitha ngjarjet dhe të gjithë njerëzit nuk është Perëndia i Biblës, por një idhull, një perëndi i përqafuar dhe i dashur fort i krijuar nga fabrika e madhe e idhujve të njeriut, zemra njerëzore.

Më lejoni të paraqes Perëndinë e Vetëm të Vërtetë të Biblës:

Perëndia po flet. “Ti i ke bërë këto gjëra dhe unë kam heshtur; TI KE MENDUAR QË UNË JAM KREJT I NGJASHËM ME TY. Por unë do të të përgjigjem dhe do të vë çdo gjë para syve të tu. Tani kuptoni këtë gjë ju që harroni Perëndinë, që unë të mos ju bëjë copë-copë dhe askush të mos ju çlirojë dot.” (Psalmi 50:21,22)

“O ju që jeni larg, dëgjoni atë që kam bërë; dhe ju që jeni afër, njihni fuqinë time”. (Isaia 33:13)

 

——

“O Zot, Perëndia i etërve tanë, a nuk je ti Perëndia që është në qiell? Po, ti sundon mbi të gjitha mbretëritë e kombeve, në duart e tua janë forca dhe fuqia dhe nuk ka njeri që mund të të rezistojë. (2 Kronikat 20:6)

“Sepse Zotit i përket mbretëria dhe ai sundon mbi kombet.” (Psalmi 22:28)

“Zoti do të mbretërojë gjithnjë, përjetë.” (Eksodi 15:18)

“Tërë banorët e dheut përpara tij konsiderohen si asgjë; ai vepron si të dojë me ushtrinë e qiellit dhe me banorët e dheut. Askush nuk mund t’ia ndalë dorën ose t’i thotë: “Çfarë po bën?”. (Danieli 4:35)

“Jotja, o Zot, është madhështia, fuqia, lavdia, shkëlqimi, madhëria, sepse gjithshka që është në qiell dhe mbi tokë është jotja. E jotja o Zot është mbretëria, dhe ti ngrihesh sovran mbi gjithshka. Nga ti vijnë pasuria dhe lavdia; ti sundon mbi gjithçka; në dorën tënde janë forca dhe fuqia, dhe ti ke fuqinë për të bërë të madh dhe për t’u dhënë forcë të gjithëve.” (1 Kronikat 29:11-12)

“Zoti bën ç’të dojë në qiell dhe në tokë, në dete dhe në të gjitha humnerat.” (Psalmi 135:6)

“Tani e shikoni që unë jam Ai dhe që nuk ka Perëndi tjetër përbri meje. Unë të bëj që të vdesësh dhe të jetosh, unë të plagos dhe të shëroj, dhe nuk ka njeri që mund të të lirojë nga dora ime.” (Ligji i Ripërtërirë 32:39)

“Zoti të bën të vdesësh dhe të bën të jetosh; të zbret në Sheol dhe të ngjit që andej. Zoti të varfëron dhe të pasuron, ai të poshtëron dhe ai të lartëson. Ai e ngre të mjerin nga pluhuri dhe e heq të varfërin nga plehrat, në mënyrë që të ulet me princat dhe të trashëgojnë një fron lavdie; sepse shtyllat e dheut i përkasin Zotit, dhe mbi to ai ka mbështetur botën.” (1 Samueli 2:6-8)

“Unë formoj dritën dhe krijoj terrin, sjell mirëqënien dhe krijoj fatkeqësinë. Unë, Zoti, i bëj të gjitha këto gjëra”. (Isaia 45:7)

“Në rast se në qytet i bien borisë, a nuk do të trembet vallë populli? Në rast se në një qytet ndodh një fatkeqësi, a nuk e ka shkaktuar vallë Zoti?” (Amosi 3:6)

“Ai e tund dheun nga vendi i tij, dhe kollonat e tij dridhen. Urdhëron diellin, dhe ai nuk lind, dhe vulos yjet. I vetëm shpalos qiejt dhe ecën mbi valët e larta të detit. Ka bërë Arushën dhe Orionin, Plejadat dhe krahinat e jugut. Ai bën gjëra të mëdha dhe që nuk mund të hetohen, po, mrekulli të panumërta.” (Jobi 12:6-10)

“Qoftë i bekuar emri i Perëndisë gjithmonë e përjetë, sepse Atij i përkasin ditura dhe forca. Ai ndryshon kohërat dhe stinët, i ul mbretërit dhe i larton, u jep dituri të urtëve dhe dije atyre që kanë mend. Ai tregon gjërat e thella dhe të fshehta, njeh atë që është në terr dhe drita qëndron me Të.” (Danieli 2:20-22)

“Llogarit numrin e yjeve dhe i thërret të gjithë sipas emrit të tyre. I madh është Zoti ynë, e pamasë është fuqia e Tij dhe e pafund zgjuarsia e Tij.” (Psalmi 147:4,5)

“Zëri i Zotit bën që të lindin sutat dhe i lë pyjet pa gjethe; dhe në tempullin e tij çdo gjë thotë: “Lavdi!”. (Psalmi 29:9)

“Ai e ka krijuar tokën mbi themelet e saj; kjo nuk do të luajë kurrë përjetë. Ti e kishe mbuluar me humnerë si me një rrobe; ujërat ishin ndalur mbi malet. Në qortimin tënd ato ikën, në zërin e gjëmimit tënd u larguan me nxitim. Dolën malet dhe luginat u ulën në vendin që ti kishe caktuar për to. Ti u vure ujërave një kufi që nuk duhet ta kapërxenin; ato nuk do të kthehen më të mbulojnë tokën. Ai bën që të dalin burime në luginat; ato rrjedhin midis maleve” (Psalmi 104:5-10)

“Nga dhomat e sipërme të tij ai u jep ujë maleve; toka ngopet me frytin e veprave të tua. Ai bën që të rritet bari për bagëtinë dhe bimësia në shërbim të njeriut, duke nxjerrë nga toka ushqimin e tij” (Psalmi 104:13-14)

“Ai lëshon vetëtimën e tij nën gjithë qiellin dhe deri në skajet e tokës. Prapa tij një zë vrumbullon; ai gjëmon me zërin e tij madhështor; ai nuk i përmban kur dëgjohet zëri i tij. Perëndia gjëmon në mënyrë të mrekullueshme me zërin e tij dhe bën gjëra të mëdha që nuk mund t’i kuptojmë. I thotë në fakt borës: “Bjerë mbi tokë”, ia thotë si shirave të lehta ashtu dhe shirave të rrebeshta. Ai ndal dorën e çdo njeriu, me qëllim që të gjithë vdekatarët të mund të njohin veprat e tij. Bishat hyjnë në strukat e tyre dhe rrinë në strofkat e tyre. Nga vendet më të largëta të jugut vjen stuhia dhe të ftohtit nga erërat e acarta të veriut. Me frymën e Perëndisë formohet akulli dhe shtrirja e ujërave tërhiqet. I ngarkon retë e dendura me lagështirë dhe i shpërndan larg retë e tij dritëplota. Ato enden në qiell kudo, duke ndryshuar drejtimin në bazë të drejtimit të tij, për të kryer çfarëdo gjë që ai urdhëron mbi faqen e tokës së banuar.” (Jobi 37:3-12)

“Me kë kërkoni, pra, të më ngjasoni që të jem baras me të? – thotë i Shenjti.” (Isaia 40:25)

“Me cilin doni të më barazoni, me cilin doni të më krahasoni që mund të jemi të njëllojtë?” (Isaia 46:5)

“Zoti i ushtrive është betuar duke thënë: “Në të vërtetë ashtu siç e kam menduar ashtu do të jetë, dhe ashtu si kam vendosur, kështu ka për të ndodhur.” (Isaia 14:24)

“O thellësi pasurie, urtësie dhe diturie të Perëndisë! Sa të pahulumtueshme janë gjykimet e tij dhe të pashtershme janë udhët e tij! ”Sepse kush e njohu mendjen e Zotit? Ose kush u bë këshilltar i tij? Ose kush i dha atij më parë, që të ketë për të marrë shpagim?”. Sepse prej tij, me anë të tij dhe për të janë të gjitha gjëra. Lavdi atij përjetë! Amen!” (Romakët 11:33-36)

 

——–

“I shenjtë dhe i tmerrshëm është emri i Tij.” (Psalmi 111:9b)

“I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Zoti Perëndi, i Githëpushtetshmi, që ishte, që është dhe që vjen!“ (Zbulesa 4:8b)

“Por Zoti i ushtrive do të jetë lartësuar në gjyq, dhe Perëndia i shenjtë do të tregohet i shenjtë në drejtësi.” (Isaia 5:16)

“Ai është Shkembi, vepra e Tij është e përsosur, sepse në të gjitha rrugët e Tij ka drejtësi. Eshtë një Perëndi që nuk e njeh padrejtësinë; Ai është i drejtë dhe i mirë.” (Ligji i Përtërirë 32:4)

“ZOTI është Gjykatësi ynë, ZOTI është Ligjvënësi ynë, ZOTI është Mbreti ynë…” (Isaia 33:22)

“Vetëm një është Ligjvënësi, Ai që mund të shpëtojë dhe të shkatërrojë…” (Jakobi 4:12)

“Por Zoti mbetet përjetë; Ai ka vendosur fronin e Tij për të gjykuar. Ai do të gjykojë botën me drejtësi, do ti gjykojë popujt me pa-anësi.” (Psalmi 9:7,8)

“Sepse ai ka caktuar një ditë në të cilën do të gjykojë me drejtësi botën me anë të atij njeriu të cilin ai e ka caktuar; dhe për këtë u ka dhënë të gjithëve një provë të sigurt, duke e ringjallur prej të vdekurit”. (Veprat 17:31)

“Kur Zoti Jezu Krisht të shfaqet nga qielli me engjëjt e pushtetit të vet, në një zjarr flakërues, për t’u hakmarrë kundër atyre që nuk njohin Perëndi, dhe të atyre që nuk i binden ungjillit të Zotit tonë Jezu Krisht. Ata do të ndëshkohen me shkatërrim të përjetshëm, larg nga fytyra e Zotit dhe nga lavdia e fuqisë së tij” (2 Thesalonikasve 1:7,8)

“Ç’është njeriu që ta konsiderojë veten të pastër dhe i linduri nga një grua për të qenë i drejtë? Ja, Perëndia nuk u zë besë as shenjtorëve të tij dhe qiejt nuk janë të pastër në sytë e tij; aq më pak një qenie e neveritshme dhe e korruptuar, njeriu, që e pi paudhësinë sikur të ishte ujë!” (Jobi 15:14-16)

”Si mund të jetë, pra, njeriu i drejtë përpara Perëndisë, ose si mund të jetë i pastër një i lindur nga një grua? Dhe nëse edhe hëna nuk shkëlqen dhe yjet nuk janë të pastër në sytë e tij, aq më pak njeriu, që është një vemje, biri i njeriut që është një krimb!”. (Jobi 25:4-6)

“Dhe tani Zoti pa që ligësia e njerëzve ishte e madhe mbi tokë dhe që tërë synimet e mendimeve të zemrës së tyre nuk ishin gjë tjetër veçse e keqja në çdo kohë…. qysh në fëmijërinë e tij.” (Zanafilla 6:5 dhe 8:21)

 

———

“Ata që lëvdojnë vetveten, nuk do të mund të qëndrojnë para syve të tua; ti i urren të gjithë ata që kryejnë padrejtësi.” (Psalmi 5:5)

“Perëndia është një gjykatës i drejtë dhe një Perëndi që zemërohet çdo ditë me keqbërësit.” (Psalmi 7:11)

“Nuk do të mundosh asnjë grua të ve, as asnjë jetim. Në rast se i mundon ata në një farë mënyre dhe ata bërtasin në drejtimin tim, unë do ta dëgjoj pa tjetër britmën e tyre; do të zemërohem dhe do t’ju vras me shpatë; gratë tuaja do të mbeten të veja dhe bijtë tuaj jetimë.” (Eksodi 22:22-24)

“Dhe në se, me gjithë këtë nuk do të më dëgjoni, por do të silleni si armiq të mi, edhe unë do të bëhem armiku i juaj plot mëri dhe do t’ju dënoj shtatë herë më shumë për mëkatet tuaja.” (Levitiku 26:27,28)

“Ti do t’i bësh si një furrë të zjarrtë kur do të dukesh i zemëruar; në zemërimin e tij Zoti do t’i hedhë në humnerë dhe zjarri do t’i përpijë.” (Psalmi 21:8,9)

“Sepse ja, Zoti do të vijë me zjarrin dhe qerret e tij do të jenë si një uragan për të hedhur zemërimin e tij me tërbim dhe kërcënimin e tij me flakë zjarri.” (Isaia 66:15)

“Do t’ju mbledh dhe do të fryj mbi ju me zjarrin e zemërimit tim dhe ju do të shkriheni në mes të tij.” (Ezekieli 22:21)

“Pastaj Zoti do të bëjë të dëgjohet zëri i tij madhështor dhe do të tregojë si godet me krahun e tij kur tërbohet zemërimi i tij, në flakën e një zjarri gllabërues, në mes shpërthimesh të furishme, uraganësh dhe breshëri gurësh.” (Isaia 30:30)

“zemërimi i Zotit dhe zilia e tij do të ndizen kundër tij dhe të gjitha mallkimet që janë shkruar në këtë libër do të bien mbi të, dhe Zoti do ta fshijë emrin e tij poshtë qiellit” (Ligji i Ripwrtërirë 29:20)

“Ashtu si mblidhet argjëndi, bronzi, hekuri, plumbi dhe kallaji në mes të furrës dhe mbi ta i fryjnë zjarrit për t’i shkrirë, kështu në zemërimin tim dhe në tërbimin tim do t’ju mbledh, do t’ju fus atje dhe do t’ju shkrij”. (Ezekieli 22:20)

 

———

“Unë, unë jam Zoti dhe përveç meje nuk ka Shpëtimtar tjetër.” (Isaia 43:11)

“…Vallë, nuk jam unë, Zoti? Nuk ka Perëndi tjetër veç meje, një Perëndi i drejtë, një Shpëtimtar; nuk ka asnjë veç meje.” (Isaia 45:21)

“Shpëtimtari ynë, emri i të cilit është Zoti i ushtrive, është i Shenjti i Izraelit.” (Isaia 47:4)

“Megjithatë unë jam Zoti, Perëndia yt, që nga vendi i Egjiptit; ti nuk duhet të pranosh tjetër Perëndi veç meje dhe nuk ka tjetër Shpëtimtar jashtë meje.” (Osea 13:4)

“Shpëtimi i përket Zotit” (Jona 2:10)

 

———

“Lum ai komb që ka Perëndinë Zotin; lum populli që ai ka zgjedhur për trashëgim të tij.” (Psalmi 33:12)

“Zoti, Perëndia yt, të ka zgjedhur për të qenë thesari i tij i veçantë midis tërë popujve që ndodhen mbi faqen e dheut. Zoti nuk e ka vënë dashurinë e tij mbi ju, as nuk ju ka zgjedhur, sepse nuk ishit më të shumtë nga asnjë popull tjetër; ju ishit në fakt më i vogli i të gjithë popujve” (Ligji i Ripërtërirë 7:6,7)

“Ja, Zotit, Perëndisë tënd, i përkasin qiejtë, qiejtë e qiejve, toka dhe gjithçka ajo përmban; por Zoti u fali dashurinë e tij vetëm etërve të tu dhe i deshi ata; dhe mbas tyre midis tërë popujve zgjodhi pasardhësit e tyre, domethënë ju, ashtu siç po ndodh sot.” (Ligji i Ripërtërirë 10:14-15)

“I cili e dha veten për ne, për të na shpenguar nga çdo paudhësi dhe për të pastruar për vete një popull të veçantë, të zellshëm në vepra të mira.” (Titi 2:14)

“Johebrenjtë, kur dëgjuan, u gëzuan dhe lëvdonin fjalën e Zotit; dhe të gjithë sa ishin të paracaktuar për jetën e përjetshme besuan.” (Veprat 13:48)

“Dhe ata që ai i paracaktoi edhe i thirri; dhe ata që i thirri edhe i drejtësoi; dhe ata që i drejtësoi, ata edhe i përlëvdoi.” (Romakët 8:30)

“I bekuar qoftë Perëndia, Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, që na bekoi me çdo bekim frymëror në vendet qiellore në Krishtin, sikurse na zgjodhi në të përpara se të themelohej bota, që të jemi të shenjtë dhe të papërlyer përpara tij në dashuri, duke na paracaktuar që të birësohemi në veten e tij me anë të Jezu Krishtit, sipas pëlqimit të vullnetit të vet, për lëvdim të lavdisë së hirit të tij, me të cilin na bëri të pëlqyer në të dashurin Birin e tij” (Efesianët 1:3-6)

 

———

“Dhe ajo do të lindë një djalë dhe ti do t’i vësh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë POPULLIN E TIJ nga mëkatet e tyre” (Mateu 1:21)

Dhe këndonin një këngë të re duke thënë: “I denjë je të marrësh librin dhe të hapësh vulat e tij, sepse ti u there, dhe nëpërmjet gjakut tënd na bleve për Perëndinë PREJ çdo fisi, gjuhe, populli dhe kombi” (Zbulesa 5:9)

 

———

“Dhe unë do t’ju jap atyre një zemër tjetër dhe do t’u shtie përbrenda një frymë të re, do të heq nga mishi i tyre zemrën prej guri dhe do t’u jap një zemër prej mishi, me qëllim që të ecin sipas statuteve të mia dhe të respektojnë ligjet e mia dhe t’i vënë në praktikë; atëherë ata do të jenë populli im dhe unë do të jem Perëndia i tyre.” (Ezekieli 11:19,20)

“Do t’ju jap një zemër të re dhe do të shtie brenda jush një shpirt të ri; do të heq nga mishi juaj zemrën prej guri dhe do t’ju jap zemër prej mishi. Do të vë brenda jush Shpirtin tim dhe do të bëj që ju të ecni sipas statuteve të mia, dhe ju do të respektoni dhe do të zbatoni në praktikë dekretet e mia”

“Që na shpëtoi dhe na thirri me një thirrje të shenjtë, jo sipas veprave tona, por sipas qëllimit të tij dhe sipas hirit, që na u dha në Krishtin Jezus përpara fillimit të kohëve. (2 Timoteu 1:9)

“Gjoni u përgjigj dhe tha: “Një njeriu nuk mund të marrë asgjë, nëse nuk i është dhënë nga qielli.” (Gjoni 3:27)

“Askush nuk mund të vijë tek unë, po qe se Ati që më ka dërguar nuk e tërheq dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit. Dhe thoshte: “Për këtë arsye ju thashë se askush nuk mund të vijë tek unë, nëse nuk i është dhënë nga Ati im” (Gjoni 6:44,65)

“Dhe një grua, me emër Lidia, që ishte tregtare të purpurtash, nga qyteti i Tiatirës dhe që e adhuronte Perëndinë, po dëgjonte. Dhe Zoti ia hapi zemrën për të dëgjuar gjërat që thoshte Pali.” (Veprat 16:14)

“Ai ju dha jetë edhe juve, që ishit të vdekur në faje dhe në mëkate, në të cilat keni ecur dikur.. Por Perëndia, që është i pasur në mëshirë, për shkak të dashurisë së tij të madhe me të cilën na deshi, edhe atëherë kur ishim të vdekur në faje, na dha jetë me Krishtin (ju jeni të shpëtuar me anë të hirit)” (Efesianët 2:1-2, 4-5)

“Ç’ka lindur nga mishi është mish; por ç’ka lindur nga Fryma është frymë. Është Fryma që jep jetë; mishi nuk vlen asgjë” (Gjoni 3:6, 6:63)

“Ai u tha atyre: “Po ju, kush thoni se jam unë?”. Dhe Simon Pjetri duke u përgjigjur tha: “Ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë”. Dhe Jezusi duke përgjigjur u tha: “I lumur je ti, o Simon, bir i Jonas, sepse këtë nuk ta zbuloi as mishi as gjaku, por Ati im që është në qiej.” (Mateu 16:15-17)

“Qoftë bekuar Perëndia, Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, i cili sipas mëshirës së tij të shumtë na rilindi për një shpresë të gjallë me anë të ngjalljes së Jezu Krishtit prej së vdekurish” (1 Pjetri 1:3)

 

———

“Atë Perëndia e lartësoi me të djathtën e vet dhe e bëri princ dhe shpëtimtar për t’i dhënë Izraelit pendim dhe faljen e mëkateve.” (Veprat 5:31)

“Si i dëgjuan këto fjalë, ata u qetësuan dhe përlëvduan Perëndinë, duke thënë: “Perëndia, pra, edhe kombeve u dha pendesën për t’u dhënë jetën!” (Veprat 11:18)

“Duke i mësuar me zemërbutësi kundërshtarët, me shpresë se Perëndia ua jep atyre të pendohen, që të njohin të vërtetën, dhe të vijnë në vete, jashtë  nga laku i djallit, që i ka zënë robër për vullnetin e tij.” (2 Timoteu 2:25-26)

“Dhe ne njohëm dhe besuam dashurinë që Perëndia ka për ne. Perëndia është dashuri…” (1 Gjoni 4:16

“Dhe mbasi ai donte të shkonte në Akai, vëllezërit i dhanë zemër dhe u shkruan dishepujve që ta prisnin. Si arriti atje, ai i ndihmoi shumë ata, që KISHIN BESUAR me anë të hirit” (Veprat 18:27)

“Si arriti atje, ai i ndihmoi shumë ata, që KISHIN BESUAR ME ANË TË HIRIT.” (Veprat 18:27)

“Sepse juve ju është dhënë hiri për Krishtin, jo vetëm QË TË BESONI në të, por edhe të vuani për të” (Filipianët 1:29)

“Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush.” (Efesianët 2:8-9)

 

——–

“Por ti, o Zot, je një Perëndi i mëshirshëm dhe i dhembshur që zemërohet ngadalë dhe që ka shumë mirësi dhe të vërtetë.” (Psalmi 86:15)

“O Zot, mirësia jote arrin deri në qiell dhe besnikëria jote deri te retë.” (Psalmi 36:5)

“Sepse e madhe është mirësia jote ndaj meje; ti ke shpëtuar shpirtin tim nga Sheoli.” (Psalmi 86:13)

“Por ai vetë, Perëndia i paqes, ju shenjtëroftë tërësisht; dhe gjithë fryma juaj, shpirt e trup, të ruhet pa të metë për ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht. Besnik është ai që ju thërret, i cili edhe do ta bëjë.” (1 Thesalonikasit 5:23-24)

“Dhe Perëndia e paqes, që e nxori lart prej së vdekurish, me anë të gjakut të Besëlidhjes së përjetshme, Bariun e madh të dhënve, Zotin tonë Jezu Krisht, ju bëftë të përsosur për çdo vepër të mirë, që të kryeni vullnetin e tij, duke punuar te ju atë që është e pëlqyer përpara tij, përmes Jezu Krishtit, të cilit i qoftë lavdia në jetë të jetëve. Amen.” (Hebrenjtë 13:20,21)

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *