Skip to content
  • FAQJA E PARË
  • THËNIE BIBLIKE
  • LIBRA BIBLIKË
  • VIDEO DHE PREDIKIME
  • SHKARKIME
  • RRETH FAQES
  • KONTAKT
Vetem prej Hirit
  • Deklarata e Kembrixhit
  • Faqja e Pare
  • KONTAKT
  • Libra Biblikë
  • POLITIKAT E PRIVATËSISË
  • Pyetje-Përgjigje
  • RRETH FAQES
  • Shkarkime
  • THENIE BIBLIKE
  • Video dhe Predikime

Keshillë për Martesën nga Martin Luteri

Leave a Comment / Martesa, Martin Luteri

 

Artikuj të Ngjashëm:

10 Mënyra për tu lutur për gruan tënde
PROGRAMI PRAKTIK I LUTERIT PËR TË GJALLËRUAR JETËN E LUTJES
31 Cilësitë e Një Gruaje të Perëndishme
Lavdia e Perendisë në Martesë
Koronavirusi: Një mësim nga Martin Luteri!
Detyrat e Veçanta të Burrave ndaj Grave të tyre
Shko në Shtëpi dhe Duaj Gruan Tënde - Video e Rëndësishme rreth Martesës
500 VJET REFORMACION PROTESTANT
Post navigation
← Previous Post
Next Post →

Leave a Comment Cancel Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ju lejoheni dhe inkurajoheni ti shpërndani këto materiale dhe artikuj me kusht që të mos ndryshoni fjalët dhe gjithashtu të citoni burimin, nga është marrë ai material.

 Zoti e përdorte për lavdinë e Emrit të Tij dhe për bekimin e shpirtrave.

KËRKO

Abonohu

MOS HUMB ASNJË POSTIM

Njoftohu me Email për postimet e reja duke vendosur këtu adresën e Emailit.

Kontrolloni inbox-in ose dosjen spam/junk për të konfirmuar abonimin tuaj.

POSTIMET E FUNDIT

  • LETËR E HAPUR DREJTUAR TË RINJVE TË KRISHTERË QË SHIKOJNË PORNOGRAFI DHE MASTURBOHEN
  • LETËR E HAPUR DREJTUAR TË GJITHË TË RINJVE TË KRISHTERË QË PO BËJNË VALIXHET PËR T’U NISUR NË MËRGIM, APO QË JANË DUKE E MENDUAR FORT NJË MUNDËSI TË TILLË
  • Ndryshimi Midis të Perëndishmit dhe të Paperëndishmit | Puritani James Meikle
  • Mëkati dhe Ferri | Nga Spërxhën
  • I marri më i madh në botë
  • Tendenca e të gjitha Herezive dhe Mësimeve të Rreme | Nga Spërxhën
  • Sëmundja Jote dhe Mjeku i Madh i Shpirtrave! | Nga Puritani James Smith 1855
  • A ka vdekur Perëndia?

Artikujt më të Lexuar

  • LETËR E HAPUR DREJTUAR TË GJITHË TË RINJVE TË KRISHTERË QË PO BËJNË VALIXHET PËR T’U NISUR NË MËRGIM, APO QË JANË DUKE E MENDUAR FORT NJË MUNDËSI TË TILLË I dashur i ri apo e re e krishterë që tek po shkruaj kë...
  • earth, planet, world-1990298.jpg Kuptimi e fjalës “botë” në Bibël “Unë ia kam dëftuar emrin tënd njerëzve që ti m'i ke dh...
  • Filmi JoPopullor | Film i krishtere me titra shqip Nje burim per Kishen dhe nje Mesazh per Boten. Shpernda...
  • adult, casual, caucasian-1851571.jpg Krenaria – mëkati qe ktheu engjëjt në djaj! (Puritani Thomas Brooks (1608–1680), “Pasuritë e pakërk...
  • Zakonet e Lutjes të Xhorxh Mullerit Jeta e Xhorxh Mjullerit qëndron si dëshmi e fuqisë dhe...
  • Roli i Grave Nga John MacArthur Megjithëse tradicionalisht gratë kan...
  • 31 Cilësitë e Një Gruaje të Perëndishme Djemtë e rinj këshillohen shpesh që të gjejnë dhe të ma...
  • Reformacioni Protestant dhe Ungjillorizmi Modern Në 31 Tetor ishte Dita e Reformacionit Protestant ku u...
  • DEKLARATA E FRANKFURTIT | PËR HIR TË KRISHTIT DHE KISHËS SË TIJ DEKLARATA E FRANKFURTIT PËR LIRITË E KRISHTERA DHE CIVI...
  • Detyrat e Veçanta të Burrave ndaj Grave të tyre Nga Riçard Bakster (Richard Baxter) Marrë nga Kapitulli...
  • Dashuria e Perëndisë për një pastor xhungle    
  • Ai predikoi vetë predikimin e funeralit të tij (Samuel Davies, "Sivjet do të vdesësh!" Ky mesazh i'u p...
  • PROGRAMI PRAKTIK I LUTERIT PËR TË GJALLËRUAR JETËN E LUTJES Reformatori Gjerman, Martin Luteri, mësonte që lutja du...
  • Gruaja e Perëndishme – Të Bëhesh Esteri Nga Charo Washer, gruaja e Paul Washer “Kush do të gjej...
  • Nevojat e mia — Plotësia e Tij! Nevojat e mia — Plotësia e Tij! Puritani James Meikle...

Puritanët

  • Ndryshimi Midis të Perëndishmit dhe të Paperëndishmit | Puritani James Meikle

    Nga Puritani James Meikle, “Udhëtari” 14 Qershor 1758. Ka një ndryshim të thellë si në parim ashtu dhe në praktikë, midis të perëndishmit dhe të paperëndishmit. Dashuritë e të perëndishmit janë të rafinuara shpirtërisht — dhe dëshirat e tyre janë lartësuar. Prirjet e të paperëndishmit janë të korruptuara dhe të prishura — dhe dëshirat e tyre janë tokësore. Mëkati ka veçëse një vend të lëkundur, dhe një vendbanim të përkohshëm — në të perëndishmin. Por mëkati e ka vendosur fronin e tij, dhe ka bërë vendbanimin e tij të përhershëm — në të paperëndishmin. Në të perëndishmin, hiri dhe mëkati luftojnë për sovranitet. Në të paperëndishmin, mëkati sundon si tiran dhe nuk ka luftë. I perëndishmi është thellësisht i shqetësuar për botën që do të vijë. I paperëndishmi nuk ka asnjë shqetësim për realtietet e përjetshme. E folura e të perëndishmit është e kripur me hir. E folura e të paperëndishmit është pa shije dhe e kotë. I perëndishmi e ka shpresën të vendosur mbi Perëndinë. I paperëndishmi nuk ka frikë Perëndie përpara syve të tij. I perëndishmi e përdor botën pa abuzuar me të. I paperëndishmi, duke përdorur botën, abuzon si me veten ashtu edhe me të. I perëndishmi sheh Perëndinë në jetën e tij të përditshme, dhe gëzohet në Të me gjithë zemrën e tij. I paperëndishmi thotë në praktikë: “Nuk ka Perëndi!” dhe në zemrën e vet dëshiron që të mos kishte Perëndi. I perëndishmi adhuron Krijuesin mbi gjithçka tjetër. I paperëndishmi dhuron krijesën më shumë sesa Krijuesin. I perëndishmi e përdor emrin e Perëndisë me nderimin më të thellë, dhe largohet nga paudhësia. I paperëndishmi e blasfemon emrin e Perëndisë me paturpësi, dhe shton paudhësi te mëkati. I perëndishmi e shpengon kohën e tij. I paperëndishmi e shpërdoron kohën e tij. I perëndishmi e studion detyrën e tij për t’ju bindur të gjitha urdhërimeve të Perëndisë. I paperëndishmi e shkund veten nga urdhërimet e Perëndisë. I perëndishmi i fal armiqtë e tij. I paperëndishmi ngre kurthe për armiqtë e tij. I perëndishmi ia lë në dorë Perëndisë të hakmerret për të këqijat që i janë bërë. I paperëndishmi, në mënyrë përvëluese dhe të trazuar — kërkon hakmarrje. I perëndishmi e do pastërtinë në të gjitha gjërat. I paperëndishmi zhgërryhet në papastërti. I perëndishmi është i kënaqur me gjendjen e tij. I paperëndishmi lakmon gjithë ditën. I perëndishmi është i pastër në zemër. Zemra e të paperëndishmsit është si një kafaz plot me bisha të papastra. I perëndishmi ecën me liri në rrugët e Perëndisë. I paperëndishmi është shërbëtor dhe skllav i mëkatit. Fryma e Shenjtë sundon në zemrën e të perëndishmit. Satani sundon në zemrën e të paperëndishmit. I perëndishmi e ka qytetarinë e tij në Qiell. I paperëndishmi e ka qytetarinë e tij në Ferr. Ashtu siç ka një ndryshim kaq të madh në parimet dhe praktikat e tyre — po kështu është edhe në destinacionet e tyre të përjetshme. Perëndia është besnik — Ai ka premtuar lumturi për besimtarin, dhe ka kërcënuar hakmarrje për të ligun. “I pabesi përmbyset nga vetë ligësia e tij, por i drejti ka shpresë në vetë vdekjen e tij.” Fjalët e Urta 14:32 Të perëndishmit janë nën bekimin e dashurisë së Perëndisë. Të paperëndishmit janë nën mallkimin e drejtësisë së Perëndisë. Të perëndishmit me gëzim, marrin ujë nga puset e shpëtimit. Të paperëndishmit do të pijnë nga zemërimi i të Gjithëfuqishmit. Të perëndishmëve, u takojnë të gjitha premtimet e mëdha e të vyera. Të paperëndishmëve, u takojnë të gjitha kërcënimet e Perëndisë. Qielli do të jetë pallati i të perëndishmëve! Ferri do të jetë burgu i të paperëndishmëve! Ndërkohë që të perëndishmit do të banojnë nëpër përjetësi me Perëndinë, të paperëndishmit do të hidhen në errësirën e përjetshme! Kështu, të drejtët dhe të ligjtë ndahen në jetën e tyre, dhe ndahen në vdekjen e tyre. Ata ndahen . . . në parimet e tyre, në praktikat e tyre, në zgjedhjet e tyre, në gëzimet e tyre, në mendimet e tyre, në shoqërinë e tyre, në të folurën e tyre, në frikërat e tyre, në pritjet e tyre, në vdekjen e tyre, dhe përgjatë vetë përjetësisë së tyre!

  • Sëmundja Jote dhe Mjeku i Madh i Shpirtrave! | Nga Puritani James Smith 1855

    Nga Puritani Xhejms Smith (James Smith), “Mjeku!” 1855. ”Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjekun – por të sëmurët.”  Mateu 9:12 Bota është një spital i madh. Jezusi është i vetmi mjek në të; Ai ka shëruar me mijëra, Ai do të shërojë me mijëra të tjerë. Por turmat e hedhin poshtë Atë; ata përfytyrojnë se mund të bëjnë pa Të; ata mendojnë se janë të plotë — dhe për pasojë nuk kanë nevojë për një mjek. Mëkati është sëmundja e shpirtit. Gjendja e mëkatarit, është një gjendje e sëmurë. Ai është i sëmurë — i sëmurë për vdekje. Sëmundja e tij është e trashëguar. Ai e trashëgoi atë nga prindërit e tij. Ai e solli në botë bashkë me të. Kjo është e vërtetë për të gjithë — që u tha nga vetë Davidi, “Ja, unë jam mbruajtur në paudhësi, dhe nëna ime më ka lindur në mëkat.” Mëkati rritet nga zakonet e liga. Ne devijojmë që nga mitra, duke folur gënjeshtra. Ne ngjizim zakonin e të mëkatuarit — kështu që mëkati bëhet aq i natyrshëm për ne, sa edhe frymë-marrja. Sëmundja e mëkatit është ngjitëse. Ne ndotim të tjerët — dhe të tjerët rrisin sëmundjen tonë. “shoqëritë e këqija prishin zakonet e mira.” Ecuria e kësaj sëmundje është e vazhdueshme — përhapet përditë — pothuajse në mënyrë të pandjeshme, dhe veçanërisht nga neglizhenca. Mëkati prodhon dobësi të madhe, në mënyrë që mëkatari prej vetvetes, nuk mund të bëjë ndonjë gjë me të vërtetë të mirë. Mëkati jo vetëm që na bën të dobët, por të marrë — në mënyrë që të bëhemi të pakujdesshëm dhe të pamend. Ne po vdesim nga sëmundja — por nuk shqetësohemi për të! Aty ka një mjek të zotë — por ne refuzojmë të shkojmë tek Ai! Mëkati ka shkatërruar të gjithë bukurinë tonë morale — dhe na ka lënë të urryeshëm, të shëmtuar, dhe të mjerë! Ai prodhon dhimbje të panumërta dhe të tmerrshme — dhe na rrethon me hidhërim, shqetësim, dhe fatkeqësi! Mëkati na çon në vdekje — jo vetëm duke ndarë trupin nga shpirti — por duke ndarë shpirtin nga Perëndia! Mëkati është pararendësi i vajtimit, i kërcëllimit të dhëmbëve, i qarjes së përjetshme e të pazbutshme! Nuk ka asnjë sëmundje si mëkati — e prapësëprapë kjo sëmundje është universale. Të gjithë janë të sëmurë! “si Judenjtë ashtu edhe Grekët janë të gjithë nën mëkat, siç është shkruar: ”Nuk ka asnjeri të drejtë, as edhe një. Nuk ka asnjeri që të kuptojë, nuk ka asnjeri që të kërkojë Perëndinë. Të gjithë kanë dalë nga udha e tij, që të gjithë janë bërë të padobishëm, nuk ka asnjë që të bëjë të mirën – as edhe një.” Romakët 3:9-12 Kjo sëmundje prek çdo pjesë të njeriut, “Gjithë koka është e sëmurë, gjithë zemra lëngon. Nga tabani i këmbës deri te koka nuk ka asgjë të shëndoshë – vetëm plagë, vurrata dhe plagë të hapura” Isaia 1:5,6. Njeriu është një pirg sëmundjesh morale! Çdo fuqi dhe aftësi është e çrregulluar. Të gjitha elementet e shkatërrimit janë brenda vetes. Ai ka nevojë thellësisht për një mjek, sepse ai është tmerrësisht i sëmurë; kaq i sëmurë, sa ka vetëm një hap midis tij dhe dënimit të përjetshëm! Lexuesi im i dashur, kjo është gjendja jote! Fryma e Shenjtë ka dhënë portretin tënd në pasazhet që sapo lexove. A mund ta dallosh ngjashmërinë? Nëse nuk e dallon dot — syri yt është i sëmurë! A ndihesh i alarmuar në këtë përfaqësim? Nëse nuk ndihesh kështu — ndërgjegjja jote është e sëmurë! A je i vendosur menjëherë që të shkosh te mjeku? Nëse nuk je — zemra jote është e sëmurë! Njolla e Murtajës është mbi ty! Ti je në një stad të avancuar të kancerit moral dhe shpirtëror — i cili fshehurazi po të ngut drejt vdekjes dhe ndëshkimit të përjetshëm! Oh Zoti. . . haptë sytë e tu — që të shohësh gjendjen tënde të tmerrshme; ndriçoftë ndërgjegjen tënde — që të alarmohesh nga gjendja jote; dhe zgjoftë shpirtin tënd — që të vraposh për te Jezusi dhe të marrësh shëndet, shërim, dhe qëndrueshmëri të përjetshme nga duart e Tij! Jezusi është mjeku më i mirë. Puna e Tij është të shërojë shpirtra. Ai është në çdo mënyrë e drejtim i kualifikuar për punën e Tij. Ai është një mjek i ditur dhe i zoti. Të gjitha thesaret e urtësisë dhe njohurisë janë në Të — dhe Ai i përdor ato për të mirën e shpirtrave. Ai ka qënë i punësuar në shërimin e shpirtrave për gjashtë mijë vite — Zotësia e Tij nuk ka qënë zbehur asnjëherë, as edhe që një pacient të ketë vdekur në duart e Tij! Ai është një mjek i dashur dhe i butë. As edhe një fjalë e vetme e ashpër nuk është folur asnjëherë prej Tij, ndaj një mëkatari të varfër dhe zemër-thyer; as edhe nuk ka refuzuar ndonjëherë të marrë përsipër çdo rast. Mirësia e tij është e tillë — që Ai qan me ata që qajnë! Dhe ëmbëlsia e Tij është kaq e madhe — saqë për pacientët e tij thuhet, “Në çdo hidhërim të tyre – ai u hidhërua.” (Isaia 63:9) Ai është një mjek miqësor dhe besnik. Nuk ka asgjë të ndalueshme ose të vrazhdë në sjelljen e Tij, as që Ai të mashtrojë ndonjëherë. Miqësia e ka ngritur fronin e saj në zemrën e Tij, dhe ka ngritur shtëpinë e saj në gjirin e Tij; dhe Ai është gjithmonë besnik ndaj fjalës së Tij, dhe ndaj mëkatarit të varfër dhe të sëmurë që vrapon për tek Ai. Ai është një mjek i gatshëm dhe i arritshëm. I gatshëm për të shëruar këdo që është i gatshëm që të shërohet prej Tij — dhe të shkojë kudo që të kryejë mrekullitë e Tij të mëshirës. Ashtu si në kohet e vjetra, Ai tha “‘Do të vij dhe do ta shëroj”. Po kështu edhe tani! Ai ndalon te lypsari në pluhur, dhe viziton nevojtarin e ndodhur në pleh. Ai është gjithmonë i gatshëm. Ti nuk […]

  • Çfarë Ngushëllimi është ky!

    Puritani Thomas Watson, “Bariu i Mirë” “Unë jam Bariu i Mirë — I njoh të miat!” Gjoni 10:14 Krishti i njeh të gjitha delet e Tij. Njohja e Tij për delet — është dashuria e Tij për ta. Ky është një ngushëllim i madh. Ai e njeh secilin prej tyre me emër.  “Ai i thërret delet e Tij me emër.” Gjoni 10:3 Ai njeh të gjitha dëshirat dhe psherëtimat që ata bëjnë. “Psherëtimat e mia nuk të janë fshehur.” Psalmi 38:9 Krishti di çdo lot që ata derdhin. “Kam parë lotët e tu!” 2 Mbertërit 20:5 Ai numëron lotët e tyre si një verë e çmuar! “Ti ke numëruar të gjitha bredhjet e mia. Ke mbledhur të gjithë lotët e mi në calikun tënd. A nuk janë ato në librin tënd?” Psalmi 56:8 ESV Ai njeh të gjitha vuajtjet e tyre. “Kam parë gjithashtu se si egjiptasit i shtypin.” Eksodi 3:9 “Zoti kishte parë që dëshpërimi i Izraelit ishte shumë i thellë.” 2 Mbretërit 14:26 Krishti i njeh të gjitha veprat e tyre të mira — të gjitha veprat e tyre të devotshmërisë dhe të mëshirës. “Unë i njoh veprat e tua dhe mundin tënd dhe durimin tënd.” Zbulesa 2:2 “Unë jam Bariu i mirë; Bariu i mirë jep jetën e vet për delet!” Gjoni 10:11 “Dhe delet do t’i vërë në të djathtë të Tij — dhe cjeptë në të majtë. Atëhere Mbreti do t’u thotë atyre që do të jenë në të djathtë të tij: Ejani, të bekuar të Atit tim — trashëgoni mbretërinë që u bë gati për ju që nga themelimi i botës!” Mateu 25:33-34 Çfarë ngushëllimi është ky!

  • Një Vështrim drejt Gëzimit Qiellor

    “Vetmia e Ëmbëlsuar” nga puritani James Meikle, 1730-1799 Oh Përjetësi! Përnjëherësh unë ndodhem në një vërshim të pakufishëm të lumturisë, një det të gjërë lavdie—i humbur në habi mes kënaqësive të parrëfyeshme, dhe i mbartur me ngazëllimet e harmonisë serafike! Ndërkohë që të gjithë shenjtorët e Tij ngazëllohen në lavdinë e Tij të shkëlqyeshme—çfarë ngrohtësie ndrit në çdo shpirt, dhe çfarë ngazëllimi bymehet në çdo këngë! Oh shfaqjet e mahnitshme të përsosmërive të Tij, manifestimet e mirësisë së Tij, derdhjet e dashurisë së Tij! Këtu ne morëm nga plotësia e Tij—hir mbi hir dhe lavdi mbi lavdi. Zotërimi ynë qiellor është i denjë për Dhënësin tonë bujar, Ne kemi . . . një mbretëri që nuk mund të hiqet kurrë, një trashëgimi të pandotur, që nuk do të venitet, një qytet me themele, ndërtuesi i të cilit është Perëndia, veshje lavdie, një kurorë drejtësie dhe jetë të përjetshme, pemën e jetës ku mund të hamë, burimin e jetës ku mund të pijmë, kopshtin e Perëndisë ku mund të ecim, jetën, larg nga arritja e vdekjes, shëndet, pa asnjë sëmundje, gëzim të përjetshëm, pa dhimbje! Trupat tanë janë të pavdekshëm, shpirtrat tanë të panjollë, shqisat tona të shenjtëruara, mendimet dhe të kuptuarit shpirtërore aftësitë tona të rritura, dhe i gjithë shpirti ynë i lavdishëm! Lumturia jonë e kaluar është me ne në një kujtim të ëmbël, Lumturia jonë e atyshme na magjeps dhe na kënaq në gëzimin, dhe Lumturia jonë e ardhshme është e pranishme me ne në sigurinë e plotë të lumturisë tonë të përjetshme. Kështu ne jemi të bekuar përjetë në shkallën më të lartë. Ne jemi . . . sipër të gjithë frikës, përtej ankthit dhe dyshimit, dhe të vendosur sipër përtej çdo ndyshimi! Shërbimi ynë është i sinqertë, adhurimet tona janë të zjarrta, dituria jonë ëshë e thellë dhe e kënaqëshme. Ngazëllimi mbush çdo pjesë! Sytë tanë janë të magjepsur me të parë Mbretin në bukurinë e Tij; veshët tanë janë të magjepsur me dëgjimin e këngëve e tempullit të brendshëm; flegërat e hundës sonë janë të magjepsura me aromën e Trendafilit të Sharonit; këmbët tona janë të magjepsura me qëndrimin në vendin e Tij të shenjtë; duart tona janë të magjepsura me prekjen e Fjalës së Jetës; dhe gojët tona janë të magjepsura me verën e të Dashurit, e cila zbret ëmbëlsisht—duke i bërë shpirtrat tanë të thërrasin me zë të lartë, dhe buzët tona të këndojnë dhe kurrë të mos pushojnë. Përvoja jonë e plotësisë së Tij, të parit tonë i përsosmërive dhe lavdisë së Tij—përbëjnë lumturinë tonë më të lartë, dhe janë qielli i qiellit! Oh çfarë përrenjsh të dashurisë së përjetshme gëlojnë nga froni i lavdishëm në shpirtrat tanë! Oh çfarë kënaqësie që është në praninë e Tij! Oh lumenjtë e bollshëm të gëzimit që rrjedhin në dorën e Tij të djathtë! Oh dashuri! Kurrë më të harrohem—që më ka sjellë të sigurt përmes kaq shumë labirintesh gjarpëruese dhe shtigjesh të shtrembura, në sy të kaq shumë armiqve — pavarësisht nga. . . një djall tundues, akuzave të mëkateve të mia, rebelimin e epsheve të mia, mishëroren e dëshirave të mia, dhe dobësinë e të gjitha hireve të mia— për të banuar më në fund përjetësisht në lumturinë qiellore! Oh përjetësi! Dikur ngushëllimi i pritjeve tona të përmalluara—tani mbartja e shpirtrave tanë të zgjeruar. Sepse ne jemi . . . përgjithmonë me Zotin, duke vështruar fytyrën e Tij të pafshehur, duke veshur emrin e Tij hyjnor, duke pirë të gjithë lumenjtë e kenaqësive të Tij, duke ngrënë manën e Tij të fshehur, duke u ulur nën Pemën e Jetës, duke u prehur nën rrezet e Diellit të Drejtësisë, duke kënduar Haleluja ndaj Atij që na deshi, që na lau nga mëkatet tona në gjakun e Tij, dhe na solli këtu që të jemi me Të përgjithmonë! Oh gjendje e gëzimit të plotë dhe lumturisë së përkryer!

  • hands, baby, adult-918774.jpg Në dorën e kujt? – Inkurajim për të krishterin

    (Octavius Winslow, “Realitetet Hyjnore” 1860) “Ditët e mia janë në dorën tënde.” Psalmi 31:15 Në dorën e kujt janë ditët e besimtarit? Në dorën e Atit! Sidoqofshin këto ditë . . . ditët e sprovës, ditët e tundimit, ditët e vuajtjes, ditët e rrezikut, ditët e rrezeve të diellit, ditët e errësirës dhe trishtimit, ditët e jetës, ditët e vdekjes, —ato janë në duart e Atit qiellor! A është rruga jote tani e vetmuar dhe e zymtë? A e ka parë Zoti të arsyeshme . . . të tërheqë mbrapsht ndonjë bekim të dashur, të të mohojë ndonjë kërkesë të rëndësishme, të disiplinojë në mënyrë të dhimbshme zemrën tënde? Të gjitha këto burojnë nga dashuria e Atit po aq plotësisht sikur Ai të kishte hapur thesarin e Tij, dhe të kishte derdhur dhuratat më të shtrenjta në këmbët e tua! Në duart e Shpengimtarit, janë ditët tona! I njëjti Shpengimtar që mbarti. . . hidhërimet tona në zemrën e Tij, mallkimin dhe paudhësitë tona në shpirtin e Tij, kryqin tonë në shpatullat e Tij, i cili vdiq—i cili u ringjall përsëri—dhe që jeton dhe ndërmjetëson për ne—dhe që do të mbledhë të gjithë të shpenguarit përrreth vetes në lavdi—është mbrojtësi yt dhe udhërrëfyesi yt! A nuk mund tia besosh me gëzim të gjitha shqetësimet e tua tokësore—të gjitha interesat e tua mbajtjes dhe kontrollit të Tij? “Ditët e mia janë në dorën tënde.” Psalmi 31:15

  • pray, hands, praying hands-2558490.jpg O Zot! Unë dëshiroj që të përulem

    Puritani James Meikle, Korrik, 1752. (nga një letër e gjetur midis gjërave të tij) Nën një të kuptuar të mëkateve të mia dhe mëshirave të pamerituara, unë dëshiroj nëpërmjet hirit, në sinqeritet dhe përulësi të shpirtit, t’i afrohem Autorit të të gjithave mëshirave të mia, dhe të paraqes përpara teje, O At i mëshirshëm! Të gjitha planet e mia — duke dëshiruar drejtimin tënd hyjnor. Dhe, në vend të parë, unë rrëfej mëkatet e mia. Unë dëshiroj të përulem nën prirjet e mia natyrore për të ligën dhe mosdashjen për të mirën; për mendimet e mia të liga e të shumta, të cilat Ti, O Zot, i di; për mendimet e mia të gabuara për Jehovan e madh, dhe vogëlsinë e frikës sime të shenjtë kur në Praninë tënde, të thërras Ty përpara të Cilit e gjithë toka tronditet. Unë gjithashtu dëshiroj të përulem për kufizimin tim të Perëndisë, sikur Ai të mos ishte i Plotëfuqishëm; për mosvendosjen e të gjithë besimit dhe shpresës vetëm në Të, por në paraqitjet dhe mundësitë; për mosmirënjohjen time ndaj Perëndisë për mëshirat e Tija të shumta e të pakrahasueshme ndaj meje në ushqimin dhe veshjen time, dhe në dhënien e favorit në sytë e njerëzve me të cilët kam pasur të bëj. Providenca nuk më ka lënë asnjëherë në baltë, por gjithmonë ka siguruar; e prapësëprapë në kohën e prosperitetit unë kam mëkatuar, jam bashkuar me mëkatarët në marrëzitë e tyre, për të cilat tani vajtoj, dhe për të cilat dëshiroj të përulem. Oh që të mësoj gjuhën e thuprës tënde! O Zot! Unë dëshiroj që të përulem për . . . të gjitha epshet dhe pasionet e mia mbizotëruese; krenarinë time shpirtërore, paditurinë time për gjërat e Perëndisë, për shterpësinë time nën ungjill, për vakësinë time rreth gjërave të Krishtit; për pakujdesinë time rreth detyrave të besimit. Ah! Kurrë mos dyshofsha vullnetin e mirë të Atij që dëgjoi thirrjen time dhe më çliroi nga dora e mundimeve të mia të ashpra, duke manifestuar fuqinë e Tij. Unë dëshiroj të përulem, për të menduarin tim tepër tokësor dhe për dëshirën time pas gjërave të përkoheshme–pasuri, nder, dhe lavdi—të cilat humbasin dhe kalojnë. Unë dëshiroj të përulem për atë mal të madh të mëkateve të grumbulluara mbi mua që nga hera e fundit që jam lutur. Dhe tani dëshiroj të paraqes përpara Teje kërkesat e mia. Dhe para së gjithash, që përditë të afrohem më afër e më afër te Ty; të rritem më shumë dhe të njoh më shumë Jezusin e bukur, duke u rritur më shumë e më shumë në hir, duke u bërë më shumë e më shumë si Ty, dhe çdo ditë më pak i konformuar me botën; të gjej më shumë e më shumë kënaqësi në gjërat shpirtërore, të jepem më shumë e më shumë ndaj meditimit mbi lavdinë që do të zbulohet, duke e dashur Atë më shumë e më shumë, që më deshi mua! O që të gjej kënaqësi në Perëndinë gjatë gjithë ditës, duke jetuar në frikën e Tij si gjithmonë përpara Tij, duke mësuar më shumë e më shumë nënshtrimin ndaj rregullimeve të Tij në providencë, dhe më shumë e më shumë i bindur për korrektësinë e vullnetit të Tij, paanësinë e ligjit të Tij, gjatësinë e durimit të tij, dhe kujdesit të Tij për të vetët. O të kem disa fitore mbi mëkatin mbizotërues, që kaq lehtësisht më mësyn! O, mos lejo asnjëherë që lakmia për para të kapë zemrën time; më ruaj nga lakmia. Tani, O Zot, në shpresën që Ti do të dëgjosh, unë paraqes të gjitha kërkesat e mia përpara Teje. Zgjidh atë që do, hidh tutje atë që ti do — unë do të jem i kënaqur. Unë ta besoj veten time Ty. Unë të marr Ty si Perëndia dhe Ati im, si Shpëtimtari im, si Shenjtëruesi im përgjithmonë. O dëgjo! Unë dëshiroj në të vërtetën, O Jehova madhështor! Të thërras këto qiej mbi kokën time, kodrat dhe malet përreth meje, barin që rritet—të jenë dëshmitarë, që në këtë ditë nënshkruaj me dorën time të jem i Yti, i tëri i Yti. Amen, amen! Kështu qoftë!  

  • adult, casual, caucasian-1851571.jpg Krenaria – mëkati qe ktheu engjëjt në djaj!

    (Puritani Thomas Brooks (1608–1680), “Pasuritë e pakërkueshme të Krishtit”) Krenaria e vendos veten kundër nderit, qënies, dhe sovranitetit të Perëndisë. Mëkatet e tjera godasin te Fjala e Perëndisë, te njerëzit e Perëndisë, dhe te krijesat e Perëndisë—por krenaria godet drejtpërdrejt te vetë qënia e Perëndisë. Ai ka një urrejtje të veçantë kundër krenarisë. Krenaria i ktheu engjëjt në djaj. Ata donin të ishin më sipër të tjerëve—dhe prandaj Perëndia i hodhi poshtë në Ferr. Krenaria është një mëkat që, nga të gjitha mëkatet, e bën një njeri më të ngjashëm me Satanin. Krenaria është sëmundja e Satanit. Krenaria është një sëmundje kaq e ndyrë, saqë Perëndia më mirë sheh fëmijët e Tij të dashur të goditen nga Satani, sesa në krenari ata të jenë si Satani. Përulësia e bën një njeri si engjëjt — dhe krenaria e bën një engjëll një djall. Krenaria është më e keqe se djalli, sepse djalli nuk mund të të bëjë keq deri sa krenaria të të ketë zotëruar. Nëse do që të shohësh djallin të portretizuar në jetë—shih mbi një shpirt krenar; sepse ashtu si një fytyrë i ngjason një fytyre tjetër, po kështu një shpirt krenar i ngjason Satanit. Shpirtrat krenarë janë majmunët e Satanit, dhe asnjë nuk e imiton atë në jetë si ata. Dhe oh që sikur ata të ishin të ndjeshëm për këtë, përpara se të jetë tepër vonë, përpara se dera e errësirës të mbyllet mbi ta! “Ai që është zemërkrenar është i neveritshëm për Zotin… nuk ka për të mbetur pa u ndëshkuar” Fjalët e Urta 16:5

  • Njëzet e katër orë në Ferr!

    (Puritani James Smith, “ANTIDOTËT!” 1858) “Pse vallë ankohet një njeri i gjallë?” Vajtimet 3:39 Nganjëherë, tundohem të ankohem për vështirësitë e mia të shumta — dhe e mendoj veten si të trajtuar shumë ashpër. Mosmirënjohja ngrihet dhe shtohet në zemrën time. Kjo gjithmonë më bën të mjerë. Pastaj, shikoj poshtë në Ferr — dhe kuptoj tmerret dhe agonitë e tij si ajo që unë meritoj me të drejtë. Nëse ndokush e ka merituar ndonjëherë që të shkojë në Ferr — ai jam unë! Nëse drejtësia do të nderohej ndonjëherë në dënimin e një mëkatari — do të ishte në mua! Nëse ndokush do të shpëtohej ndonjëherë vetëm me anë të hirit — ai njeri jam unë! Unë, që meritoj të jem në Ferr — por nuk jam; unë, që jam trashëgimtar i lavdisë së Qiellit — megjithëse askush ndonjëherë nuk e ka merituar atë më pak; unë, për shkak të pak sprovave, shqetësimeve, dhe zhgënjimeve, ose sepse kam një kryq të rëndë për të mbajtur — a do të guxoj të murmuris, ose të ankohem, ose të mendoj që jam trajtuar shumë ashpër? Çfarë mospërputhje tronditëse! Çfarë janë dhimbjet dhe vuajtjet e mia të tanishme — të krahasuara me Ferrin që meritoj! Të gjitha mundimet që jam thirrur të duroj këtu në tokë — nuk mund të krahasohen as me vetëm njëzet e katër orë në Ferr!.. Me siguri që çdo shpirt i humbur, çdo shpirt i dënuar — do të jetë gati të më qortojë — nëse ankohem për vështirësitë e mia të tanishme! Cili është thelbi i mirënjohjes — nëse nuk e lavdëroj Zotin me buzë të gëzuara, për hirin e Tij të pasur, të lirë dhe sovran! O shpirti im, sa herë që tundohem të ankohem për vështirësitë e mëdha — mendo për ato që meritoj! Mendo se cili do të ishte dënimi im i përjetshëm — nëse Perëndia nuk do të më kishte shpëtuar me Hirin e Tij sovran! Po, vërej që kur poshtë në Ferr shoh. . . pushon ankesat e mia, zgjon mirënjohjen time, dhe më përul në pluhurin e tokës përpara Perëndisë sim!  

  • Të përfituarit nga Fjala e Perëndisë

    Të përfituarit nga Fjala e Perëndisë Nga puritani Tomas Uotson (Thomas Watson) (1620-1686) Ky është artikulli i fundit i studimit klasik prej dy pjesësh i mënyrës së duhur se si të lexohet Bibla, Fjala e Shenjtë e Perëndisë. Autori është puritani Watson, pastor dhe mësues i shekullit të shtatëmbëdhjetë. Pjesa më e madhe e këtij studimi përmban udhëzime se si të lexojmë Biblën. Në pjesën e parë janë dhënë këto udhëzime: Hiq ato gjëra që do të pengojnë nga përfituarit prej leximit të Shkrimit. Përgatit zemrën për leximin e Fjalës. III. Lexoje Biblën me respekt. Lexoji librat e Shkrimit me rradhë. Fito një të kuptuar të duhur të Shkrimit. Lexoje Fjalën me seriozitet. VII. Puno që të mbash mend atë që lexon. VIII. Medito mbi atë që lexon. Afroju leximit të Shkrimit me zemër të përulur. Besoji fjalës së shkruar. Ç’moje lart Shkrimin. XII. Krijo një dashuri të zjarrtë për Fjalën. Nga kjo pikë e vazhdojmë këtë studim. Zoti iu bekoftë ndërsa lexoni dhe e vëni në zbatim këtë studim.   Si mund ta lexojmë Shkrimin që të përfitojmë sa më shumë shpirtërisht “Do ta mbajë pranë vetes këtë libër dhe do ta lexojë çdo ditë të jetës së tij, që të mësojë të ketë frikë nga Zoti, Perëndia i tij, dhe të zbatojë në praktikë të gjitha fjalët e këtij ligji dhe të këtyre statuteve” (Ligji i Përtërirë 17:19). DIREKTIVA XIII. Lexojeni fjalën me zemër të ndershme. Krishti flet për “zemrat e ndershme” (Lluka 8:15). PYETJE. “Çfarë do të thotë ta lexosh fjalën me zemër të ndershme?” PËRGJIGJE 1. Të lexosh me një zemër të gatshme që të njohë të tërë këshillën e Perëndisë. Një zemër të mirë nuk do që t’i fshihet ndonjë e vërtetë, por thotë si Jobi: “tregomë atë që nuk arrij të shikoj” (Jobi 34:32). Kur njerëzit marrin dhe lënë në besim sipas qejfit, do të bëjnë disa gjëra që u kërkon atyre fjala, por nuk do të bëjnë gjërat e tjera. Këto janë zemrat e pashëndetshme dhe nuk përfitojnë nga Shkrimi i Shenjtë. Ata janë si një pacient që pasi doktori i ka dhënë një ilaç të hidhur dhe një shurup, ai pin shurupin, por refuzon ilaçin. PËRGJIGJE 2. Të lexosh Fjalën me zemër të ndershme do të thotë ta lexosh atë që përmes saj të bëhemi më i mirë. Fjala është mjeti dhe vegla e shenjtërimit dhe e lexojmë jo thjesht për t’u ndriçuar, por që të na shenjtërojë: “Shenjtëroji në të vërtetën tënde” (Gjoni 17:17). Disa shkojnë te Bibla siç dikush shkon te kopshti për të marrë lule, për nocione të bukura. Agustini rrëfen që para se të shpëtohej ai vajti të dëgjonte Ambrosin më shumë për elegancën e fjalimit dhe për nocionet e pazakonta të tij sesa për anën shpirtërore të çeshtjes. Kjo është njësoj si një grua që lyen fytyrën, por lë pas dore shëndetin. Por kjo do të thotë që duhet të kemi një zemër të ndershme, kur vijmë te shkrimet si Namani te ujrat e Jordanit për tu shëruar nga lebroza jonë. “O” thotë shpirti “që kjo shpatë e Frymës të shpojë shkëmbin e zemrës time; që kjo fjalë e bekuar të ketë veti të tillë si uji i xhelozisë, të vrasë dhe të japë fryt ( Shiko Numrat 5:27-28); që mund të vrasë mëkatin tim dhe të më bëjë të frytshëm në hir.”   DIREKTIVA XIV. Mëso t’i zbatosh shkrimet. Merre çdo fjalë sikur të është drejtuar ty. Kur Fjala vetëtin kundër mëkatit, mendo kështu: “Perëndia e ka fjalën për mëkatin tim.” Kur flet për ndonjë detyrë: “Perëndia e ka fjalën për mua.” Shumë veta nuk e marrin shkrimin për vete sikur ai të bënte fjalë vetëm për ato që jetonin në atë kohë kur u shkrua, por nëse doni të përfitoni nga fjala, merre për veten tënde; një ilaç nuk do të bëjë mirë nëse nuk pihet. Shenjtorët e lashtë e morën fjalën sikur të ishte drejtuar atyre me emër. Kur Mbreti Josia dëgjoi kërcënimet që ishin shkruar në librin e Perëndisë, ai i mori ato për veten e tij: “ai grisi rrobat e tij dhe përuli” shpirtin e tij “para Zotit” ( 2 Mbretërve 22:11,13).   DIREKTIVA XV. Vëzhgoni pjesët e fjalës së përmbajnë parime, po ashtu si pjesët që përmbajnë premtime. Parimet përmbajnë detyra brenda tyre, siç venat mbajnë gjakun; premtimet përmbajnë ngushullim në to, siç arteriet mbajnë oksigjenin. Shfrytëzoi parimet për të të udhëzuar ashtu si premtimet për të të ngushulluar. Ata që hedhin syrin e tyre mbi premtimin, duke lënë pas dore urdhërimin, nuk ndërtohen nga Shkrimi, ata janë të dhënë më shumë mbas ngushullimit sesa pas detyrës. Ata ngatërrojnë ngushullimet e tyre, siç Apollo përqafoi dafinën në vend të Dafnit (shokut të tij). Trupi mund të fryhet me ajër si edhe me mish: një njeri mund të mbushet me ngushullim të rremë si edhe ç’mund të mbushet me ngushullim të vërtetë dhe real.   DIREKTIVA XVI. Mendo gjatë mbi pasazhet e shkrimit që kanë shumë material. Bleta ngulet në ato lule ku mund të thithë më shumë nektar. Megjithëse të gjitha pjesët e shkrimit janë të shkëlqyeshme, prapë se prapë disa pjesë të tij mund të kenë theks më të madh; janë më të qarta dhe më pikatëse. Leximi i emrave të fiseve apo i gjenologjive të patriakëve nuk ka të njëjtën rëndësi si besimi dhe “krijesat e reja” (2 Korintasve 5:17). Trego kujdes ndaj magnalia legis, “ gjërat e mëdha të ligjit ” (Osea 8:12). Ata që lexojnë vetëm që të shuajnë kuroizitetin, vetem merren me diçka sesa përfitojnë ndonjë gjë. Dhënia mbas mbretërimit të përkoshëm të Krishtin kam frikë ka dobësuar mbretërimin shpirtëror në zemrat e disa njerëzve.   DIREKTIVA XVII. Krahasoje veten me fjalën. Kontrolloni si Shkrimi dhe zemrat tuaj përputhen, kontrolloni orën tuaj me këtë diell. A janë zemrat tuaja si të thuash një transkriptim dhe pasqyrim i Shkrimit? A është kopjuar fjala në zemrat tuaja? Fjala thërret për përulësi; a nuk jeni vetëm përulur, por i përulur? Fjala thërret për rilindje (Gjoni 3:7); a keni […]

  • MOS E LER ZEMREN TE TE MASHTROJE!

    MOS E LER ZEMREN TE TE MASHTROJE! (Paqja e vërtetë prej Perëndisë dhe paqja e rreme) Marrë nga libri “Cfarë duhet të dijeë cdo i krishterë” i shkruar nga puritani John Owen.    

Sëmundja

  • Nëntë mësime nga Perëndia në lidhje me sëmundjen

    Nga J. C. Ryle Sëmundja ka si qëllim… Të na bëjë të mendojmë, të na kujtojë që kemi një shpirt dhe një trup, një shpirt të pavdekshëm, një shpirt që do të jetojë përgjithmonë në lumturi ose në mjerim, dhe që nëse ky shpirt nuk është i shpëtuar, do të kishte qenë më mirë të mos kishim lindur kurrë. Të na mësojë që ka një botë përtej varrit dhe që bota në të cilën jetojmë tani është vetëm një vend trajnimi për një banesë tjetër, ku nuk do të ketë kalbje, as trishtim, as frikëra, as mjerim, as mëkat. Për të na bërë të shikojmë jetën tonë të kaluar me ndershmëri, pa ia mbajtur anën vetes, me ndërgjegjshmëri. A jam gati për ndryshimin e madh nëse nuk bëhem më mirë? A pendohem me të vërtetë për mëkatet e mia? A më janë falur mëkatet dhe janë larë në gjakun e Krishtit? A jam i përgatitur të takoj Perëndinë? Për të na bërë të shohim zbrazëtinë e botës dhe paaftësinë e saj të plotë për të kënaqur nevojat më të larta dhe të thella të shpirtit. Për të na çuar te Biblat tona. Ai Libër i bekuar, në ditët kur jemi të shëndetshëm, shumë shpesh lihet në raft, bëhet vendi më i sigurt në të cilin të mbështetësh një copë letër dhe kurrë nuk hapet nga Janari në Dhjetor. Por sëmundja shpesh e bën që të zbresë nga rafti dhe hedh dritë të re mbi faqet e saj. Për të na bërë të lutemi. Kam frikë se shumë njerëz nuk luten fare, ose vetëm thonë ca fjalë të nxituara në mëngjes dhe në mbrëmje pa menduar se çfarë po bëjnë. Por lutja shpesh bëhet një realitet kur lugina e hijes së vdekjes është përpara syve. Për të na bërë të pendohemi dhe për t’u shkëputur nga mëkatet tona. Nëse nuk do dëgjojmë zërin e mëshirave, Perëndia nganjëherë na bën “të dëgjojmë thuprën”.  Për të na afruar me Krishtin. Në mënyrë të natyrshme ne nuk e shohim vlerën e plotë e atij Shpëtimtari të bekuar. Në mënyrë të fshehtë ne imagjinojmë që lutjet tona, veprat e mira dhe marrja e sakramenteve do të na shpëtojnë shpirtrat. Por kur mishi fillon të ligështohet, nevoja absolute e një Shpengimtari, një Ndërmjetësi, një Avokati me Atin, qëndron para syve të njerëzve si zjarr dhe i bën ata të kuptojnë këto fjalë, “Thjesht te kryqi mbahem fort”, si kurrë më parë. Sëmundja e ka bërë këtë për shumë dhe ata e kanë gjetur Krishtin në dhomën e sëmundjes.  Për të na bërë të ndiejmë dhembshuri ndaj të tjerëve. Nga natyra ne të gjithë jemi shumë poshtë shembullit të Mjeshtrit tonë të bekuar, i cili jo vetëm që kishte duar për të ndihmuar, por edhe një zemër për të ndier për të gjithë. Ma merr mendja se askush nuk është më i paaftë të tregojë dhembshuri sa ata që nuk kanë pasur probleme, dhe askush nuk është aq i aftë të ndiejë sa ata që kanë pirë më thellësisht kupën e dhimbjes dhe të trishtimit.   Përmbledhje: Ruhuni nga shqetësimi, murmuritja, ankimi dhe dorëzimi ndaj një fryme të padurueshme. Konsiderojeni sëmundjen si një bekim në fshehtësi, një e mirë dhe jo një e keqe, në mik dhe jo një armik. S’ka dyshim që ne të gjithë duhet të preferojmë të mësojmë mësimet shpirtërore në shkollën e lehtësisë dhe jo nën thupër. Por qëndroni të sigurt që Perëndia e di më mirë se ne, se si të na mësojë. Drita e ditës së fundit do të tregojë që kishte një kuptim dhe një “duhet” në gjithë sëmundjet tona trupore. Mësimet që mësojmë kur zëmë shtratin, kur jemi të shkëputur nga bota, shpesh janë mësime që nuk mund t’i mësojmë gjetiu.    

  • Koronavirusi: Një mësim nga Martin Luteri!

    Në këto ditë fjala kryesore është virusi i përhapur në shumë vende të botës COVID-19, i quajtur ndryshe Koronavirusi. Ky virus tashmë është shpallur pandemi dhe ka ardhur edhe në Shqiperi. Në një kohë kur numri i personave të infektuar por rritet, lëvizja e njerëzve është kufizuar shumë, shkollat dhe ngjarje të ndryshme janë anulluar, shumë njerëz i ka zënë frika dhe paniku. Por, cila duhet të jetë përgjigjja e kishës? Si duhet të reagojnë të krishterët? A duhet të na zërë paniku? A duhet të na pushtojë frika? Le të shohim shkurtimisht se çfarë bëri Martin Luteri kur u përball me një sëmundje epidemike në kohën e tij. Në shekullin e katërmbëdhjetë, Vdekja e Zezë ishte një murtajë epidemike bubonike. Ajo u përhap aq shumë sa rezultoi në vdekjen e 50 milion njerëzve në shekullin e 14-të, ose 60 % të të tërë popullsisë së Evropës. Kur Vdekja e Zezë rifilloi përsëri në vitin 1527 në Gjermani, shumë njerëz i zuri frika. Njerëzit po arratiseshin për të shpëtuar jetët e tyre. Por, Martin Luteri dhe gruaja e tij Katerina, vendosën të qëndronin në shtëpinë e tyre. Nuk është se ata po tregoheshin moskokëçarës ndaj gjithë asaj që po ndodhte, por ishte një reagim i dashur i ushqyer nga dashuria dhe i mbajtur nga besimi në Perëndinë e tyre sovran. Në vend që të largoheshin, ata e kthyen shtëpinë e tyre në një spital të improvizuar. Ata futën të sëmurët, u kudesën për ta, dhe shfaqën mikpritje të vërtetë të krishterë, duke rrezikuar vetë jetët e tyre. Gjatë kësaj krize, djali i tyre për pak sa vdiq. Ndërsa Luteri dhe Keti u shërbenin njerëzve, ata panë disa prej tyre të rikuperoheshin por panë edhe shumë të tjerë të kalonin në përjetësi. Padyshim që shumicës prej tyre Luteri u kishte predikuar në qytet gjatë leksioneve dhe predikimeve të tij. Dhimbja do të ishte e madhe. Kutërbimi i Murtajës së Vdekjes së Zezë ishte kudo në Vitenberg dhe në Gjermani. Luteri, në atë kohë, jo vetëm që po i qëndronte ballë Kishës së fuqishme Katolike Romane për shkak të kundërshtimit të doktrinave të saj të rreme, por ai gjithashtu qëndroi i fortë në mes të një sëmundje të tmerrshme. Ishte ky sfondi dhe ambjenti kur Luteri shkroi fjalët e himnit të tij, “Një Fortesë e Madhe është Perëndia Ynë” e cila është një nga himnet më të njohura në historinë e kishës. Ndërsa përballej me Murtajën, ndërsa shihte Vdekjen e Zezë që e rrethonte, dhe mendonte për brishtësinë e vetë jetës së tij (dhe jetët e familjes së tij)—ai mendoi për muret e kështjellës dhe se si kishte gjetur strehë. Pastaj ai konsideroi fjalët e Psalmit 46 dhe aplikoi të vërtetat e mëdha të sovranitetit të Perëndisë në situatën e tij të errët. Disa nga fjalët e këtij himni janë: Një Fortesë e Madhe është Perëndia ynë, Një Mburojë që kurrë nuk dështon; Ndihmësi ynë në mes të përmbytjes… Pavarësisht se çfarë ndodh dhe me çfarë përballemi, Perëndia ynë është një Perëndi sovran. Një Perëndi i madh, i fortë, dhe Shkëmbi dhe Streha jonë! Ashtu si Martin Luteri, le të gjejmë ngushëllim dhe strehë te Perëndia ynë, dhe të shohim nëse ka diçka që mund të bëjmë për njerëzit. Le të lutemi për ta dhe vendin tonë. Qëndrimi i duhur i një të krishteri është besimi te Perëndia dhe jo frika dhe paniku. Por megjithatë, kjo nuk do të thotë që si të krishterë nuk duhet të marrim masa, apo të mos ndjekim udhëzimet për parandalimin e saj. Psalmi 46:1–3; 6-7– Perëndia është për ne një streh dhe një forcë, një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi. Prandaj ne nuk do të kemi frikë edhe sikur toka të luajë dhe malet të hidhen në mes të detit, dhe ujërat e tij të tërbohen dhe të shkumojnë, dhe malet të dridhen në fryerjen e tij. (Sela)… Kombet do të ziejnë, mbretëritë do të tronditen; ai dërgoi jashtë zërin e tij, toka u shkri. Zoti i ushtrive është me ne; Perëndia i Jakobit është streha jonë. (Sela)    

Misionarë

  • Henri Martin – Misionari në Indi dhe Persi

      Misionari Henri Martin (Henry Martyn) u lind në Truro, Kornuoll, në Angli. Ai ishte vetëm dy vjec kur e ëma i vdiq nga turbekulozi (pas së ëmës edhe motrat e tij do të vdisnin dhe kur ishte vetëm 28 vjec, ai ishte i vetmi anetar i familjes së tij ende i gjallë.) ​ Studenti i Vecuar Henri ishte një student i talentuar, dhe lehtësia me të cilën ishte në gjendje të mësonte, e tundoi që të shmangte punën fizike dhe njihej për përtaci. Ai nuk ishte popullor dhe fiziku i tij i vogël bënte që të ngacmohej dhe të tallej nga djemtë e tjerë. Për ta mbrojtur nga talljet, mësuesit e vendosën nën mbrojtjen e një djali tjetër, që kishte një influencë të krishterë në jetën e tij. ​ Kthimi në Besim Ndërsa po studionte në kolegjin Shën Gjon, në Kembrixh, Henri përfshihej në zënka. Në një rast ai i hodhi në thikë një studenti tjetër. Në këtë kohë i ati i vdiq dhe motra e tij filloi një ndërmjetësim të fortë për vëllain e saj kokëfortë e të pabindur. Një mësues dhe një student tjëtër e sfiduan Henrin për marrëdhënien e tij me Zotin, dhe ai filloi të lexonte Biblën. Kur Henri u kthye te Krishti, ai gjithashtu arriti sukses të madh në studimet e tij akademike, por tani nën dritën e kthimit të tij në besim, Henri vërejti: “Unë arrita dëshirat e mia më të larta, por u cudita të kuptoja që kisha kapur një hije.” I Thirrur në Mision Ai kishte vendosur të bëhej avokat, por dëshmia e Uilliam Kerit (William Carey) në Indi, dhe libri për David Brainerd, e frymëzuan që t’ua përkushtojë jetën misioneve. Pasi u diplomua me nderime të larta, dhe u caktua si predikues i Kishës së Anglisë, kërkoi të shërbente për Shoqërinë e Misioneve të Kishës dhe kështu u caktua kapelan për ushtarët britanikë. Henri do të lundronte për në Indi. Ungjilltari Akademik Ai ishte një akademik, që e dashuronte vecimin për të studiuar. Ishte një luftë e vazhdueshme për të që të përballej me njerëzit, kur do të preferonte më mirë të zhytej tek librat dhe gjuhët. Por, ndërsa kërkonte që të ishte besnik ndaj detyrës së tij, një pasion u ndez për të fituar shpirtrat për Krishtin. Henri shkroi: “Le ta harroj botën dhe të dëshiroj të përlëvdoj Perëndinë”. Lidia Një komplikim tjetër në punën e tij misionare ishte përkushtimi i tij ndaj Lidia Grenfell. Ai kishte frikë që pasioni për të do e conte në idhujtari. A duhet të shkojë në Indi për Perëndinë, apo të qëndrojë në Angli për Lidian? A kërkonte thirrja e tij që të qëndronte i pamartuar? Ai kishte frikë se po. Miqtë e tij e këshilluan të lundronte i vetëm. Me një zemër të rënduar i tha mirupafshim Lidias. Ata nuk e panë më kurrë njëri-tjetrin, por emri i saj shfaqet pothuajse në cdo faqe të ditarit të tij. Udhëtimi për në Kalkuta Henri u vendos si kapelan duke punuar midis stafit britanik të Kompanisë së Indisë Lindore. Atij iu ndalua shprehimisht që të bënte punë misionare midis indianëve. Kur lundroi në Gusht të vitit 1805, ai ishte pjesë e një flote britanike që transportonte 5000 trupa për të pushtuar Kepin e Shpresës së Mirë për ta marrë atë nga hollandezët. Gjatë rrugës drejt Kepit, Henri u angazhua në këshillimin e ushtarëve dhe ngushëllonte të sëmurët e dizanterisë në anije. Ai pa që kepi u pushtua në Janar të vitit 1806 përpara se të vazhdonte udhëtimin për në Indi. Shumë nga ushtarët dhe marinarët përpjekjeve të tij ungjillizuese i’u përgjigjën me indiferencë, kundërshtim dhe tallje. Ai u largua nga konflikti i Kepit i bindur që ishte detyra dhe fati i Britanisë për të ungjillëzuar botën, dhe jo për ta kolonizuar atë. Refuzim dhe Kundërshtim Kur arriti në Kalkuta në maj të vitit 1806, predikimi i parë i Henrit në kishën Shën Gjon, ngjalli shumë kundërshtim. Shpalljet e Henrit të doktrinave të Reformuara u sulmuan me egërsi, madje edhe nga vetë foltorja. Shikimet e rëndomta dhe zërat e zemëruara të paganëve cdo ditë në rrugë, e tmerruan Henrin, i cili shkroi: “Nëse do e kisha (gjuhën), do i’u predikoja turmave gjithë ditën, edhe nëse do të humbisja jetën për shkak të saj.” Kapelan në Ushtri   Në kohën që Henri ishte caktuar si Kapelan në baza të ndryshme ushtarake për të shërbyer si kapelani i ushtarëve, ai gjithashtu u angazhua për të mësuar gjuhën indiane dhe për të përkthyer Veprat e Apostujve dhe trakte nga Shkrimi në gjuhën lokale. Vepra e tij si kapelan në spital lokal ishte shumë efektive, vecanërisht midis grave hinduve. Ungjillëzimi i Hinduve Europianët ishin kritikë të shërbesës së tij dhe e shihnin si dicka poshtëruese që ai duhej të shqetësohej për Indianët. Nga ana e tyre, Indinaët e urrenin atë thjesht sepse ai ishte anglez. Por nëse Henri do të kishte marrë parasysh opinionet e ashpra për të, me shumë gjasa ai nuk do të kishte arritur asnjë gjë. Edukimi dhe Përkthimi Në vitin 1807, Henri kishte themeluar pesë shkolla për fëmijët indianë, në Dinapor dhe përreth tij. Ai më pas përktheu Librin e Lutjes së Përbashkët në gjuhët Urdu/Indiane dhe përfundoi një komentar mbi shëmbëlltyrat e Krishtit. Ndërsa vizitat në spital ishin shërbesë e përditshme. Zhgënjim i Madh dhe Dëshpërim Por përpara përfundimit të vitit 1807, vit që kishte patur kaq shumë arritje të mëdha në shërbesën e tij, dy lajme nga Anglia e zhytën në dëshpërim, vdekja e motrës së tij më të madhe dhe refuzimi i Lidias propozimit të tij për martesë. Kishte kaluar një vit që kur ai i kishte dërguar letrën me propozimin e tij në të. Përkthimi i Biblës dhe Kthime në Besim Henri e zhyti veten e tij në shërbesë dhe nga Marsi i vitit 1808, kishte përfunduar përkthimin e Dhiatës së Re në Urdu/Indiane. Në vitin 1809 u caktua kapelan në Kanpur, 300 milje (482 km) larg. Aty kishte mbi 1000 ushtarë për tu shërbyer. Ai gjithashtu kishte filluar tu predikonte […]

  • Adoniram dhe Ani Xhadson – Misionarët në Burma.

    Misionarët Adoniram dhe Ani Xhadson (Ann Judson) – ishin misionarët e parë amerikanë. ​Kthimi në Besim Kur Adoniram Xhadson hyri në Universitetin Brown të Rod Ajlënd, ai u magjeps me deizmin dhe mosbesimin dhe rrëshqiti në një jetë të trazuar. Pas diplomimit ai shkruante për skenën teatrale në Nju Jork. Më pas vendosi të drejtohej për në kufi, në Perëndim. Por gjatë rrugës, kur po qëndronte në një han, dëgjoi të gjithë natën një burrë duke vdekur në dhomën ngjitur. Në mëngjes u trondit shumë kur mësoi që njeriu që kishte vdekur kishte qënë një nga shokët e tij më të ngushtë në Universitet, një jobesimtar i fortë që i ishte kundërvënë furishëm ungjillit të Krishtit. Adonirami e dinte që Xhejkob Ejms (Jacob Eames) ishte i humbur, por ai gjithshtu kuptoi faktin që e njëjta gjë ishte e vërtetë edhe për të. Perëndimi e humbi atë joshjen e vet dhe ai u kthye mbrapsht me kal dhe u regjistrua në një Seminar Teologjik. Ai u kthye në besim te Krishti atje, në vitin 1808. I Thirrur Bindja e tij që ishte thirrur të ishte Misionar në Burma u rrit, por nuk kishte akoma asnjë shoqëri misionare në Amerikë. Kështu Adonirami udhëtoi në Angli që të konsultohej me shoqërinë e misioneve në Londër. I Kapur Udhëtimi i tij në det bëri që të kapej nga një anije lufte franceze dhe u burgos në Francë. Adonirami duke përdorur zgjuarsinë e tij u arratis nga burgu francez dhe u rikthye përsëri në Amerikë, duke arritur atje 8 muaj pasi ishte larguar. Pavarësisht kundërshtimit nga familja dhe nga miqtë, Adonirami nuk humbi kohë për t’u përgatitur. Njohja Adonirami u takua me Ani Haseltajn (Ann Hasseltine) që konsiderohej si“vajza më e bukur në Bradford, Masaçusets.” Letra e tij ndaj babait të saj është klasike. Ai i shkroi: “Të kërkoj nëse mund të japësh miratimin të ndahesh nga vajza jote, nëse mund të miratosh që ajo të largohet për në një tokë pagane, dhe që do të përballet ndaj vështirësive dhe vuajtjeve të një jete misionare? Nëse mund të miratosh përballjen e saj ndaj rreziqeve të oqeanit, ndikimeve fatale të klimës jugore të Indisë, ndaj çdo lloj ngushtice dhe rreziku, lëndimit, fyerjeve, persekutimit, dhe ndoshta një vdekjeje të dhunshme?” Xhon Haseltajn e miratoi dhe Adonirami u martua me Anin. Dërgimi Ata u nisën për shërbim misionar ditën pas dasmës së tyre, dhe brenda 2 javësh ata ishin duke lundruar për në Indi – të dërguar nga Bordi i sapoformuar Amerikan për Misionarët e Huaj. Konflikti Adonirami dhe Ani e kaluan shumicën e muajit të tyre të mjaltit duke debatuar – rreth pagëzimit. Deri në kohën kur arritën në Kalkutë, Ani tashmë kishte rënë dakord me pozicionin Baptist dhe ata dërguan një letër dorëheqjeje tek Bordi i Misionit që sapo i kishte dërguar! Më pas ata i’u drejtuan Baptistëve që ti pranonin me formimin e Shoqëërisë së Misioneve të Huaja Baptiste Amerikane. Takimi me Uilliam Kerin (William Carey) Gjatë rrugës për në Burma, Xhadsonët vizituan Uilliam Kerin – Babain e Misioneve Moderne- në Indi. Atje ata u pagëzuan me zhytje, nga bashkëpuntori i Kerit, Uilliam Uord (William Ward). Tragjedia Gjatë rrugës me anije për në Rangun, fëmija i tyre i parë sapo kishte lindur. Në korrik të vitit 1813, Xhadsonët arritën në Rangun. Zemrat e tyre u fundosën me atë që panë në vend. Burma ishte një komb budist rezistues, nën sundimin e një mbreti tiranik, që egërsisht iu kundërvu punës së tyre. Në këtë kohë djali i tyre 7 muajsh vdiq. Mundimi Adonirami u godit nga ethet, që e çuan shumë pranë vdekjes. Ndërsa një udhëtim misionar u kthye në një makth që zgjati 7 muaj, shumica e të cilit kishte qënë me ethe. Kur u kthyen në Rangun, Ani pati shqetësime të forta dhe i qëndroi një murtaje të kolerës shkretuese që përfshiu qytetin. Qëndrueshmëria Xhatsonët përdorën një “Zayat” (strehëz) për të siguruar pushim për udhëtarët, ku bëheshin edhe diskutime. Ishte në këtë “Zayat” që në qershor të vitit 1819 Xhatsonët, pas 7 vitesh punë, u bekuan me të kthyerin e parë në besim Burmanez, Maung Nau. Rezistenca Në një moment, Adoniram Xhatson kërkoi një dëgjese me Perandorin, për ti paraqitur atij Ungjillin. Përpjekja e tij u hodh poshtë në mënyrë të menjehershme nga Perandori. Xhadsonët luftuan me dekurajimin dhe shëndetin e keq. Përforcimet Në një kohë, Ani duhej që të dërgohej përsëri në Amerikë që të rikuperohej nga ethet e mundimshme. Ajo u rikthye me më shumë misionarë vullnetarë. Tortura Në vitin 1824, plasi lufta midis Britanisë së Madhe dhe Burmas. Megjithëse Xhatson ishte amerikan, ai u akuzua se ishte një spiun anglez dhe u burgos në “Burgun e Vdekjes” për 18 muaj. Adonirami u keqtrajtua dhe u torturua nga Burmanezët, i izoluar me 50 njerëz të tjerë në kushtet më të egra, më të ndyra dhe më të pista. Gjatë natës këmbët ia lidhnin në një shtyllë bambuje, që ngrihej sipër kokës së tij në mënyrë që të detyrohej të flinte me vetëm kokën dhe shpatullat në tokë. Degradim Në rastin e parë që Anit iu lejua që të vizitonte burrin e saj, tetë muaj pas arrestimit të tij, ajo mbante në krah vajzën e tyre të sapolindur, Marian. Ana u trondit kur pa që burri i saj që normalisht dukej i rregullt dhe i paraqitshëm ishte në një gjendje kaq të degraduar, duke u zvarritur drejt saj në një gjendje që ajo as që nuk mund ta përshkruante dot. Shkretim Në kohën kur britanikët e liruan Adoniramin, ai pësoi një tjetër goditje shkatërruese kur mori vesh se, gruaja e tij e dashur Ani kishte vdekur tashmë dhe se, gjashtë muaj më vonë, vajza e tyre 2 vjeçare, Maria, ishte varrosur bashkë me të ëmën. Adonirami u zhyt në një depresion ekstrem, dhe për një farë kohe, puna e Ungjillit në Burma ndaloi. Sukses Të frymëzuar nga vendosmëria e Xhadsonëve, misionarë të rinj nga Amerika filluan të vinin. Më shume e më shumë Burmanezë u kthyen tek Krishti. Në një vit, 200 të […]

Predikimi

  • Një Pikëpamje e Lartë për Perëndinë

    Është krejt thelbësore që kisha ta shohë vetveten si institucion i themeluar për lavdinë e Perëndisë. Kam frikë se kisha në Amerikë është larguar nga ky qëllim i lartë dhe, në vend tij, është përqendruar te humanizmi. Në ditët e sotme kisha duket se mendon që qëllimi i saj është të ndihmojë njerëzit të ndihen më mirë me vetveten. Ajo nuk u ofron njerëzve asgjë më shumë sesa ankerplastë shpirtërorë: e vë theksin te psikologjia, te vlerësimi i vetes, te zbavitja dhe shpërqendrime të tjera, me qëllimin e vetëm që të plotësojë nevojat që ndiejnë njerëzit. Kisha është kthyer nga një organizëm që thekson njohjen dhe përlëvdimin e Perëndisë, në një organizatë që përqendrohet te nevojat e njeriut. Megjithatë, nëse e njeh dhe e përlëvdon Perëndinë, nevojat e jetës sate gjejnë përgjigje. “Frika e Zotit është fillimi i diturisë” (Fjalët e Urta 9:10). Kur ke një marrëdhënie të drejtë me Perëndinë, çdo gjë tjetër do të jetë në vendin e duhur. Nuk po them që duhet të shpërfillen nevojat e njerëzve. Ne duhet të shqetësohemi për njerëzit siç shqetësohet Perëndia. Por duhet të gjendet baraspesha dhe kjo gjë nis me një pikëpamje të lartë për Perëndinë. Duhet ta marrim Perëndinë seriozisht! Ndiej një zemëratë të drejtë ndaj predikuesve dhe të tjerëve, që duan ta heqin Perëndinë nga froni i Tij dhe ta kthejnë Atë në një shërbëtor, i cili duhet të bëjë çfarëdo që ne i kërkojmë. Njerëzit janë pa respekt; nuk dinë se si ta adhurojnë Perëndinë. Disa njerëz mendojnë se adhurimi është çfarëdolloj gjëje që ndez një ndjenjë të ngrohtë. Ata dinë shumë pak për Perëndinë. Ka shumë Marta në kishë, por jo aq shumë Mari (Luka 10:38-42). Ne jemi aq të zënë duke shërbyer, sa nuk gjejmë kohë për t’u ulur te këmbët e Jezusit. Ne nuk dridhemi nga Fjala e Perëndisë. Nuk e lejojmë veten të vihemi ballë për ballë me shenjtërinë e Perëndisë dhe me natyrën tonë, në mënyrë të tillë që Ai të na përdorë për lavdinë e Tij. Kur një person vdes, jemi të prirur të themi: “Si mund ta lejojë Perëndia një gjë të tillë?”. Ne nuk kemi të drejtë ta bëjmë një pyetje të tillë. Ne, në fakt, duhet të bëjmë këtë pyetje: “Pse jemi ende gjallë?”. Perëndia, duke qenë i shenjtë, mund ta kishte shkatërruar njeriun kur ai ra për herë të parë në mëkat. Fakti që Perëndia tregohet i hirshëm me ne nuk duhet të na bëjë të jemi indiferentë. Duhet ta marrim Perëndinë seriozisht! Shikoni raftin e librave tuaj të krishterë. Pjesa më e madhe e librave të shkruar në ditët e sotme shtjellojnë vetëm probleme të parëndësishme. Gjatë kohërave kur kisha ishte më e shenjtë, të krishterët kishin shumë pak libra për të lexuar, por librat që ata kishin u tregonin se si të kishin bashkësi me Perëndinë. Pjesa më e madhe e librave të sotëm nuk e bën një gjë të tillë. Një pyetësor që u bë gjatë një konference mbarëkombëtare pastorësh, zbuloi që pjesa më e madhe e pastorëve ndiheshin se kishin më shumë nevojë për ndihmë në çështjet mbi familjen. Pavarësisht nga të gjithë librat që janë në qarkullim mbi çështjet që kanë të bëjnë me familjen, kjo mbetet ende një fushë në të cilën drejtuesit e krishterë kanë nevojë për ndihmë. Kështu që çështja nuk është që të shkruhen më shumë libra mbi familjen. Problemi qëndron se njerëzit nuk po e marrin Perëndinë seriozisht, që të ecin sipas ligjeve të Tij. Nëse familjeve u mësohet një pikëpamje e lartë mbi Perëndinë, nuk do të kishte aq shumë probleme familjare në kishë. Jakobi 4:8 thotë: “Afrohuni te Perëndia dhe ai do t’ju afrohet juve”. A ke dëshirë ta jetosh jetën tënde me Perëndinë afër? Nëse i afrohesh Perëndisë, Ai do të të afrohet ty. Por ju thoni: “Kur i afrohem Perëndisë, nervozohem”. – Xhon Mekarthur (John Macarthur) Marrë nga libri shqip “Plani i Zotit për Kishën”

  • Të predikosh në Fuqinë e Frymës së Shenjtë

    Nga Steve Lawson Çarls Spërxhën (Charles Spurgeon), Princi i njohur i Predikuesve në Londrën e shekullit të nëntëmbëdhjetë, e kuptoi më shumë se shumica nevojën e tij të vazhdueshme për fuqi shpirtërore teksa ngjitej në foltore për të predikuar. Baptisti Viktorian ishte plotësisht i bindur që veçmas fuqizimit prej Frymës së Shenjtë, fjalët e tij nuk do të kishin asnjë ndikim te dëgjuesit. Ai e dinte që të hyje në foltore pa fuqinë e Frymës do të thoshte të nisje një detyrë që nuk mund të kishte sukses. Kur Spërxhën e lëvizi bashkësinë e tij te Tabernakulli Metropolitan në vitin 1861, ajo ishte shtëpia më e madhe protestante e adhurimit në botë që mbante mbi 6,500 besimtarë. Kur shërbesa e së Dielës fillonte në mëngjes, Spërxhën qëndronte në platformën e ulët për të drejtuar bashkësinë në adhurim dhe lutje. Kur arrinte koha për të predikuar, Spërxhën ngjiste disa shkallë për të arritur te platforma e ngritur. Nga ky parvaz i lartë, zëri i tij i fortë do të dëgjohej qartë nga dëgjuesit e tij të shumtë. Një shkallë spirale e dyfishtë çonte nga kati përdhes te platforma e lartë, ku çdo shkallë ishte 15 hapa. Ndërsa Spërxhën ngjitej në foltore, ai ndjente mbi shpatullat e tij peshën e rëndë të përgjegjësisë që kishte ndaj Perëndisë. Ai e dinte që çdo fjalë e tij do të shkruhej nga një stenograf dhe do të printohej. Një transkript do të vendosej në tavolinën e tij ditën tjetër për redaktim dhe do të shitej me mijëra kopje në rrugët e Londrës. Pako të mëdha të predikimeve do të dërgoheshin në të gjithë Anglinë, dhe kopjet bliheshin nga baballarët që i lexonin në devocionet familjare. Këto predikime nga Spërxhën do të transmetoheshin me telegraf përtej oqeanit për publikim për një audiencë më të gjërë.   “Unë besoj në Frymën e Shenjtë” Duke kuptuar ndikimin e gjërë të këtij predikimi, Spërxhën ripohonte besimin e tij të plotë në Perëndinë ndërsa ngjitej në foltore. Ndërsa pesha e rëndë e trupit të tij ngjiste çdo shkallë, ai në heshtje i përsëriste vetes këtë rrëfim besimi: “Unë besoj në Frymën e Shenjtë, Unë besoj në Frymën e Shenjtë, Unë besoj në Frymën e Shenjtë.” Pesëmbëdhjetë herë ai përforconte këtë mbështetje personale mbi personin dhe fuqinë e Frymës. Spërxhen e dinte mirë që veçmas kësaj force të dhënë nga Perëndia, predikimi nuk do të kishte efekt te dëgjuesit e tij. Në një argument nga më e madhja te më e vogla, Nëse Spërxhën, që ishte predikuesi më i talentuar që prej apostullit Pal, ndërsa hidhte hapat drejt foltores ishte krejtësisht i varur te fuqia e Frymës së Shenjtë, sa më shumë duhet të jetë çdokush tjetër që predikon të jetë i varur te aftësimi hyjnor i Perëndisë. Asnjë njeri nuk mund të predikojë Fjalën në mënyrë efektive në forcën e vet dhe të presë të shoh rezultate shpirtërore. Çdo predikues i Shkrimit duhet të fuqizohet në mënyrë të mbinatyrshme për të shpjeguar Shkrimin, sepse puna e tij, më së shumti, do të jetë më kot. Ky është një mësim i nevojshëm që çdo predikues duhet ta mësojë. E thënë thjesht, të gjithë predikuesit janë të fundëm, dhe ne duhet të mbështetemi te fuqia e pafundme e Perëndisë në shërbesat tona të foltores. Njerëzit me fuqi të kufizuar duhet të pushojnë në fuqinë e pafundme të Jezu Krishtit. Nëse predikimi biblik do të triumfojë në zemrat e burrave dhe grave, ai duhet të jetë gjithmonë në demonstrimin e fuqisë së Frymës.   “Predikimi i Vërtetë është Perëndia duke Vepruar” Duke kuptuar këtë nevojë, Martyn Lloyd-Jones në një mënyrë të përmbledhur tha, “Nëse nuk ka fuqi, nuk ka predikim.” Kjo do të thotë që predikimi pa fuqi është një oksimoron. Veçmas fuqizimit të Frymës, çdo predikues thjesht po bën një prezantim materiali publik. Lloyd-Jones shpjegoi, “Në fund të fundit, predikimi i vërtetë është Perëndia duke vepruar. Nuk është thjesht një njeri që po pëshpërit disa fjalë; është Perëndia që po e përdor atë. Ai po përdoret nga Perëndia. Ai është nën ndikimin e Frymës së Shenjtë.” Me fjalë të tjera, predikimi i vërtetë përfshin Perëndinë që është duke vepruar fuqishëm në predikimin e predikuesit. Predikimi i vërtetë është Fryma që derdh fuqinë e Tij te burri që po qëndron në foltore. Rrjedhimisht, nëse nuk ka fuqi nga Perëndia, nuk ka predikim të vërtetë. Veç kësaj, Lloyd-Jones pohoi, “Është Fryma e Shenjtë që bie mbi predikuesin në një mënyrë të veçantë. Është një hyrje fuqie. Është fuqi e dhënë nga Perëndia, dhe fuqi aftësuese, përmes Frymës, ndaj predikuesit që ai ta bëjë këtë punë në një mënyrë që e ngre lart atë përtej përpjekjeve të njeriut në një pozicion në të cilin predikuesi është duke u përdorur prej Frymës dhe bëhet kanali përmes të cilit Fryma punon.” Kjo do të thotë që nëse nuk ka fuqi nga Perëndia, njeriu në foltore është thjesht duke folur. Nëse nuk ka fuqi shpirtërore, ai thjesht po reciton shënimet e tij. Nëse nuk ka fuqi hyjnore, ai thjesht po përsërit çfarë ka studiuar. Nëse nuk ka fuqi, fjalët e tij arrijnë vetëm në sipërfaqen e veshëve të dëgjuesve. Kjo është gjendja e trishtë e të përpjekurit për të predikuar pa fuqi mbinatyrore. E thënë shkurt e shqip, nëse shërbesa e tij do të ketë sukses, Perëndia duhet të derdhë Fuqinë e Tij te predikuesi.   Premtimi i Fuqisë Shpirtërore Përgjatë faqeve të Shkrimit, bëhet e qartë që ajo çfarë Spërxhën rrëfente dhe Martyn Lloyd-Jones ripohonte është e vërtetë. Fryma e Shenjtë duhet të fuqizojë atë që shpall Fjalën e Tij. Profetët e vjetër e kuptuan këtë. Isaia tha, “Fryma e Zotit, Zoti është mbi mua, sepse Zoti më ka vajosur për t’u dhënë një lajm të mirë të përulurve; më ka dërguar të lidh plagën e atyre që e kanë zemrën të thyer, të shpall çlirimin e atyre që janë në robëri, hapjen e burgut të burgosurve.” (Isaia 61:1). Ky premtim i fuqisë së Frymës fillimisht u krye te Isaia për ofiqin e tij profetik dhe […]

  • PUNA MË E RREZIKSHME NË BOTË!

    A e di cila është puna më e rrezikshme ne botë? Nuk është të jesh President, ushtar, zjarrfikës apo çdo lloj tjetër profesioni në botë. Puna më e rrezikshme në botë është: Të predikosh! Po, kjo është puna më e rrezikshme në botë. Sepse nëse punët e tjera mund ti sjellin një farë rreziku trupit tënd fizik apo edhe trupit të ndonjë personi tjetër. Predikuesi merret me dicka tepër më të rëndësishme sesa trupi. Ai merret me shpirtin. Ajo që ai bën ndaj shpirtërave ka pasoja të përjetshme. Përgjegjësia e tij është e dyfishtë. Nga njëra anë, janë shpirtrat të cilëve po u predikon, dhe nga ana tjetër ai do i japë llogari Perëndisë se si është marrë me ta dhe se si e ka përçuar mesazhin që Perëndia ka dhënë në Fjalën e Tij. Sa besnik ka qënë në përcimin e gjërave që Perëndia ka thënë në Fjalën e Tij? Predikuesi është thirrur që “të ndajë drejt fjalën e së vërtetës” (2 Timoteu 2:15). Ai është një ambasador që duhet të flasë dhe shpjegojë besnikërisht dhe si duhet atë që Perëndia, Mbreti i tokës dhe qiellit, ka thënë në Fjalën e Tij të pagabueshme dhe të mjaftueshme. Ja pse të predikosh, në podium apo online, apo të jesh pastor, nuk mund të merret asnjëherë lehtë. Të kuptuarit e përgjegjësisë së madhe, dëshirës për të njohur më shumë Fjalën e Zotit, studimi i thelluar i saj dhe të mësuarit nga predikues të tjerë biblikë dhe besnikë, është një fillim i mirë. Është një privilegj i madh që të predikosh për Perëndinë e Biblës por gjithashtu është edhe një përgjegjësi e madhe që asnjëherë nuk duhet marrë lehtë. Por sot, shumë duan të bëhen pastora dhe predikues, por jo për tu shërbyer të tjerëve, por për të qënë lider, jo për të treguar përkujdes baritor por për të pasur ndjekës, jo për të përhapur mbretërinë e Perëndisë por për të ngritur mbretërinë e tyre nën emrin e Perëndisë. Është diçka që lakmohet shumë sepse shihet si një mundësi e mirë për të qënë i/e nderuar, për të pasur pushtet, famë apo para. Por lavdi Zotit për ata predikues të paktë besnikë dhe biblikë që kemi. Oh që Zoti na dhëntë predikues besnikë dhe biblikë që e duan Zotin dhe e njohin Shkrimin. Njerëz që janë kthyer tek të vërtetat e vjetra biblike dhe tek mënyrat e vjetra dhe tek rrugët e vjetra, që kanë tejshpuar zemrat e njerëzve dhe kanë sjellë Rizgjime dhe Transformime të qyteteve dhe shteteve të tërë. Ashtu si predikuesit e vjetër të së shkuarës. Zoti na dhëntë në Shqipëri njerëz besnikë dhe biblikë si Paul Washer, Steve Lawson, John Macarthur, Spurgeon, Martyn Lloyd-Jones, George Mueller, John Owen, David Brainard, Jonathan Edwards, George Whitefield, John Knox, Gjon Kalvin, Martin Luteri, William Tyndale, John Hus, etj, etj. Amen.   Soli Deo Gloria Bestar Flamuraj    

  • Kurrë mos luaj me Ungjillin e Perëndisë!

    Pse nuk duhet të guxojmë të luajmë me Ungjillin e Tij!   

  • Pastorë! Ne nuk jemi djem të vegjël…

    Pergjegjësia e madhe e një pastori!   

  • Pastorë, mendo për këtë, mendo për këtë…

        

Biografi

  • Një biografi e shkurtër për Paul Washer

    Paul David Washer ka lindur në vitin 1961 dhe është drejtori i Shoqërisë Misionare HartKraj (HeartCry Missionary Society) e cila mbështet kryesisht punën misionare në vendet indigjene të Amerikës së jugut. Paul Washer është një predikues Baptist Jugor i reformuar, i cili është një nga predikuesit më të njohur dhe më biblike në Amerikë në kishën e sotme. Ai predikon në shumë kisha dhe vënde të botës, si në Amerikën e Jugut, Evropën lindore, Azi, etj. Predikimet e Paul Washer-it kanë një fokusim të madh te Ungjilli dhe në doktrinën e sigurisë së shpëtimit. Ai është kundër praktikave pragmatike në kishat moderne ungjillore sot sic janë lutja e shpëtimit, fokusit te numrat (rritjen numerike në kishë). Predikimet e Tij shpesh herë fokusohen se si një person mund të shpëtohet nga ferri. Sipas tij, një person shpëtohet vetëm me anë të besimit, por evidenca e besimit të personit janë veprat e tij ose të asaj. Pra, jeta e personit do të tregojë nëse ai është me të vërtetë i shpëtuar apo jo. Washer tregon që shumë njerëz që rrëfejnë që besojnë në Krishtin nuk janë me të vërtetë të shpëtuar. Washer fajëson predikuesit për këtë. Ai tregon që shumë predikusë ungjillorë sot japin një prezantim jo biblik të Ungjillit, i shpallin të shpëtuar njerëzit pasi i nxisin të bëjnë një lutje dhe nuk shohin për evidenca të pendimit dhe fryteve në jetën e personit. Ndër njerëzit që kanë pasur më shumë influencë dhe ndikim tek ai, Washer përmënd: Sproul (R. C. Sproul), Xhon Mekarthur (John Macarthur), Xhorxh Muller (George Muller), Xhon Pajper (John Piper), Xhonathan Eduards (Jonathan Edwards), Xhorxh Uuajtfilld (George Whitefield), Carls Spërxhën (Charles Spurgeon), Leonard Revënhill (Leonard Ravenhill), Tozer (A. W. Tozer) dhe Martin Llojd Xhons (Martyn Lloyd-Jones). Washer thotë që ai u shpëtua, u kthye te Krishti në kohën kur studionte të bëhej një avokat nafte në Universitetin e Teksasit. Mbas diplomimit, ai shkoi në shkollën teologjike baptiste jugperëndimore(Southwestern Baptist Theological Seminary). Më pas ai shkoi në Peru si misionar për 10 vjet, dhe më pas u kthye në Shtetet e Bashkuara. Ai banon në Redford (Radford), Virxhinia (Virgina), bashkë me gruan e tij Charo Washer dhe katër fëmijët. Predikimet e Paul Washer ka pasur një ndikim shumë të madh në botë përmes Youtube, dhe ai realisht përdor Twitter-in, ku ai ndan te vërteta themelore nga Shkrimi.   Librat e Përkthyer në Shqip: Ungjilli: Fuqia dhe Mesazhi i Tij  

  • ÇARLS SPËRXHËN – PRINCI I PREDIKUESVE

    ÇARLS HADËN SPËRXHËN Princi i Predikuesve Nga Elton Tahirllari “Shpeshherë më ndodh të mendoj se kur të jem lart në qiell, mbase mund të më kaplojë dëshira për vizituar punën time këtu në Tabernakull, për të parë nëse do t’i qëndrojë sfidave të kohës duke vazhduar të japë fryt edhe pas ikjes time. A do ta ruani të vërtetën? A do të qëndroni të kapur fort pas të moçmeve doktrina madhështore të Ungjillit? Apo edhe kjo kishë do të marrë rrjedhën që kanë marrë shumë të tjera, duke u larguar nga thjeshtësia e besimit dhe duke u dhënë pas shërbesave të bukura për syrin por të themeluara në doktrina të rreme? Mendoj se nuk kam se ç’të bëj tjetër veçse të kthehem përmbys në varr në ndodhtë kjo. Zot, kurrë mos lejo që kjo të ndodhë!” (Çarls Hadën Spërxhën) Çarls Hadën Spërxhën (Charles Haddon Spurgeon) (19 qershor 1834 – 31 janar 1892) ishte një pastor dhe predikues baptist doktrinhirist, shërbesa e të cilit përkoi me periudhën e sundimit të Mbretëreshës Viktoria, ose me atë që njihet ndryshe si periudha viktoriane. Për shkak të predikimeve të tij besnike ndaj Biblës, plot patos e fuqi fjale, në sajë të ndikimit të të cilave mijëra frymë u shpëtuan dhe një kishë e madhe e solide siç është Tabernakulli Metropolitan u kthye në një qendër të fuqishme adhurimi e shërbese në mes Londrës, Spërxhëni njihet ndryshe si Princi i Predikuesve të krishterë. Për jetën e tij është folur shumë, ndërsa biografitë që janë shkruar rreth këtij personazhi që spikat në historinë e Lëvizjes Ungjillore Britanike të shekullit XIX mbushin një bibliotekë të tërë, ja pse në këtë artikull do të ndalemi vetëm në disa pika të jetës së këtij shërbëtori besnik e të zellshëm të Perëndisë, të cilat mbartin mësime të vlefshme për ne të krisherët doktrinhiristë shqiptarë në ditët e sotme. Por përpara se ta bëjmë këtë ia vlen të dëgjojmë të rrëfyer prej vetë Spërxhënit historinë e kthimit të tij në besim, gjë që ndodhi në mes të një stuhie dëbore në ditët e para të Janarit të vitit 1850. Spërxhëni ishte nisur për tek kisha e të atit (Gjon Spërxhën, i cili ishte një pastor independentist) në Hajth Hill të Kolçesterit, kur një stuhi e tmerrshme dëbore ia preu rrugën, duke e shtyrë që të hynte në sallën ku mblidhej kishë e vogël metodiste primitive që gjendej në Rrugën e Artilerisë. Ja se si e rrëfen vetë Spërxhëni këtë moment: “Disa herë mendoj se edhe sot do të dergjesha në terr e dëshpërim, po të mos kishte qenë për mirësinë e Perëndisë, i cili dërgoi një stuhi dëbore të dielën në mëngjes, kur isha në rrugë për tek vendi i adhurimit. Kur e pashë që nuk shkohej dot më tutje, u ktheva në një rrugicë dhe kështu mbërrita tek një kapelë e vogël metodiste primitive. Aty brenda gjeta të mbledhur jo më shumë se dymbëdhjetë apo pesëmbëdhjetë vetë. Drejtuesi i kishës nuk kishte mundur të vinte për ta drejtuar shërbesën atë ditë: ma merr mendja për shkak të borës së madhe. Kështu që i takoi një varfanjaku, i cili mbase ishte me profesion këpucar a rrobaqepës a diçka e ngjashme, të ngjitej në katedër për të predikuar. Ky tipi nuk bënte gjë tjetër veçse përsëriste vargun e ditës, mbase sepse nuk dinte çfarë të thoshte tjetër. Vargu i ditës ishte: “Shikoni nga unë dhe do të shpëtoni, ju mbarë skaje të tokës. Sepse unë jam Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër” (Isa 45:22)* [*Shënim: Ky është përkthimi në shqip i këtij vargu siç paraqitet tek King James Bible]. Ai as që i shqiptonte si duhet fjalët, por për mua kjo nuk kishte rëndësi, sepse mu duk se pashë një dritë shprese për veten në këtë varg. Ai e filloi kështu predikimin e Tij: “Miqtë e mi, ky është vërtetë një varg shumë i thjeshtë, sepse na thotë: “Shikoni”. Nuk duhet ndonjë përpjekje a mundim i madh për të shikuar. Nuk duhet as ta lëvizim këmbën apo gishtat e dorës, duhet vetëm të “shikojmë”. Nuk na duhet që ta mbarojmë universitetin që të mësojmë se si të shikojmë. Mund të jesh edhe budallai më i madh dhe prapë se prapë mund të shikosh. As nuk të duhet të marrësh një rrogë të majme vjetore që të shikosh. Gjithkush mund të shikojë, madje edhe fëmija më i vogël mund ta bëjë këtë. Por shikoni se çfarë thotë ky varg. Ai thotë: “Shikoni nga Unë”. “Po, është e vërtetë”, tha ai në dialektin e Eseksit, “Shumë prej jush shohin drejt vetes sot. Por nuk ka i vlen ta ngulësh shikimin atje, sepse nuk keni për të gjetur ngushëllim tek vetja”. Atëherë, ky njeri i mirë vazhdoi të predikonte në këtë mënyrë: “Shikoni nga Unë, sepse djersa më është e përzier me gjak. Shikoni nga Unë, sepse po varem në kryq. Shikoni nga Unë, vdiqa dhe më varrosën. Shikoni nga Unë, u ringjalla. Shikoni nga Unë se po ngjitem sërish në qiell; shikoni, jam ulur në të djathtë të Atit. Oh, ju lutem, shikoni nga Unë! Shikoni nga Unë!” Pasi vazhdoi nja 10 minuta duke thënë këto fjalë, ai e hodhi vështrimin drejt meje aty ku isha ulur, dhe kam përshtypjen që mes kaq pak njerëzve ai e kuptoi se nuk isha pjesëtar i asaj bashkësie, dhe më tha: “Djalosh, po më dukesh shumë i mjerë”. Është e vërtetë, sepse kështu ndihesha atë të diele, por nuk isha mësuar që dikush nga katedra e predikimit të thoshte fjalë të tilla rreth paraqitjes sime. Megjithatë, mua më lanë shakull në vend ato fjalë. Ai vazhdoi: “Dhe kështu do të mbetesh i mjerë përjetësisht, i mjerë në jetë dhe i mjerë në vdekje, në qoftë se nuk i bindesh vargut të sotëm. Mirëpo, dije se do të shpëtohesh, në qoftë se i bindesh atij që në këtë çast, pa mënuar”. Atëherë ai bërtiti, siç mund të bëjë vetëm një metodist primitiv: “Djalosh, shiko nga Jezu Krishti”. Dhe në atë moment retë u shpërndanë, terri u shporr […]

Lufta Shpirtërore

  • Perëndia punon më mirë nëpërmjet enëve të thyera

        

  • Lutja, Një Kauzë e Përbashkët

    “Merrni edhe përkrenaren e shpëtimit dhe shpatën e Frymës, që është fjala e Perëndisë, duke u lutur në çdo kohë dhe me çdo lutje dhe përgjërim në Frymë dhe, duke ndenjur zgjuar për këtë me çdo këmbëngulje dhe përgjërim për të gjithë shenjtorët”  – Efesianët 6:17-18 Konflikti për të cilin apostulli ka qënë duke folur nuk është vetëm nje betejë midis të krishterit dhe Satanit, por gjthashtu një luftë midis njerëzve të Perëndisë dhe fuqive të errësirës. Asnjë ushtar që hyn në betejë nuk lutet vetëm për veten e tij, por gjithshtu edhe për ushtarët e tjerë. Ata formojnë një ushtri, dhe suksesi i njërit është suksesi i të gjithve. Në mënyrë të ngjashme të krishterët janë të bashkuar si një ushtri dhe si pasojë kanë një kauzë të përbashkët, dhe secili duhet të lutet për të tjerët. E tillë është bashkësia e shenjtorëve, siç është parashtruar në këtë letër dhe në pjesë të tjera të Shkrimit…   ~ Çarls Haxh(Charles Hodge)     Crossway Classic Commentaries [Komentarët Klasikë Corssway]– Efesianët  (Wheaton, IL; Crossway Books; 1994) Duke komentuar mbi Efesianët 6:18  

  • Shiko te Jezusi – Nga Charles Spurgeon

    Mëngjes, 28 Qershor “Duke i drejtuar sytë te Jezusi.” Hebrenjtë 12:2 Është puna e Frymës së Shenjtë ti drejtojë sytë tanë nga vetja te Jezusi; por puna e Satanit është e kundërta e kësaj, sepse ai vazhdimisht përpiqet të na bëjë që të shikojmë te vetja në vend të Krishtit. Ai na thotë, “Mëkatet e tua janë tepër të mëdhaja për tu falur; ti nuk ke besim; ti nuk pendohesh mjaftueshëm; ti nuk do jesh kurrë i aftë të vazhdosh deri në fund; ti nuk ke gëzimin e fëmijëve të tij, ti nuk je kapur fort pas Krishtit.” Të gjtha këto janë mendime rreth vetes dhe ne nuk do të gjejmë kurrë ngushëllim ose siguri duke parë brenda nesh. Por Fryma e Shenjtë i drejton sytë tanë tërësisht larg vetes sonë: Ai na tregon që ne nuk jemi asgjë, por që “Krishti është gjithçka në gjithçka.” Mbani mend, prandaj, nuk është kapja jote pas Krishtit- por Krishti; nuk është gëzimi yt në Krishtin që të shpëton- është Krishti; nuk është madje as besimi në Krishtin, megjithëse ai është instrumenti – është gjaku dhe merita e Krishtit; prandaj, mos shiko kaq shumë te duart e tua me të cilat je duke kapur Krishtin, por Krishtin; mos shiko te shpresa jote, por te Jezusi, burimin e shpresës tënde; mos shiko te besimi yt, por te Jezusi, kreu dhe plotësonjësi i besimit. Ne nuk do të gjejmë kurrë gëzim duke parë te lutjet tona, veprat tona, ose te ndjenjat tona; ështa ajo çfarë Jezusi është, jo ajo çfarë ne jemi, që i jep pushim shpirtit. Nëse ne menjëherë do të mposhtnim Satanin dhe të kishim paqe me Perëndinë, duhet të jetë “duke i drejtuar sytë te Jezusi.” Mbaje syrin tënd mbi Të; Qofshin vdekja e Tij, vuajtjet e Tij, meritat e Tij, lavditë e Tij, ndërmjetësimet e Tij, të freskëta në mendjen tënde; kur ti ngrihesh në mëngjes shiko tek Ai; kur ti shtrihesh në dark shiko tek Ai. Oh! Mos lejo që shpresat ose frikërat e tua të futen midis teje dhe Jezusit; shko fort pas Tij, dhe Ai kurrë nuk do të të zhgënjejë. “Shpresa ime nuk është në asgjë më pak  Se në gjakun dhe drejtësinë e Jezusit:  Në gjë më të ëmbël nuk guxoj të besoj,  Por në emrin e Jezusit tërësisht të mbështetem.”   ~ Charles Spurgeon Morning and Evening [Mëngjes dhe Mbrëmje] (Wheaton, IL; Crossway Books; 2003)  

KISHA

  • LETËR E HAPUR DREJTUAR TË GJITHË TË RINJVE TË KRISHTERË QË PO BËJNË VALIXHET PËR T’U NISUR NË MËRGIM, APO QË JANË DUKE E MENDUAR FORT NJË MUNDËSI TË TILLË

    I dashur i ri apo e re e krishterë që tek po shkruaj këto rreshta po bën valixhet, sepse nesër apo në një nga ditët e ardhshme nisesh për mërgim, apo që je duke e menduar fort një mundësi të tillë, kjo letër të drejtohet ty kudo ku ndodhesh. Unë që po të shkruaj jam një vëllai yt në Krishtin, i cili ka pothuajse tre dekada që ka besuar në Zotin Jezu Krisht dhe që gjatë kësaj kohe ka mësuar dy gjëra në lidhje me jetën e krishterë pasi është përballur me të përpjeta e tatëpjeta të shumta, përfshirë këtu edhe me luginën e hijes së vdekjes. Sa për të qenë të gjithë të qartë unë jetoj në Shqipëri dhe e kam ndërtuar jetën time në vendin tim. Synimi im tek i shkruaj këta rreshta është i thjeshtë: dua të të nxis që ta mendosh edhe nja dy herë të tjera këtë vendim, ose nëse nuk e ke marrë ende ta shtysh për njëfarë kohe apo të heqësh dorë fare prej tij. Mirëpo, jam i vetëdijshëm që kjo letër mund të bjerë në dorë të dikujt që tashmë e ka lënë vendin. Synimi im në rastin tënd o i ri apo e re që e ke bërë këtë është të të bind që të rrish andej edhe për ca kohë derisa të bësh mjaftueshëm para për t’u kthyer në vendin tënd që ta ndërtosh të ardhmen tënde këtu. Letra është e ndërtuar në formën e pyetjeve përgjigjeve, ku unë do të shtroj një varg pyetjesh dhe më pas do të mundohem t’iu përgjigjem atyre në formën e paragrafëve disarreshtësh. Pyetja e parë që unë shtroj për ju të gjithë është: përse ju të rinj e të reja dëshironi aq fort të shkoni në vende të tilla, si për shembull, Gjermania, Britania e Madhe, Zvicra, Holanda, vendet skandinave, SHBA, Kanada e të tjera si këto? Pyetja e dytë është pasqyrimi identik i pyetjes së mëparshme është: pse ju të rinj e të reja dëshironi aq fort ta lini këtë vend, madje një orë e më parë? Është edhe një pyetje e lidhur me këtë: pse ju që të gjithë mendoni se Shqipëria nuk bëhet? Pyetja e tretë është: nëse vërtet duhet të rrimë në këtë vend duke e ditur se si është, atëherë si t’ia bëjmë që të ndërtojmë një të ardhme normale në këtë vend për veten dhe fëmijët tanë? Le t’i përgjigjemi, pra, pyetjes së parë… E vërteta është që një arsye madhore pas dëshirës suaj për t’ia mbathur prej këtej është fakti që në vendet që sapo përmenda fitohet mirë edhe bëhen para edhe duke bërë një punë që në Shqipëri nuk është edhe aq e mirëpaguar. Shumica juaj vjen nga familje të varfra që asnjëherë nuk ia kanë dalë të bëhen shtresë e mesme edhe që ta shijojnë jetën; varfëria ka qenë përherë e shtruar në sofrën tuaj edhe jeni lodhur duke i parë prindërit tuaj tek vuajnë nën peshën e saj. Mirëpo, kjo që sapo shkrova më sipër i përket më tepër përgjigjes së pyetjes së dytë, kështu që po kthehem menjëherë në temë. Ka edhe diçka tjetër përveç parave që ju shtyn drejt atyre vendeve, edhe e cila me një fjalë të vetme mund të përshkruhet si normaliteti i jetës. Ato janë vende ku mungojnë këto ekseset e Shqipërisë, ku jetohet në mënyrë të paqtë, edhe ku zor se ndeshesh me njerëz që janë kafshë. A është kështu apo jo? Ato janë vende ku puna vlerësohet edhe ku njeriu që punon mirë edhe që angazhohet në të mirë të shoqërisë vlerësohet edhe më tepër! Janë vende ku ka edukatë dhe respekt për tjetrin e shumë të mira si këto! Pra, janë vende ku njerëzit janë njerëz edhe ia kanë dalë të krijojnë një mjedis njerëzor për të shkuar një jetë normale. Mirëpo lind pyetja që në dukje duket si e largët, por që na ndihmon për të kapur thelbin e çështjes është si ia dolën ata që ta krijonin këtë mjedis njerëzor ku mund të jetohet një jetë normale? Përgjigjen duhet ta kishit gjetur me kohë, ndonëse duket pak si e fshehur nën pluhurin e shekujve. E pra, është shumë e thjeshtë: Gjermania, Britania e Madhe, Zvicra, Holanda dhe vendet skandinave janë vende të krishtera, të ndërtuara mbi parimet e Ungjillit të Zotit tonë Jezu Krisht. Përveç kësaj, ato ishin vatra dhe selia e lëvizjes më të madhe frymërore që ka njohur njerëzimi gjer më sot: Reforma Protestante-Ungjillore e Shek. XVI (vitet 1501-1600). Reforma Protestante-Ungjillore ishte një periudhë transformimi frymëror dhe mendor, tërësor e rrënjësor të popujve të tërë, të cilët madje brenda disa dhjetëvjeçareve ndryshuan rrënjësisht mënyrën e tyre të jetesës. Për shembull, ungjilli i shndërroi zviceranët brenda disa dekadave nga një vend që shisnin mercenarë për mbretin e Francës dhe princat e Italisë në vendin e bankave, çokollatës dhe prodhimit të orëve. Një shembull tjetër edhe më i jashtëzakonshëm është ai i Holandës, i cili u bë vend falë Ungjillit. Ishte Ungjilli që i bashkoi provincat e Vendeve të Ulëta në një vend të vetëm dhe që i bëri holandezët që të ngadhënjenin mbi ushtritë e Perandorisë më të fortë të asaj kohe që ishte Perandoria Spanjolle. Ishte Ungjilli ai që e zhvilloi aq shumë Holandën sa të shndërrohej brenda 50 vjetëve nga fundi i luftës me Spanjën në Mbretëreshën e Deteve dhe nxitësen e eksplorimit të pjesëve të pazbuluara të botës! Po kemi edhe shembullin e Britanisë së Madhe që Zoti e ktheu në një perandori ku nuk perëndonte kurrë dielli, sepse e përdori si një mjet për përhapjen e Ungjillit në Afrikë, Azi dhe Oqeani. Tani me të drejtë ti i dashur lexues mund të thuash po ç’lidhje ka e gjitha kjo ligjëratë me dëshirën time për të emigruar në këto vende? Ka i dashur lexues ka, sepse ai normaliteti i jetës që ti po e lakmon edhe që e sheh në këto vende, por edhe në SHBA dhe Kanada – vende të themeluara prej banorëve të vendeve të lartpërmendura, […]

  • Metodat dhe Teknikat Njerëzore vs. Fuqisë dhe Fjalës së Perëndisë

    Argëtimet, koncertet, këngëtaret, konkurset, dhuratat (Smart TV, Smartphone, Tableta, etj), nuk mund dhe nuk do të bëjnë kurrë atë që vetëm Fuqia e Perëndisë dhe Fryma e Shenjtë mund të bëjnë, që është të bindë për mëkat, të sjellë pendesë të vërtetë dhe të hapë sytë e verbuar ndaj Shpëtimtarit të lavdishëm. Asnjë nga gjërat e sipërpërmëndura nuk mund të bindë për mëkat dhe nuk shpëton. Ato janë në fakt mjete dhe metoda të mishit që përdorin edhe kultet. Në evente të tilla nuk mund të ndodhë që nga njëra anë ti i tërheq njerëzit me mjete mishërore (gjëra që njerëzve u pëlqejnë, argëtim, koncert, dhurata, etj) dhe nga ana tjetër të jesh besnik me Ungjillin dhe të flasësh thellësisht për mëkatin, për ferrin dhe për Zemërimin e Perëndisë nën të cilin mëkatarët e pashpëtuar ndodhen. Jo, do të japësh një ungjill të zbutur me gjëra “pozitive” dhe që emërtohet “mesazh shprese”, për t’i bërë ata që të ndihen mirë. Njerëzit, që janë duke shkuar në Ferr, nuk kanë nevojë t’i ledhatoni, t’i lajkatoni dhe t’i argëtoni. Ata kanë nevojë që me dashuri t’u tregoni të vërtetën për mëkatet dhe mjerimin ku ndodhen dhe se së shpejti do të përballen me Gjykatësin, zemërimi i të Cilit po grumbullohet çdo ditë e më shumë ndaj tyre për shkak të paudhësive të tyre. Njerëzit nuk kanë nevojë për të ashtuquajturat “mesazhe shprese” që japin veçëse një ungjill të zbutur që nuk ka fuqi të shpëtojë dhe që jep shpresë të rreme, por për mesazhe për mëkatin, ferrin dhe Shpëtimtarin. Të lutem, më dëgjo. Të lutem, mendo! Do jetë një gjykim tepër i ashpër dhe tepër tepër i madh për ata që, nën emrin e Perëndisë, zbusin dhe “përmirësojnë” Ungjillin e Perëndisë. A thua ne jemi më të urtë se Perëndia dhe e dimë më mirë se Ai? Jo vetëm që po ndryshohet Ungjilli i një Perëndie të plotëfuqishëm që do të kërkojë llogari për të por po u bëhet dëm, si në këtë botë, po ashtu edhe në përjetësi, edhe njerëzve të cilëve marrin këtë lloj ungjilli. Profetët, Krishti dhe Apostujt nuk vepruan asnjëherë në këtë mënyrë. Ata predikonin të vërtetën, pa lajkatuar, dhe u përndoqën dhe u vranë. Të lutem, mendo dhe shqyrto! Shpëtimi i përket Perëndisë dhe është Ai që i shpëton njerëzit. Nuk varet nga njerëzit dhe sa të kënaqur janë ata me atë që u ofrojmë ne. Detyra dhe përgjegjësia jonë është të përçojmë besnikërisht, mesazhin e Tij, ashtu siç Ai na e ka dhënë. Pendohu dhe kthehu tek Fjala e Perëndisë. Kthehu tek mënyrat e vjetra dhe tek shtigjet e vjetra dhe, më pas, ne do shohim Fuqinë e vërtetë të Perëndisë.

  • Një Pikëpamje e Lartë për Perëndinë

    Është krejt thelbësore që kisha ta shohë vetveten si institucion i themeluar për lavdinë e Perëndisë. Kam frikë se kisha në Amerikë është larguar nga ky qëllim i lartë dhe, në vend tij, është përqendruar te humanizmi. Në ditët e sotme kisha duket se mendon që qëllimi i saj është të ndihmojë njerëzit të ndihen më mirë me vetveten. Ajo nuk u ofron njerëzve asgjë më shumë sesa ankerplastë shpirtërorë: e vë theksin te psikologjia, te vlerësimi i vetes, te zbavitja dhe shpërqendrime të tjera, me qëllimin e vetëm që të plotësojë nevojat që ndiejnë njerëzit. Kisha është kthyer nga një organizëm që thekson njohjen dhe përlëvdimin e Perëndisë, në një organizatë që përqendrohet te nevojat e njeriut. Megjithatë, nëse e njeh dhe e përlëvdon Perëndinë, nevojat e jetës sate gjejnë përgjigje. “Frika e Zotit është fillimi i diturisë” (Fjalët e Urta 9:10). Kur ke një marrëdhënie të drejtë me Perëndinë, çdo gjë tjetër do të jetë në vendin e duhur. Nuk po them që duhet të shpërfillen nevojat e njerëzve. Ne duhet të shqetësohemi për njerëzit siç shqetësohet Perëndia. Por duhet të gjendet baraspesha dhe kjo gjë nis me një pikëpamje të lartë për Perëndinë. Duhet ta marrim Perëndinë seriozisht! Ndiej një zemëratë të drejtë ndaj predikuesve dhe të tjerëve, që duan ta heqin Perëndinë nga froni i Tij dhe ta kthejnë Atë në një shërbëtor, i cili duhet të bëjë çfarëdo që ne i kërkojmë. Njerëzit janë pa respekt; nuk dinë se si ta adhurojnë Perëndinë. Disa njerëz mendojnë se adhurimi është çfarëdolloj gjëje që ndez një ndjenjë të ngrohtë. Ata dinë shumë pak për Perëndinë. Ka shumë Marta në kishë, por jo aq shumë Mari (Luka 10:38-42). Ne jemi aq të zënë duke shërbyer, sa nuk gjejmë kohë për t’u ulur te këmbët e Jezusit. Ne nuk dridhemi nga Fjala e Perëndisë. Nuk e lejojmë veten të vihemi ballë për ballë me shenjtërinë e Perëndisë dhe me natyrën tonë, në mënyrë të tillë që Ai të na përdorë për lavdinë e Tij. Kur një person vdes, jemi të prirur të themi: “Si mund ta lejojë Perëndia një gjë të tillë?”. Ne nuk kemi të drejtë ta bëjmë një pyetje të tillë. Ne, në fakt, duhet të bëjmë këtë pyetje: “Pse jemi ende gjallë?”. Perëndia, duke qenë i shenjtë, mund ta kishte shkatërruar njeriun kur ai ra për herë të parë në mëkat. Fakti që Perëndia tregohet i hirshëm me ne nuk duhet të na bëjë të jemi indiferentë. Duhet ta marrim Perëndinë seriozisht! Shikoni raftin e librave tuaj të krishterë. Pjesa më e madhe e librave të shkruar në ditët e sotme shtjellojnë vetëm probleme të parëndësishme. Gjatë kohërave kur kisha ishte më e shenjtë, të krishterët kishin shumë pak libra për të lexuar, por librat që ata kishin u tregonin se si të kishin bashkësi me Perëndinë. Pjesa më e madhe e librave të sotëm nuk e bën një gjë të tillë. Një pyetësor që u bë gjatë një konference mbarëkombëtare pastorësh, zbuloi që pjesa më e madhe e pastorëve ndiheshin se kishin më shumë nevojë për ndihmë në çështjet mbi familjen. Pavarësisht nga të gjithë librat që janë në qarkullim mbi çështjet që kanë të bëjnë me familjen, kjo mbetet ende një fushë në të cilën drejtuesit e krishterë kanë nevojë për ndihmë. Kështu që çështja nuk është që të shkruhen më shumë libra mbi familjen. Problemi qëndron se njerëzit nuk po e marrin Perëndinë seriozisht, që të ecin sipas ligjeve të Tij. Nëse familjeve u mësohet një pikëpamje e lartë mbi Perëndinë, nuk do të kishte aq shumë probleme familjare në kishë. Jakobi 4:8 thotë: “Afrohuni te Perëndia dhe ai do t’ju afrohet juve”. A ke dëshirë ta jetosh jetën tënde me Perëndinë afër? Nëse i afrohesh Perëndisë, Ai do të të afrohet ty. Por ju thoni: “Kur i afrohem Perëndisë, nervozohem”. – Xhon Mekarthur (John Macarthur) Marrë nga libri shqip “Plani i Zotit për Kishën”

  • Të Ungjillëzosh Ungjillorët

    Nga John Jeffery Fanella Kur apostulli Pal hyri në Athinë (Veprat 17), ai gjeti një qytet plot me njerëz shpirtërorë të devotshëm dhe fetarizëm të jashtëm. Ai gjeti njerëz inteligjentë dhe kreativë, tempuj mahnitës, moumente dhe ndërtesa madhështore që simbolizonin besimin dhe perënditë athiniane. Ai zbuloi sekte dhe udhëheqës fetarë, librari dhe universitete, fuqi dhe prestigj. Në mënyrë të dallueshme, ai gjeti njerëz—shumë madje—të gjithë duke bërë zhurmë për të dëgjuar “fjalë më të re” (Veprat 17:21). Ajo çfarë Pali nuk gjeti me bollëk në gjërat shpirtërore të jashtme ishte e vërteta. Athinasit adhuronin shumë perëndi në vend të Perëndisë së vetëm të Biblës. Perënditë që ata adhuronin ngjasonin më shumë me njerëzit se sa me të qënit Perëndi. Stili i tyre i jetesës karakterizohej nga imoraliteti. Në një krah, ata lartësonin mirësinë e njeriut dhe në krahun tjetër nuk përfillnin jetën njerëzore. Ata kishin një preukopim të pafundëm me kënaqësinë, suksesin, dhe veten. Pali gjeti besim në Athinë por ishte një besim i rremë. Përvoja e Palit në Athinë na kujton në mënyrë të gjallë që është e mundur për grupe njerëzish dhe madje qytete ose kombe të tëra të kenë dukje shpirtërore të jashtme por që i’u mungon e vërteta. Grupe, lëvizje, qytete dhe kombe të tilla, pavarësisht se sa e lavdishme mund të duket fasada e jashtme, janë objektiv për ungjillëzim. Fatmirësisht, Pali nuk u mashtrua prej shkëlqimit shpirtëror të Athinasve. Ai kuptoi që Athinasit kishin nevojë t’u tregohej e vërteta rreth Perëndisë së Biblës. Ata kishin nevojë të ungjillëzoheshin. Në shumë mënyra Ungjillorizmi bashkëkohor është Athina e re. Ka një bollëk të entuziazmit, aktivitetit dhe strukturës shpirtërore por ai po vdes urie për të vërtetë dhe praktikë të krishterë. Ashtu si Athinasit që Pali takoi, Ungjillorizmi është “në të gjitha gjërat ju jeni shumë fetarë” (Verpat 17:22). Pa dyshim që është një lëvizje më shumë fetare se çdo lëvijze tjetër e krishterë sot. Kërkuesi George Barna ka dokumentuar nivele e larta të aktivitetit fetar midis ungjillorëve. “Ungjillorët kanë më shumë gjasa të diskutojnë çështjet shpirtërore me njerëzit e tjerë, të jenë vullnetarë në kishë ose organizata jofitimprurëse, të diskutojnë çështjet politike me njerëzit e tjerë, të diskutojnë çështjet morale me të tjerët, të mos shohin një program televiziv për shkak të vlerave dhe pikëpmajeve të tij, dhe për të inkurajuar dhe komplimentuar dikë.” Megjithatë, Ungjillorizmi është gjithashtu një lëvizje që po braktis shumë, në mos shumicën, doktrina dhe praktika të krishtera. Që prej shekullit të tetëmbëdhjetë Ungjillorizmi në mënyrë progresive ka adoptuar humanizmin shekullar të iluminizmit. Është bërë një lëvizje më pak e bazuar në supremacinë e Perëndisë dhe më shumë me njeriun në qendër. Më shumë e më shumë, Ungjillorizmi është bërë një mjet për të çuar mësazhin e iluminimit të potencialit njerëzor, mirësisë njerëzore, vetë-ndihmimit dhe revolucionit moral. Tragjikisht ajo që mungon në mesazhin e Ungjillorizmit kryesor (mainstream) sot është mesazhi që Pali solli te Athinasit. Ne nuk dëgjojmë shpesh nga folësit ungjillorë që Perëndia është Krijuesi Sovran dhe Sunduesi i të gjitha gjërave (Verpat 17:24). Ne nuk dëgjojmë që pa Perëndinë ne jemi mëkatarë të pashpresë që madje as nuk mund të lëvizim dot (Veprat 17:28). Ne nuk dëgjojmë që Perëndia është qendra dhe ne jemi periferik (Veprat 17:25). Ne nuk dëgjojmë për nevojën për pendesë nga idhujtaria (Veprat 17:30). As nuk dëgjojmë shumë për faktin që Perëndia ka vendosur një ditë gjykimi në të cilën do të gjykojë njerëzimin (Veprat 17:31). Mesazhi i Ungjillorizmit është bërë një mesazh i gjetjes së qëllimit tënd, zhvillimit të potencialit tënd si qënie njerëzore, plotësimit të nevojave të tua, shërimit të lëndimeve, dhe si të bëhesh një fitues fitimtar që Perëndia bëri që të jesh. Në përgjithësi, mesazhi Ungjillor është bërë një mesazh i vetë-përmirësimit dhe jo i vetë-mohimit. Në vend që të braktisin meritën dhe potencialin njerëzor si “humbje” ashtu siç edhe apostulli Pal bëri (Fil. 3:8), dhe ashtu siç ai i udhëzoi Athinasit që të bënin te Veprat 17, Ungjillorizmi e ka bërë Vetë-përmirësimin dhe vetë-aktualizimin premtimin qendror. Kjo zhvendosje është evidentuar nga suksesi i pashembullt i librit të Rick Warren, “Të jetosh sipas Qëllimit” dhe librave të tjerë më të shitur (best-sellers) në Ungjillorizëm. Libra si “Lutja e Jabezit” nga Bruce Wilkinson, “Jeta jote më e mirë tani” nga Joel Osteen, “Kërkimi për domethënie” nga Robert McGee, bollëku i librave për vetë-vlerësimin dhe shumë librave të tjerë vetë-ndihmues janë në krye të listave e librave më të shitur ungjillorë. Për të parë sa e madhe është kjo zhvendosje, ne mund të krahasojmë librat më të shitur në Ungjillorizmin e sotëm me disa libra më të shitur të një epoke tjetër të Ungjillorizmit — epoka e puritanëve anglezë dhe amerikanë. Në atë kohë, te lista e librave më të shitur do të gjeje libra si: “Krishti Jeta e Besimtarëve” (Christ the Life of Believers) nga Thomas Brooks, “Ekzistenca dhe Atributet e Perëndisë” (The Existence and Attributes of God) nga Stephen Charnock, “E Liga e më të Ligave” (The Evil of Evils) nga Jeremiah Burroughs (një libër që flet për mëkatshmërinë e njeriut), “Frika e Ungjillit” (Gospel Fear) nga Jeremiah Burroughs (një libër që flët për frikën ndaj Fjalës së Perëndisë), “Dashuria e Vërtetë e të Krishterit për Krishtin e paparë” (The True Christian’s Love to the Unseen Christ) nga Thomas Vincent, “Bashkësi me Perëndinë” (Communion with God) nga John Owen, “Pushimi i Përjetshëm i Shenjtorëve” (The Saint’s Everlasting Rest) nga Richard Baxter, dhe “Bota që do vijë” (World to Come) nga Isaac Watts. Secili prej këtyre librave, dhe shumica e librave dhe predikimeve nga Puritanët, ishin qendërzuar te lavdia dhe karakteri i Perëndisë, përsosmërinë e Krishtit, bashkësinë e besimtarit me Perëndinë, dhe shpresën e qiellit. Këtu ne shohim zhvendosjen e pagabueshme në lëvizjen Ungjillore. Adhurimi i Puritanëve për Perëndinë, Krishtin, dhe qiellin është zëvendësuar me një qendërzim te njeriu, lumturia, dhe te kjo jetë e tanishme. Në këtë kuptim, Ungjillorizmi është bërë thellësisht shekullar — po aq shekullar sa kultura e përgjithshme (mainstream), e mbuluar vetëm nga një lustër Athiniane. Ashtu sic bëri […]

  • Reformacioni Protestant dhe Ungjillorizmi Modern

    Në 31 Tetor ishte Dita e Reformacionit Protestant ku u përkujtua gozhdimi i 95 tezave të Martin Luterit në derën e kishës së Vitenbergut dhe qëndresa e tij kundër gabimit, kundër mësimeve njerëzore, kundër kishës katolike dhe qëndrimi i tij i patundur për të vërtetën biblike. Shumë ungjillorë sot e përkujtojnë këtë ditë dhe atë cfarë Martin Luteri bëri në atë kohë, por dicka për të cilën duhet të flasim është që shumë prej të vërtetave që u rikuperuan nga Reformacioni dhe Reformatorët sot ose injorohen ose kundërshtohen. Përpara se të jap arsyet dhe të tregoj sa larg ungjillorizmi ynë i sotëm është larguar nga Protestantizimi i Luterit dhe Reformatorëve të tjerë dhe nga Bibla, së pari, më lejoni të flas për një nga burrat e asaj kohe, Jan Hysi. Jan Husi jetonte në Pragë dhe pasi kishte lexuar shkrimet e Xhon Uiklifit (John Wycliffe) binte dakord që kleri ishte i korruptuar dhe kishte nevojë për reformim. Ai filloi të predikonte idetë e Reformimit në kishën e tij në Pragë dhe kjo bëri që të akuzohej për krime të mëdha kundër Kishës Katolike. Ai tha: “Nuk do ta braktis të vërtetën as për një kishë të mbushur me flori”. Për shkak të qëndrimit të tij për të vërtetën biblike e dënuan me vdekje në turrën e druve. Kur erdhi dita e ekzekutimit e tallën dhe e mallkuan. Një kurorë të gjatë ia vendosën në kokë ku ishin pikturuar tre diaj që po luftonin për të zotëruar shpirtin dhe ku ishte shkruar “kreu i heretikëve”. Peshkopët i’a dorëzuan shpirtin e tij djallit, por Husi u përgjigj: “Kurse unë i’a kushtoj më të mëshirshmit Zotit Jezu Krisht.” Një “mik” i Hasit, Mbreti Venceslas, që ishte gjithashtu vëllai i perandorit, nuk bëri asgjë për të ndaluar ekzekutimin. Kur arriti te vendi që do të ekzekutohej i kërkuan për herë të fundit që të hiqte dorë nga idetë e tij. Husi tha: “Perëndia është dëshmitari im që provat kundër meje janë të rreme. Kurrë nuk kam menduar apo predikuar përvecëse me qëllimin e vetëm që nëse është e mundur t’i fitoj njerëzit nga mëkatet e tyre. Në të vërtetën e ungjillit kam shkruar, mësuar dhe predikuar; për këtë të vërtetë do të vdes me guxim.” Atij i’a hoqën rrobat, i’a lidhën duart pas shpine dhe pastaj e lidhën nga qafa me një zinxhir të ndryshkur te turra e druve. Me një buzëqeshje ai tha se Shpëtimtari i tij u lidh me një zinxhir edhe më të rëndë. Kur u ndez zjarri, Husi filloi të këndonte, “Krisht, Biri i Perëndisë së gjallë, ki mëshirë për ne”, pastaj: “Krisht, Biri i Perëndisë së gjallë, ki mëshirë për mua”. Një prift që po shihte ekzekutimin raportoi se para se Husi të vdiste tha: “Ju mund të piqni këtë patë (Hasin – mbiemri i tij do të thoshte “patë” në gjuhën ceke) por pas një shekulli do të cohet një mjellmë e cila do të triumfojë.” Saktësisht 102 vite më vonë, Martin Luteri do të gozhdonte 95 tezat e tij në derën e kishës së Vitenbergut dhe kështu do të fillonte transformimi i gjithë Europës e më tej. Sot, mund të shihet fare qartë që në doktrinë dhe teologji shumë prej ungjillorëve janë më afër dhe më të ngjashëm me kishën katolike sesa me Reformatorët Protestantë! Nëse sot do të qëndrosh të predikosh të vërtetën biblike, do të predikosh doktrinën e shëndoshë dhe kundër gabimit ashtu sic edhe Martin Luteri bëri, do të shihesh si përcarës dhe ekstremist. Në fakt, dhe Papa dhe kisha katolike e pa Martin Luterin si përcares. Papa tha për të që ai është një “derr i egër në vreshtin e Zotit”. Në këtë epokë moderne të “tolerancës” ku jetojmë dhe për hir të “unitetit” fjalë si “Doktrinë” shkaktojnë një reagim negativ. Sot pranohet cdo gjë për sa kohë që ajo mban etiketen “e krishterë”. Predikuesi i njohur J. C. Ryle tha “Uniteti është bekim i madh, por është i pavlerë nëse është blerë me koston e së vërtetës”. Gjthashtu Spurgeon tha: “Sakrifikimi i të vërtetës për hir të një uniteti të rremë është tradhëti ndaj Zotit Jezu Krisht.”. Për shumë veta fjala “doktrinë” shkakton një alergji të madhe kur ajo nuk është asgjë tjetër vecëse ‘mësim’. Doktrina biblike është mësimi biblik dhe të mohosh doktrinën është të mohosh mësimin biblik! Për shkak se për hir “të unitetit” sot nuk i kushtohet rëndësi doktrinës së shëndoshë dhe nuk është cudi që mësues dhe mësime të rreme njerëzore ta kanë mësyer ungjillorizmin. Një nga Solat e Reformacionit ishte Sola Scriptura – Vetëm Shkrimi. Shkrimi është standarti dhe baza për jetën dhe praktikën. Por sot ka një braktisje të Shkrimeve dhe secili bën atë që duket e mirë dhe e drejtë në sytë e tij. “Në atë kohë nuk kishte mbret në Izrael; secili bënte atë që i dukej e drejtë në sytë e tij” (Gjyqtarët 17:6, 21:25). Në teori, shumë shprehen se bazohen te Bibla, por në të vërtetë filozofitë humaniste, psikologjia, pragmatizmi, ndjenjat dhe emocionet janë udhëheqësit kryesorë. Argëtimi ka zëvendësuar predikimin. Anektodat dhe historitë gallatë kanë zëvendësuar Ekspozimin e Shkrimit. Predikimet motivuese, lajkatuese dhe të zbutura kanë zëvendësuar predikimet për mëkatin, pendesën, dhe shenjtërinë. Në atë kohë kisha katolike besonte se shpëtimi nuk ishte vetëm prej hirit, por një bashkëpunim midis Zotit dhe njeriut. Dhe kështu nje Sola tjetër e Reformatorëve ishte Sola Gratia – Vetëm Hiri. Reformatorët kundërshtuan me forcë shpëtimin e kishes katolike romake që ishte hir + ca gjëra që bëjme ne. Ata mësuan që rilindja nga lart vjen përpara besimit dhe se shpëtimi ynë është vetëm prej hirit. Por kjo e vërtetë ka humbur sot. Ndonëse sot mund të thuhet që shpëtimi është vetëm prej hirit në të vërtetë ky pohim i mirë mohoet kur më pas thuhet që ai është një bashkëpunim midis Zotit dhe njeriut.  Pra, me fjalë të tjera, për shpëtimin tonë, ca % i bën Perëndia dhe ca % i bëjmë ne. A është ky një shpëtim VETEM prej Hirit? Ky mësim njerëzor që […]

  • Dhuntia e Gjuhëve në Kishën pas Apostujve (Vitet 100-400 pas Krishtit)

    Dhuntia e Gjuhëve në Kishën pas Apostujve (Vitet 100-400 pas Krishtit) Cleon L. Rogers Publikuar fillimisht në Prill, 1965. Është shumë e qartë në mësimin e Palit që gjuhët do të pushojnë (I Kor. 13:8), por, sigurisht, problemi i madh është kur do të ndodhë kjo. Ky studim nuk ka si synim të trajtojë përgjigjet e mundshme për pyetjen (1), por të shqyrtojë dëshmitë nga etërit e kishës nga vitet 100 deri 400 pas Krishtit për të përcaktuar nëse gjuhët praktikoheshin akoma siç ishin në kohën e apostujve. Nëse gjuhët janë të rëndësishme siç shumë mësojnë, atëhere udhëheqësit e Kohës Pas Apostujve duhet ta kenë theksuar këtë dhe ta kenë urdhëruar shumë fort praktikimin e tyre. Por megjithatë, dëshmitë nuk tregojnë që gjuhët kishin një vend të rëndësishëm në kishë nga vitet 100 deri 400 pas Krishtit.   DËSHMIA E ETËRVE APOSTOLIKE Ndërsa ka prova të qarta nga Shkrimi që dhuntia e gjuhëve ishte në veprim gjatë kohës së apostujve (2), është tepër domethënëse që dhuntia, askund, nuk përmëndet tërthorazi, lihet të kuptohet, ose të gjehet në Etërit Apostolikë. Dikush mund të kundërshtojë që ky është thjesht një argument nga heshtja e tyre dhe ka po aq mbështjetje për vazhdimin e dhuntisë sa edhe për pushimin e dhuntisë. Megjithatë, rëndësia e kësaj heshtje merr një peshë më të madhe kur shihet në dritën e fakteve të caktuara. Së pari, disa prej Etërve Apostolikë shkruan nga dhe drejt kishave ku dhuntia ishte praktikuar gjatë kohës së apostujve. Rasti më i shquar i kësaj është Klementi i Romës dhe letra e tij drejtuar kishës së Korintit. Nëse kishte një kishë të hershme ku gjuhët ishin praktikuar, ishte kjo. Qartazi, kjo ishte një nga problemet kryesore që Pali duhej të luftonte në letrën e tij ndaj tyre (3); por Klementi i Romës asnjëherë nuk e përmënd dhuntinë, madje edhe kur foli për trashëgiminë e tyre shpirtërore (4). I njëjti problem i mosbindjes ndaj autoritetit ishte i pranishëm (5), por ai i gjuhëve siç duket qartë ishte zgjidhur nga pushimi i tyre. Ignatiusi i shkroi kishës së Efesit ku të krishterët e parë flisnin në gjuhë, por edhe ai, gjithashtu, nuk ka asgjë për të thënë në lidhje me dhuntinë (6). Së dyti, mbulimi i gjërë gjeografik i Etërve Apostolikë e bën heshtjen e tyre tepër domethënëse. Klementi i shkroi Korintit nga Roma; Polikarpi, peshkopi i Smirnës, u shkroi atyre në Filipi, Ignatiusi i Antiokit i shkroi kishave të Efesit, Magnesias, Tralles, Romës, Smirnës, Filadelfias; letra e Barnabës me shumë gjasa u shkrua nga Aleksandria (7); Bariu i Hermas mund të jetë shkruajtur nga Roma; Papias ishte nga Hierapolisi në Frigji; the Didahi mund të jetë shkruar nga Egjipti ose ndoshta nga Siria ose Palestina (8); dhe Letra e Diogenit ndoshta u shkruajt nga Aleksandria. Kjo praktikisht mbulon çdo zonë domethënëse të Perandorisë Romake, dhe patjetër që nëse dhuntia e gjuhëve ishte e shtrirë kudo dhe me bollëk, me siguroi që do të ishte përmëndur në ndonjë mënyrë. Së treti, karakteri doktrinal i Etërve Apostolikë e bën heshtjen e tyre në lidhje me gjuhët tepër domethënëse. Ndonëse ato nuk u shkruajtën si libër mësimi mbi teologjinë, shkrimet e tyre praktikisht mbulojnë çdo doktrinë thelbësore që mësohet në Dhiatën e Re (9). Përmëndet çdo gjë rreth teologjisë dhe deri te eskatologjia, por prapësëprapë nuk ka asnjë dëshmi për ndonjë diskutim ose trajtim të gjuhëve. Së katërti, qëllimi i shumë prej shkrimeve që lënë jashtë gjuhët e bën tepër domethënëse. Për shembull, qëllimi i letrës ndaj Diognetusit ishte për t’ju përgjigjur pyetjeve të Diognetusit në lidhje me Krishtërimin (10). Shkruesi vazhdon të tregojë marrëzinë e idhujtarisë (1-2), pamjaftueshmërinë e Judaizmit (3-4), dhe epërsinë e Krishtërimit (5-12) (11). Kjo do të kishte qënë një mundësi e shkëlqyer për të paraqitur dhuntinë e gjuhëve si një provë për karakterin e mbinatyrshëm të Krishtërimit. Siç u përmënd edhe më parë, Klementi i Romës shkroi për të korrigjuar gabimet shpirtërore në Korint, por ai nuk flet fare për gjuhët. Ireneu tha në lidhje me letrën e Polikarpit ndaj Filipianëve që ata që “zgjedhin të bëjnë kështu, dhe janë në ankth për shpëtimin e tyre, mund të mësojnë karakterin e besimit të tij, dhe predikimin e së vërtetës” (12). Polikarpi gjithësesi, në asnjë vend nuk tregon që gjuhët janë pjesë normale e Krishtërimit; në fakt, ai nuk e prek fare temën e gjuhëve. Nga këto vëzhgime, është e qartë që heshtja e Etërve të Kishës nuk mund të injorohet si të ishte pa ndonjë pasojë.   DËSHMIA E JUSTIN MARTIRIT Justin Martiri, që lindi rreth vitit 100 pas Krishtit dhe u martirizua diku mes viteve 163 dhe 167 (13), udhëtoi shumë në Perandorinë Romake dhe duhet të ketë rënë në kontakt me këtë fenomen të të folurit në gjuhë. Ai kishte lindur në Samari, ishte kthyer në besim në Efes, dhe udhëtoi nëpër perandori si një Mësues i krishterë (14). Pavarësisht këtij udhëtimi dhe mësimi gjithëpërfshirës, Justini nuk ka asgjë për të thënë në lidhje me dhuntinë e gjuhëve. Megjithatë, ka një pjesë në veprën e tij “Dialog me Trifon” e cila mund të japë idenë që Justini kishte njohuri për gjuhët. Duke argumentuar që dhuntitë profetikë të Judenjve tani u janë transferuar të krishterëve, ai thotë: “Sepse dhuntitë profetike qëndrojnë me ne, edhe në kohën e tanishme. Dhe prandaj ti duhet të kuptosh që [dhuntitë] më parë midis kombit tënd na janë transferuar neve”(15). Megjithatë, Jackson vë re që “nuk është e sigurt që bëhet fjalë për të folurit në gjuhë”(16). Ka një numër gjërash që e mbështesin këtë dhe e bëjnë pothuasje të sigurt që Justini nuk kishte në mendje dhuntinë e gjuhëve. Së pari, Justini deklaron që dhuntitë për të cilat po flet ishin më parë midis popullit të Izraelit. Kjo me patjetër që nuk do t’i aplikohej kësaj dhuntie sepse është përdorur vetëm në lidhje me kishën (17). Së dyti, kur Justini flet për dhuntitë ai përmënd shtatë, por dhuntia e gjuhëve nuk është përfshirë (18). Në dritën e këtyre fakteve është shumë e qartë që […]

  • Zell pa Njohuri

    Nga R.C. Sproul Shumë njerëz habiten, dhe disa tronditen, kur dëgjojnë për përfshirjen time vite më parë në lëvizjen karizmatike. Filloi në vitin 1965, shumë shpejt pasi u ktheva nga studimet në Hollandë për të dhënë mësim në filozofi dhe teologji në shkollën ku kam qënë vetë nxënës. Disa nga studentët e mi më të vjetër që ishin duke u përgatitur për shërbesë më flisnin me entuziazëm rreth eksperiencave të tyre me Frymën e Shenjtë dhe për marrjen e dhuntisë së gjuhëve.  Reagimi im i parë ishte një skepticizëm i thellë, sepse përvoja ime e vetme e mëparëshme kishte qënë me Pentakostalë që kishin një pikëpamje jo normale për shenjtërinë.   Gjithësesi, shpejt, numri i studentëve të mi të përfshirë në këtë fenomen, i shoqëruar me nivelin e tyre të lartë të aftësisë si studentë, më bëri që ta rimendoja dy herë. Unë gjithashtu kisha dëgjuar lajme që të folurit në gjuhë po shpërthente në denominacionet kryesore si në kisha Presbiteriane, Metodiste, Episkopeliane, dhe Luterane. Lajme për shpërthime të tilla në Notre Dame dhe në Universitetin “Duquesne” zgjoi kureshtjen time. Unë fillova të takohesha me studentët e mi për ta diskutuar këtë cështje në shtëpinë time. Këto takime u bënë kohë të rregullta lutje që vazhdonin për disa orë, ose në një rast, të gjithë natën. Për shkak të hovit të lutjes që këta sudtentë shfaqën, unë fillova të pyesja veten nëse po humbisja dicka në jetën time shpirtërore. Vëmendja ime u kthye te Dhiata e Re, vecanërisht te mësimi i Palit mbi gjuhët te 1 Korintasve. Te kapitujt 12–14, Pali trajton abuzimet e gjuheve në kishën e Korintit dhe qorton ata që kishin lartësuar dhuntitë e tyre mbi ato të të tjerëve. Ishte e qartë që Pali nuk i vendosi gjuhët, ose glossolalia, në majën e dhuntive dhe nuk i mësoi gjuhët si një shenjë e domosdoshme për pagëzimin e Frymës së Shenjtë. Te 1 Korintasve 14, Pali jep udhëzime të detajuara për përdorimin e gjuhëve. Megjithëse ai paralajmëron fort kundër shumë abuzimeve të gjuhëve, ai nuk përjashton përdorimin e tyre. Në të vërtëtë, në mënyrë të qartë thotë, “mos ndaloni të flasin në gjuhëra.” (v. 39b). Pali gjithashtu shkruan: “Ai që flet një gjuhë tjetër ndërton veten e tij, por ai që profetizon, ndërton kishën. Unë dua që të gjithë ju të flisnit gjuhëra, por më tepër të profetizonit” (v. 4– 5a). Pali qartazi po mëson epërsinë e krahasueshme të profecisë mbi gjuhët. Por ai po vë në krahasim të mirën dhe më të mirën, jo të mirën dhe të keqen. Dy gjëra më goditën në këtë pasazh. E para është që Pali thotë që gjuhët janë ndërtuese për individin. Si i krishterë, unë doja gjithcka që Fryma e Shenjtë kishte për mua. Së dyti, apostulli thotë që ai dëshiron që të gjithtë të krishterët Korintas të flisnin në gjuhë. Megjithëse ai shpreh preferencën e tij për profecinë, ai përsëri pohon dëshirën e tij që të gjithë të flasin në gjuhë. Si përfundim, në vargun 18, Pali thotë, “Unë e falënderoj Perëndinë time, sepse flas më shumë në gjuhë se ju të gjithë.” Meqënëse Pali ishte një folës i gjuhëve dhe shprehu dëshirën e tij që të gjithë të flisnin në gjuhë, unë e mora dhe e kuptova këtë që duhej të kërkoja këtë dhunti shpirtërore. Pengesa më e madhe me të cilën ende përballesha ishte pyetja nëse ajo që po ndodhte në lëvizjen bashkëkohore karizmatike ishte me të vërtet një rizgjim i dhuntive të Dhiatës së Re. Që do të thotë, a ishte shpërthimi modern i glossolalia e njëjta gjë që praktikohej në kishën apostolike? Unë pashë që kjo ishte një pyetje shume e vështirë për t’ju përgjigjur për shkak të referencave të pakta për fenomenin përgjatë historisë së kishës, përvec shfaqjes midis grupeve heretike sic ishin Montanistët. Sidoqoftë, unë e kërkova dhuntinë dhe shpejt isha në gjendje t’u bashkohesha miqëve të mi duke u lutur në gjuhë. Por unë nuk gjeta asnjë ndërtim nga ajo dhe përsëri preferoja të lutesha me të kuptuar. Ndërkohë, unë vazhdova të hetoja pyetjen nëse ky ishte fenomen i Dhiatës së Re. Ndërsa lëvizja u zgjerua, filluan të vinin lajme për njerëz në fetë jo të krishtera që praktikonin “gjuhët.” Kishte gjithashtu lajme qe gjuhët ishin identifikuar si gjuhë të huaja të njohura por asnjë nga këto nuk ishte verifikuar. Ndërsa koha kalonte, disa gjëra u bënë të qarta. Së pari, teologjia neo-pentakostale ishte duke u bërë popullore. Ndonëse jo në një bllok midis karizmatikëve, e theksonte të folurit në gjuhë si një shenjë të nevojshme dhe të domosdoshme të konceptit biblik të pagëzimit të Frymës së Shenjtë. Gjithahtu karakterizohej nga pohime fantastike për mrekulli dhe profeci mbinatyrore me zbulesë të re. Sa më shumë interpretime të të folurit në gjuhë dhe profeci që dëgjoja, aq më shumë doktrinë të rreme dhe profeci të rreme dëgjoja. Disa njerëz më flisnin “profeci” për gjëra specifike që do të ndodhnin brenda një periudhe kohore specifike. Cdo profeci e këtij lloji nuk ndodhi asnjëherë. Unë dëgjoja haptazi doktrinë të rremë, doktrinë në antitezë (kundërshtim) të qartë me Shkrimin, që u jepej njerëzve përmes interpretimit të gjuhëve. Pohimet ekstravagante për mrekullira që isha në gjendja t’i hetoja rezultuan të pabazuara. Dukshëm dicka ishte tmerrësishit gabim në këtë pamje. Me pak fjalë, lëvizja karizmatike nuk po jepte të mirat. Më shumë e më shumë njerëz po kërkonin të jetonin jetën e krishterë mbi ndjenjat sesa mbi Fjalën. Unë pashë një rizgjim të fortë të pikëmamjeve të tipit të “jetës më të thellë” të shenjtërimit që u premtonin të krishterëve një vepër të dytë të vecantë të hirit me anë të së cilës mund të jetonin jetën “fitimtare” të krishterë duke qënë “i mbushur me Frymën.” Kisha tani kishte dy klasa të krishterësh—ata që ishin të pagëzuar në Frymë dhe ata që nuk ishin; ata që ishin “të mbushur me Frymën” dhe ata që nuk ishin. Unë u binda se kjo dikotomi jo vetëm që nuk mësohej në Dhiatën e Re por ishte e kundërta me atë […]

  • Rreziku i citimit në mënyrë selektive të vargjeve në Ungjillëzim

        

FAMILJA

  • Bekimi i një bashkëshorteje të virtytshme

    Nga Steve Lawson Janë të pakta influencat që e ndikojnë zemrën e një burri për Perëndinë më shumë sesa gruaja e tij, qoftë kjo për mirë apo për keq. Ajo ose do të inkurajojë devotshmërinë e tij shpirtërore ndaj Perëndisë ose do ta pengojë atë. Ajo ose do të rrisë pasionet e tij për Perëndinë ose do të hedhë ujë të ftohtë mbi to. Çfarë lloj gruaje e inkurajon rritjen shpirtërore të burrit të saj? Fjalët e Urta 31:10-31 jep një profil të gruas që është e denjë për besimin e burrit të saj. Një grua e tillë është mishërimi i urtësisë së vërtetë prej Perëndisë, duke e bërë burrin që t’i besojë asaj me një besim të plotë. “Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme?” (v. 10). Një grua e tillë është e vështirë që të gjendet. Fjala e virtytshme (hayil) mund të nënkuptojë “forcë, aftësi, vlerë, ose dinjitet.” Kjo grua shëmbëllen secilën prej këtyre cilësive, duke qënë shume aftë, me karakter fisnik dhe përkushtim të fortë ndaj Perëndisë dhe familjes së saj. Vetëm Perëndia mund ta sigurojë një grua të tillë të virtytshme: “Shtëpia dhe pasuritë janë trashëgimi nga etërit, por një bashkëshorte e mençur vjen nga Zoti” (Fjalët e urta 19:14). “Kush ka gjetur grua ka gjetur një gjë të mirë dhe ka siguruar një favor nga Zoti” (18:22). Gruaja e virtytshme është një dhuratë nga Perëndia. A është çudi që “zemra e burrit të saj ka besim tek ajo” (v. 11)? Burri ka besim sepse “ajo i bën të mira tërë ditët e jetës së tij” (v. 12). Ajo sjell shumë pika të forta në martesën e tyre, ku secila është e përshtatur në mënyrë unike për të plotësuar dobësitë e tij. Dhuntitë e saj menjëherë bëhen fitimet e tij, dhe ajo jep shumë që e bën atë ti besojë?   Shërbimi i saj Së pari, kjo grua e jashtëzakonshme i shërben atij pa u lodhur. Ajo nuk rri duarkryq, por “gjen lesh dhe li,” dhe “me duart e veta” (v. 13) tjerr fill dhe për të bërë veshje. Ajo është “si anija e tregtarëve” (v. 14), që niset për të gjetur pëlhurën më të mirë, me çmimin më të mirë, në mënyrë që të bëjë rrobat më të mira. Kjo grua vetë-mohuese “çohet që me natë” (v. 15) për të përgatitur ushqimin për familjen. Si një menaxhere e shkëlqyer, ajo mbikqyr “shërbëtorët e saj” ndërsa ata shërbejnë krah saj në shtëpi.   Suksesi i saj Së dyti, kjo grua inicuese ka një gjykim të shëndoshë kur merret me gjërat e saj të shumta. Ajo me mendjemprehtësi “shikon një arë,” dhe e blen atë. Aty, ajo mbjell një “vresht” (v. 16). Prej vendosmërisë së saj “të fortë” (v. 17), ajo fiton të ardhura për familjen e saj. Tregëtia “shkon mbarë” (v. 18), duke siguruar kështu burime shtesë për të ndarë me të tjerët. Ajo punon mirë deri “natën” me “furkën” dhe “boshtin” e saj (v. 19) për të bërë veshje për familjen e saj.   Sakrifica e saj Së treti, kjo grua e kujdesshme jep me zemërgjerësi ndaj “të varfërit” dhe “nevojtarit” (v. 20). Ndërsa “bora” afron, i jep familjes së saj. Ajo ka planifikuar që më parë, duke bërë “veshje të dyfishtë” (v. 21) për shtëpinë e saj. Ajo nuk kursen asnjë përpjekje dhe kosto për të siguruar sa më mirë që të mundet. Pasi ka siguruar për të tjerët, kjo grua punëtore bën “mbulesa si sixhade” dhe rroba “për veten” prej “liri shumë të hollë dhe të purpurta” (v. 22). Aftësia e saj për të dhënë rroba të shtrenjta është një provë e qartë e favorit të Perëndisë mbi punët e saj.   Zgjuarsia e saj Së katërti, virtytet e saj të shumta rrisin vendin e burrit te “porta” (v. 23), ku takohen krerët e qytetit. Me mendje të mprehtë, kjo grua e virtytshme “përgatit,” “shet,” dhe “furnizon” (v. 24) rrobat e bëra. Pavarësisht se është shumë e aftë, ajo nuk konkuron me udhëheqjen e burrit të saj, por i nënshtrohet atij përulësisht—dhe të gjithë e dinë këtë.   Forca e saj Së pesti, kjo grua e çmuar shikon në të ardhmen me “forcë” dhe “nder” (v. 25). Megjithëse ajo parashikon shumë sfida, ajo prapësëprapë “qesh” (v. 25), me konfidencë pozitive në përkujdesjen providenciale të Perëndisë. Ajo është pritëse që furnizimi i qiellit do të plotësojë çdo nevojë të familjes së saj. Ndërsa njerëzit kërkojnë këshillën e saj, ajo flet fjalë “diturie” dhe “mirësie” (v. 26) ndaj tyre. Megjithësë mund të jetë e zenë jashtë shtëpisë, ajo nuk e neglizhon “shtëpinë e vet” (v. 27).   Epërsia e saj Së gjashti, ajo është një nënë kaq e tillë saqë fëmijët e saj vërejnë virtytshmërinë e saj dhe “e quajnë të bekuar/fatlume” (v. 28). Burri i saj sheh veçoritë e karakterit të saj në prindërim dhe “e lëvdon.” Ai mburret që ndër gratë, “[ajo] ia kalon të gjithave” (v. 29). Në sytë e tij, nuk ka asnjë që mund të pretendojë të jetë e barabartë me të.   Përshpirtshmëria e saj Së shtati, madhështia e vërtetë e kësaj gruaje është devotshmëria e saj shpirtërore. Ajo “ka frikë nga Zoti” (v. 30). Vetëm “hiri” dhe “bukuria” janë “i rremë” dhe “i kotë.” Tërheqja e saj e vërtetë për burrin është nderimi dhe frika që ajo ka për Perëndinë. Madje edhe krerët e qytetit “e lëvdojnë” te “porta” (v. 31), duke njohur integritetin e jetës së saj. Burri i saj vlerëson besnikërinë dhe zellin e saj. Ai është burri më i bekuar. A është vërtet çudi që burri i saj i beson? Realiteti i Perëndisë në jetën e saj e bën atë të denjë për konfidencën e tij të plotë. Sipas çdo vlerësimi, ajo është “kurora e burrit të saj” (12:4). Vetëm Perëndia mund ta sigurojë një ndihmëse të tillë të virtytshme. A të ka dhënë Perëndia një grua të tillë? A e sheh se si ajo të përshtatet ty specifikisht? A e sheh se si ajo e ka rritur efektivitetin tënd […]

  • Detyrat e Veçanta të Burrave ndaj Grave të tyre

    Nga Riçard Bakster (Richard Baxter) Marrë nga Kapitulli VIII. Nga doracaku i puritanit anglez mbi jetën familjare, “Ekonomia e krishterë/Christian Economics”, pjesë e librit të tij “Një udhërrëfyes i krishterë/A Christian Directory”, botuar për herë të parë në vitin 1673 dhe ribotuar nga Soli Deo Gloria në vitin 1990. Ai që dëshiron që e tija grua t’i kryejë detyrat dhe falë ngushëllimin e saj, duhet të jetë besnik në kryerjen e detyrave që i takojnë burrit. Moskryerja e detyrave tuaja mund të shkaktojë dështimin e dikujt tjetër ndaj jush, ose më së paku do t’ju mundojë aq shumë dhe do të jetë kaq e hidhur për ju në fund, shumë më tepër sesa sikur nëse njëqind të tjerë të mos e kryenin detyrën e tyre ndaj jush. Një burrë i mirë ose do ta bëjë të mirë bashkëshorten e vet, ose lehtësisht dhe me shumë fitim do ta durojë një bashkëshorte të keqe. Prandaj do t’ju jap disa udhëzime për detyrën që ju takon, prej kryerjes së të cilës varet edhe lumturia juaj.   UDHËZIMI I. Burri duhet të marrë përsipër rolin kryesor të qeverisjes të mbarë familjes, madje edhe të vetë bashkëshortes. Për këtë arsye ai: Duhet të punojë që të jetë i përshtatshëm dhe i aftë për rolin që ka marrë përsipër. Aftësia qëndron: Në shenjtëri dhe urtësi frymërore, që të mësojë mënyrën se si duhet ta bëjë këtë dhe rregullin sipas të cilit duhet të veprojë, si dhe veprat kryesore që duhet të kryejë. Një burrë i paperëndishëm dhe i pafe as e njeh edhe as e do këtë përbërës kryesor të qeverisjes së familjes. Në njohjen e mirë të veprave të thirrjes së tij dhe punëve me të cilat duhet të merren shërbëtorët e tij. Ata që nuk i njohin fare punët e tyre, do të jenë të pazotë që t’i drejtojnë shërbëtorët në kryerjen e tyre: veç nëse ia besojnë këtë pjesë të qeverisjes bashkëshortes ose një administratori që gëzon besimin e tyre të plotë. Duhet të njohë mirë natyrën e zakonshme dhe dobësitë e qenieve njerëzore, që të dijë se sa dhe si duhet të durojë; gjithashtu duhet të njohë karakterin e veçantë, dobësitë dhe virtytet e atyre që i kanë rënë për pjesë që t’i drejtojë. Duhet të jetë i pjekur që ta kontrollojë veten në qëndrimin ndaj tyre, i drejtë që ta trajtojë gjithsecilin ashtu siç e meriton, si dhe i dashur që t’i trajtojë ata në mënyrën më të mirë të mundshme fizikisht dhe frymërisht. Duke u aftësuar për sa më sipër, duhet ta kthejë qeverisjen e mirë të vetes në përpjekjen e vet të përditshme, me qëllim që shembulli i tij të drejtojë qeverisjen e tij të të tjerëve.   UDHËZIMI II. Burri duhet t’i ndërthurë në një mënyrë të tillë autoritetin dhe dashurinë, saqë asnjë prej tyre të mos harrohet ose të fshihet, duke i ushtruar dhe mbajtur që të dy njëherësh. Dashuria nuk duhet të ushtrohet në mënyrë kaq të papjekur sa të shkatërrojë ushtrimin e autoritetit; dhe autoriteti nuk duhet të ushtrohet mbi bashkëshorten në mënyrë kaq autoritare, sunduese apo arrogante sa të shkatërrojë ushtrimin e dashurisë. Për shkak se dashuria juaj duhet të jetë një dashuri qeverisëse, po kështu edhe urdhërimet tuaja duhet të jenë që të gjitha urdhërime plot dashuri. Mos e humbni autoritetin tuaj, sepse kështu do ta keni të pamundur të ushtroni ofiqin e bashkëshortit ndaj gruas suaj ose të zotërisë mbi shërbëtorët tuaj. Prapëseprapë duhet të bëni kujdes që ta ushtroni autoritetin në përputhje me dashurinë martesore, jo me egërsi a mizori, kërcënime a goditje (përveçse në rast hutimi a humbje të mendjes, kur humbet aftësia për t’u sjellë në mënyrën e duhur siç i takon sjelljes së bashkëshortit ndaj bashkëshortes). Ka shumë raste barazie në të cilat autoriteti nuk duhet të ushtrohet; por nuk ka asnjë rast pabarazie ose padenjësie kaq të madhe që të përjashtojë ushtrimin e dashurisë martesore, ja pse ajo nuk përjashtohet në asnjë rast.   Udhëzimi III. Është detyra e burrave të imponojnë autoritetin e grave të tyre mbi fëmijët dhe shërbëtorët e familjes. Kjo sepse qeverisin që të dy së bashku mbi gjithë anëtarët vartës të familjes. Gratë mund të trajtohen me përbuzje nga fëmijët dhe shërbëtorët për shkak të dobësive të tyre, duke qenë këta të prirë që t’i shpërfillin dhe të mos iu binden atyre po qe se burri nuk ndërhyn në mbrojtje të nderit dhe autoritetit të tyre. Prapëseprapë kjo duhet të bëhet me kujdes me qëllim që: 1. Të mos përligjni asnjë gabim, ves a dobësi e grave tuaja. Mbase këto mund të fshihen ose të justifikohen për sa është e mundur, por asnjëherë nuk duhen pranuar apo mbrojtur. 2. Të mos nxisni bindjen ndaj çdo kërkese të paligjshme të tyre. Askush nuk ka autoritet që t’i kundërvihet ligjit të Perëndisë ose që të krijojë përjashtime nga zbatimi i tij. Ju veç do të mpakni autoritetin tuaj përpara personave të çdo lloj të kuptuari, nëse e përligjni çdo gjë që është kundër autoritetit të Perëndisë. Mirëpo, nëse urdhri jepet për kryerjen e veprimeve të ligjshme, edhe pse mund të jetë e bezdisshme për ju, duhet t’i qortoni vartësit për mosbindjen e tyre dhe të mos i lejoni ata që t’i shpërfillin urdhrat e bashkëshortes, as edhe të mos e ngrenë arsyen dhe vullnetin e tyre kundër tyre, duke thënë se nuk do t’i binden atyre. Si mund të ndihmojnë urdhrat e gruas në qeverisjen e shtëpisë tënde, kur lejoni që ato të mbeten pa u zbatuar?   Udhëzimi IV. Ju gjithashtu duhet të ruani nderin si edhe autoritetin e grave tuaja. Nëse ato vuajnë nga ndonjë dobësi çnderuese, kjo nuk duhet të përmendet nga fëmijët dhe shërbëtorët. Ashtu si i mbulojmë me kujdes pjesët më të pahijshme, (sepse pjesët tona më të hijshme nuk kanë nevojë për këtë) (1 Korintasve 12:23, 24), duhet të veprojmë edhe në këtë rast. Fëmijët a shërbëtorët nuk duhen lejuar që të sillen në mënyrë të pasjellshme a ashpër me to, as të mos i përçmojnë […]

  • Fëmijët e Cezarit!

    Nëse i dërgojmë fëmijët tanë te Cezari për edukimin e tyre ne nuk duhet të habitemi kur ata te kthehen në shtëpi si romakë! Për më shumë shpjegim për këtë temë shiko këtu: https://www.youtube.com/watch?v=CUqTfJ2n-DElist=PLwZsVj3A9EoTfSmx1jG_3t508BTNe1vhT   

  • Gënjeshtrat e kulturës për Martesën

    Gjërat jobibike që besojmë për martesën!   

  • Si duhet të sillet një grua e perëndishme me burrin e saj

        

  • Parime biblike për takimet, njohjet dhe zgjedhjen e personit për martesë

    Disa parime të nevojshme për njohjet   

  • Kur një djalë duhet të fillojë të shohë për bashkëshorten e tij?

    3 gjëra që duhet të ketë një djalë dhe 3 gjërat që një vajzë duhet të shohë. Për më shumë në anglisht: https://www.youtube.com/watch?v=AP6cc2aBecE&list=PLzyv8Uf38a-orNZkSyzKyBa92w1Tw1vWN   

  • Burrëria Biblike, Dashuria, Marrëdheniet, Lidhjet dhe Martesa

    Kur duhet të mendosh për një grua? Cfarë është burrëria biblike? Po marrëdheniet dhe lidhjet? Për më shumë në anglisht: https://www.youtube.com/watch?v=AP6cc2aBecE&list=PLzyv8Uf38a-orNZkSyzKyBa92w1Tw1vWN   

Vullneti i Lirë?

  • Tendenca e të gjitha Herezive dhe Mësimeve të Rreme | Nga Spërxhën

    Nga predikimi i Spërxhën (Spurgeon), “Vetë-mjaftueshmëria e vrarë” Eshtë një fakt i madh që të gjitha herezitë që kanë dalë në kishën e krishterë kanë pasur një tendencë të vendosur për ‘të çnderuar Perëndinë dhe për të lajkatuar njeriun’. Ato kanë pasur gjithmonë si synim të fshehtë, në mos qëllim të hapur, lartësimin e natyrës njerëzore, dhe hedhjen poshtë të sovranitetit të hirit hyjnor. Të grabisësh Perëndinë nga lavdia që i përket emrit të Tij, këta profetë të rremë hedhin një llustër të rreme mbi kokën e krijesës rebele dhe të prishur. Nga ana tjetër, doktrinat e ungjillit, që njihen si doktrinat e hirit, dallohen mbi çdo doktrinë tjetër për veçantinë, që ato e zhysin krijesën shumë poshtë, dhe paraqesin përpara nesh Zotin Jehova si të ulur mbi fron, të ngritur lart. Kaq e vërtetë është kjo, saqë i krishteri më i pashkolluar, edhe nëse nuk është i aftë të refuzojë një fjalim të gabuar, mund të jetë në gjendje gjithmonë të zbulojë pavërtetësinë e saj, nëse përlëvdon njeriun në kurriz të Perëndisë. Foshnja më e thjeshtë në hir mund ta bëjë këtë test: në mes të opinioneve të ndryshme nga të cilat rrethohet, ai gjithmonë mund të gjykojë, dhe të gjykojë në mënyrë të pagabueshme gjithashtu, vërtetësinë ose fallcitetin e një doktrine duke e testuar kështu — “A përlëvdon Perëndinë?” Nëse është kështu, është e vërtetë. “A lartëson njeriun?” Atëhere është e rreme. A e vendos njeriun shumë poshtë, dhe flet për të në një mënyrë që e bën të ndjejë korruptimin dhe prishjen e tij? Atëhere pa dyshim është plot të vërtetë. Dhe a e vendos kurorën mbi kokën e Perëndisë, dhe jo në kokën e vullnetit të lirë të njeriut, ose veprave të mira? Atëhere me siguri është një doktrinë sipas perëndishmërisë, sepse është vetë e vërteta e Zotit, Perëndisë tonë.

  • Si është njeriu natyror i rënë sipas Biblës?

     

  • city, man, sitting-3775520.jpg Idhulli i Vullnetit të Lirë

    Nese ka nje idhull sot qe kisha po e adhuron dhe shume te krishtere po e mbajne fort ai eshte idhulli i Vullnetit te Lire. Pra, fuqise njerezore per te ndihmuar Perendine dhe per ti sjelle shpetimin vetvetes. Nese perpiqesh ta rrezosh kete idhull, nje stuhi dhe revolte do te ngrihet kunder teje. Realiteti eshte qe shume Kisha ungjillore sot, njesoj si edhe Kisha katolike, ndryshe nga Bibla dhe Reformacioni Protestant, besojne ne nje vullnet “te lire” ku njeriu ndihmon dhe bashkepunon me Perendine dhe i sjell shpetimin vetvetes. Fillimisht, vullneti “i lire” mesohej nga Pelagji ne shek. e katert pas Krishtit. Pelagji mesonte qe njeriu nuk lind me mekat, njeriu nuk eshte i vdekur ne mekat, njeriu ka vullnet te lire dhe njeriu nuk ka fare nevoje per hirin e Zotit per tu shpetuar. Keto mesime u quajten Pelegjianizem dhe Pelagji u shpall heretik nga e gjithe kisha e asaj kohe. Ne kete kohe Agustini i kundershtoi fort mesimet e Pelagjit. Ne shekullin e 16-te, Armini, eci ne rrugen e Pelegjianizmit. Ai solli nje forme me te bute te tij i cili u quajt Arminianizem. Ai mesonte se renia e ka prekur njeriun por njeriu ka vullnet “te lire” dhe se bashkepunon me Perendine per te sjelle shpetimin. Pra, shpetimi nuk eshte vetem prej hirit, por eshte nje pjese prej Perendise dhe nje pjese prej njeriut. Keto sisteme te futura dhe te krijuara prej njeriut e hoqen shpetimin nga duart e Perendise dhe e vune ate ne duart e njeriut, duke bere keshtu njeriun sovran, jo Perendine dhe qe merita dhe lavdia ndahet midis Perendise dhe njeriut. Duam apo uk duam ta pranojme pjesa derrmuese e kishave ungjillore sot jane rikthyer tek keto mesime dhe ne katolicizem dhe jane pushtuar nga Arminianizmi i cili eshte vdekjeprures dhe nje nga arsyet kryesore te gjendes se krishterimit sot. Por, le ti marrim gjerat me radhe. Cfare eshte Vullneti? A eshte ai i lire? Le te sqarojme fillimisht qe njeriu ka Vullnet, por ky vullnet i tij nuk eshte i lire sic besohet gjeresisht sot. Adami dhe Eva ishin te lire sepse nuk ishin te shthurur dhe te korruptuar nga mekati sic eshte sot njeriu. Ata kishin vullnet te lire por pasi rane ne mekat ata vdiqen shpirterisht dhe per pasoje vullneti i tyre u be skllav i mekatit. Vullneti ve ne zbatim, ve ne veprim, ate qe zemra njerezore deshiron me shume. Por cfare deshiron zemra njerezore? Ajo nuk e deshiron Perendine. Njeriu natyror jobesimtar ne fakt, eshte i verber, me zemer te ngurtesuar, e urren Perendine, nuk e kerkon Ate, dhe gjerat shpirterore per te jane thjesht marrezi. Ai pelqen mekatin dhe kurre nuk do e deshiroje Perendine. Nese disa duket sikur po e kerkojne nepermjet fese, kjo ndodh sepse ata jane egoiste dhe duan nje vend te persosur ku te shkojne pas vdekjes, por nuk duan te gjejne Perendine kur te shkojne atje. Pra, vullneti ve ne zbatim ate qe zemra e njeriut deshiron me shume, dhe per shkak se ai deshiron mekatin dhe jo Perendine, si rrjedhoje vullneti i tij, i skllaveruar ndaj mekatit, gjithmone do te zgjedhe sipas zemres se tij dhe do deshiroje mekatin. Prandaj duhet nje ringjallje dhe rilindje shpirterore. Perendia duhet te veproje ne zemrat e ngurtesuara, te hape syte e verber, te tejkaloje rezistencen dhe ti ringjalle shpirterisht njerezit e vdekur. Kjo eshte Rilindja. Ajo nuk eshte lindje ne mbreterine e Perendise pas besimit. Kjo eshte biresimi, Perendia na bireson dhe na ben bij te Tij. Rilindja eshte vepra e mbinatyrshme e Perendise ne Ringjalljen shpirterore te mekatareve te vdekur perpara sjelles se tyre ne besim. Ata qe tashme besojne ne Krishtin nuk ishin me te zgjuar, me te afte dhe me te lire se ata qe nuk besuan. JO, ndryshimin e beri Hiri i Perendise. Shpresa e vetme per njeriun eshte Hiri i Zotit. Nese njeriu do te bashkepunonte dhe do te ndihmonte Perendine per ti sjelle shpetimin vetes, atehere ky nuk eshte shpetim “VETEM PREJ HIRIT” por bashkepunim hir + vepra ku njeriu merr meriten dhe ia vjedh lavdine Perendise dhe ia jep vetes se tij per shpetimin e tij. Ky quhet Arminianizem dhe eshte vdekjeprures per kishen! Nese ka dicka qe po e shkaterron kishen sot dhe qe e ka bere te pafuqishme ate sot ai eshte Arminianizmi. Pse? – Sepse Arminianizmi ngre njeriun dhe ul Perendine, ben njeriun sovran, jo Perendine. Ne kete sistem eshte njeriu qe zgjedh Perendine, njeriu nuk eshte i vdekur, ai bashkepunon me Perendine, ai ndihmon Perendine dhe perdor te ashtuquajturin vullnet “te lire” per ti sjelle shpetimin vetes se tij, dhe lavdia ketu nuk i perket dhe nuk i shkon Perendise, por njeriut. E gjitha kjo ka sjell largim nga Bibla dhe pafuqi ne kishe. Sa me shume qe njeriu shihet si shpetimtari i vetes se tij, aq me pak do te jete fuqia e Perendise. Shpetimi shihet si nje veper njerezore, nje dicka e lehte, si nje vendim te lehte qe zgjat 2 minuta dhe qe merret me ane te nje lutjeje. Por Krishti tha, “kjo per njeriun eshte e pamundur, por per Perendine gjithcka eshte e mundur”. Eshte nje pamundesi absolute qe njeriu te shpetoje veten e Tij, pavaresisht vendimeve, lutjeve te shpetimit dhe metodave te shumta qe ai fut. Shpetimi eshte veper e Perendise dhe vjen vetem prej Tij. Keto lloj metodash njerezore te terheqjes se njerezve, te nje vendimi njerezor dhe te berjes se nje lutjeje kane bere shume kthime te rreme ne besim dhe si rezultat shume njerez jane genjyer dhe e pandehin veten per te krishtere, por jeta e tyre, frytet e tyre tregojne qe nuk jane fare te tille. Predikimi eshte thelbesor dhe jetik per kishen por per shkak te Arminianizmit predikimet dhe ungjillizimet sot jane fokusuar te njeriu, te argetimi i tij dhe vetepermiresimi i tij. Pse? Cfare lidhje ka Arminianizmi me kete? Nese ti ke nje sistem qe ngre lart njeriun, atehere edhe predikimet apo ungjillizimet do te jene rreth njeriut, do te jene […]

  • Shpjegimi më i qartë, më i plotë dhe më biblik për vullnetin e lirë

    A ka njeriu Vullnet te lire? A eshte bibilik ky mesim? Cfare thote Bibla?   

  • Arminianizmi kundërshton Biblën

    Nga Michael Jeshurun Perëndia thotë – “(Shpëtimi) “nuk varet as prej atij që do, as prej atij që vrapon, por nga Perëndia që ka mëshirë.!” [Rom 9:16] Arminiani thotë, “Me vjen keq, Shpëtimi ESHTE prej atij që do nga vetë ‘vullneti i lirë’ dhe prej atij që vrapon me vendosmërinë e tij!” ———-  Perëndia thotë, “Askush nuk mund të vijë tek unë, po qe se Ati që më ka dërguar nuk e tërheq!” [Gjoni 6:44] Arminiani thotë, “Më vjen keq, ky është interpretimi YT! Një njeri megjithëse i rënë dhe mëkatar MUND të vijë te Krishti nëse ai dëshiron!” ———-  Perëndia thotë, “Dhe unë u jap atyre jetën e përjetshme dhe nuk do të humbasin aspak, përjetë, dhe askush nuk do t’i rrëmbejë nga dora ime.” [Gjoni10:28] Arminiani thotë, “Më vjen keq, fëmija i Perëndisë MUND dhe do të humbasë nëse ai nuk ‘sillet’si i atillë, dhe megjithëse asnjë njeri nuk mund ti rrëmbejë ata nga dora e Perëndisë, fëmija i Perëndisë mund të largohet vetë!” ———-  Perëndia thotë, “Unë e… lë jetën time për delet. [Gjoni 10:15] Arminiani deklaron“Jo! Krishti derdhi gjakun e tijpër Judën njësoj si për Pjetrin, dhe për Pilatinsa edhe për Palin, dhe për ata që po digjen në ferrnjësoj si ata që janë në lavdi!” ———-  Perëndia thotë, “Kështu të shpenguarit nga Zoti do të kthehen, do të vijnë në Sion me klithma gëzimi [Isaia 51:11] Arminiani thotë, “Jo! Ata mund TE ZGJEDHIN që të mos kthehen dhe të mos vijnë!” ———- Si përfundim Perëndia thotë, “Do të bëj me ta një besëlidhje të përjetshme; nuk do të largohem më prej tyre dhe do t’u bëj të mira dhe do të shtie në zemrën e tyre frikën, me qëllim që të mos më braktisin. [Jeremia 32:40]Arminiani thotë, “Më vjen keq, Perëndia DO TE largohetnga fëmijët e Besëlidhjes së Tij nëse ata nuk sillen si të tillë dhe fëmijët e Tij do të largohen prej Tij nëse nuk janë besnikë.” ———- Përfundimisht, Shpëtimi sipas Arminianit  NUK është “prej Zotit!” [Jona 2:10]. Ai është prej “Zotit DHE njeriut!” Shpëtimi NUK është prej VETEM Hirit por prej Hirit PLUS VEPRAT! Në analizën përfundimtare njeriu ka me se të mburret (Rom 4:2) sepse pa ‘bashkëpunimin’ e TIJ Krishti vdiq më kot! “Por atij që bën vepra, paga nuk i llogaritet sipas hirit por SI DETYRIM;  ndërsa atij që NUK BEN VEPRA, por beson në atë që drejtëson të pabesin, BESIMI I TIJ i llogaritet për drejtësi. Sikurse dhe Davidi shpall lumturinë e njeriut të cilit Perëndia i llogaritdrejtësi PA VEPRA, duke thënë: “Lum ata të cilëve u janë falur paudhësitë dhe të cilëve mëkatet u janë mbuluar. Lum njeriu të cilit Zoti nuk do t’ia llogaritë mëkatin”.  [Romakëve 4:4-8] “Jo neve, o Zot, jo neve, por emrit tënd jepi lavdi, për mirësinë tënde dhe për besnikërinë tënde.  [Psalmi115:1]

Vargje të Keqinterpretuara

  • Keqinterpretimi i Vargut te Bibles Mateu 23:37 | Nga James White

    Ja pse Mateu 23:37 eshte nje nga vargjet me te keqinterpretuara te Bibles. Vargu thote: “Jeruzalem, Jeruzalem, që i vret profetët dhe i vret me gurë ata që të janë dërguar! Sa herë kam dashur t’i mbledh bijtë e tu ashtu si i mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët!”

  • Kuptimi i vërtetë biblik i Gjonit 3:16 që ndoshta nuk ta ka thënë askush

    Sa herë që diskutohet për shpëtimin apo zgjedhjen e Perendisë njerëzit shkojnë menjëherë të gjejnë strehë të Gjoni 3:16 dhe thonë: “Shiko këtu! Këtu thuhet ‘botën’, pra, vargu po flet për cdo njeri që ka jetuar në tokë dhe Perëndia i do të gjithë. Gjithashtu, në të njëjtin varg thuhet: ‘kushdo’ që beson do të shpëtohet! Pra, cdo kush që do mund ta pranojë Jezusin dhe të shpëtohet!” Pergjigjja për këtë cështje ka në përbërje këto pjesë: Konteksti i vargut Shpjegimi i fjalës “botë” Shpjegimi i fjalës “kushdo” Shtojcë: Mësimi i vërtetë biblik Konteksti i vargut Gjonin 3:16 thotë: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme.” Gjëja e parë që duhet të jetë e dukshme është që ky varg fillon me fjalën “Sepse.” Kjo do të thotë se është konkluzioni i një argumenti. Eshtë një deklaratë përmbledhëse. Kështu që, ne kemi nevojë ta shohim këtë varg në kontekstin më të madh. “Dhe ashtu si Moisiu e ngriti gjarprin në shkretëtirë, kështu duhet të ngrihet lart Biri i njeriut, që të gjithë që besojnë në të, të mos humbasin, por të kenë jetën e përjetshme. Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme. Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta gjykojë botën, por që bota të shpëtohet me anë të tij. Ai që beson në të, nuk gjykohet, por ai që nuk beson, tashmë është gjykuar, sepse nuk ka besuar në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë.” (Gjoni 3:14-18) Jezusi, duke folur me Nikodemin shkoi prapa në historinë e Izraelit dhe e rikujtoi për një ngjarje të vecantë. Pas fitores së tyre të madhe në Hormah, fëmijët e Izraelit pasi u drejtuan nga Deti i Kuq, duke i ardhur përqark vendit të Edomit, filluan të murmurisnin dhe të ankoheshin për mungesën e ujit. Ata kishin filluar ta urrenin manën e përditshme dhe ankoheshin për mungesën e ushqimeve të tjera, madje duke pasur dëshirë edhe për kohën e tyre në Egjipt. Kështu Perëndia dërgoi gjarpërinj helmues në kamp dhe shumë njerëz vdiqën. Izraeli kuptoi mëkatin e tij dhe ata i kërkuan Moisiut të ndërmjetësonte për ta. Moisiu u lut për popullin dhe Perëndia e udhëzoi të krijonte një gjarpër prej bronzi dhe ta ngrinte mbi një shtyllë mbi njerëzit. Perëndia premtoi që të gjithë ata që ishin pickuar dhe shikonin te gjarpëri prej bronzi do të jetonin. (Numrat 21) “Dhe ashtu si Moisiu e ngriti gjarprin në shkretëtirë, kështu duhet të ngrihet lart Biri i njeriut, që të gjithë që besojnë në të, të mos humbasin, por të kenë jetën e përjetshme.” (Gjoni 3:14-15) Jezusi bën një paralelizim midis vetes së Tij dhe gjarpërit prej bronzi. Ashtu sic Moisiu ngriti gjarpërin në shkretëtirë, po në të njëjtën mënyrë edhe Jezusi do të ngrihej lart. Dhe, ashtu si ata që panë te gjarpëri – duke ditur udhëzimin dhe duke besuar premtimin e Perëndisë – u shëruan nga plaga e tyre vdekjeprurëse dhe jetuan, po kështu të gjithë ata që besojnë në veprën shlyese të Krishtit do të marrin shërimin e plagës së tyre mëkatare dhe jetën e përjetshme. Gjarpëri mbi shtyllë tipifikonte Jezusin në kryq. Jezusi u ngrit lart në kryq dhe të gjithë ata që kanë besim në veprën e tij shlyese kanë jetën e përjetshme. Ky është një grup i vecantë i dallueshëm. Ata që nuk panë te gjarpëri në shkretëtirë nuk u shëruan. Po njësoj, ata që nuk pushojnë në shlyerjen e përfunduar të Krishtit për shpëtimin e tyre nuk do të marrin jetën e përjetshme.   Shpjegimi i fjalës “botë”     Tani, kalojmë te Gjoni 3:16 “Sepse Perëndia e deshi aq botën” E kuptuara e zakonshme e vargut, pa e studiuar atë, është që shprehja “të gjithë botën” – nënkupton “cdo njeri që ka jetuar në tokë.” Por kjo nuk është ajo që Gjoni po thoshte këtu. Më lejoni ta shpjegoj. Fjala “botë” e përdorur këtu është fjala greke “kosmos.” Kjo fjalë në shumicën e rasteve të përdorur në Bibël nuk ka kuptimin “cdo njeri në botë”. Ajo ka kuptime të ndryshme.  Ja disa shembuj të përdorimit të kësaj fjale nga vetë Shkrimi dhe kuptimeve të ndryshme që ajo ka. “Ai (Fjala) ishte në botë dhe bota u bë me anë të tij; dhe bota nuk e njohu.” (Gjoni 1:10) Jezusi ishte në botë – një referencë për planetin dhe banorët e tij. Dhe, ai e bëri botën – struktura fizike e krijuar dhe e mbajtur prej Tij. Dhe, bota nuk e njohu – njerëzit nuk e njohën Atë.Në këtë varg të shkurtër ne marrim tre nuanca të ndryshme të së njëjtës fjalë “kosmos.” “Të nesërmen, Gjoni e pa Jezusin që po vinte drejt tij dhe tha: «Ja, Qengji i Perëndisë, që ngre mëkatin e botës!” (Gjoni 1:29) Gjoni po thoshte një nga dy gjëra, këtu në këtë varg. Ose ai po thoshte: 1) Vështroni qengjin e sakrificës që do të heqë cdo mëkat të cdo personi që ka jetuar. Ose, 2) Vështroni qengjin e sakrificës që do të heqë jo vetëm mëkatin e Izraelitëve por të njerëzve nga cdo fis, gjuhë dhe komb. Nëse deklarata e parë është e vërtetë, atëhere cdo mëkat të cdo personi që ka jetuar ndonjëherë u pagua në Kalvar dhe Perëndia nuk mund të gjykojë asnjë njeri mbi bazën e veprimeve, mendimeve, veprave të tyre, rebelimit ose edhe mosbesimit, duke qënë se të gjitha këto mëkate janë të gjitha të paguara. Nëse kuptimi është që Krishti pagoi cdo mëkat të cdo njeriu që ka lindur, atëhere asnjë njeri nuk duhet të shkojë në ferr dhe Perëndia nuk duhet të dënojë asnjë njeri sepse cdo gjë u pagua në kryq. Nëse deklarata e dytë është e vërtetë, atëhere fjala “kosmos” mund të përdoret në një kuptim më të ngushtë që përfshin njerëz nga të gjitha kombet, por jo cdo person […]

  • literature, bible, scripture-426132.jpg Interpretimi i duhur i Gjonit 3:16

    Arsyeja qe Gjoni perdor fjalen “bote” eshte sepse audienca e tij perbehej nga hebrenj dhe johebrenj. hebrenjte atehere mendonin dhe besonin se shpetimi ishte vetem per ta, vetem per Izraelin. Por Gjoni u tregon qe dashuria dhe shpetimi i Perendise ishte edhe per kombet e tjera johebraike, por nuk nenkupton “cdo njeri ne planetin Toke”.  

  • Kuptimi i vertete i 2 Pjetri 3:9

    2 Pjetri 3:9 – “…Nuk do qe ndokush te humbase, por qe te gjithe te vijne ne pendim.” Uau! Ne pamje te pare kur lexon kete varg jashte kontekstit duket sikur po thote qe Perendia nuk do qe asnje njeri te humbase, dhe per rrjedhoje, nuk ka zgjedhje dhe paracaktim. Ta marrim vargun te plote “Zoti nuk vonon plotesimin e premtimit te tij, sic mendojne disa se te ishte vonese; por eshte zemergjere ndaj nesh, sepse nuk do qe ndokush te humbase, por qe te gjithe te vijne ne pendim.” Cili eshte konteksti i pasazhit? Per ke e ka fjalen apostulli ketu? E ka fjalen per te gjithe boten apo per nje grup njerezish? Le ta studiojme vargun ne kontekstin e tij. Pjetri po ua drejton kete leter nje grupi te caktuar njerezish, nje audience besimtaresh dhe ne kete pasazh ai flet per kthimin e Krishtit. Ne lidhje me kthimin e Krishtit disa njerez po thonin: “Ku eshte premtimi i ardhjes se tij?… te gjitha gjerat mbeten ne po ate gjendje si ne fillim te krijimit.” (2 Pjetri 3:4) Ne vargun 9 Pjetri pergjigjet “Zoti nuk vonon plotesimin e premtimit te tij, sic mendojne disa se te ishte vonese, por eshte zemergjere ndaj NESH, sepse nuk do qe ndokush te humbase, por qe te gjithe te vijne ne pendim.” Ndaj kujt po tregohet zemergjere Perendia? Kush jane keta njerezit per te cilet Perendia deshiron qe te mos humbasin por te vijne ne shpetim? Per ke e ka fjalen ai? A po flet Pjetri per cdo njeri ne planet apo per nje grup te caktuar? Vete vargu dhe konteksti na e tregon. Pjetri po thote se arsyeja qe Zoti ende nuk eshte kthyer eshte sepse Ai eshte zemergjere ndaj NESH, dhe sepse nuk do qe ndokush te humbase, por qe te gjithe te vijne ne pendim. Por kush jane keta “NESH” per te cilet Perendia nuk do qe te humasin por te vijne ne pendim? Cdo njeri ne planet apo nje grup njerezish? Per ta zbuluar kete shkojme vetem nje varg me perpara, vargu 8:  “Por nje gje mos harroni, TE DASHUR: se prane Zotit nje dite eshte si nje mije vjet, dhe nje mije vjet si nje dite.” Pra, “NESH” te vargut 9 jane “TE DASHURIT” ne vargun 8. Te dyja vargjet bashke lexojne: “Por nje gje mos harroni, TE DASHUR: se prane Zotit nje dite eshte si nje mije vjet, dhe nje mije vjet si nje dite. Zoti nuk vonon plotesimin e premtimit te tij, sic mendojne disa se te ishte vonese; por eshte zemergjere ndaj NESH, sepse nuk do qe ndokush te humbase, por qe te gjithe te vijne ne pendim.” Pra, Perendia po tregohet zemergjere dhe nuk deshiron qe te humbasin TE DASHURIT. Por kush jane keta “te dashur”? Le te qendrojme ne te njejtin kapitull, ne kapitullin 3 te vargu i pare i tij. 2 Pjetri 3:1 thote: “TE DASHUR, kjo eshte e dyta leter qe po ju shkruaj…” Pra, pergjigjja per misterin tone se kush jane “NESH” te vargu 9 dhe “TE DASHURIT” e vargut 8 jane ata te cileve Pjetri po u dergon letren e tij te dyte. Kush jane keta? Kete e zbulojme thjesht duke shkuar te letra e pare e Pjetrit, kapitulli 1, vargu 1 ku ne zbulojme keto fjale ndricuese. “Pjetri, apostull i Jezu Krishtit, TE ZGJEDHURVE ne diasporen e Pontit, te Galatise, te Kapadokise, te Azise dhe te Bitinise.” Si perfundim, Perendia duket sikur po e vonon kthimin e Tij ne menyre qe te gjithe te dashurit dhe te zgjedhurit e Tij te vijne ne pendese. Ai nuk do qe asnje prej nesh, te zgjedhurve te Tij, te humbase. Atehere ky varg nuk e hedh poshte zgjedhjen e Perendise, perkundrazi, nese merret ne kontekst e perforcon ate. Pjese te tjera te Bibles si Efesianet 1 apo Romaket 9 na flasin me shume per kete teme e cila mund te jete e veshtire por eshte nje mesim biblik dhe nese eshte ne Bibel nuk duhet te kemi frike ta mesojme, ta predikojme dhe ta perqafojme. Zoti na ndihmofte.   ————– Shih artikullin tjeter: Kuptimi i vertete i Gjonit 3:16

  • earth, planet, world-1990298.jpg Kuptimi e fjalës “botë” në Bibël

    “Unë ia kam dëftuar emrin tënd njerëzve që ti m’i ke dhënë nga bota; ishin të tutë dhe ti m’i ke dhënë; dhe ata e kanë ruajtur fjalën tënde… Unë lutem për ta, nuk lutem për botën, po për ata që më ke dhënë, sepse janë të tutë.” – Gjoni 17:6-12 Shpesh ndodh që, kur të krishterët lexojnë fjalën “botë” në Bibël, sidomos te Gjoni 3:16 ku thuhet “Sepse Perëndia e deshi aq botën” ata mendojnë automatikisht që kjo i referohet cdo njeriu, në cdo kohë, kudo në tokë. E kuptuara e zakonshme e Gjonit 3:16, pa e studiuar atë, është që shprehja “të gjithë botën” – nënkupton “cdo njeri kudo që ka jetuar në tokë.” Por kjo nuk është ajo që Gjoni po thoshte këtu. Më lejoni ta shpjegoj. Fjala “botë” e përdorur këtu është fjala greke “kosmos.” Kjo fjalë në shumicën e rasteve të përdorur në Bibël nuk ka kuptimin “cdo njeri në botë”. Ajo, në fakt, ka kuptime të ndryshme. Ja disa shembuj të përdorimit të kësaj fjale nga vetë Shkrimi dhe kuptimeve të ndryshme që ajo ka. 1. “Ai (Fjala) ishte në botë dhe bota u bë me anë të tij; dhe bota nuk e njohu.” (Gjoni 1:10) Jezusi ishte në botë – një referencë për planetin dhe banorët e tij. Dhe, ai e bëri botën – struktura fizike e krijuar dhe e mbajtur prej Tij. Dhe, bota nuk e njohu – njerëzit nuk e njohën Atë. Në këtë varg të shkurtër ne marrim tre nuanca të ndryshme të së njëjtës fjalë “kosmos.” Atëhere si mund të themi ne që sa herë që lexojomë fjalën “botë” i referohet cdo njeriu kudo në botë?! 2. “Të nesërmen, Gjoni e pa Jezusin që po vinte drejt tij dhe tha: «Ja, Qengji i Perëndisë, që ngre mëkatin e botës!” (Gjoni 1:29) Gjoni po thoshte një nga dy gjëra, këtu në këtë varg. Ose ai po thoshte: 1) Vështroni qengjin e sakrificës që do të heqë cdo mëkat të cdo personi që ka jetuar. Ose, 2) Vështroni qengjin e sakrificës që do të heqë jo vetëm mëkatin e Izraelitëve por të njerëzve nga cdo fis, gjuhë dhe komb. Nëse deklarata e parë është e vërtetë, atëhere cdo mëkat të cdo personi që ka jetuar ndonjëherë u pagua në Kalvar dhe Perëndia nuk mund të gjykojë asnjë njeri mbi bazën e veprimeve, mendimeve, veprave të tyre, rebelimit ose edhe mosbesimit, duke qënë se të gjitha këto mëkate janë të gjitha të paguara. Nëse kuptimi është që Krishti pagoi cdo mëkat të cdo njeriu që ka lindur, atëhere asnjë njeri nuk duhet të shkojë në ferr dhe Perëndia nuk duhet të dënojë asnjë njeri sepse cdo gjë u pagua në kryq. Nëse deklarata e dytë është e vërtetë, atëhere fjala “kosmos” mund të përdoret në një kuptim më të ngushtë që përfshin njerëz nga të gjitha kombet, por jo cdo person të të gjitha kombeve.  3.“Sepse askush nuk bën gjë në fshehtësi kur kërkon të njihet botërisht; po të bësh të tilla, shfaqju botës!».” (Gjoni 7:4) Në këtë varg, vëllezërit e Jezusit po e inkurajonin atë të ngjitej në festën e Jeruzalemit, të bënte disa mrekulli dhe të përhapte famën e tij. Por sic edhe duket, e gjithë bota nuk ishte në Jeruzalem. Jo cdo njeri në botë ishte në Jeruzalem.  4.“Atëherë farisenjtë thanë midis tyre: «A e shihni se s’po bëni asgjë; ja, bota shkon pas tij».” (Gjoni 12:19) Po njësoj, farisenjtë nuk po thonin që njerëz nga kontinente të largëta dhe cdo njeri në botë po e ndiqte Jezusin në atë moment. Por, një turmë e madhe në Jeruzalem e ndiqte. Pra, përsëri ne shohim një shembull të qëllimit të ngushtë të fjalës “kosmos.” Nuk ka fare kuptim nëse fjalës ‘botë’ këtu do ti vendosim kuptimin ‘cdo njeri në tokë’. 5.“Bota nuk mund t’ju urrejë juve, por mua më urren sepse unë dëshmoj për të se veprat e saj janë të mbrapshta.” (Gjoni 7:7) Këtu, Jezusi foli për “kosmos”-in që e urren Atë. Por, jo cdokush që ka jetuar në këtë tokë e ka urryer Atë. Jezusi këtu po fliste për shumicën e popullsisë që qëndroi kundër tij. Ai nuk donte të thoshte që “cdo njeri që ka lindur ndonjëherë” iu kundërvu Atij. 6.“Por përpara festës së Pashkës, Jezusi, duke e ditur se kishte ardhur ora e tij të kalojë nga kjo botë tek Ati, duke i dashur të vetët që ishin në botë, i deshi deri në fund.” (Gjoni 13:1) Në këtë varg, Gjoni bëri një dallim midis “kosmos”-it dhe atyre që Jezusi do. Me fjalë të tjera, ata që i përkisnin atij ishin në botë dhe Ai i deshi deri në fund. Por, Ai i vuri në kontrast me “botën.” Ky është një dallim thelbësor. Kaq thelbësor, në fakt, saqë Jezusi shkoi të lutej vetëm për ata që Ati i kishte dhënë, por jo për botën. 7. “Unë ia kam dëftuar emrin tënd njerëzve që ti m’i ke dhënë nga bota; ishin të tutë dhe ti m’i ke dhënë; dhe ata e kanë ruajtur fjalën tënde. Tani ata kanë njohur se gjithçka që ti më ke dhënë vjen prej teje, sepse ua kam dhënë atyre fjalët që ti më ke dhënë mua; dhe ata i kanë pranuar dhe kanë njohur se me të vërtetë unë dola nga ti, dhe besuan se ti më dërgove.” (Gjoni 17:6-9) Nëse fjala “kosmos” nënkupton “cdo njeri që ka jetuar,” dhe Perëndia “kaq shumë i deshi” pse Jezusi do të bënte këtë ndarje midis botës dhe “njerëzve që m’i ke dhënë nga bota”? Jezusi u lut specifikisht për ata njerëz që Perëndia i dha Atij (“ishin të tutë ”) dhe Ai specifikisht nuk u lut për “botën.” Përsëri, fjala “kosmos” jo gjithmonë nënkupton “cdo njeri që ka jetuar.” Shpesh ka kuptimin “njerëz nga cdo kombësi në dallim nga ekskluziviteti i izraelitëve.” Fakti i cështjes është: Nëse Perëndia deshi cdo njeri që ka jetuar saqë dha Birin e Tij të vetëmlindur për të vdekur për këdo që ka jetuar, atëhere Jezusi ishte në kundërshtim të drejtpërdrejtë […]

  • bible, worship, christian-1948778.jpg A duhet te Gjykojme?

    Nje nga shprehjet qe degjojme shpesh eshte “Mos gjyko” ose “Vetem Perendia mund te me gjykoje mua”. Nje nga vargjet qe eshte nxjerre me shume nga konteksti dhe eshte keqinterpretuar ne menyre masive sot nga te krishteret dhe nga jo te krishteret eshte Mateu 7:1. “Mos gjykoni, që të mos gjykoheni.”      Ne e degjojme kete varg te permendet ne shume diskutime ne lidhje me ceshtje te ndryshme. Por shpesh here njerezit qe e perdorin kete varg te nxjerre nga konteksti e perdorin per te justifikuar veprimet e tyre mekatare, dhe, duke thene: “Mos gjyko”, ata harrojne se duke thene kete gje po bejne vete nje gjykim. Por cfare thote Bibla ne lidhje me Gjykimin. “Hape gojën tënde, gjyko me drejtësi dhe mbro çështjen e të mjerit dhe të nevojtarit.”  (Fjalet e Urta 31:9) “Dhe Simoni, duke u përgjigjur, tha: “Ma do mendja, ai, të cilit i fali më shumë“. Dhe Jezusi i tha: “Gjykove drejt.”  (Lluka 7:43) “Por njeriu që është frymëror gjykon çdo gjë dhe vetë nuk është i gjykuar nga asnjeri.”  (1 Korintasit 2:15) “A nuk e dini ju se shenjtorët do të gjykojnë botën? Dhe nëse bota do të gjykohet nga ju, a thua nuk jeni të zotët të gjykoni gjërat më të vogla? A nuk e dini ju se ne do të gjykojmë engjëj? Dhe aq më tepër mund të gjykojmë gjërat e kësaj jete!”  (1 Korintasit 6:2,3) Nese nuk do te ushtronim gjykim, nuk do te dallonim te keqen nga e mira, nuk do dallonim doktrinat fallco dhe mesimet e rreme! Nje i krishtere i dashur dhe qe kujdeset do te gjykoje te gjitha situatat sipas Fjales se Zotit  dhe te therrase te gjithe mekataret ne pendese. Tani persa i perket vargut. 1. Mos gjykoni, që të mos gjykoheni.   2. Sepse ju do të gjykoheni sipas gjykimit me të cilin ju gjykoni; dhe me masën me të cilën ju masni, do t`ju masin të tjerët.  3. Pse shikon lëmishten që është në syrin e vëllait tënd dhe nuk shikon trarin që është në syrin tënd?   4. Ose, si mund t`i thuash vëllait tënd: “Dale të të heq lëmishten nga syri”, kur ke një tra në syrin tënd?    5. O hipokrit, hiqe më parë trarin nga syri yt dhe pastaj shiko qartë për të nxjerrë lëmishten nga syri i vëllait tënd.  (Mateu 7:1-5) Keto vargje nuk po na e ndalojne qe te gjykojme por qe se pari ne duhet te shqyrtojme veten tone, te gjykojme veten tone dhe te pastrojme jeten tone. Dhe pas kesaj ne do te mund te shikojme qarte per te ndihmuar dhe hequr lemishten te vellai tjeter.

  • bible, scripture, open-85815.jpg Të kuptosh 1 Gjonin 2:2

    Nga Pastor Xhon Samson (John Samson)   …Një nga pengesat më të mëdha që kam pasur ishte mënyra tradicionale e të kuptuarit tim për 1 Gjonin 2:2. Ky varg funksiononte si një postobllok në të menduarin tim, duke më ndaluar të udhëtoja për një kohë shumë të gjatë në rrugën e njohur si autostrada e reformacionit. Atëhere si duhet ta kuptojmë këtë varg? Më lejoni të filloj duke thënë se Shkrimi është i qartë kur thotë se Jezusi vdiq:   Për popullin e Perëndisë – (“Ai ishte larguar nga toka e të gjallëve dhe ishte goditur për shkak të shkeljeve të popullit tim? ” – Isaia 53:8; ” Ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre” – Matt. 1:21)   Për delet e Tij – (“Unë jam bariu i mirë; bariu i mirë jep jetën e vet për delet.” – Gjoni 10:11 – vini re që Jezusi në mënyrë kategorike deklaron që disa nuk janë delet e Tij – ” Por ju nuk besoni, sepse nuk jeni nga delet e mia.” – Gjoni 10:26)   Për miqtë e Tij – (“Askush s’ka dashuri më të madhe nga kjo: të japë jetën e vet për miqtë e tij. Ju jeni miqtë e mi, nëse bëni gjërat që unë ju urdhëroj.” – Gjoni 15:13-14;   Për Kishën – (“… kishën e Perëndisë, të cilën ai e ka fituar me gjakun e tij..” – Veprat 20:28;  “Ju, burra, t’i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të, që ta shenjtërojë…” – Efesianët 5:25, 26).   Në të vërtetë, për aq sa Perëndia na lejon të kemi një pamje të së ardhmes, Zbulesa 5:9 zbulon një këngë të turmës së qiellit ndërsa i këndojnë Qengjit në fronin e Tij,   “Dhe këndonin një këngë të re duke thënë: “Ti je i denjë ta marrësh librin dhe të hapësh vulat e tij, sepse ti u there, dhe nëpërmjet gjakut tënd na bleve për Perëndinë prej çdo fisi, gjuhe, populli dhe kombi.”   Vini re nuk thuhet Ai i bleu të gjithë njerëzit në çdo fis, etj., por që Ai bleu njerëz për Perëndinë prej çdo fisi, gjuhe, populli dhe kombi.   Në pamje të parë, 1 Gjoni 2:2 duket që e mohon fort idenë që vdekja e Jezusit ishte për njerëz specifikë. Vargu deklaron, “Ai është shlyesi për mëkatet tona; dhe jo vetëm për tonat, por edhe për ato të të gjithë botës.”   Unë nuk besoj që Shkrimi kundërshton vetveten. Dhe kjo është arsyeja pse na thuhet të studiojmë fjalën e Perëndisë në mënyrë që ta themi drejt fjalën e Tij (2 Timoteu 2:15) dhe jo thjesht të ngrejmë duart lart dhe të themi që për të njëjtën temë një varg kundërshton disa vargje të tjera. “I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia” (2 Timoteu 3:16) dhe për shkak se ka një Autor Hyjnor, Shkrimi nuk e kontradikton veten, dhe jam i bindur se puna e madhe dhe një studim i kujdesshëm do ti eliminojë kontradiktat e dukshme.   …Megjithëse mund të ketë shumë aplikime të një vargu, ai ka vetëm atë kuptim për të cilin u synua të kishte në kohën kur u shkruajt. Me këtë si themel, dy parime të tjera do të aplikohen këtu:   1. Konsidero Autorin – kush e shkroi librin? (cili ishte sfondi i tij, gjuha, kultura, zanati, edukimi, rrethanat, në çfarë kohe të jetës?)   2. Konsidero Audiencën (pse u shkrua libri? Kush ishte audienca? Çfarë kuptimi do të kishin këto fjalë për dëgjuesit e asaj kohe?)   Miku im, Dr. Xhejms Uait (James White) njëherë shkroi, “A e mbani mend kur ishit në shkollë dhe duhej të bënit një testim për një libër që duhej të lexonit? Ju studiuat dhe kaluat kohë të mjaftueshme duke mësuar sfondin e autorit, kontekstin në të cilin ai jetonte dhe shkruante, qëllimet e tij në shkrim, audiencën e tij, dhe specifikat e testit. Ju nuk erdhët thjesht në klasë, hapët librin, lexuat disa fjali, dhe thatë, “Epo, unë mendoj se autori këtu nënkupton këtë gjë.” Dhe prapësëprapë, për arsye të çuditshme, ky qëndrim është prevalues në qarqet e krishtera. Nëse kjo ndjenjë rezulton apo jo në një interpretim që nuk ka të bëjë fare me atë që autori donte të thoshte në të vërtetë nuk konsiderohet si aspekt i rëndësishëm. Të gjithë, me sa duket, kanë të drejtën të shprehin “ndjenjat” e tyre për atë që ata “mendojnë” se Bibla po thotë, sikur këto mendime reflektojnë atë që Perëndia frymëzoi në fjalën e Tij. Ndërsa ne nuk do të linim asnjë njeri tia hidhte paq nëse do të trajtonte shkrimet tona në të njëjtën mënyrë, ne mendojmë se Perëndia nuk shqetësohet nga kjo, dhe më e keqja është se përfundimet tona në një farë mënyre janë autoritative në paraqitjen e Fjalës së Tij”   Duke pasur parasysh këtë, Gjoni shkruan për Jezu Krishtin të jetë “shlyesi për mëkatet tona; dhe jo vetëm për tonat (Hebrenjtë), por edhe për ato të të gjithë botës (Paganët).”   Parimi i tretë që përmënda në artikull lidhet me konceptin për të konsideruar kontekstin e autorit. Kjo do të thotë të shikosh të gjitha shkrimet e personit – shkrimet e Gjonit, shkrimet e Palit, shkrimet e Llukës, etj. Kur ne shikojmë diku tjetër në shkrimet e Gjonit, ne vëmë re në Ungjillin e tij një paralelizëm ekzakt të përdorimit të fjalës prej tij, e cila hedh shumë dritë se kujt po i referohej ai.   Në Ungjillin e Gjonit, kapitulli 11, vargu 51-52, Gjoni shkroi keto fjalë, “profetizoi se Jezusi duhej të vdiste për kombin, dhe jo vetëm për kombin, por edhe për t’i mbledhur në një, bijtë e Perëndisë që ishin të shpërndarë.”   Kur këtë e shikojmë të shprehur në tabelë, paralelizmi me 1 Gjonin 2:2 është i lehtë për tu kuptuar:   Gjoni 11:51-52 1 Gjoni 2:2 Ai profetizoi se Dhe Jezusi Vetë Ai duhej të vdiste për është shlyesi për  kombin mëkatet tona dhe jo vetëm […]

  • Paranjohja – Romakët 8:29

    Nga Pastor Xhon Samson (John Samson) Pyetje: Te Romakët 8:29, thuhet “Sepse, ata që i ka njohur që më parë, edhe i ka paracaktuar që të jenë njësoj me shëmbëllimin e Birit të Tij…” Për shkak se në këtë varg njohja vjen përpara paracaktimit, a nuk po thuhet që paracaktimi është thjesht i bazuar mbi paranjohjen e Perëndisë: Sepse Perëndia njeh që më përpara ose shikon në të ardhmen (me dijeni të plotë) çfarë do të bëjë një person, dhe kush është ai që do të përgjigjet duke besuar Ungjillin, Ai thjesht paracakton ata të cilët Ai e di se do të besojnë? Përgjigje: Kështu e kuptoja unë këtë varg për shumë vite dhe është mënyra se si shumë persona e shpjegojnë çështjen e paracaktimit në ditët e sotme. Më përpara, unë kam përmëndur edhe 1 Pjetrin 1:1-2 i cili flet për ata që janë “të zgjedhur sipas paranjohjes së Perëndisë…” dhe kam supozuar që ky varg do ti shtonte peshë idesë se zgjedhja dhe paracaktimi është i bazuar mbi atë që Perëndia di përpara kohe se çfarë do të bëjmë ne – Perëndia thjesht zgjedh ata që Ai shikon përpara kohe se do ta zgjedhin Atë. Me shikim të parë, duket se ky është një interpretim i mirë, por fakti që njohja vjen përpara paracaktimit nuk duhet të na surprizojë. Kjo sepse Perëndia ka nevojë ta njohë një person përpara se Ai ta paracaktojë në diçka. Perëndia nuk paracakton persona të panjohur, por individë specifikë të cilët Ai i njeh. Kështu që ky nuk është një argument për asnjë palë në këtë debat. Në të dyja sistemet, në atë Arminian dhe atë të Reformuar, njohja duhet të vijë përpara paracaktimit. Pyetja e vërtetë është “Çfarë kuptimi ka që Perëndia e ka njohur dikë?” Në fakt, ka një numër problemesh me interpretimin më lart, dhe një ndër to është se Shkrimi e zbulon shumë qartë, se i lënë në veten e tij, njeriu gjithmonë do të zgjedhi të jetë kundër Krishtit, për shkak të prirjes së tij armiqësore ndaj Perëndisë. Njeriu është i vdekur shpirtërisht, dhe ka nevojë që zemra e tij prej guri të hiqet dhe një zemër prej mishi të vendoset përpara se ai mund të kërkojë Perëndinë e Biblës (Rom. 3:11; Rom. 8:7, 8; 1 Kor. 2:14). Pa ripërtëritjen, njeriu nga natyra është armiku i Perëndisë. Ky Interpretim bie poshtë sepse fjala “njohur” nuk nënkupton thjesht të dish veprimet e ardhshme që më parë. Ka një kuptim shumë më preçiz. Fjala “njohur” (Greqisht: proginosko) te Romakët 8:29 është një folje dhe jo një emër. Eshtë një fjalë veprimi, dhe sic na informon edhe vargu, është diçka që bëhet nga Perëndia. Atëhere çfarë bën saktësisht Perëndia? Vargu thotë “ata që i ka njohur që më parë…” Për të pasur një përkufizim të saktë biblik të fjalës “njohur”, dhe jo të supozojmë kuptimin e saj (gjë e cila bëhet nga shumë persona), ne kemi nevojë të bëjmë disa detyra shtëpie dhe studim. Në këtë rast do të thotë se ne kemi nevojë të shkojmë te pasazhet e Shkrimit që e kanë Perëndinë si subjekt të formës foljore, siç është edhe në këtë pasazh. Kjo sepse pasazhet që kanë si subjekt njerëzit do ndryshojnë në mënyrë substanciale në kuptimin e tyre nga ato në të cilat subjekti është Perëndia, sepse (jam i sigurt që të gjithë do të biem dakord) ne si krijesa i “njohim” gjërat ndryshe nga mënyra se si i njeh Perëndia. Kur bëjmë këtë ne kuptojmë se folja “proginosko” është përdorur tre herë me subjekt Perëndinë në Dhiatën e Re – këtu te Romakët 8:29, dhe gjithashtu te Romakët 11:2, dhe te 1 Pjetri 1:20. Kjo është shumë domethënëse kur ne bëjmë pyetjen “çfarë ose kush është njohur që më parë nga Perëndia?” Te Romakët 8:29, objekti direkt i foljes është një përemër që i referohet të thirrurve në vargun e mëparshëm (v. 28). Te Romakët 11:2 objekti i foljes është duke iu referuar “popullit të Tij” dhe te 1 Pjetri 1:20, objekti është vetë Jezu Krishti Këto referenca e portretizojnë Perëndinë duke njohur persona dhe jo veprime. 1 Pjetri 1:20 thotë, “Të paranjohur përpara krijimit të botës, por të shfaqur kohët e fundit për ju.” Kur Perëndia paranjohu Krishtin, a do të thoshte kjo që Perëndia thjesht e dinte që Jezusi do të merrte vendimet e duhura ose do të kishte besim në Atin e Tij? Vështirë të jetë kështu! Aty po flet për intimitetin dhe dashurinë personale të Atit për Birin e Tij të dashur. Për këtë Dr. James White thotë, “të thuash që Perëndia njeh veprimet, besimin, sjelljen, zgjedhjet, etj, është të supozosh diçka rreth termit, një supozim që nuk dëshmohet në vargun biblik. Perëndia këtu njeh personat, jo gjërat.” Po atëhere si lidhet kjo me atë që shikojmë në Dhiatën e Vjetër? Në Dhiatën e Vjetër ne kemi një kuptim të ngjashëm me kuptimin e fjalës “njohur” në Dhiatën e Re. Kjo është fjala hebraike “yada.” I referohet një numri rastesh të “njohjes” së Perëndisë për individët. Për shembull te Jeremia 1:5, Perëndia i tha Jeremias, “Para se unë të të formoja në barkun e nënës sate, të kam njohur; para se ti të dilje nga barku i saj, të kam shenjëruar dhe të kam caktuar profet të kombeve.” Dr. White komenton, “Këtu njohja e Perëndisë për Jeremian është qartësisht personale. Është paralelizuar me termin “shenjtëruar” dhe “caktuar” duke na drejtuar drejt elementit të “zgjedhjes.” Kjo njohje e Jeremias nuk është e limituar në kohë. Në njëfarë mënyre, Perëndia e “njihte” Jeremian përpara se Jeremia të vinte në ekzistencë.” Ne shikojmë po të njëjtin koncept në “njohjen” e Perëndisë për Moisiun. Eksodi 33:17 – “Zoti i tha Moisiut: Do ta bëj edhe këtë gjë që ke kërkuar, sepse ti ke gjetur hir në sytë e mi dhe të njoh personalisht.” Përsëri ne shohim natyrën personale të njohjes së Perëndisë për një individ. Kjo i referohet një intimiteti dhe dashurie personale që Perëndia kishte për Moisiun në atë që ai kishte gjetur hir […]

Krishtërimi Biblik

  • Bibla, Zbulesa dhe Dhuntitë e Shenjave të Apostujve

    Cesacionizmi Nga Robert Rothwell “Ata adhurojnë në atë mënyrë sepse ata nuk e kanë Frymën e Shenjtë.” Unë e dëgjoja shpesh këtë deklaratë kur isha një i krishterë Pentakostal/Karizmatik vite më parë sa herë që ne pentakostalët flisnim për besimtarët jo-pentakostalë, veçanërisht për ata që ndiqnin një formë liturgjie. Ne besonim që megjithëse jo-pentakostalët ishin të shpëtuar atyre u mungonte vajosja e Frymës së Shenjtë, siç dukej qartë në stilin e tyre të adhurimit që së jashtmi ishte më pak entuziast dhe më i strukturuar se i joni. Teologjia jonë pentakostale na thoshte që dhuntia e gjuhëve dhe profecisë nuk pushuan asnjëherë, kështu që çdo grup që nuk praktikonte këto dhunti dhe entuziasmin e jashtëm tipik që i shoqëronin i’u mungonte Fryma, ose të paktën plotësia e pranisë së Tij. Në këndvështrimin tonë, të besoje që ato dhunti kishin pushuar ishte të besoje që Fryma e Shenjtë nuk po punon te njerëzit e tij. Ne ishim kundër cesacionizmit, doktrinës që dhuntitë shpirtërore që komunikojnë ose konfirmojnë zbulesën hyjnore — veçanërisht dhuntia e gjuhëve, mrekullive, dhe profecisë — pushuan me vdekjen e Apostullit të fundit. Të them të drejtën, shumica e fajit për barazimin e pozicionit cesacionist me mosbesimin në praninë e vazhdueshme dhe veprën e Frymës qëndron tek unë dhe te miqtë e mi pentakostalë. Ne nuk e studiuam cesacionizmin me detaje ose të flisnim me përfaqësuesit më të mirë të atij pozicioni. Prapësëprapë, edhe cesacionistët nuk ishin tërësisht pa faj. Të gjithë ne e dinim që cesacionistët ishin cesacionistë thjesht nga tradita, jo nga bindja. Si është e drejtë të fajësosh të krishterët pentakostalë/karizmatikë që e keqkuptonin cesacionizmin kur të vetmit cesacionistë që ata njihnin mohonin realitetin e të ashtuquajturave dhuntitë e shenjave të gjuhëve, mrekullive, dhe profecisë më shumë për shkak se kishin frikë nga e pazakonshmja sesa nga argumenti i mirë-zhvilluar biblik? Do duhej të shkruhej një libër i tërë për të paraqitur dhe mbrojtur cesacionizmin, por thelbi i këtij pozicioni mund të thuhet shkurtimisht. Kur Perëndia jep zbulesë të re të veçantë, Ai përdor metoda të jashtëzakonshme si profecia dhe gjuhët për të përçuar atë zbulesë dhe shenjat e jashtëzakonshme siç janë mrekullitë për të konfirmuar ata që duhet të pranojmë (profetët dhe Apostujt) si lajmëtarët e Tij të frymëzuar për atë zbulesë. Rrjedhimisht, kur Perëndia nuk është duke dhënë një zbulesë të re të veçantë, Ai nuk përdor metodat dhe shenjat e jashtëzakoshme por Ai punon në dhe përmes ekspozimit të zbulesës së Tij të veçantë (Shkrimit) nga mësues me dhunti dhe pleq kishe të caktuar si duhet. Ia vlen që të përmëndim disa prej provave biblike për cesacionizmin. Së pari, Njerëzit e Perëndisë kanë kaluar shekuj pa një profet në kohë të ndryshme në histori. Për shembull, Perëndia nuk i foli popullit të Tij me anë të profetëve — të paktën nga profetët siç i konceptojmë zakonisht — nga Abrahami te Moisiu. Për më tepër, judenjtë e shekullit të parë kuptonin që Zoti nuk dërgoi asnjë profet gjatë katër shekujve midis Malakias dhe Gjon Pagëzorit. Prapësëprapë, Perëndia punonte edhe në këto periudha edhe kur nuk kishte profet. Së dyti, mrekullitë nuk ishin ngjarje të përditshme gjatë kohëve biblike. Ato ndodhnin vetëm kur Perëndia u jepte zbulesë të re njerëzve të Tij që do të shkruhej. Duke e parë Shkrimin si të tërin, ne shohim tre periudha të mëdha të mrekullieve: gjatë kohës së Moisiut, Elias dhe Eliseut, dhe Jezusit dhe Apostujve të Tij. Zbulesë e re e veçantë nga Perëndia karakterizonte çdo periudhë. Moisiu mori Ligjin dhe u bë ndërmjetësi i besëlidhjes së vjetër. Elia dhe Eliseu pëerfaqësojnë themelimin e ofiqit profetik dhe të shumë orakujve që profetët do të jepnin. Jezusi dhe Apostujt themeluan besëlidhjen e re dhe dhanë udhëzim të nevojshëm për epokën e besëlidhjes së re. Duke patur parasysh se edhe mrekullitë biblike ishin kaq të kufizuara, nuk ka arsye të presësh që do të ketë njerëz në çdo brez me dhuntinë për të bërë mrekullira. Së treti, Hebrenjtë 1:1–4 na tregon që Fjala përfundimtare e Perëndisë për ne është Biri i Tij dhe që mënyra e Tij e të folurit përmes Birit të Tij — dhe kështu përmes Apostujve që folën me autoritetin e Tij ndaj kishës — nuk është e njëjta me mënyrat e ndryshme që Ai foli përpara se të vinte Jezusi. Duke qënë se Jezusi është Profeti ynë dhe që Apostujt e shekullit të parë ushtruan një shërbesë profetike, ndryshimi midis Jezusit dhe Apostujve të Tij dhe profetëve të besëlidhjes së vjetër nuk është që Jezusi dhe Apostujt e Tij përdorën metoda të reja në mësim por që ata folën me finalitet ose mbarim vendimtar. Ata hodhën themelin e kishës (Efe. 2:18–22), kështu që ne nuk presim zbulesa të vazhdueshme, sepse themeli hidhet vetëm një herë. Nuk ka nevojë që Jezusi të japë më përmes profetëve dhe Apostujve. E fundit, kur ne shohim udhëzimet që Jezusi dhe Apostujt japin për periudhën pas-Apostolike, ne nuk gjejmë asnjë thirrje për kishën që të shohë për profetë ose të presë njerëz të bëjnë mrekullira ose të kërkojnë për ata që flasin në gjuhë që të japin një mesazh të ri ose udhëheqje nga Perëndia. Me vend këtu janë pasazhet si lamtumira e Palit ndaj pleqve në Efes te Veprat 20 dhe letrat përfundmtare të shkruar nga Apostujt përpara se të vdisnin, duke përfshirë 1 dhe 2 Timoteu dhe Titin nga Pali dhe 1, 2, dhe 3 Gjoni nga Gjoni. Çfarë e urdhërojnë këtë pasazhe që të bëjë kisha? Të qëndrojnë te Mësimi Apostolik — që kisha tashmë e ka marrë, jo të shoh për zbulesa të reja. Nën dritën e gjithë kësaj, dhe duke pasur parasysh doktrinën shumë të lartë të Shkrimit në teologjinë e Reformuar, nuk është çudi që cesacionizmi ka qënë pozicioni standart i Reformuar. Në fakt, të besosh që dhuntia e gjuhëve, profecisë, dhe mrekullive kanë pushuar është kaq e mbështjellë me të kuptuarin rrëfyes të Reformuar të Fjalës së shkruar të Perëndisë dhe fuqisë deklaruese të kishës pas-Apostolike saqë në të vërtetë është e pamundur […]

  • Të Ungjillëzosh Ungjillorët

    Nga John Jeffery Fanella Kur apostulli Pal hyri në Athinë (Veprat 17), ai gjeti një qytet plot me njerëz shpirtërorë të devotshëm dhe fetarizëm të jashtëm. Ai gjeti njerëz inteligjentë dhe kreativë, tempuj mahnitës, moumente dhe ndërtesa madhështore që simbolizonin besimin dhe perënditë athiniane. Ai zbuloi sekte dhe udhëheqës fetarë, librari dhe universitete, fuqi dhe prestigj. Në mënyrë të dallueshme, ai gjeti njerëz—shumë madje—të gjithë duke bërë zhurmë për të dëgjuar “fjalë më të re” (Veprat 17:21). Ajo çfarë Pali nuk gjeti me bollëk në gjërat shpirtërore të jashtme ishte e vërteta. Athinasit adhuronin shumë perëndi në vend të Perëndisë së vetëm të Biblës. Perënditë që ata adhuronin ngjasonin më shumë me njerëzit se sa me të qënit Perëndi. Stili i tyre i jetesës karakterizohej nga imoraliteti. Në një krah, ata lartësonin mirësinë e njeriut dhe në krahun tjetër nuk përfillnin jetën njerëzore. Ata kishin një preukopim të pafundëm me kënaqësinë, suksesin, dhe veten. Pali gjeti besim në Athinë por ishte një besim i rremë. Përvoja e Palit në Athinë na kujton në mënyrë të gjallë që është e mundur për grupe njerëzish dhe madje qytete ose kombe të tëra të kenë dukje shpirtërore të jashtme por që i’u mungon e vërteta. Grupe, lëvizje, qytete dhe kombe të tilla, pavarësisht se sa e lavdishme mund të duket fasada e jashtme, janë objektiv për ungjillëzim. Fatmirësisht, Pali nuk u mashtrua prej shkëlqimit shpirtëror të Athinasve. Ai kuptoi që Athinasit kishin nevojë t’u tregohej e vërteta rreth Perëndisë së Biblës. Ata kishin nevojë të ungjillëzoheshin. Në shumë mënyra Ungjillorizmi bashkëkohor është Athina e re. Ka një bollëk të entuziazmit, aktivitetit dhe strukturës shpirtërore por ai po vdes urie për të vërtetë dhe praktikë të krishterë. Ashtu si Athinasit që Pali takoi, Ungjillorizmi është “në të gjitha gjërat ju jeni shumë fetarë” (Verpat 17:22). Pa dyshim që është një lëvizje më shumë fetare se çdo lëvijze tjetër e krishterë sot. Kërkuesi George Barna ka dokumentuar nivele e larta të aktivitetit fetar midis ungjillorëve. “Ungjillorët kanë më shumë gjasa të diskutojnë çështjet shpirtërore me njerëzit e tjerë, të jenë vullnetarë në kishë ose organizata jofitimprurëse, të diskutojnë çështjet politike me njerëzit e tjerë, të diskutojnë çështjet morale me të tjerët, të mos shohin një program televiziv për shkak të vlerave dhe pikëpmajeve të tij, dhe për të inkurajuar dhe komplimentuar dikë.” Megjithatë, Ungjillorizmi është gjithashtu një lëvizje që po braktis shumë, në mos shumicën, doktrina dhe praktika të krishtera. Që prej shekullit të tetëmbëdhjetë Ungjillorizmi në mënyrë progresive ka adoptuar humanizmin shekullar të iluminizmit. Është bërë një lëvizje më pak e bazuar në supremacinë e Perëndisë dhe më shumë me njeriun në qendër. Më shumë e më shumë, Ungjillorizmi është bërë një mjet për të çuar mësazhin e iluminimit të potencialit njerëzor, mirësisë njerëzore, vetë-ndihmimit dhe revolucionit moral. Tragjikisht ajo që mungon në mesazhin e Ungjillorizmit kryesor (mainstream) sot është mesazhi që Pali solli te Athinasit. Ne nuk dëgjojmë shpesh nga folësit ungjillorë që Perëndia është Krijuesi Sovran dhe Sunduesi i të gjitha gjërave (Verpat 17:24). Ne nuk dëgjojmë që pa Perëndinë ne jemi mëkatarë të pashpresë që madje as nuk mund të lëvizim dot (Veprat 17:28). Ne nuk dëgjojmë që Perëndia është qendra dhe ne jemi periferik (Veprat 17:25). Ne nuk dëgjojmë për nevojën për pendesë nga idhujtaria (Veprat 17:30). As nuk dëgjojmë shumë për faktin që Perëndia ka vendosur një ditë gjykimi në të cilën do të gjykojë njerëzimin (Veprat 17:31). Mesazhi i Ungjillorizmit është bërë një mesazh i gjetjes së qëllimit tënd, zhvillimit të potencialit tënd si qënie njerëzore, plotësimit të nevojave të tua, shërimit të lëndimeve, dhe si të bëhesh një fitues fitimtar që Perëndia bëri që të jesh. Në përgjithësi, mesazhi Ungjillor është bërë një mesazh i vetë-përmirësimit dhe jo i vetë-mohimit. Në vend që të braktisin meritën dhe potencialin njerëzor si “humbje” ashtu siç edhe apostulli Pal bëri (Fil. 3:8), dhe ashtu siç ai i udhëzoi Athinasit që të bënin te Veprat 17, Ungjillorizmi e ka bërë Vetë-përmirësimin dhe vetë-aktualizimin premtimin qendror. Kjo zhvendosje është evidentuar nga suksesi i pashembullt i librit të Rick Warren, “Të jetosh sipas Qëllimit” dhe librave të tjerë më të shitur (best-sellers) në Ungjillorizëm. Libra si “Lutja e Jabezit” nga Bruce Wilkinson, “Jeta jote më e mirë tani” nga Joel Osteen, “Kërkimi për domethënie” nga Robert McGee, bollëku i librave për vetë-vlerësimin dhe shumë librave të tjerë vetë-ndihmues janë në krye të listave e librave më të shitur ungjillorë. Për të parë sa e madhe është kjo zhvendosje, ne mund të krahasojmë librat më të shitur në Ungjillorizmin e sotëm me disa libra më të shitur të një epoke tjetër të Ungjillorizmit — epoka e puritanëve anglezë dhe amerikanë. Në atë kohë, te lista e librave më të shitur do të gjeje libra si: “Krishti Jeta e Besimtarëve” (Christ the Life of Believers) nga Thomas Brooks, “Ekzistenca dhe Atributet e Perëndisë” (The Existence and Attributes of God) nga Stephen Charnock, “E Liga e më të Ligave” (The Evil of Evils) nga Jeremiah Burroughs (një libër që flet për mëkatshmërinë e njeriut), “Frika e Ungjillit” (Gospel Fear) nga Jeremiah Burroughs (një libër që flët për frikën ndaj Fjalës së Perëndisë), “Dashuria e Vërtetë e të Krishterit për Krishtin e paparë” (The True Christian’s Love to the Unseen Christ) nga Thomas Vincent, “Bashkësi me Perëndinë” (Communion with God) nga John Owen, “Pushimi i Përjetshëm i Shenjtorëve” (The Saint’s Everlasting Rest) nga Richard Baxter, dhe “Bota që do vijë” (World to Come) nga Isaac Watts. Secili prej këtyre librave, dhe shumica e librave dhe predikimeve nga Puritanët, ishin qendërzuar te lavdia dhe karakteri i Perëndisë, përsosmërinë e Krishtit, bashkësinë e besimtarit me Perëndinë, dhe shpresën e qiellit. Këtu ne shohim zhvendosjen e pagabueshme në lëvizjen Ungjillore. Adhurimi i Puritanëve për Perëndinë, Krishtin, dhe qiellin është zëvendësuar me një qendërzim te njeriu, lumturia, dhe te kjo jetë e tanishme. Në këtë kuptim, Ungjillorizmi është bërë thellësisht shekullar — po aq shekullar sa kultura e përgjithshme (mainstream), e mbuluar vetëm nga një lustër Athiniane. Ashtu sic bëri […]

  • Çfarë është Besimi i Reformuar?

    Nga Ron Hanko Profetët e Dhiatës së Vjetër i bënin thirrje Judës për rreziqet e mëdha me të cilat po përballeshin: “Populli im vdes për mungesë njohurish. Duke qënë se ti ke refuzuar njohjen, edhe unë do të të refuzoj si priftin tim; duke qënë se ti ke harruar ligjin e Perëndisë tënd, edhe unë do të harroj bijtë e tu.” (Osea 4:6). Profeti Amos paralajmëroi, “Ja do të vijnë ditët”, thotë Zoti, Zoti, “gjatë të cilave unë do të dërgoj urinë në vend, jo uri për bukë dhe etje për ujë, por më tepër për të dëgjuar fjalët e Zotit.” (Amosi 8:11). Shqetësimi ynë i madh është që situata në kohën tonë dhe në këtë tokë është shumë e ngjashme me kohën e profetëve të vjetër. Gazeta “The Times” deklaroi në botimin e saj në 30 Janar 1993, “Cila është situata e vërtetë [në Angli]? Besimtarët adhurues të krishterë janë një grusht i vogël në kombin tonë. Nëntëdhjetë përqind ose më shumë e qytetarëve tanë nuk kanë njohuri për Krishtërimin.” Ky është një koment i trishtueshëm. Nga ky “grusht i vogël” ka dallime të mëdha besimi. Prandaj, ka një nevojë të madhe që Besimi i Reformuar të shpallet. Si është gjendja aktualisht? Ne po jetojmë në “ditët e fundit” (Veprat 2:17). Gjatë kësaj periudhe kohe, Fjala e Zotit tonë është duke u përmbushur në atë që shumë do të bien (1 Tim. 4:1) dhe dashuria e shumëkujt do të “ftohet” (Mateu 24:12). Brenda vetë botës, ka një materializëm të madh që ka helmuar shoqërinë. Ka një mësymje të çmendur për më shumë e më shumë argëtim—shpesh herë të llojit më të neveritshëm. Përqeshësit vazhdojnë të tallen, duke pyetur, “Ku është premtimi i ardhjes së tij? Sepse, që kur etërit fjetën, të gjitha gjërat mbetën në po atë gjendje si në fillim të krijimit”. (2 Pjetri 3:4). Gjendja në kishat është pothuajse kaq keq. Apostazia mbizotëron. Ka një largim masiv nga “shtigjet e vjetra” (Jerermia 6:16). Gjithashtu ka “ujqër të veshur si dele” (Mateu 7:15). Profecia e Shkrimit po përmbushet: “Dhe vetë midis jush do të ngrihen burra që do të flasin gjëra të çoroditura, që të tërheqin pas vetes dishepujt” (Veprat 20:30). Ka përsëri një presion në rritje për bashkimin e të gjitha kishave dhe denominacioneve. Doktrina konsiderohet e parëndësishme. Teologji “të reja” ngrihen. Delet, duket sikur janë duke u ngrënë nga ujqërit grabitqarë. Atëhere, siguria jonë duhet të jetë vetëm në Fjalën e Krishtit, “Askush nuk do t’i rrëmbejë nga dora ime” (Gjoni 10:28). Në këto kohë të vështira, Fjala e Krishtit vjen me zë të lartë dhe në mënyrë të qartë, “Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas …” (Zbulesa 3:20). Ashtu siç Ai qëndroi përpara derës së kishës të Laodicesë, duke u bërë thirrje besnikëve që ishin në kishën apostate, po kështu Ai thërret akoma sot. Njerëzit e Perëndisë kanë uri për Fjalën. Shumë nuk janë duke u ushqyer. Ata po marrin “gurë në vend të bukës.” Krishti u bën thirrje për të dalë dhe për të ngrënë bashkë me Të rreth Fjalës së Tij e cila qëndron përgjithmonë. Prandaj, ne të Kishës së Reformuar Protestante, kërkojmë të krijojmë një lidhje midis atyre që e duan besimin e Reformuar dhe akoma dëshirojnë “shtigjet e vjetra.” Ne dëshirojmë të vendosim, ku kjo është e mundur, kisha që me guxim do të shpallin të vërtetat e vjetra. Çfarë është besimi i “Reformuar”? Me “besim,” ne i referohemi trupit të së vërtetave që është vendosur në vetë Shkrimin. Ne flasim për besimin e “Reformuar” jo sikur të ishte ndonjë lloj zëvendësimi për besimin e Shkrimit. Ka vetëm një trup të vërtetash që është paraqitur në Shkrime. Me fjalën “Reformuar,” ne e dallojmë veten nga të tjerët të cilët në një mënyrë apo në një tjetër devijojnë nga “besimi” të vendosur në Fjalën e Perëndisë. Ne mbajmë të vërtetat e Shkrimit siç ato janë përmbledhur sistematikisht në Standartet e Westministerit dhe Tre Format e Unitetit, që janë, Katekizmi i Hajdelbergut, Rrëfimi Belg i Besimit, dhe Kanonet e Dortit. Atëhere, çfarë është besimi i Reformuar (pra, sipas Shkrimit)? Sovraniteti i Perëndisë Para së gjithash, besimi i Reformuar thekson Sovranitetin e Perëndisë. A e dallon kjo nga të tjerët që gjithashtu mësojnë sovranitetin e Perëndisë? Po. Ne jemi të bindur që besimi i Reformuar mban të vërtetën për sovranitetin e Perëndisë në mënyrë konsistente. Të gjithë të krishterët bien dakord që Perëndia është sovran. Ai sundon mbi gjithçka. Megjithatë, në mënyrë të përsëritur ndeshesh me doktrina dhe praktika që janë në kundërshtim me të vërtetën e Sovranitetit të Perëndisë. Për të kënaqur arsyetimin njerëzor, ka persona që këmbëngulin për “vullnetin e lirë” të të gjithë njerëzve për të pranuar ose refuzuar Krishtin si ata duan. Ka persona që paraqesin një Krisht që troket në derën e zemrës së mëkatarit, duke u lutur për ta pranuar (duke keqcituar Zbulesën 3:20). Ka persona që mësojnë që numri përfundimtar i të zgjedhurve të Perëndisë është caktuar jo nga Perëndia në përjetësi, por nga veprimet e njeriut. Ka persona që mësojnë që Perëndia i do të gjithë njerëzit —por prapësëprapë në fund disa prej tyre Ai i hedh në Ferr. Të tjerë mësojnë që për shkak të dashurisë së Perëndisë për të gjithë, Ai nuk hedh asnjë në Ferr. Besimi i Reformuar në mënyrë konsistente mban sovranitetin e Perëndisë. Ai ka krijuar në gjashtë ditë të mirëfillta (Zanafilla 1), dhe vazhdon të mbajë të gjithë universin e Tij. Ai drejton dhe kontrollon gjithashtu të gjitha krijesat morale dhe racionale. Ai ka caktuar që nga përjetësia për të shpëtuar disa (të zgjedhurit) përmes gjakut të Qengjit (Efesianët 1:4) dhe të anashkalojë të tjerët duke i dënuar në Ferr për shkak të mëkateve të tyre (Romakët 9:22). Perëndia kurrë nuk braktis ndonjë aspekt të sundimit të tij. Të gjitha doktrinat e kishës së Krishtit duhet të jenë në përputhje me të. Kisha nuk duhet të “përshtasë” sovranitetin e Perëndisë për të akomoduar idenë e njeriut për atë që është e drejtë. Rrëfimi i njeriut duhet të jetë […]

  • I çmuar Zoti Jezus, më lejo . . .

    I çmuar Zoti Jezus, më lejo . . . të të njoh më plotësisht, të të besoj më me gjithë zemër, të të shërbej më me zell, të kënaqem me ty më shpesh, të të imitoj më nga afër, të të lartësoj më lart, dhe të tregoj shpëtimin Tënd nga dita në ditë!   Dashuria Jote — është Qielli im, Prania Jote — është kënaqësia ime, dhe Puna Jote — është gëzimi i zemrës sime!   Më lër që çdo ditë . . . të eci me Ty, të punoj për Ty, dhe të të sjell lavdi Ty!   Oh, dërgo Frymën tënde te zemra ime e varfër . . . për të të lartësuar Ty, për të nderuar ty, për t’u bërë i dashur për shpirtin tim!   Më përdor për të sjellë . . . mëkatarët e humbur te kryqi Yt, besimtarët te froni Yt i hirit, dalësit nga rruga në shtegun e bindjes.   Ji. . . fuqia në jetë, ngushëllimi në vdekje, dhe pjesa ime e përjetshme përtej varrit!   Puritani James Smith, “Christ Exalted, Saints Comforted, and Sinners Directed” 1855     Të gjitha të drejtat të rezervuara.    

  • 10 Paditë ndaj Kishës Moderne

    Këto janë 10 paditë, 10 gjërat që duhet të ndryshojnë ne kishën moderne nga Paul Washer. Hyrja për 10 Paditë ndaj Kishës Moderne – Nevoja për Reformim   1. Mohimi Praktik i Mjaftueshmërisë së Biblës    2. Mosnjohja e Perëndisë 3. Dështimi për të Adresuar Gjendjen e Vërtetë të Njeriut 4. Mosnjohja e Ungjillit të Jezu Krishtit 5. Mosnjohja e Mësimit të Biblës për Ripërtëritjen 6. Ftesa Jo Biblike e Ungjillit   7. Mosnjohja e Natyrës së Kishës 8. Mungesa e Disiplinës së Dashur në Kishë 9. Një Heshtje për Ndarjen   10. Psikologjia ka Zëvendësuar Biblën në lidhje me Familjen Mbyllja për 10 Paditë ndaj Kishës Moderne – Këshillat e Fundit 

  • Dallimi midis krishtërimit të hershëm dhe atij të sotëm

     

  • Kisha Biblike në krahasim me Kishën Bashkëkohore Moderne

     

  • Praktika Jobiblike dhe Dëmtuese e Lutjes së Shpëtimit!

    Shumë kisha ungjillore sot praktikojnë atë që quhet “Lutja e Shpëtimit” ku njerëzve u bëhet thirrje të dalin përpara takimit,  konferencës apo kishës dhe aty duke bërë një lutje “pranojnë” Krishtin. Kjo është një praktikë që u shpik nga Carls Fini (Charles Finney). Fini ishte një person i zellshëm dhe shumë fetar që bënte shumë takime por ai ishte heretik sepse nuk besonte në drejtësimin me anë të besimit, nuk besonte në shlyerjen zëvendësuese të Krishtit në kryq dhe nuk besonte se Rilindja ishte nga Perendia. Por fatkeqësisht sot ai mbahet si një hero i besimit dhe një shembull për t’u ndjekur. E vërteta është që “Lutjen e Shpëtimit” nuk e gjejmë në asnjë vend në Bibël. Nëse shohim tek Veprat e Apostujve, nuk shohim ndonjë nga njerëzit të bëjë Lutje Shpëtimi. Në asnjë vend nuk shohim që thirrja e apostujve te ishte: “Dilni perpara”, “bëni këtë lutje”, “përsërisni pas nesh”. Jo! Pasi ata u flisnin për mëkatet, thirrja e tyre ishte: “Pendohuni dhe Besoni te Krishti.” Kjo ka qënë gjithmonë thirrja e tyre. Kjo ka qënë thirrja e të gjithë të krishterëve përgjatë shekujve. Ata gjithmonë kanë thënë: “Pendohuni dhe Besoni”. Ata kurre nuk i nxiten njerëzit që të bënin një lutje apo të përsërisnin disa fjalë ashtu sic ndodh rëndom sot. Qindra mijera njerëzve, ndoshta miliona, në të gjithë botën, në vend që t’u thuhej që të shihnin te Krishti dhe të Pendoheshin dhe te Besonin tek Ai ashtu sic edhe Bibla na tregon, i’u është thënë që të bënin këtë lutje dhe pastaj janë shpallur automatikisht “të shpëtuar” dhe “të krishterë” nga predikuesi. Shpëtimi i shpirtrave njerëzorë vjen nga Perëndia, jo nga njeriu dhe metodat e tij. Kjo praktikë jobiblike vjen si rezultat i besimit të njerëzve në vullnetin e lirë të njeriut dhe në fuqinë e njeriut për ta sjellë vetveten në shpëtim. Mirëpo Bibla na tregon që shpëtimi vjen kur Perëndia i rilind njerëzit prej së larti, ripërterin zemrat e njerëzve dhe i con në pendesë dhe besim të vërtetë te Krishti dhe jo kur ata bejne një lutje. Jezusi i tha Nikodemit “ti duhet të rilindësh sërish”. Ata mund të bëjnë një lutje, dhjetë lutje, njëzet lutje dhe prapësëprapë të mos shpëtohen. A nuk e kanë përsëritur shumë prej nesh disa herë atë lutje? Unë e kam bërë disa herë atë lutje më përpara! Ajo cka ndodh në takime, konferenca, koncerte dhe kisha ungjillore moderne, ndryshe nga Bibla dhe krishtërimi historik, është që njerëzit ndikohen emocionalisht, bëhen të ndihen mirë nëpërmjet muzikës dhe argëtimit, predikimit të butë dhe lajkatues, manipulohen psikologjikisht për të dalë përpara dhe për shkak se, në mish, atyre mund t’ju pëlqejë e gjitha kjo, dhe pasi nxiten nga folësi për të bërë lutjen e shpëtimit, e bejnë atë, dhe kështu, shpallen “të krishterë”, shpallen “të shpëtuar”. Por si guxojmë të marrim rolin e Perëndisë dhe të zëvendësojmë veprën dhe punën e Tij në shpirtin njerëzor me këto metoda të mishit? Si mund të merremi me shpirtrat në këtë mënyrë? A nuk duhet të kemi shumë frikë nga Perëndia që Ungjilli i lavdishëm i Krishtit zbutet në këtë mënyrë për ta bërë më të pëlqyeshëm dhe të pranueshëm për njerëzit mishërorë? A nuk duhet të kemi shumë frikë nga Perëndia që zëvendësojmë punën e Perëndisë me anë të rilindjes, pendesës dhe besimit që Ai jep me një lutje shpëtimi të shpikur? Dhe pas gjithë kësaj, ti shpallim shpirtrat “të shpëtuar” duke i gënjyer ata? Njeriu shpëtohet kur rilind prej së larti dhe pendohet për mëkatet dhe beson te Krishti dhe jo duke bërë një lutje. Madje edhe vetë pendesa dhe besimi që ne ushtrojmë janë dhurata të Perendisë. Nëse disa, janë shpëtuar prej Perëndisë kur kanë bërë këtë lutje, kjo ka ndodhur nga hiri i madh i Zotit dhe pavaresisht asaj lutje. Por kjo ndodh shumë rrallë. Tragjikisht, shpëtimi vetëm prej hirit dhe fuqisë së Perëndisë, e gjithë vepra e Perëndisë, (rilindja prej se larti, pendesa dhe besimi) është zëvendësuar me një lutje supersticioze. Nëse ne ta nuk ka pasur një vepër të mbinatyrshme të Perëndisë në zemrën e tyre, ata janë ende në mekat dhe ende në rrugën për në Ferr. A nuk duhet të kemi frikë nga Perëndia që qetësojmë ndërgjegjen e tyre dhe i sigurojmë që janë të shpëtuar kur nuk e dini nëse kthimi i tyre në besim është i vërtetë apo i rremë? Nëse kthimi i tyre ishte me te vërtetë një punë e mbinatyrshme e  Perëndisë apo një vendim emocional dhe kthim i rremë? Jeta e tyre dhe frytet në të ardhmen do e tregojnë këtë. Pema njihet nga frytet, dhe ndonëse një besimtar i vërtetë mund të bjerë në mëkat apo të dalë nga rruga për një farë kohe do të kthehet dhe do të qëndrojë në Krishtin deri në fund.  Sa e sa persona kemi njohur që e kanë bërë atë lutje, janë shpallur të krishterë, janë shpallur të shpëtuar dhe pas një farë kohe janë larguar përfundimisht nga besimi? Unë kam njohur shumë njerëz të tillë! Shumë prej tyre janë larguar dhe shumë të tjerë mendojnë se janë të krishterë por nuk ka asnjë vetë-mohim, asnjë marrje kryqi, asnjë pendesë, asnjë fryt! Prandaj, ajo që mund tu themi atyre që kthehen në besim janë premtimi që nëse dikush kthehet dhe beson me të vërtetë te Krishti ai merr jetën e përjetshme dhe paralajmerimi biblik që nëse nuk qëndron deri në fund dhe largohet nga besimi ai nuk ka qënë asnjëherë një i krishterë. Ka qënë gjithcka një vepër e mishit dhe jo një vepër e mbinatyrshme e Perëndisë. Ne japim premtimin dhe paralajmërimin biblik por nuk u themi që janë të shpëtuar. Kjo është puna e Frymës. Gjithashtu nëse dikush ka dyshime për shpëtimin e tij, ai duhet të hetoje vetveten (2 Korintasit 13:5) dhe të lexojë letrën e parë të Gjonit dhe të shikojë testet që ai jep. Për shkak të kësaj metodologjie njerëzore tragjikisht shumë prej tyre nuk janë shpëtuar. Pema njihet nga frutet. Jeta dhe veprat e personit […]

  • Veprat 13:48 – Doktrina Biblike e Paracaktimit

    Ndonjëherë, të vërtetat më të thella gjenden në një varg të vetëm të Shkrimit; ndonjëherë, në gjysëm vargu. Doktrina e madhe dhe thelbësore e shpëtimit e drejtësimit vetëm prej besimit u bazua në gjysëm vargu në librin e Habakukut, kapitulli 2 dhe vargu 4, që thotë “i drejti do të jetojë me anë të besimit”; një deklaratë e përsëritur në Dhiatën e Re te Romakët 1:17; Galatasit 3:11 dhe Hebrenjtë 10:38. Në të njëjtën mënyrë, një frazë te Veprat 13:48 është e mbushur me të vërtetë të thellë. Në kontekst, apostujt kishin predikuar fjalën e Perëndisë, dhe thjesht si një komentar mbi ngjarjen, Lluka (shkruesi) na tregon rezultatin që vëzhgoi: “…dhe të gjithë sa ishin caktuar për jetën e përjetshme, besuan.” Lluka nuk qëndron për të shpjeguar këtë deklaratë. Duket të jetë thjesht një vëzhgim i rastësishëm nga ana e Llukës. Tani Lluka është gati të shkojë në gjënë tjetër. Me penën në dorë, ai është gati të shkruajë për ne ngjarjen tjetër në historinë e kishës antike. Por prit! Përpara se ne të shkojmë dhe shikojmë gjënë tjetër, le të ndalojmë për një moment për të menduar për implikimet e deklaratës së Llukës. Lluka e shkroi, por ishte Fryma e Shenjtë që e frymëzoi, dhe asnjë fjalë këtu nuk është e tepërt ose e kotë. Perëndia do që ne ta shikojmë këtë ngjarje nëpërmjet xhamit të perspektivs së tij. Ai do që ne të shikojmë diçka tepër të fuqishme këtu. Çfarë dua të them? Epo ndërsa ne pushojmë për të konsideruar frazën, le ti bëjmë vetes tre pyetje: “…dhe të gjithë sa ishin caktuar për jetën e përjetshme, besuan..” CILA vjen së pari – të besosh apo të jesh caktuar për jetën e përjetshme? Së pari, është caktimi për jetën e përjetshme, dhe pastaj është besimi. Ka një marrëdhënie shkak-pasojë. Shkaku është dekreti i përjetshëm qiellor i Perëndisë – vendosja e një caktimi; efekti është ai që vëzhgohet në tokë – njerëzit përgjigjen në besim ndaj ungjillit. Shkaku është caktimi nga Perëndia; efekti është ushtrimi i besimit nga njeriu. A besojnë MË SHUMË? “… dhe të gjithë sa ishin caktuar për jetën e përjetshme, besuan..” Përgjigjja duhet të jetë “Jo.” Numri i njerëzve që besojnë është JO MË SHUMË se ata që ishin të caktuar për të besuar. A besojnë MË PAK? “… dhe të gjithë sa ishin caktuar për jetën e përjetshme, besuan..” Edhe një herë, përgjigjja duhet të jetë “Jo.” TË GJITHË që ishin të caktuar, u caktuan. Sela. Mendo, pusho dhe medito.   – John S Përkthyer nga: http://www.reformationtheology.com/biblical_expositions/  

Ju lejoheni dhe inkurajoheni ti shpërndani këto materiale me kusht që të mos ndryshoni fjalët dhe gjithashtu të citoni burimin, nga është marrë ai material.

Të Gjitha të Drejtat të Rezervuara

© 2023 Vetem prej Hirit

  • POLITIKAT E PRIVATËSISË
  • KONTAKT