Atributet e Harruara të Perëndisë

Sot, në shumë kisha ungjillore do të dëgjosh të flitet shumë vetëm për disa prej Atributeve të Perëndisë. Do tëdëgjosh për atributin e dashurisë, do të dëgjosh për faljen, do të dëgjosh për Perëndinë si krijues, dhe do të dëgjosh për bekimet që Ai jep. Këto janë atributet kryesore për të cilat do të dëgjosh nëse shkon në një kishë ungjillore.

Eshtë e vërtetë që Perëndia fal dhe që Perëndia është dashuri. Perëndia është dashuri. Për shkak të dashurisë së tij të madhe Ai dërgoi Birin e Tij të vetëm Jezu Krishtin për të vdekur në kryq dhe për të shpëtuar popullin e tij. Apostulli Gjon në letrën e tij të parë drejtuar kishës na thotë se

Perëndia është dashuri. (1 Gjoni 4:8)

Ne e duam atë sepse Ai NA deshi i pari. (1Gjoni 4:19)

Por sa shumë dëgjojmë edhe për këto Atribute të tjera të Perëndisë?

—————

Sovraniteti i Perëndisë.

Bibla na tregon jo vetëm që Zoti është Krijuesi dhe Mbajtësi po edhe se Ai është Zot dhe Mbret mbi gjithcka. Ai sundon mbi të gjitha krijesat, veprimet dhe gjërat, nga më e madhja te më e vogla, nga urtësia e Tij e përsosur, fuqia e Tij e pafundme dhe drejtësia e Tij absolute.

Zoti do të mbretërojë gjithnjë, përjetë. (Eksodi 15:18)

Jotja, o Zot, është madhështia, fuqia, lavdia, shkëlqimi, madhëria, sepse gjithshka që është në qiell dhe mbi tokë është jotja. E jotja o Zot është mbretëria, dhe ti ngrihesh sovran mbi gjithshka. Nga ti vijnë pasuria dhe lavdia; ti sundon mbi gjithçka; në dorën tënde janë forca dhe fuqia, dhe ti ke fuqinë për të bërë të madh dhe për t’u dhënë forcë të gjithëve.(1 Kronikat 29:11-12)

Dhe tha: “O Zot, Perëndia i etërve tanë, a nuk je ti Perëndia që është në qiell? Po, ti sundon mbi të gjitha mbretëritë e kombeve, në duart e tua janë forca dhe fuqia dhe nuk ka njeri që mund të të rezistojë. (2 Kronikat 20:6)

Sepse Zotit i përket mbretëria dhe ai sundon mbi kombet. (Psalmi 22:28)

Ai e përdor këtë sovranitet në gjithçka

Tani e shikoni që unë jam Ai dhe që nuk ka Perëndi tjetër përbri meje. Unë të bëj që të vdesësh dhe të jetosh, unë të plagos dhe të shëroj, dhe nuk ka njeri që mund të të lirojë nga dora ime. (Ligji i Ripërtërirë 32:39)

Zoti të bën të vdesësh dhe të bën të jetosh; të zbret në Sheol dhe të ngjit që andej. Zoti të varfëron dhe të pasuron, ai të poshtëron dhe ai të lartëson. Ai e ngre të mjerin nga pluhuri dhe e heq të varfërin nga plehrat, në mënyrë që të ulet me princat dhe të trashëgojnë një fron lavdie; sepse shtyllat e dheut i përkasin Zotit, dhe mbi to ai ka mbështetur botën. (1 Samueli2:6-8)

Ja, ai kap gjahun dhe kush mund t’ia rimarrë? Kush mund t’i thotë: “Çfarë po bën?”. (Jobi 9:12)

Ai e tund dheun nga vendi i tij, dhe kollonat e tij dridhen. Urdhëron diellin, dhe ai nuk lind, dhe vulos yjet. I vetëm shpalos qiejt dhe ecën mbi valët e larta të detit. Ka bërë Arushën dhe Orionin, Plejadat dhe krahinat e jugut. Ai bën gjëra të mëdha dhe që nuk mund të hetohen, po, mrekulli të panumërta. (Jobi 12:6-10)

Plani i Zotit mbetet përjetë dhe qëllimet e zemrës së tij për çdo brez. (Psalmi 33:11)

Por Perëndia ynë është në qiejtë dhe bën tërë atë që i pëlqejnë. (Psalmi 115:3)

Zoti bën ç’të dojë në qiell dhe në tokë, në dete dhe në të gjitha humnerat. (Psalmi 135:6)

Zoti i ushtrive është betuar duke thënë: “Në të vërtetë ashtu siç e kam menduar ashtu do të jetë, dhe ashtu si kam vendosur, kështu ka për të ndodhur. (Isaia 14:24)

Unë formoj dritën dhe krijoj terrin, sjell mirëqënien dhe krijoj fatkeqësinë. Unë, Zoti, i bëj të gjitha këto gjëra”. (Isaia 45:7)

Që nga përjetësia i janë të njohura Perëndisë të gjitha veprat e tij. (Veprat 15:18)

Në të cilin edhe edhe u zgjedhëmpër trashëgimi, duke qenë të paracaktuar sipas vendimit të atij që vepron të gjitha sipas këshillës së vullnetit të tij, (Efesianët 1:11)

Duke përfshirë çështjet e “shansit”

Shorti hidhet që në barkun e nënës, por çdo veprim varet nga Zoti. (Fjalët e Urta 16:33)

Zoti tha: “Kush do t’ia prishë mendjen Ashabit që të dalë dhe të vritet në Ramoth të Galaadit?” (1 Mbretërit 22:20)…Por një njeri lëshoi rastësisht shigjetë me harkun e tij dhe goditi mbretin e Izraelit midis sythave të parzmores të tij; prandaj mbreti i tha karrocierit: “Kthehu dhe më ço jashtë rrëmujës, sepse jam i plagosur” (1 Mbretërit 22:34)…Kështu mbreti vdiq dhe u çua në Samari; pastaj u bë varrimi i mbretit në Samari (1 Mbretërit 22:37)

Veprimet e njerëzve

Por tani mos u trishtoni dhe mos t’ju vijë keq që më shitët me qëllim që të çohesha këtu poshtë, sepse Perëndia më ka dërguar para jush për të ruajtur jetën tuaj. (Zanafilla45:5)

Ju keni kurdisur të këqija kundër meje, por Perëndia ka dashur që t’i shërbejë së mirës, për të kryer atë që po ndodh sot: të mbash gjallë një popull të shumtë. (Zanafilla50:20)

Zoti i tha pastaj Moisiut: “Kur të jesh kthyer në Egjipt, do të kujdesesh të bësh para Faraonit tërë mrekullitë që të kam dhënë pushtet të kryesh; por unë do ta ngurtësoj zemrën e tij dhe ai nuk do ta lërë popullin të shkojë. (Eksodi 4:21)

Sansoni zbriti në Timnah dhe aty pa një grua midis bijave të Filistejve. Kur u kthye në shtëpi, foli për të me të atin dhe të ëmën, duke u thënë: “Pashë në Timnah një femër midis bijave të Filistejve; ma merrni për grua”. Babai dhe nëna e tij i thanë: “A nuk ka vallë një grua midis bijave të vëllezërve të tu në gjithë popullin tonë, që ti të shkosh të marrësh një grua midis Filistejve të parrethprerë?”. Por Sansoni iu përgjegj atit të tij me këto fjalë: “Merrma atë, sepse më pëlqen”. Por i ati dhe e ëma nuk e dinin se kjo vinte nga Zoti dhe që Sansoni kërkonte një rast kundër Filistejve. Në atë kohë, Filistejtë sundonin në Izrael. (Gjyqtarët 14:1-4)

Në rast se në qytet i bien borisë, a nuk do të trembet vallë populli? Në rast se në një qytet ndodh një fatkeqësi, a nuk e ka shkaktuar vallë Zoti? (Amosi 3:6)

Burra të Izraelit, dëgjoni këto fjalë: Jezusi Nazareas, njeriu i dëftuar nga Perëndia ndër ju me vepra të fuqishme, me mrekulli dhe shenja që Perëndia bëri ndër ju me anë të ti tij, siç edhe vet e dini, ai, pra, sipas këshillit të caktuar dhe të paranjohur të Perëndisë, ju dorëzua juve dhe ju e zutë dhe, me duart e të padrejtëve, e gozhduat në kryq dhe e vratë. (Veprat 2:22-23)

Sepse pikërisht kundër Birit tënd të shenjtë, që ti e vajose, u mblodhën Herodi dhe Ponc Pilati me johebrenjtë dhe me popullin e Izraelit, për tëbërë të gjitha ato, që dora jote dhe këshilli yt kishin paracaktuar se do të ndodhnin. (Veprat 4:27-28)

Veprimet e frymrave të këqija

Fryma e Zotit ishte larguar nga Sauli dhe një frym i keq e terrorizonte nga ana e Zotit. Shërbëtorët e Saulit i thanë “Ja, një frym i keq të shqetëson nga ana e Perëndisë. Zoti ynë të urdhërojë, pra, që shërbëtorët e tu që rrinë përpara teje të gjejnë një njeri që i bie mirë harpës; kur pastaj fryma e keq nga ana e Perëndisë do të të zotërojë, ai do t’i bjerë harpës dhe ti do ta ndjesh veten mirë”. (1Samueli 16:14-16)

Atëherë Mikajahu tha: “Prandaj dëgjo fjalën e Zoti. Unë e kam parë Zotin të ulur mbi fronin e tij, ndërsa tërë ushtria e qiellit i rrinte përqark në të djathtë dhe në të majtë. Zoti tha: “Kush do t’ia prishë mendjen Ashabit që të dalë dhe të vritet në Ramoth të Galaadit?”. Tani dikush përgjigjet në një mënyrë dhe dikush në një tjetër. Atëherë doli një frymë, që u paraqit përpara Zotit dhe tha: “Do t’ia prish mendjen unë”. Zoti i tha: “Në çfarë mënyre?”. Ai u përgjigj: “Do të dal dhe do të jem fryma e gënjeshtrës në gojën e tërë profetëve të tij”. Zoit i tha: “Do t’ia dalësh me siguri ta mashtrosh; dil dhe vepro ashtu”. Prandaj Zoti ka vënë një frymë gënjeshtre në gojën e të gjithë profetëve të tu; por Zoti parashikon fatkeqësira kundër teje”. (1 Mbretërit 22:19-23)

Por Satanai u ngrit kundër Izraelit dhe e nxiti Davidin të bënte regjistrimin e popullit të Izraelit. (1 Kronikat 21:1) / Zemërimi i Zotit u ndez përsëri dhe ai nxiti Davidin kundër popullit, duke i thënë: “Shko të bësh regjistrimin e Izraelit dhe të Judës” (2 Samueli24:1)

Veprimet e kafshëve

Atëherë Zoti ia çeli gojën gomaricës që i tha Balaamit: “Çfarë të kam bërë që më rreh në këtë mënyrë tri herë me radhë?”. (Numrat 22:28)

Do të pish ujë në përrua dhe unë i kam urdhëruar korbat që të të japin të hash atje”. (1 Mbretërit 17:4)

Zëri i Zotit bën që të lindin sutat dhe i lë pyjet pa gjethe; dhe në tempullin e tij çdo gjë thotë: “Lavdi!”. (Psalmi 29:9)

Madje edhe lejleku i qiellit i njeh stinët e tij, turtulli, dallëndyshja dhe krilat shikojnë me kujdes kohën e kthimit të tyre, por populli im nuk e njeh ligjin e Zotit. (Jeremia 8:7)

Pastaj do të braktis mbi tokë dhe do të të hedh në fushë të hapur, do të bëj që të ulen mbi ty të gjitha shpendët e qiellit dhe do t’i ngop me ty kafshët e gjithë dheut. (Ezekieli 32:4)

Perëndia im dërgoi engjëllin e tij që ka mbyllur gojën e luanëve, dhe ata nuk më kanë bërë asnjë të keqe, sepse kam dalë i pafaj përpara atij; por edhe përpara teje, o mbret, nuk kam bërë asnjë të keqe” (Danjeli 6:22)

Veprimet e të gjithë krijimit

Deri sa të jetë toka, nuk do të pushojnë kurrë së ekzistuari mbjellja dhe korrja, të ftohtit dhe të nxehtit, vera dhe dimri, dita dhe nata. (Zanafilla 8:22)

Ai e ka krijuar tokën mbi themelet e saj; kjo nuk do të luajë kurrë përjetë. Ti e kishe mbuluar me humnerë si me një rrobe; ujërat ishin ndalur mbi malet. Në qortimin tënd ato ikën, në zërin e gjëmimit tënd u larguan me nxitim. Dolën malet dhe luginat u ulën në vendin që ti kishe caktuar për to. Ti u vure ujërave një kufi që nuk duhet ta kapërxenin; ato nuk do të kthehen më të mbulojnë tokën. Ai bën që të dalin burime në luginat; ato rrjedhin midis maleve, (Psalmi 104:5-10)

Nga dhomat e sipërme të tij ai u jep ujë maleve; toka ngopet me frytin e veprave të tua. Ai bën që të rritet bari për bagëtinë dhe bimësia në shërbim të njeriut, duke nxjerrë nga toka ushqimin e tij, (Psalmi 104:13-14)

Nga dhomat e sipërme të tij ai u jep ujë maleve; toka ngopet me frytin e veprave të tua. Ai bën që të rritet bari për bagëtinë dhe bimësia në shërbim të njeriut, duke nxjerrë nga toka ushqimin e tij, (Psalmi 104:19-20)

Dhe ai si u zgjua, e qortoi erën dhe i foli detit: “Pusho dhe fashitu!”. Dhe era pushoi dhe u bë qetësi e madhe. (Marku 4:39)

—————

Perëndia është i Gjithëdijshëm.

Ai zotëron njohuri të përsosura për të gjitha gjërat e kaluara, të tashmen dhe të ardhmen. Asgjë nuk ka të fshehur për Perëndinë. Jo vetëm që Ai di faktet, por i interpreton ato me urtësi të përsosur. Cdo krijesë, vepër dhe mendim është si një libër i hapur para Tij.

Qoftë i bekuar emri i Perëndisë gjithmonë e përjetë, sepse Atij i përkasin ditura dhe forca. Ai ndryshon kohërat dhe stinët, i ul mbretërit dhe i larton, u jep dituri të urtëve dhe dije atyre që kanë mend. Ai tregon gjërat e thella dhe të fshehta, njeh atë që është në terr dhe drita qëndron me Të.(Danjeli 2:20-22)

Llogarit numrin e yjeve dhe i thërret të gjithë sipas emrit të tyre. I madh është Zoti ynë, e pamasë është fuqia e Tij dhe e pafund zgjuarsia e Tij. (Psalmi 147:4,5)

Ti më ke hetuar, o ZOT, dhe më njeh. Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e kupton nga larg mendimin tim. Ti e shqyrton me kujdes ecjen time dhe pushimin tim dhe i njeh thellë të gjitha rrugët e mia. Sepse, edhe para se të jetë fjala mbi gojën time ti, o ZOT, e di atë plotësisht. (Psalmi 139:1-4)

ZOTI i njeh mendimet e njeriut dhe e di që nuk janë vecëse kotësi. (Psalmi 94:11)

Sepse Ai i mban sytë te rrugët e njeriut dhe shikon tërë hapat e tij. Nuk ka terr, as hije vdekjeje ku mund të fshihen njerëzit e këqij. Në fakt Perëndia nuk ka nevojë ta kqyrë gjatë një njeri, para se ta nxjerrë për gjykim para Tij. (Jobi 34:21-23)

ZOTI shikon nga qielli; Ai shikon tërë bijtë e njerëzve. Nga vendi i banimit të Tij Ai kqyr tërë banorët e tokës. Ai e ka formuar zemrën e te gjithve, Ai kupton tërë veprat e tyre. (Psalmi 33:13-15)

Sepse rrugët e njeriut janë gjithnjë përpara syve të ZOTIT dhe Ai vëzhgon të gjitha shtigjet e Tij.(Fjalët e Urta 5:21)

Sytë e ZOTIT janë kudo për të shikuar të këqijtë dhe të mirët. (Fjalët e Urta 15:3)

Dhe nuk ka asnjë krijesë që është e padukshme para Tij, por gjithcka është lakuriq dhe e zbuluar para syve të Atij, të cilit ne duhet t’i japim llogari. (Hebrenjtë 4:13)

—————-

Perëndia është i Shenjtë.

Perëndia është pafundësisht i pastër, komplet i ndarë, i vecuar dhe totalisht ndryshe nga cdo qënie tjetër e krijuar. Ai është Unik. Ai është një Perëndi i Shenjtë i drejtësisë dhe i ka sytë tepër të pastër për të parë të keqen. Ai është totalisht i ndarë dhe i pastër nga mëkati dhe padrejtësia. Asnjë gjë dhe askush nuk mund të krahasohet me Të.

I shenjtë dhe i tmerrshëm është emri i Tij. (Psalmi 111:9b)

I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Zoti Perëndi, i Githëpushtetshmi, që ishte, që është dhe që vjen!(Zbulesa 4:8b)

Me kë kërkoni, pra, të më ngjasoni që të jem baras me të? – thotë i Shenjti. (Isaia 40:25)

Ti i ke sytë tepër të pastër për të parë të keqen dhe nuk e shikon dot paudhësinë.(Habakuku 1:13)

Por paudhësitë tuaja kanë shkaktuar një ndarje midis jush dhe Perëndisë tuaj, dhe mëkatet tuaja kanë bërë të fshihet fytyra e Tij prej jush, që të mos ju dëgjojë më. (Isaia 59:2)

—————-

 

Perëndia është i drejtë.

Sipas Biblës, Perëndia është një qënie absoulitisht i drejtë. Nuk ka asnjë gjë gabim apo të pasaktë rreth natyrës apo veprave të Tij. Natyra, motivet, veprimet dhe gjykimet e Tij janë gjithmonë përsosmërisht të drejta. Si një Perëndi i drejtë Ai e do drejtësinë, por urren padrejtësinë.

Ai është Shkembi, vepra e Tij është e përsosur, sepse në të gjitha rrugët e Tij ka drejtësi. Eshtë një Perëndi që nuk e njeh padrejtësinë; Ai është i drejtë dhe i mirë. (Ligji i Përtërirë 32:4)

Drejtësia dhe e drejta përbëjnë bazën e fronit Tënd; mirësia dhe e vërteta shkojnë përpara fytyrës sate. (Psalmi 89:14)

Sepse Zoti është i drejtë; Ai e do drejtësinë; njerëzit e drejtë do të sodisin fytyrën e Tij. (Psalmi 11:7)

Por Zoti i ushtrive do të jetë lartësuar në gjyq, dhe Perëndia i shenjtë do të tregohet i shenjtë në drejtësi. (Isaia 5:16)

Perëndia është një gjykatës i drejtë dhe një Perëndi që zemërohet cdo ditë me keqbërësit. Në qoftë se keqbërësi nuk kthehet, ai do të mpreh shpatën e Tij: e ka shtrirë harkun e Tij dhe e ka përgatitur. (Psalmi 7:11-12)

—————–

Urrejtja e Perëndisë.

Perëndia urren mëkatarin, të pabesin dhe të padrejtin. Urrejtja e tij nuk ështësi ajo e njerëzve. Urrejtja e tij ështëreagimi i një Zoti të drejtë dhe të shenjtë kundër padrejtësisë dhe të padrejtëve.

Ti i urren të gjithë ata që kryejnë padrejtësi. (Psalmi 5:5)

Perëndia është një gjykatës i drejtë dhe një Perëndi që zemërohet cdo ditë me keqbërësit. (Psalmi 7:11)

Lëshoi ulërimën e tij kundër meje; për këtë e urreva. (Jeremia 12:8)

Zoti urren…dëshmmitari i rremë qëthotë gënjeshtra dhe ai që shtie grindje midis vëllezërve (Fjalët e Urta 6:16,19)

Vetëm në 50 psalmet e para ka 14 raste ku shikojmë që Perëndia urren mëkatarin.

——————–

Zemërimi i Perëndisë.

Zemërimi i Zotit është një realitet dhe po grumbullohet cdo ditë ndaj të padrejtëve.

Do të zemërohem dhe do t’ju vras me shpatë (Eksodi 22:22-24)

Dora jote do të arrijë tërë armiqtë e tu, dora jote e djathtëdo të veprojë kundër atyre që të urrejnë. Ti do t’i bësh si një furrë të zjarrtë kur do të dukesh i zemëruar; në zemërimin e tij Zoti do t’i hedhënë humnerë dhe zjarri do t’i përpijë. (Psalmi 21:8,90

Ti nxjerr jashtë zemërimin tënd, ai i prish ata sikur të ishin kallamishte. (Eksodi 15:7b)

Zemërimin e tij të zjarrtë (2 Mbretërit 23:26)

Sepse ja, Zoti do të vijë me zjarrin dhe qerret e tij do të jenë si një uragan. (Isaia 66:15)

Me qëllim që zemërimi im të mos shpërthejë si zjarr dhe të mos djegë n mënyrë qëaskush të mos mund ta shuajë për shkak të ligësisësë veprimeve tuaja. (Jeremia 4:4)

Do të fryj mbi ju me zjarrin e zemërimit tim. (Ezekieli 22:21)

Në zjarrin e zemërimit tim. (Ezekieli 38:19)

Keni ndezur një zjarr në zemërimin tim, që do të flakërojë gjithnjë. (Jeremia 17:4)

Zemërimi i tij, në flakën e një zjarri gllabërues (Isaia 30:30)

Sepse një zjarr është ndezur gjatë zemërimit tim, dhe ka për të djegur pjesët më të thella të Sheolit. (Ligji i Ripërtërirë32:22)

Zemërimi i Zotit dhe zilia e tij do të ndizen kundër tij. (Ligji i Ripërtërirë29:20)

Ashtu si mblidhet argjëndi, bronxi, hekuri, plumbi, dhe kallaji në mes të furrës , dhe mbi to i fryjnë zjarrit për ti shkrirë, kështu edhe unë nëzemërimin tim dhe në tërbimin tim do t’ju mbledh, dhe do t’ju fus atje dhe do t’ju shkrij. Do t’ju mbledh dhe do t’ju fryj mbi ju me zjarrin e zemërimit tim dhe ju do tëshkriheni në mes të tij. (Ezekieli 22:20)

———————

Perëndia është Ligjvënës dhe Gykatës.

Bibla tregon që Zoti është i shenjtë dhe i drejtë. Ai e ka zbuluar vullnetin e Tij të gjithë njerëzve dhe do ti gjykojë ata sipas standartit që ju është zbuluar atyre. Të gjitha krijesat mund të jenë të sigurta që Zoti do ti gjykojë ato sipas standarteve më strikte të drejtësisë. Duhet të kuptohet gjthmonë që gjykimi i Zotit mbi njeriun nuk është i pajustifikuar dhe mizor, por një pasojë e paevitueshme e karakterit të Tij të shenjtë dhe të drejtë.

Zoti si Ligjvënës.

Bibla na tregon që Krijuesi, Zoti sovran i universit është gjithashtu edhe Ligjvënësi dhe Gjykatësi i saj suprem.

ZOTI është Gjykatësi ynë, ZOTI është Ligjvënësi ynë, ZOTI është Mbreti ynë… (Isaia 33:22)

Vetëm një është Ligjvënësi, Ai që mund të shpëtojë dhe të shkatërrojë… (Jakobi 4:12)

Zoti është Ligjvënësi dhe Ai do të gjykojë cdo njeri sipas Ligjit të Tij.

Zoti si Gjykatës. (Mbikqyrësi i Gjithëdijshëm).

Sipas Biblës, Zoti ka zbuluar vullnetin e Tij dhe do ti gjykojë njerëzit për cdo gjë që kanë bërë. Ai zotëron njohuri të përsosur për gjithcka pa qënë nevoja për të kërkuar apo zbuluar fakte. Asgjë nuk ka të fshehur për Të. Gjithdijshmëria e Perëndisë jo vetëm që provon që Ai është i denjë për të gjykuar, por gjithashtu garanton që Gjykimi i Tij do të jetë i gjithmonë i përsosur. Zoti gjithmonë do të gjykojë sipas njohurisë së Tij të përsosur të të gjitha fakteve.

Perëndia është një gjykatës i drejtë dhe një Perëndi që zemërohet cdo ditë me keqbërësit. (Psalmi 7:11)

Por Zoti mbetet përjetë; Ai ka vendosur fronin e Tij për të gjykuar. Ai do të gjykojë botën me drejtësi, do ti gjykojë popujt me pa-anësi.(Psalmi 9:7,8)

Sepse Perëndia do të vërë të gjykohet cdo vepër, dhe cdo gjë që është fshehur, qoftë e mirë apo e keqe.(Predikuesi 12:14)

Eshtë caktuar që njerëzit të vdesin një herë, dhe më pas vjen gjyqi. (Hebrenjtë 9:27)

Nëse duam të jemi biblikë dhe besnikë ndaj Perëndisë ne duhet të mësojmë dhe predikojmë gjitha Atributet e Perëndisë dhe të gjithë këshillën e plotë Perëndisë, edhe nëse ato janë papëlqyeshme për njerëzit. Ne jemi përgjegjës për këtë dhe ne do tëgjykohemi prej Tij.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *