ÇFARË ËSHTË UNGJILLËZIMI?

Nga Ernest C. Reisinger (1919-2004)

UNGJILLËZIMI është, komunikimi i një mesazhi të frymëzuar hyjnor që ne e quajmë Ungjill. Është një mesazh që është i përcaktueshëm në fjalë, por duhet të komunikohet në fjalë dhe fuqi. “Sepse ungjilli ynë nuk erdhi deri te ju vetëm me fjalë, por edhe me fuqi dhe me Frymë të Shenjtë, dhe me shumë bindje;…” (1 e Theselonikasve. 1: 5). Ky mesazh fillon me informacione dhe përfshin shpjegim, aplikim dhe ftesë.

Përmbajtja e Ungjillit është se si Perëndia, Krijues dhe Gjyqtar, nga mëshira e Tij, e bëri Birin e Tij një Shpëtimtar të përsosur, të aftë dhe të gatshëm për mëkatarët. Ftesa është thirrja e Perëndisë për njerëzit që të vijnë tek ky Shpëtimtar me besim dhe pendim për të gjetur falje, jetë dhe paqe.“Dhe ky është urdhërimi i tij që besojmë në emrin e Birit të tij Jezu Krisht dhe ta duam njeri-tjetrin si na urdhëroi ai. (1 e Gjonit 3:23). “Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: Kjo është vepra e Perëndisë: të besoni në atë që ai ka dërguar.” (Gjoni 6:29)

Përkufizimi i ungjillëzimit është si më poshtë: “Të paraqesim Jezu Krishtin para njerëzve mëkatarë, në mënyrë që ata të mund të vijnë dhe të vendosin besimin e tyre te Perëndia nëpërmjet Tij, ta pranojnë Atë si Shpëtimtarin e tyre dhe t’i shërbejnë Atij si Mbretit të tyre së bashku me kishën e Tij.” Do të vini re se ky përkufizim është më shumë sesa “të fitosh shpirtra,” ose ti shpëtosh njerëzit nga ferri, ose ti shpëtosh ata nga problemet e tyre personale, apo nga fatkeqësitë e jetës. Gjithashtu do të vini re se ky përkufizim përfshin ti shërbesh Krishtit në kishën e Tij. Shumë nga ungjillizimi i sotëm nuk do të përputhej me këtë përkufizim.

 
Ungjillizimi është një punë e mirë

Duam ta konsiderojmë ungjillizimin si një punë të mire, dhe ne duhet të pyesim: “Çfarë e përcakton një punë të mirë?” Ka tre gjëra që përcaktojnë kur një punë është një punë e mirë.

Së pari, një punë e mirë duhet të bëhet me një rregull të saktë, dhe në rastin e ungjillëzimit, ky rregull është Fjala e Perëndisë. Gjithçka që ne bëjmë dhe themi në ungjillizim duhet ta shqyrtojmë nga Fjala e Perëndisë. Kjo do të jetë tronditëse dhe do të nxjerrë në shesh shumë gjëra, por, ky do të jetë apeli ynë i vetëm – Fjala e Perëndisë. Pyetja nuk duhet të jetë, “A funksionon?”, por, “A është e vërtetë? ” “A është biblike? ” Sistemi i Dëshmitarëve të Jehovait funksionon sepse ata fitojnë të konvertuar, por pyetja është, a është e vërtetë?

Së dyti, një punë e mirë duhet të ketë një qëllim të drejtë përfudimtar. Cili është ai qëllim? Lavdia e Perëndisë! Hiri, mëshira dhe fuqia e Perëndisë do të përlëvdohen në shpëtimin e shpirtrave. Drejtësia, shenjtëria dhe pa-anësia e Tij do të përlëvdohet në dënimin e të paperëndishmëve që refuzuan zbulesën e Tij. Prandaj, puna jonë është që të jemi të vërtetë ndaj mesazhit të ungjillit, pavarësisht nga rezultatet. Kur një predikues i një kishe përpiqet të shkaktojë atë që vetëm Zoti mund të shkaktojë, ai ka kaluar nga ungjillizimi i perëndishëm në ungjillizimin njerëzor. Prandaj, atë që ne gjithmonë duhet të kemi parasysh në ungjillizimin e përqendruar te Perëndia, është para së gjithash, lavdia e Perëndisë. Nëse qëllimi ynë është vetëm njeriu, atëherë ungjillizimi ynë së shpejti do të bëhet i përqendruar tek njeriu, që në fakt përfaqëson ungjillizimin e sotëm modern.

Së treti, një punë e mirë duhet të ketë një motiv të duhur. Cili është motivi i duhur në ungjillizimin e përqendruar te Perëndia? Janë dy motive të duhura:

  1. Dashuria për Perëndinë dhe shqetësimi për Lavdinë e Tij.
    2. Dashuria për njeriun dhe shqetësimi per mirëqenien e tij.

Të dyja këto motive dalin nga Dhjetë Urdhërimet. Më lejoni të shpjegoj atë që dua të them. Kur Jezusi u pyet nga mësuesi i ligjit: “Mësues, cili është urdhërimi i madh i ligjit?” Dhe Jezusi i tha: “Duaje Zotin, Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde”. Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi. Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten”. Nga këto dy urdhërime varet i tërë ligji dhe profetët” (Mat. 22: 36-40). Këtu Zoti ynë dha një përmbledhje të Dhjetë Urdhërimeve.

Pra, thashë se motivi ynë për punën e mirë të ungjillizimit të përqendruar te Perëndia duhet të jetë: (1) dashuria ndaj Perëndisë dhe shqetësimi për Lavdinë e Tij, dhe (2) dashuria ndaj njeriut dhe shqetësimi për mirëqenien e tij. Atëherë, si e përlëvdojmë Perëndinë?

Ne e përlëvdojmë Perëndinë duke bërë vullnetin e Tij – dhe është vullneti i Tij që ta përhapim emrin e Tij dhe mesazhin e Tij për shpëtimin e Tij. Jezusi tha se e Ai e përlëvdoi Atin duke përfunduar punën që Ati i dha për të bërë: “Unë të kam përlëvduar mbi tokë; unë e kam kryer veprën që më ke dhënë të bëj.” (Gjoni 17: 4).

Ai na ka dhënë detyrën, që ne ta dergojmë mesazhin e Tij në të gjithë botën, prandaj motivi ynë i parë duhet të jetë dashuria për Perëndinë dhe shqetësimi për lavdinë e Tij. Kjo tregohet kur ne bindemi ndaj vullnetit të Tij të zbuluar. Prandaj, nëse jemi të bindur ndaj përhapjes së mesazhit të Perëndisë, Ai do të përlëvdohet pa marrë parasysh rezultatet. Rezultatet janë përtej arritjes sonë, përtej aftësisë sonë, dhe, falë Zotit, përtej përgjegjësisë tonë.

Motivi ynë i dytë – dashuria ndaj njeriut dhe shqetësimi për të mirëqenien e tij – përsëri vjen nga përmbledhja e urdhërimeve nga Zoti ynë, “Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten” (Mat. 22:39). Nëse ne me të vërtetë e duam të afërmin tonë, ne do të duam të ndajmë me të mesazhin e shpëtimit. Më duhet të them diçka përsonale këtu. E mira më e madhe që më është bërë mua, ose për mua, në këtë botë është bërë nga përsoni që më solli mesazhin e shpëtimit, mesazhin që ne e quajmë Ungjill. Ai përson më deshi; ai ishte i shqetësuar për të mirën time në këtë botë dhe në botën që do të vijë. Krishti i këtij mesazhi ndryshoi jetën time, shtëpinë time dhe falënderoj Perëndinë, destinacionin tim.

Në ungjillëzimin e përqendruar te Perëndia, motivi ynë është i rëndësishëm. Ungjillizimi është një punë e mirë; prandaj duhet të bëhet: 

  1. Me një rregull të saktë – Fjalën e Perëndisë.
    2. Me një qëllim të drejtë përfudimtar. – Lavdinë e Perëndisë.
    3. Me një motiv të drejtë – dashuria për Perëndinë dhe dashuria për njeriun.

Jam i bindur se shumë nga kishat tona nuk do të ishin në gjendjen shpirtërore që ato janë në qoftë se ungjillizimi ynë në të kaluarën do të ishte bërë duke qenë i fokusuar te Perëndia, me një qëllim të përqendruar te Perëndia dhe me motive të përqendruara te Perëndia.

Ungjillizimi është një punë e mirë dhe, si çdo vepër tjetër e jona, edhe ungjillizimi ynë do të gjykohet për të parë se çfarë lloji është. “Vepra e secilit do të shfaqet, sepse dita do ta tregojë; sepse do të zbulohet me anë të zjarrit, dhe zjarri do të provojë veprën e secilit e ç’lloji është.” (1 Kor. 3:13).

 

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *