A mund të mendosh për të gjitha këto, dhe prapë të jesh krenar!

(George Mylne, “Mësime për ecjen e përditshme të të krishterit” 1859)

“Më mirë ai që ka frymë të durueshme se ai që ka frymë krenare.” Predikuesi 7:8

Krenaria është e kundërta e durimit. Njeriu është i paduruar, sepse ai është krenar.

Shumë janë krenarë — por e mendojnë veten të përulur. Por le të vijnë shqetësimet — qortoji ata, ballafaqoi me gabimet, ose paditurinë e të tjerëve — dhe padurimi tregon të vërtetën; ata janë krenarë, jo të përulur!

Krenaria tregon paditurinë e
VETES.

A do që të jesh i përulur? Atëhere . . .
shih te vetë ligësitë e tua;
shqyrtoji gjërat e tua në pasqyrën e Shkrimit;
mendo mirë mangësitë e tua shpirtërore;
studio dështimet e karakterit tënd.
Ah! nëse ti e njeh zemrën tënde — atëhere asnjë nuk do të duket kaq i ndyrë, kaq i korruptuar, kaq mëkatar, sa vetja jote!

A do që të jesh i përulur?
Atëhere mendo për kryqin e Krishtit.
Çfarë e gozhdoi Atë në kryq?
Djersa e përgjakur; kurora e gjëmbave; lotët; dhimbjet; goditjet; klithma tejshpuese — çfarë i shkaktoi të gjitha ato?
Mëkatet e tua! I krishterë, mbaj mend këtë — mëkatet e tua!
A mund ta ndjesh këtë, dhe prapësëprapë të jesh krenar?

A do që të jesh i përulur?
Mendo për humnerën, nga e cila Ai të rrëmbeu!
Mendo për çmimin, me të cilin Ai të bleu!
Mendo për hirin, me të cilin Ai të vesh!
Mendo për lumturinë, me të cilën Ai do të të kurorëzojë!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *