Doktrina Biblike e Drejtësimit

Por ky është një mesazh i mrekullueshëm, dhe kjo është ajo që nënkuptohet prej drejtësimit – që Perëndia na tregon ne që, si rezultat i veprës së Zotit Jezus Krisht, për shkak të jetës së tij, vdekjes dhe ringjalljes së tij, nëse ne besojmë në Të dhe ia besojmë veten tonë vetëm dhe plotësisht Atij, Perëndia fal mëkatet tona. Por jo vetëm kaq, Ai deklaron që ne jemi të lirë nga faji: më shumë se kaq, drejtësimi përfshin këtë. Ai jo vetëm që deklaron që ne jemi të falur dhe jemi pa faj, Ai gjthashtu deklaron që ne jemi pozitivisht të drejtë. Ai na ngarkon ne, kjo do të thotë, Ai na llogarit neve, drejtësinë e vetë Zotit Jezus Krisht, që ishte tërësisht pa mëkat, që nuk e zhgënjeu kurrë Atin e Tij në asnjë mënyrë, dhe që nuk shkeli asnjëherë asnjë Urdhërim ose ligj. Perëndia na jep ne – vendos mbi ne – drejtësinë e vetë Zotit Jezus Krisht, dhe pastaj shikon mbi ne dhe deklaron që ne jemi të drejtë në vështrimin e Tij të shenjtë. Kjo është doktrina biblike e drejtësimit.

 

~ Martyn Lloyd-Jones (1899–1981)

 

The Assurance of our Salvation [Siguria e Shpëtimit tonë] (Wheaton, IL; Crossway Books; 2000) f. 35

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *