Krishti i Lartësuar! – Nga Puritani James Smith, 1855
Nga puritani James Smith, 1855 Nëse shohim krahasimet që janë përdorur nga Fryma e Shenjtë për të përcaktuar Krishtin— ne vëmë re diçka më shumë për bukurinë e Tij. Ai është krahasuar me një NËNË, dhe është thënë që ka më shumë se butësia, mirësia, dhe përkujdesi i një nëne. Shqetësimi për popullin e Tij është i vazhdueshëm, Ai asnjëherë dhe për asnjë moment nuk i humbet ata nga syri, dhe Ai ka dhënë Fjalën e Tij që nuk do t’i harrojë kurrë! Ai është QYTETI i STREHIMIT, me . . . rrugën e gjërë dhe të hapur, me portat të hapura plotësisht, dhe me mirëseardhjen e përzemërt duke pritur çdo mëkatar që afrohet për t’i shpëtuar hakmarrjes! Ai është FORTESA, që trimëron, pajis, dhe siguron të gjithë të burgosurit e shpresës. Ai është SHKËMBI, që strehon dhe rifreskon udhëtarin e sfilitur. Ai është YLLI i MËNGJESIT, që tregon pamje më të shndritshme, dhe udhëheq enën e mëshirës përtej thellësisë së trazuar — te limani i shpengimit dhe sigurisë së përsosur. Ai është DIELLI i DREJTËSISË, ngritja e të cilit . . . gëzon shtegëtarin e zhytur në errësirë, gëzon qytetarin e këputur të Qiellit, dhe krijon bukuri morale dhe frytshmëri në botën tonë. Ai është MOLLA midis pemëve të pyllit . . . lulet e së cilës janë të bukura, hija e së cilës është freskuese, dhe fryti i së cilës është i ëmbël për shijen. Ai është BUKA e JETËS, e cila erdhi nga qielli . . . duke kënaqur të uriturin, dukek forcuar të dobtin, dhe duke i dhënë jetë botës. Ai është GJARPËRI i BRONZTË, që shëron pa vështirësi, menjëherë, dhe përsosmërisht — të gjithë ata që shohin tek Ai me anë të besimit. Ai është UJI i SHPËTIMIT, i cili . . . pastron të ndyrin, rifreskon të këputurin, dhe gëzon qytetin e Perëndisë. Ai është e vetmja RRUGË, që të largon nga mëkati, dënimi, dhe zemërimi — te jeta, shenjtëria, dhe qielli! Ai është KREU, që mendon, planifikon, dhe shkakton për mirëqënien e të gjithë trupit të Tij. Ai është DERA, që të çon te . . . kullotat e të vërtetës Hyjnore, privilegjet e Kishës së Tij poshtë, dhe praninë e lavdishme të Atit të Tij! Ai është THEMELI mbi të cilin të gjithë duhet të ndërtojnë për përjetësinë, dhe i cili është i vetmi që është në gjendje të mbështësë shpresat tona dhe të mbajë shpirtrat tanë— në mes të rrënojës materiale dhe shembjes së botëve! Ai eshte GURI i QOSHES, që unifikon, zbukuron, dhe forcon të gjithë ndërtesën e mëshirës hyjnore. Ai është TEMPULLI, ku Perëndia . . . takohet me ne, na pranon, dhe na jep bekimet e Tij. Ai është ALTARI, që shenjtëron si dhuratën ashtu edhe dhënësin. Ai është HARDHIA, që transmeton jetë, ushqim, dhe frytshmëri te të gjitha dëgët e Tij. Ai është TRËNDAFILI i SHARONIT dhe ZAMBAKU i LUGINËS — erëmirë, i bukur, tërheqës, i parfumuar, dhe i paarritshëm në bukuri dhe hir! Ai është PARARENDËSI, që ka shkuar përpara tufës së Tij . . . duke hequr pengesat, duke treguar rrugën, dhe gati për t’i pranuar ata ndërsa mbarojnë rrugën e tyre. Ai është MIKU . . . që do në çdo kohë, mendja e të cilit nuk ndryshon asnjëherë, dashuria e të cilit nuk ftohet kurrë, dhe që nuk e shpërfill asnjëherë një mik në vuajtje. Ai është më e madhe, më e mirë, dhe më e lavdishme DHURATE e PERENDISE — duke përfshirë, duke siguruar, dhe duke akorduar — çdo gjë të mirë mbi ata që me sinqeritet e marrin Atë. Ai është I AFËRMI . . . që shpengon trashëgiminë e humbur, që çliron të gjithë të afërmit e Tij të varfër nga skllavëria, dhe emri i të cilit mbahet në famë. Ai është QENGJI i PERËNDISË, që mori, shleu, dhe largoi përgjithmonë — mëkatet e të gjithë atyre që besojnë tek Ai. Ai është LAJMËTARI i BESËLIDHJES, i cili. . . sjell lajm të mirë nga Perëndia, mbart të gjitha kërkesat tona te Perëndia, dhe qëndron gjithmonë si Ndërmjetësues midis nesh dhe Perëndisë. Ai është MARGARITAR me VLERËTËMADHE, ose xhevahiri i paçmueshëm, të cilin . . . të gjithë ata që e kërkojnë me sinqeritet — e gjejnë, të gjithë ata që e gjejnë — mund ta marrin, dhe të gjithë ata që e zotërojnë — janë të pasuruar përgjithmonë! Ai është DOKTORI, i cili . . . shëron të gjitha sëmundjet shpirtërore, rikthen çdo pacient në shëndet të përsosur, dhe derdh mjekim dhe përkujdesje, falas. Ai është SHPËRBLESA, e cila . . . prokuroi lëshimin tonë, siguron lirinë tonë, dhe na ruan nga të shkuarit në humnerë! Ai është DREJTËSIA, e cila . . . na drejtëson nga të gjitha akuzat, na jep të drejtën për jetë të përjetshme, dhe na mundëson të ngrejmë kokat tona me guxim në prezencën e Perëndisë. Ai është E VËRTETA, e cila . . . ndriçon mendjen, pastron zemrën, dhe qeveris jetën. Ai është ZJARRI, i cili . . . spastron zgjyrën dhe llumin tonë, shndrit hiret tona, dhe pastron ndërgjegjet tona nga veprat që meritojnë vdekjen. Ai është BARIU, i cili . . . njeh çdo dele, ruan dhe mbron të gjithë tufën, dhe asnjëherë nuk humbet një qengj, nga aksidentet ose nga kafshët e egra. Ai është KREU i SHPËTIMIT, i cili . . . mbledh ushtarët e Tij, stërvit trupat e Tij, dhe i çon në fitore mbi mëkatin, botën, dhe djallin. Ai është SHKALLA, me anë të së cilës ne . . . ngrihemi nga kjo tokë, humbim pamjen e gjërave mishërore, dhe ngjitemi në prezencën e Perëndisë! […]