I marri më i madh në botë

Thomas Guthrie, 1803-1873

Mëkati është marrëzia më e madhe — dhe mëkatari i marri më i madh në botë! Nuk ka një çmenduri të tillë, edhe në marrëzinë më të ulët.

Mendo për një njeri që rrezikon përjetësinë dhe lumturinë e tij të përjetshme — mbi mundësinë e pasigurt e të mbijetuarit një vit tjetër!

Mendo për një njeri që ble një kënaqësi të momentit — mbi koston e dhimbjes së pafundme!

Mendo për një njeri të vdekur që po jeton — sikur ai nuk do të vdesë asnjëherë!

Është i marrë ai njeri . . .
që, me një shpirt të krijuar për gëzimet më të pastra — kënaqet në kënaqësitë më të ulta;
që, i kënaqur me këtë botë të varfër — refuzon lumturinë Qiellore;
që, si shenjë të sigurt të çmendurisë — urren Atin qiellor, dhe Shpëtimtarin, dhe ata që e duan Atë;
që, në dashuri me mëkatin — përqafon zinxhirët e tij;
që, duke qëndruar nën zemërimin e Perëndisë — është duke u gëzuar;
që këndon dhe kërcen mbi koren e hollë e cila, gjithmonë është duke u thyer poshtë këmbëve të të tjerëve — është gjithçka që e ndan nga një humnerë e pafundme zjarri!

Çdo i krishterë shikon mbrapa në gjendjen e tij të pashpëtuar, dhe thotë me Asafin, “unë isha pa mend dhe pa kuptim; para teje isha si një kafshë!” Psalmi 73:22

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *